Gjermania bëhet vendi i parë/ Tani bebet s’kanë më gjini

Emri:  baby-300x168.jpg

Shikime: 292

Madhësia:  16.9 KB
Gjermania bëhet vendi i parë në Europë që do të lejojë që në certifikatën e lindjes të një bebeje të mos shënohet gjinia.

Sipas BBC, prindërit do të lejohen që në certifikatë të mos shënojnë gjininë e fëmijës, duke krijuar një kategori të gjinisë së papërcaktuar.

Kjo lëvizje synon që të largojë presionin nga prindërit për të vendosur shpejt se cila është gjinia e fëmijës.

Problemi ka lindur me rreth 1 në 2 mijë fëmijë që kanë karakteristika të dy gjinive.

Shpesh bëhet operacion për të vendosur karakteristikat fizike të një gjinie, thotë korrespondenti i BBC.

Edhe pasaportat gjermane shumë shpejt do kenë një hapësirë tjetër për gjininë, ku përveç M dhe F, do shënohet X për interseksualët.

Mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do ketë një gjë e tillë tek ligji për martesat në Gjermani.

Ligji aktualisht e përcakton martesën si bashkim mes një mashkulli dhe një femër, ndërkohë që partneriteti civil rezervohet edhe për çifte të së njëjtës gjini.

Tema