KUR ĒEKET DASHURONIN SHQIPTARĖT
8 Nėntor 2013 | : Kulturė | Autor: Alda Bardhyli

Marketa Hejkalovį/ Ish-diplomatja dhe shkrimtarja e njohur ēeke sjell nė njė roman historitė e dashurive tė vajzave ēeke me djemtė nga Kosova/ Ēfarė solli komunizmi nė ish-Ēekosllovaki dhe ndryshimi me tė cilin pėrballen sot vendet qė janė ndarė nga konfliktet e sė shkuarės dhe njė kritikė pėr diplomacinė qė bėhet sot…

Alda Bardhyli

MarketaNė Ēekosllovakinė komuniste, shumė vajza ėndėrronin tė martoheshin me tė huaj, pasi kėshtu mund tė largoheshin nga vendi i tyre. Pjesa mė e madhe e tyre ėndėrronte njė perėndimor, por kishte dhe nga ato qė e shihnin ish-Jugosllavinė si njė zgjedhje. E tillė ishte Jolana, personazhi i romanit “Njė kosovar nė jetėn time” i shkrimtares dhe ish-diplomates ēeke Marketa Hejkalovį. Ajo u njoh me njė djalė nga Kosova dhe ra nė dashuri me tė, pa e kuptuar se rruga pėr tė shpėtuar nga atdheu i saj kishte qenė rruga drejt dashurisė. Por nė rrugėtimin e saj pėr tė treguar kėtė histori, Hejkalovį gėrsheton historinė e dashurisė, me histori tė fateve shtetėrore dhe diplomatike, duke sjellė intrigat qė bėhen nė vendet qė sapo kanė dalė nga histori luftėrash apo tranzicioni. Libri ėshtė botuar nė Kosovė nga shtėpia botuese “OM” dhe do tė ketė prezantim gjatė ditėve tė Panairit tė Librit. Marketa Hejkalovį ėshtė shkrimtare, pėrkthyese, botuese, nėnkryetare e PEN Qendrės nė Ēeki, anėtare aktive e PEN-it ndėrkombėtar dhe themeluese e Panairit Vjeshtor tė Librit, qė ėshtė panairi i dytė mė i madh nė Ēeki. Ka studiuar finlandisht dhe rusisht nė Charles University nė Pragė. Ka punuar si kėshilltare dhe atashe kulturore nė Ambasadėn Ēeke nė Helsinki. Nga viti 2009, ka punuar nė Ministrinė Ēeke tė Punėve tė Jashtme. Ajo ka shkruar romane, tregime dhe libra publicistikė, tė cilėt janė pėrkthyer nė disa gjuhė. Disa nga veprat e saj janė: “Gjithmonė njė natė”, “Magjistari i Pekinit”, “Dėshmi nga jeta e saj” (pėr lexuesin tonė: Njė kosovar nė jetėn time) etj.



“Njė kosovar nė jetėn time”. Pse ky titull?

Ky ėshtė titulli shqiptar i romanit tim, i cili u vendos nga botuesi i“OM” Xhejmal Avdyli. Titulli i librit nė origjinal nė ēekisht ėshtė “Dėshmi nga jeta e saj”. Titulli nė shqip, qė mua mė pėlqen shumė, shpreh mė mirė dhe linjėn kryesore tė romanit, qė ėshtė njė histori dashurie. Diku nga fundi i viteve 1980, apo 1988-1989 njė grua e re ēeke Jolana, takon njė djalė tė ri (Zamirin) nga Kosova, atėherė pjesė e ish-Jugosllavisė. Nga lidhja e tyre lind njė fėmijė. Nė roman historinė e tyre e tregojė pas shumė vitesh nga koha e dashurisė. Lexuesi deri nė fund tė librit nuk ėshtė i sigurt se e kujt ėshtė kjo histori dashurie, pasi shumė gra ēeke kanė rėnė nė dashuri me burrat nga Kosova. Historia e dashurisė e gruas ēeke me burrin kosovar nuk ėshtė linja e vetme e romanit, edhe pse ajo ėshtė mė tėrheqėsja, dhe besoj do ngjallė shumė kureshtje tek lexuesi nė Shqipėri apo Kosovė. Djali kosovar ėshtė njė personazh pozitiv nė libėr. Ai e shpėton gruan ēeke duke i qėndruar pranė nė njė moment tė dėshpėruar tė jetės sė saj.



Nė fakt, libri ka dhe linja tė tjera, nė njėrėn prej tė cilave ju jeni kritike ndaj diplomacisė qė bėhet sot?

Por historia e dashurisė ėshtė vetėm njėra nga linjat e librit, pasi janė dhe dy linja tė tjera qė shpresoj tė jenė po kaq interesante. Linja e dytė ėshtė diplomacia dhe Bashkimi Europian, pasi Jolana martohet me njė diplomat ēek. Gjatė kohės sė komunizmit ai kishte studiuar diplomaci nė Moskė dhe ishte njė komunist. Ai punoi nė diplomaci dhe pas revolucionit tė vitit 1989. Kur Ēekia u bė pjesė e Bashkimit Europian, ai punoi nė Bruksel.

Nė kėto faqe tė librit, jam mjaft kritike dhe ironike pėr disa diplomatė ēekė por edhe tė Bashkimit Europian. Problemi me disa diplomatė ēekė, por jo vetėm ēekė, qė kanė studiuar nė Moskė ėshtė se ata ishin komunistė dhe pėr mė tepėr ata nuk e kuptonin plotėsisht se ata do tė pėrfaqėsonin interesat e vendit tonė, Ēekisė. Gjatė periudhės sė komunizmit, ata pėrfaqėsonin interesat e Bashkimit Sovjetik, ndėrsa tani shumė prej tyre pėrfaqėsojnė interesat e Bashkimit Europian, Brukselit, e jo interesat e Pragės.

Ata nuk mendojnė rreth kėsaj ēėshtje nėse ėshtė vėrtet e dobishme pėr njerėzit nė Ēeki e vendet e tjera tė BE-sė. Shumė zyrtarė tė BE-sė nuk mendojnė rreth shteteve nė vetvete, kombeve dhe jetėve tė qenieve njerėzore, por rreth protokolleve, axhendave, kapitujve, projekteve, pėr ta ėshtė e rėndėsishme ēfarė ėshtė shkruar nė raporte, tė cilat nuk i lexon askush, mė shumė, se ēfarė ndodh nė tė vėrtetė, nė jetė dhe nė botė.

Pėr shumė diplomatė dhe zyrtarė tė Bashkimit Europian (jo tė gjithė prej tyre sigurisht) gjėja mė e rėndėsishme ėshtė karriera, jeta pa taksa, njė jetė pa probleme, njė jetė jashtė realitetit tė pėrditshėm. Duhet tė pranoj, se ndihem krenare se shumė burra, kolegė tė mi nė diplomaci e pėlqejnė kėtė linjė tė librit, veēanėrisht ata qė nuk kanė studiuar nė Moskė. Linja e tretė e librit pėr mua ėshtė mė e rėndėsishmja, mė emocionuesja, pasi tregon historinė e fėmijės. Nuk ėshtė njė histori dashurie, por na tregon ne rreth dashurisė dhe sa e rėndėsishme ėshtė dashuria pėr jetėn tonė.



Ata qė dėgjojnė historinė e librit tuaj, do tė pyesnin, pėrse njė burrė nga Kosova, dhe jo njė ēek, dhe pse njė histori dashurie?

Dashuria ėshtė njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme nė botė, dhe jo vetėm nė kėtė libėr. Pse njė burrė shqiptar nga Kosova? Nė kohėn e komunizmit, pėr shumė vajza nga ish-Ēekosllovakia, e vetmja mundėsi qė tė lėvizin tė lira, ishte qė tė njiheshin e mė vonė tė martoheshin me njė tė huaj nga vendet perėndimore, ose nga ish-Jugosllavia. Jugosllavia nuk ishte aq e lirė e perėndimore sa Perėndimi i vėrtetė, por ishte mė afėr nesh, gjithashtu edhe pėr shkak tė gjuhės sė afėrt. Burri nga Kosova pėrfaqėson nė roman gjithashtu paradokset e historisė moderne, sesi jetėt dhe fatet e njerėzve dhe kombeve po ndryshojnė me shpejtėsi pas vitit 1989.

Ju them unė disa shembuj tė ndryshėm: nė korrikun 1989, isha bashkė me bashkėshortin tim (ēek) me pushime nė ish-Jugosllavi. Pėr mua ishte parajsa dhe nuk dėshiroja qė tė kthehesha nė Ēekosllovakinė tonė komuniste dhe gri. Nė nėntorin e vitit 1989, gjithēka ndryshoi, Ēekosllovakia u lirua, shumė shpejt ajo u nda nė Ēeki dhe Sllovaki… dhe luftėrat nė ish-Jugosllavi filluan. Nė vitin 1996 unė u bėra diplomate dhe punova si konsull dhe atashe kulturor nė ambasadėn ēeke nė Finlandė, nė Helsinki (unė flas gjuhėn finlandeze). Nė vitin 1999, Republika Ēeke iu bashkua NATO-s dhe pak ditė mė vonė, NATO filloi bombardimin e Serbisė, pėr shkak tė Kosovės. Si njė diplomate, unė u pėrfshiva nė tė gjithė kėto gjėra, mė duhej tė shkruaja raporte, etj. Njė herė, policia finlandeze nga aeroporti i Helsinkit mė telefonoi nė numrin e konsullatės: Eja nė aeroport, kemi kėtu dy qytetarė ēekė tė cilėt kanė disa pasaporta diplomatike. Unė shkova nė aeroport, nė makinėn time amerikane, Chrysler, dhe nuk kisha kohė pasi dėshiroja tė dilja bashkė me miqtė mi diplomatė pėr darkė nė njė restorant etnik… por kur mbėrrita nė stacionin policor tė aeroportit, i pashė kėta dy qytetarė: ishte njė nėnė, pak a shumė nė moshėn time dhe vajza e saj shumė e bukur. Pasaportat e tyre ishin tė falsifikuara, ishte e qartė nė pamje tė parė. Ata ishin nga Kosova dhe gruaja mė tregoi se ata kishin paguar shumė para (1500 marka gjermane secila nėse mė kujtohet mirė, rreth 1 mijė euro tė sotme), dhe ato duhej tė shkonin nė Gjermani te familjarėt apo miqtė e tyre. Por ato kishin ardhur nė njė vend tė panjohur Ēeki) dhe kishin kaluar aty disa javė nė njė shtėpi tė izoluar – ishin transportuar nė Finlandė dhe ato nuk e dinin se ku ishin, ndėrsa trembeshin nga gjithēka. Ajo mė tha gjithashtu se ushtarėt serbė i kishin vrarė babain dhe burrin, ndėrsa ne flisnim bashkė nė njė “mishmash sllav” – ajo fliste me siguri njė lloj serbishteje, unė gjysmė ēekisht, gjysmė rusisht… qė ishte shumė e dyshimtė pėr policinė finlandeze, i cili nuk po e kuptonte se si ne merreshim vesh. Ky ishte njė moment shumė i fortė, se si botė tė ndryshme takohen… pėr tė pėrmbyllur pėrgjigjen e gjatė tė pyetjes tuaj tė shkurtėr. Kosova ėshtė nė kėtė roman njė simbol i ndryshimeve.



Ka pasur gjithnjė njė tėrheqje ndaj letėrsisė, nga diplomatėt. Shumė diplomatė nė botė kanė shkruar libra, dhe nė Shqipėri kemi raste tė tilla. Si do ta shpjegonit lidhjen mes diplomacisė dhe letėrsisė?

Ėshtė e vėrtetė, por tashmė unė i jam pėrkushtuar letėrsisė dhe nuk jam mė diplomate. Kam qenė diplomate nė vitet 1996-1999 nė Helsinki. U ftova tė shėrbeja nė diplomaci, pasi flisja finlandisht, kisha pėrkthyer e vazhdoj tė pėrkthej letėrsi finlandeze dhe kam shumė kontakte kulturore nė letėrsinė e kėtij vendi. Nė kėto kushte, pas vitit 1989, shumė pėrkthyes dhe tė tjerė “persona tė kulturės”, u ftuan t’i bashkoheshin diplomacisė pėr tė pėrsėritur historinė e vjetėr tė komunistėve diplomatė. Babai im, i cili ėshtė profesor i historisė dhe njė ekspert i gjuhės hungareze dhe letėrsisė, ka qenė ambasador i Ēekisė nė Hungari. Pas punės sime si diplomate nė Helsinki unė u ktheva nė Ēeki ku punova nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme nė vitin 2009 por vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr. Kur Ēekia ishte vendi qė kryesonte Presidencėn e BE-sė, organizova njė aktivitet ku ftova pėr tė vizituar Ēekinė ambasadorėt dhe diplomatė tė vendeve tė BE-sė. Kur isha diplomate shkruaja mė shumė raporte dhe pak letėrsi. Por bota e diplomacisė shėrben pėr mua si njė inspirim i fortė pėr tė shkruar.



Ju jeni dhe botuese nė Ēeki. Si do ta vlerėsonit tregun e librit sot nė botė?

Pėrgjigjja ime do tė jetė e shkurtėr por e trishtueshme: Shumė i vėshtirė. Njerėzit lexojnė libra, por numri i atyre qė i blen ata sa vjen e bėhet mė i vogėl. Brezi i ri sot nuk lexon mė aq sa ne lexonim dikur. Por, nga ana tjetėr, puna e njė botuesi ėshtė emocionuese dhe tepėr interesante: atij i duhej tė gjejė libra qė do tė kthehen nė bestseller, apo qė do tė lėnė shije tė mirė tek lexuesi. Ėshtė interesante si punė, pasi t’i asnjėherė nuk je e sigurt se sa i suksesshėm do tė jetė njė libėr. Tregu i librit ēek ėshtė shumė i pasur dhe i gjerė, ka botues tė mėdhenj, por edhe tė vegjėl, dhe ėshtė e vėshtirė tė gjesh se sa lexues do tė ketė ēdo botim i ri. Shpeshherė ka libra qė mė befasojnė. Ndonjėherė kėto surpriza janė tė mira, ndonjėherė jo.



Ēfarė ju inspiron tė shkruani?

Jeta. Romanet e mia nuk janė autobiografi. Unė e di qė shumė lexues nuk e besojnė kėtė, ata mendojnė se ne shkrimtarėt shkruajmė vetėm pėr jetėt tona (ndonjėherė dhe im shoq nuk e beson se unė mund tė kem kėtė imagjinatė), por nė librat e mi janė ėndrrat e mia, makthet e mia dhe ēfarė ndodh me mua, apo njerėzit rreth meje. Shpesh historitė e mia kanė lidhje me fatin e grave dhe historitė e tyre vendosen nė vende tė ndryshme.



Lexoni vetėm letėrsi ēeke? Cilėt janė autorėt tuaj tė preferuar?

Unė lexoj shumė, gjithė kohės dhe gjithēka. Lexoj letėrsi ēeke, letėrsi tė pėrkthyer, letėrsi serioze, apo histori me detektivė. Mendoj se leximi i librave ėshtė njė nga gjėrat mė emocionuese qė mund t’ė ndodhi njė njeriu. Mė pėlqejnė shumė shkrimtarė, por nėse do tė veēoja njė shkrimtar dhe njė libėr, ai do jetė njė, romani “Krim dhe ndėshkim” i klasikut rus Dostojevski.



E njihni letėrsinė shqipe?

Mė pėlqejnė shumė librat e Ismail Kadaresė dhe mendoj se ai duhet ta marrė ēmimin Nobel. Kam pasur fatin ta takoj personalisht kėtė shkrimtar bashkė me tė shoqen, gjatė njė Konference Ndėrkombėtare “Pen club” nė Slloveni disa vite mė parė.

Kam lexuar disa libra poetikė tė autorėve nga Shqipėria dhe Kosova, si Entela Kasi dhe Basri Capriqi, i cili dhe ėshtė botuar nė ēekisht. Shpresoj qė tani qė romani im ėshtė nė shqip, i pėrkthyer nga Kestrina Peza, tė kem mundėsi tė njoh mė mirė kulturėn e vendit tuaj.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...in-shqiptaret/