Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Shen Serafim i Sarovit nė Rusi - 31 dhjetor

    Emri:  54.jpg

Shikime: 2095

Madhėsia:  56.0 KB

    Vasili Likov i ēali i cili u sherua diten e transferimit te lipsaneve te Shen Serafimit te Sarovit si shume te tjere ne vitin 1903.
    Gjate kesaj feste moren pjese rreth 300.000 pelegrine nder te cilet dhe vete cari i fundit i Rusise Nikolla II

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Foto te rralla te vitit 1903 diten e transferimit te lipsaneve te Shen Serafimit

    Emri:  09.jpg

Shikime: 1393

Madhėsia:  56.6 KB
    Arkivoli i Shen Serafimit te Sarovit i cili ishte bere nga ai vete.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Foto te rralla te vitit 1903 diten e transferimit te lipsaneve te Shen Serafimit


    Arka mbajtese e lipsaneve te Shen Serafimit te Sarovit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Foto te rralla te vitit 1903 diten e transferimit te lipsaneve te Shen Serafimit



    Cari Nikolla II duke transportuar lipsanet e Shen Serafimit.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Foto te rralla te vitit 1903 diten e transferimit te lipsaneve te Shen Serafimit


    Gjate Litanise me lipsanet e Shen Serafimit te Sarovit

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Foto te rralla te vitit 1903 diten e transferimit te lipsaneve te Shen Serafimit



    Vendi ku Shen Serafimi asketizoi si heremit.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Foto te rralla te vitit 1903 diten e transferimit te lipsaneve te Shen Serafimit



    Paraklisi i ndertuar mbi gurin ku Shen Serafimi i Sarovit u lut per 1000 dite e net.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Foto te rralla te vitit 1903 diten e transferimit te lipsaneve te Shen Serafimit

    Oshėnar Serafimi nė Sarov.

    Emri:  ShenSerafimSarovit.jpg

Shikime: 1296

Madhėsia:  67.3 KB

    Ky dėshmitar i madh i dritės sė Shpirtit tė Shenjtė u ngrit si yll i ri nė tokėn ruse, mė 19 korrik 1759, nė kohėn kur fryma e ashtuquajtur “Drita” po pushtonte Evropėn dhe Rusinė, duke pėrgatitur kohėt e errėta tė ateizmit dhe tė persekutimit. Ishte nga Kursku, bir tregtarėsh tė devotshėm dhe u rrit me pėrkushtim e dashuri pėr Kishėn dhe qė i ri pati pėlqimin e Hyjlindėses nėpėrmjet njė shėrimi tė mrekullueshėm. Nė moshėn 17-vjeēare braktisi botėn, pasi mori dhe bekimin e sė ėmės, dhe hyri nė manastirin e Sarovit, ku shumė shpejt u bė model i bindjes dhe i virtyteve engjėllore.

    Me gėzim e me gatishmėri kryente tė gjitha punėt e mundimshme nė shėrbim tė vėllezėrve, kreshmonte pėr tė mposhtur vrullet e mishit dhe ruante natė e ditė mendjen nė kujtimin e Perėndisė nėpėrmjet Lutjes sė Jisuit. Pas disa kohėsh, u sėmur rėndė dhe, me gjithė dhimbjen qė kishte, refuzonte ndihmėn e mjekėve, duke kėrkuar ilaēin e vetėm qė u pėrket atyre qė kanė braktisur gjithēka pėr Perėndinė: Kungimin e Shenjtė. Kur i sollėn Kungatėn, iu shfaq e Tėrėshenjta, e rrethuar me dritė dhe e shoqėruar nga apostujt e shenjtė Petro dhe Joan Theologu, dhe u tha atyre, duke treguar rishtarin e ri: “Ky ėshtė nga tanėt!”. Pak kohė mė pas, ai u shėrua plotėsisht dhe ndėrtoi njė strehė pėr tė sėmurėt nė vendin ku pati kėtė shfaqje.

    Pas 8 vjetėsh si rishtar, u qeth murg me emrin Serafim (i zjarrtė), emėr qė e nxiti edhe mė tepėr zellin e tij pėr tė imituar kėta shėrbėtorė tė patrup tė Perėndisė dhe tė zjarrtė nga dashuria. U dorėzua dhjak dhe kalonte net tė tėra nė lutje para se tė celebronte Liturgjinė Hyjnore; dhe, duke pėrparuar pa pushim nė virtytet e shenjta, Zoti i dha si shpėrblesė vizione tė shumta, gjendje ekstaze dhe ngushėllime shpirtėrore. I drejtuar me kujdes nga jerondėt e tij, nuk binte nė lavdi tė kotė nga kėto dhurata hyjnore; pėrkundrazi, e nxitnin tė thellohej nė pėrulėsi dhe qortimin e vetes dhe tė kėrkonte mė shumė vetmi.

    Pak kohė pas dorėzimit tė tij nė prift dhe vdekjes sė atit shpirtėror, mori leje tė tėrhiqej nė vetmi, thellė nė pyll, 6-7 km larg manastirit, ku ngriti njė kasolle tė vogėl druri tė rrethuar nga njė kopsht, mbi njė kodėr qė e quajti “Mali i Shenjtė” (Athos). Gjithė javėn qėndronte atje, ndėrsa tė dielave dhe ditėt e festave kthehej nė manastir, duke e kaluar kohėn nė lutje, lexim dhe punė fizike tė pėlqyeshme pėr Perėndinė. Ēdo veprimtari e tij ishte njė rast pėr ta lartėsuar mendimin te gjėrat e Perėndisė. Shėn Serafimi i Sarovit nuk i njihte gjėrat e kėqija tė botės e as ato tė mishit, duronte ashpėrsinė e dimrit dhe pickimet e insekteve nė verė, ndihej i lumtur qė merrte pjesė nė vuajtjet e Zotit pėr pastrimin e shpirtit tė tij. Mbante vazhdimisht njė Ungjill tė trashė lidhur mbi kurriz, si “barrėn e Krishtit”, dhe shkonte nė zona tė ndryshme tė pyllit, tė cilave u kishte dhėnė edhe emra tė shenjtė: “Betlehem”, “Jordan”, “Thavor”, “Golgotha”, qė tė lexonte pasazhet korresponduese.

    Ēdo ditė jetonte nė mėnyrė intensive jetėn dhe Pėsimin e Zotit tonė Jisu Krisht. Meditimi i pėrditshėm i Shkrimit tė Shenjtė nuk i jepte vetėm njohjen e sė vėrtetės, por i siguronte edhe pastėrtinė e shpirtit dhe dėrrmimin e zemrės, nė mėnyrė qė, gjatė citimeve pėrmendsh tė shėrbesave hyjnore dhe gjatė metanive tė pėrditshme, qė ishin me mijėra, tė mund tė lutej pa ndėrprerje, mendja e bashkuar me zemrėn. Ushqehej fillimisht me bukė qė i vinte nga manastiri, pastaj me prodhimet e vetme tė kopshtit; por e privonte shpesh veten nga ushqimi pėr t’ua shpėrndarė kafshėve qė i vinin afėr kasolles, veēanėrisht njė ariu tė madh, qė u zbut mė shumė se njė mace.

    Duke parė kėtė mėnyrė jetese kaq tė pėlqyeshme dhe kaq tė afėrt me atė tė tė patrupėve, armiku i njerėzve, djalli, i nxitur nga xhelozia, i solli asketit tė Krishtit sulmet e tij tė zakonshme: mendime krenarie, zhurma, shfaqje tė frikshme etj.; por luftėtari trim i largonte kėto sulme me lutjen dhe shenjėn e kryqit. Meqė lufta e mendimeve bėhej mė shtypėse, shenjti vendosi tė ndėrmerrte njė betejė tė denjė si stilitėt e dikurshėm: kaloi njė mijė ditė e njė mijė net mė kėmbė ose nė gjunjė mbi njė gur, duke pėrsėritur pa pushim lutjen e tagrambledhėsit: “O Perėndi, ki mėshirė pėr mua qė jam mėkatar!” (Lluk. 18.13). Kėshtu ai u ēlirua pėrfundimisht nga lufta e mendimeve. Por djalli nuk e quante veten tė humbur, i dėrgoi murgut tė varfėr tre kusarė, tė cilėt, ngaqė nuk gjetėn asgjė nga ato qė donin, si paratė, e goditėn me shkopinj dhe me bishtin e sėpatės dhe e lanė gjysmė tė vdekur, tė mbytur nė gjak e me kocka tė thyera.

    Ndonėse kishte trup tė fortė, Serafimi i butė nuk kėrkoi mbrojtje dhe mendoi se kjo ishte njė pjesėmarrje nė vuajtjet e Zotit. Me gjithė gjendjen e tij tė vajtueshme, ai u shėrua me anėn e njė mrekullie nga shfaqja e Hyjlindėses, e ngjashme nė ēdo pikė me pamjen qė kishte parė kur ishte rishtar. Deri nė fund tė jetės mbeti i kėrrusur dhe lėvizte me shumė mundim, me ndihmėn e njė bastuni.

    Kjo dobėsi i lejoi tė ngjitej mė lart nė shkallėn drejt qiellit dhe tė ndėrmerrte, qė nga 1807 deri mė 1810, betejėn e heshtjes nė vetmi. Me t’u shėruar, shkoi prapė nė njė vend tė vetmuar dhe, duke mos mundur tė kthehej rregullisht nė manastir, nuk foli mė me askėnd. Sa herė qė takonte dikė nė pyll, pėrkulej thellė deri nė tokė para tij, pa fjalė, derisa ky tė largohej. Kėshtu mundi tė ruante mendjen tė pėrqendruar te Perėndia, pa ndėrprerje dhe shpėrqendrim. Ndėrkohė, fjeti igumeni i manastirit, dhe disa murgj filluan tė tregoheshin armiqėsorė pėrkundrejt eremitit tė shenjtė, duke e akuzuar se po ndahej nga kungimi i Kishės. Arritėn sa i dhanė urdhėr tė kthehej nė manastir. Serafimi u nėnshtrua pa kundėrshtuar dhe u vendos nė njė qeli tė ngushtė, ku filloi pėr tė njė stad i ri i jetės asketike: mbyllja. Nė hyrje tė qelisė kishte vendosur arkivolin e tij, nė tė cilin i pėlqente tė lutej, dhe nė qeli, ku askush nuk hynte, kishte njė thes me gurė si shtresė, njė kėrcu peme si stol dhe njė ikonė “Virgjėresha e dhembshurisė”, tė cilėn e quante “Gėzimi i tė gjitha gėzimeve”, para sė cilės digjej pėrherė njė kandil.

    Jetonte kėshtu nė heshtje tė plotė, duke e shtuar ushtrimin, duke lexuar dhe komentuar pėr veten e tij ēdo javė gjithė Dhiatėn e Re, duke u lutur pa pushim, me zemėr vigjilente, dhe duke pasur vetėm engjėjt dhe shenjtorėt si dėshmitarė tė ekstazave tė tij tė shpeshta dhe tė ngazėllimit tė mendjes nė banesat qiellore.

    Vetėm pas pesė vjetėsh hapi derėn, duke lejuar tė hynin vetėm ata qė kishin dėshirė ta shikonin, po pa ndėrprerė heshtjen, edhe pėr vizitorėt mė tė rėndėsishėm. Mė 1825 iu zbulua nga Hyjlindėsja se kishte arritur ora qė tė braktiste jetėn hezikaste, dhe kėshtu filluan edhe tė tjerėt tė pėrfitonin nga frytet e pėrvojės sė tij: murgjit, fillimisht, qė i nxiste tė ndiqnin rregullat murgėrore dhe tė kishin zell pėr veprėn e Perėndisė, pastaj laikėt, qė sa vinin e shtoheshin. Pasi mori pjesė vullnetarisht nė Pėsimin e Zotit pėr 47 vjet jetė asketike, duke kaluar njė pas njė nga gjendjet e kinoviarkut, hezikastit, tė stilitit dhe tė tė mbyllurit, ky plak i kėrrusur mbi njė bastun, kthehej drejt njerėzve, i mbushur me hirin dhe dritėn e Shpirtit tė Shenjtė, qė tė niste detyrėn e lartė tė atėsisė shpirtėrore (starēestvo) dhe tė bėhej pėr tė gjithė popullin rus njė “apostull” i vėrtetė, dėshmitar dhe predikues i Ngjalljes. Dera e tij rrinte hapur ditė e natė. I pėrshėndeste vizitorėt e tij me gaz, duke u thėnė: “Gėzimi im, Krishti u ngjall!”; madje tregonte gėzim mė tė veēantė ndaj mėkatarėve qė vinin tek ai tė penduar, si djali plangprishės (Lluk. 11). Butėsia e tij e mbinatyrshme i kthente edhe zemrat mė tė ashpra, pėrulėsia e tij ulte edhe mė krenarėt dhe i bėnte tė derdhnin lot si fėmijė.

    Pėr aristokratėt, si dhe pėr popullin e thjeshtė, qelia e tė “varfrit Serafim” i ngjante paradhomės sė qiellit. Njė bisedė me tė ose thjesht njė bekim, bėhej njė bashkėbisedim i vėrtetė me Perėndinė, qė mund tė ndryshonte rrėnjėsisht orientimin e jetės. Falė dhuntisė sė tij tė largpamėsisė, kuptonte sekretet e zemrave dhe ua zbulonte tė penduarve qė nuk guxonin t’i pohonin, u pėrgjigjej letrave pa pasur nevojė t’i hapte, dhe dinte t’i jepte secilit kėshillėn e duhur, ngushėllimin, inkurajimin ose qortimin.

    Plotėsisht i dorėzuar te vullneti i Perėndisė, u thoshte fjalėn e parė qė Perėndia i zbulonte, dhe kjo binte pikėrisht atje ku duhej. Dashuria e Perėndisė brenda tij i ngushėllonte tė gjithė, i falte tė gjithė, i pranonte tė gjithė. Bėnte shumė mrekulli shėruese, duke i lyer tė sėmurėt me vajin e kandilit, i cili digjej nė qelinė e tij ose duke u dhėnė pėr tė pirė ujė nga burimi, qė e quajti “pusi i Serafimit”, larg manastirit, nė “shkretėtirėn e tij tė afėrt”, ku i pėlqente tė kalonte pasditet e tij. I kėrkonin tė lutej si pėr tė gjallėt, edhe pėr tė vdekurit, aq sa ishte e pamundur t’i kujtonte tėrė emrat; pėr secilin ndizte nga njė qiri nė qelinė e ngrohtė dhe vazhdimisht tė ndriēuar nga qindra flakė, si shpirtra tė shumtė e tė gjallė.

    Perėndia i dha gjithashtu edhe dhuntinė e profecisė, dhe paratha shumė ngjarje qė do tė ndodhnin si pėr individė, ashtu dhe pėr vende, si p.sh. lufta nė Krime, zia e bukės dhe sprova e tmerrshme qė do tė shkatėrronte Kishėn dhe popullin rus njė shekull mė vonė; por i fshehu profecitė e fundit me fjalė enigmatike, sa askush nuk i kuptoi vetėm pasi ndodhėn ato ngjarje, i kuptuan.

    Pronari i pasur, Motovilovi, i cili ishte shėruar me mrekulli nga njeriu i Perėndisė dhe u bė dishepulli i tij i zjarrtė, e pyeti njė ditė: “Cili ėshtė qėllimi i jetės sė krishterė?”. Atė Serafimi iu pėrgjigj: “Fitimi i Shpirtit tė Shenjtė, tė cilin e fitojmė me vepra tė shenjta qė kėshillon Kisha, dhe sidomos me anė tė lutjes”.

    Por duke qenė se bashkėbiseduesi i tij i bėnte shumė pyetje pėr tė ditur mė me saktėsi se ēfarė ėshtė Hiri i Shpirtit tė Shenjtė, stareci e mori befas nė krahėt e tij, e pa nė sy fytyra e tij u bė mė e shkėlqyer se e diellit nė mesditė dhe i tha me autoritet: “Shikomė, mik i Perėndisė, mos ki frikė. I kėrkova Zotit me gjithė zemėr tė tė bėjė tė denjė tė shikosh me sytė e tu truporė zbritjen e Shpirtit tė Shenjtė. Dhe ja! U bėre si unė, i tėri i shndritshėm. Edhe ti u mbushe me Hirin e Shpirtit tė Shenjtė, pėrndryshe do tė ishte e pamundur tė mė shikoje kėshtu nė kėtė dritė. Ēfarė ndien?”. Motovilovi iu pėrgjigj: “Njė qetėsi, njė paqe tė pashprehshme. Zemra mė ėshtė mbushur me gėzim tė pashpjegueshėm”. “Tjetėr?” - “Ngrohtėsi dhe erė tė mirė, sa kurrė s’i kam ndier ndonjėherė”. - “Kjo erė e mirė ėshtė aroma e mirė e Shpirtit tė Shenjtė, - iu pėrgjigj shenjti, - dhe kjo ngrohtėsi nuk ėshtė e jashtme, pėrderisa jemi nė mes tė dimrit dhe i gjithė pylli rreth nesh ėshtė mbuluar nga dėbora, por ajo ėshtė brenda nesh, sipas fjalėve tė Zotit qė tha: “Mbretėria e Perėndisė ėshtė brenda jush (Lluk. 17.21)”.

    Ky bashkėbisedim i mrekullueshėm zgjati edhe mė shumė dhe nė fund shėn Serafimi e urdhėroi dishepullin e tij ta shkruante kėtė dhe ta pėrēonte nė mbarė botėn. Dorėshkrimi i Motovilovit u gjet mė vonė, mė 1903, nė fillim tė procesit tė kanonizimit tė shenjtit. Qė atėherė, ai pati njė shpėrndarje tė konsiderueshme. Ėshtė mesazhi i fundit i dritės dhe i shpresės qė profeti i Sarovit i la Rusisė, pėrballė vuajtjeve tė kėtyre kohėve tė fundit. Nė mėsimdhėniet e tij, thoshte shpesh: “Gėzimi im, fito frymėn e paqes, dhe atėherė me mijėra shpirtra do tė shpėtohen rreth teje”. Kjo paqe e brendshme, qė e kishte fituar si ēmim tė shumė punėve, u pėrhap pėrreth tij si gėzim dhe dritė, prandaj dhe shėn Serafimi nuk la pas vdekjes sė tij njė mėsimdhėnie tepėr tė zhvilluar, por la njė shembull jete.

    Atėherė kur ishte ende dhjak, themeluesja e manastirit tė Divejevos, disa kilometra larg Sarovit, i kishte besuar atė Serafimit drejtimin shpirtėror tė komunitetit tė sapoformuar. Gjatė gjithė jetės tregoi kujdes atėror pėr bijat e tij. Komuniteti u rrit me shpejtėsi, me gjithė vėshtirėsitė ekonomike. Shėn Serafimi e organizoi sipas njė mėnyre tė rreptė kinovi, me kėtė parim: “Nė ēdo kohė, duart nė punė dhe buzėt nė lutje”. Me urdhėr tė Hyjlindėses, ai themeloi njė manastir tė dytė, tė quajtur “Mulliri”, me bijat e tij mė tė shtrenjta, tė cilave u dha njė rregull jete tė pėrqendruar nė lutjen e Jisuit. Pėr fat tė keq, pas vdekjes sė starecit, djalli nxiti njė murg ziliqar dhe intrigant, i cili u pėrpoq me ēdo mjet tė shkatėrronte emrin e mirė dhe veprėn e shenjtit: ai bėri qė tė mbyllej “Mulliri” dhe u shkaktoi shumė shqetėsime murgeshave.

    Njė ditė, pak kohė para fjetjes sė tij, Serafimi bėri qė tė vinte njė motėr nga Divejevo dhe i tha duke e mbuluar me petkun e tij: “Do tė na vizitojė e Tėrėshenjta”. Erdhi momenti, ai e ngriti dhe dėgjuan njė zhurmė tė ngjashme me atė tė njė ere tė furishme nė pyll, pastaj himnet e kishės; dera u hap vetė dhe qelia u mbush papritur me dritė dhe me erė tė kėndshme. Shenjti ra nė gjunjė, dhe e Tėrėshenjta iu shfaq, e paraprirė nga dy engjėj, shėn Joan Pagėzori dhe shėn Joan Theologu, dhe e ndjekur nga 12 virgjėresha martire. Murgesha ra pėrdhé, duke menduar se do tė vdiste, ndėrsa shėn Serafimi qėndroi nė kėmbė dhe bisedonte butėsisht si me njė mik me Mbretėreshėn e qiellit. Ajo i premtoi se do tė kujdesej pėr motrat nė Divejevo dhe, duke u larguar, e Tėrėshenjta i tha: “Shumė i dashur, sė shpejti do tė jesh me ne!”. Kur ata u gjendėn vetėm, stareci i rrėfeu murgeshės se kjo ishte shfaqja e dymbėdhjetė hyjnore qė Zoti i jepte.

    Nė moshėn 70-vjeēare, mes vuajtjeve tė mundimshme nga plagėt qė kishte, por pa e lėnė aspak aktivitetin e tij, shėn Serafimi fliste gjithnjė e mė shpesh pėr vdekjen e tij tė afėrt me gėzim dhe me fytyrė tė ndriēuar. Mė 1 janar 1833, u kungua, nderoi gjithė ikonat nė kishė, duke ndezur para ēdonjėrės nga njė qiri, dhe bekoi tė gjithė vėllezėrit me kėto fjalė: “Punoni pėr shpėtimin tuaj. Vigjiloni! Kurora janė pėrgatitur pėr ju!” Pastaj, pasi vizitoi varrin e tij, u mbyll nė qeli dhe ia dha shpirtin Perėndisė po atė natė, i gjunjėzuar, duke psalur himne Pashke. I gjithė populli i atyre anėve u mblodh pėr varrimin e tij.

    Mė pas, njeriu i Perėndisė vazhdoi t’i vizitonte dhe t’i ndihmonte fėmijėt e tij shpirtėrorė me shfaqje tė shumta dhe shėrime, ndėrsa pėrkushtimi i popullit rus nuk ndalej, me gjithė kundėrshtimet. Pėrfundimisht, kanonizimi i shėn Serafimit, mė 19 korrik 1903, nė prani tė familjes perandorake, tė shumė episkopėve dhe tė njė turme prej qindra e mijėra njerėzish, tė ardhur nga tėrė krahinat e Rusisė, shėnoi triumfin e tij. Kjo ishte dėshmi e fundit e unitetit tė popullit rus dhe e lavdisė sė Kishės para sprovės sė madhe. Lipsanet e tij tė shenjta, atėherė tė nxjerra nė procesion mbi turmėn, kryen shumė mrekulli.

    Mė 1926, bolshevikėt i konfiskuan dhe gjurmėt e tyre humbėn. Nė mėnyrė providenciale u gjetėn mė 1991, nė magazinat e muzeut tė ateizmit tė Shėn Petėrburgut. Kėto lipsane tė shenjta u transferuan solemnisht nė manastirin e Divejevos, pas njė procesioni triumfal dhe mbresėlėnės nė qytetet e mėdha tė Rusisė. Kjo ngjarje pėruroi nė njėfarė mėnyre rilindjen e jetės fetare nė Rusi.

    KOASH

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •