Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Përkundje në flatra tingujsh. - Nga Andi Bica.

    Emri:  Papeshje.jpg

Shikime: 566

Madhësia:  47.9 KB

    Refleksion nga ekspozita e piktorit Gjergj Pali “Udhëtimi” (“The Journey”) në Galerinë Kombtare të Arteve.


    Po udhëtoj në shtegun përtej pyllit të ëndërrt thurur me dashuri prej ngjyra-tingujsh. Ndalem tek një shtëpi sa e gurtë po kaq e avullt në formë zemre nga shoh tek përkund tezgjahun dhe djepin stërgjyshja ose nanëdaja mollza qeshur e malsive të buta të Razmës, jetësuar nga bjeshkët e Shkrelit, përmbi rrafshinën pjellore të luginës së Cemit. Filli i saj argjendit end një tjetër melodi zgjuese, është Muzika e rëndë e feminisë së Gjergj Palit. Jaret shndërrohen në simfoni xhazi dhe në qiellin e ulur nga artisti më lëvizin shumë dritëza të ngjyrta plot yje vezullimesh.
    Kolazhi nderet në profil si i fshehur nga sytë e parë të vizitorëve dhe këtu preket dromca e shpirtit (Muzikë e rëndë, 122*80, 2013, vaj në telajo, kolazh) që dlirsohet si një luleje livadhi mu poshtë këmbëve të drurëve të harlisur dhe pak kush prej kalimtarve ul kokën për t’a shijuar.
    Shëtitja në parkun natyror të ngrehur prej ëndrrave artistike të piktrorit Gjergj Pali në Galerinë Kombtare të Arteve; të bën të ndalesh para një qënieje mitike si Mbretëresha e Pilivesave.
    Thuhet se alfabeti është shkruar prej Krijuesit në krahët e fluturave, por flatrat e pilivesave bartin meloditë e dashurive të prekura.
    Feminiliteti i krijesës më fton ta rishoh në realen brenda vetes Mbretëreshën me tiparet e Gruas totemike.

    Për të kuptuar këtë hartë udhëtimi, e për të parë nga lart më mirë , më duhet të ngjis një kodër si mal vullkanik në fjetje. Vepra që ripërtërihet hera herës si motiv është emërtuar “Në krahët e Dashurisë “ (132*107, vaj, 2013).
    Brenda saj tek flatrat e shpendit të bardhë e të tingullt si helikopter flatrova tek të dashuruarit energjinë e plotësimit poetic mes Unit dhe Ti-së të njësuar në ajri. Çastit u kap dhe u përjetsua me parfumin e trandafilit të bardhë.

    Para se të mbërrija der tek motivi sipëror “Përkundje me flatrat e Dashurisë”, zbritja mu hijeshua dhe mendja u përndez nga shpirti i qeshur. Tek motivi i rimarrun, Peshkut çiklist piktura Ëndrra e Peshkut (50*61 vaj në telajo), dhe tek Ëndrra e Artë e Peshkut (61*76 , vaj në telajo) , dëgjova simfoninë e bejteve komike, vargje të muzikuara shkruar mbi telajo si mbi luspat e peshkut. Ndiej se u lehtsova nga peshat e frikës duke ndjekur këtë mendim të lumtur.

    Hyra në pyll duke kënduar si fjalkalim i kodit të etërve shqiptar dhe mu bë se ndigjova dhe zërin e drurit që ikëndon gazit të jetës tek Pema Fushëkuqe e autorit.

    Emri:  pema qe kendon.jpg

Shikime: 500

Madhësia:  35.7 KB

    Ekuilibri ndihet natyrshëm brenda kuadratit të Palit ndërmjet të ftohtave dhe të ngrohtave, të errtave dhe çeltinave. Tej vlersimeve kritike me një pamje të ekspozitës si i lehtë ose ilustrues ; në këtë Papeshje, Gjergji më befason me risi në formën e çlirët si përgjigje ndaj parabolës tek Pikaso se “nuk më doli një jetë për të pikturuar si fëmijë”. Kopshtin e fëminisë ai e ruan të paprekur ndaj dhe nuk ka harruar nga loja e kohës me kenë artist.

    Shija e tamblit të lisit amësor dhe geni i vendlindjes (genis patria) manifestohen si orkestër simfo xhazi që nga muzika ninullore e stërgjyshes deri tek britma e njeriut si shumësi instrumentash. Kështu duke kërcyer brenda vetes me frymën e gëzueshme që sjell festa muzikore mes pikturave të Gjergjit, ndjeva të prekur ëndrrën e disa breznive rinore për t ‘u realizuar si artist .

    Emri:  peshku mbi rrota.jpg

Shikime: 496

Madhësia:  40.6 KB

    Përmbushja e kësaj amanetsie familjare, është një tjetër gjëndje qetësie të mirë që përftova si polen drite në këtë itinerar të fisëm. Tek lirishta përmes fantazive të sinqerta, ndjeva mërmëritjen e Tingullit në Vetvete, të endur bukurisht prej udhëtarit romantik Gjergj Pali.



    (pikturat nga www.georgepali.net)
    Ndryshuar për herë të fundit nga abica : 09-11-2013 më 11:27 Arsyeja: korrektim

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •