Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2009
    Postime
    92

    Question Dredhitë e fshehta të Shejtanit për Sufitë

    Dredhitë e fshehta të Shejtanit për Sufitë

    Në gjithësi nuk ka gjë më të vyer se sa dija.
    E si mund të jetë ndryshe kur ajo përfaqëson argumentin, i cili nëse zhduket, vjen humbja.
    Njëri prej kurtheve më të fshehta të Shejtanit, është kur ai zbukuron adhurimin e shpirtit, me qëllim që ta angazhojë atë largë një gjëje akoma edhe më të vlefshme, që është dija, deri në atë masë sa disa nga të parët i kanë varrosur librat e tyre ose i kanë flakur në det.
    Duke menduar mirë për ta, them se në ato libra janë shkruar disa mendime dhe fjalë të tyre, të cilat ata nuk kanë dashur t'i përhapin.
    Por përderisa në ato libra është gdhendur një dije e dobishme, atëherë nuk ka pse të ekzistojë frika ndaj rezultateve të saj.
    Si rrjedhojë, djegia e tyre konsiderohet shpërdorim i pasurisë, i cili nuk është i lejueshëm.
    Dredhitë e Iblisit iu janë afruar aq pranë disa safive, saqë arritën t'i ndalonin nxënësit e tyre për të mbajtur shënime.

    Xhafer Huldi thotë: "Sikur sufitë të më kishin lënë, do t'ju sillja zinxhirët e transmetimit të gjithë dynjasë.
    Një herë mbajta shënimet e një kuvendi të Ebu Abas Deurit dhe disa sufi më takuan duke më thënë: "Lëre dijen e letrave dhe merr dijen e dorëdhënies1."
    Një herë tjetër pashë një vend ku shitej boja e shkrimit me disa sufi, ku një sufi i tha shokut të vetë: "Mbuloje avretin."
    Pastaj filluan të citojnë disa vargje të Shubliut:

    Nëse më kërkojnë dijen e letrave,
    unë i tregojë dijen e dorëdhënies.

    Kjo është një nga dredhitë më të fshehta të Iblisit "Në të vërtetë, djalli realizoi hamendjen e vet ndaj tyre"2, duke e realizuar dhe zbukuruar për ta, bazuar mbi dy arsye:
    Së pari: Iblisi dëshiron që ata të ecin në errësirë.
    Së dyti: Shfletimi i dijes çdo ditë, i shton dijen dijetarit dhe i zbulon atij atë që më parë ka qenë e fshehtë për të, i forcon besimin dhe njohuritë, i vë në pah të metat e rrugës që ka zgjedhur, sidomos nëse shfleton metodën e të Dërguarit të Allahut alejhi ue selem dhe shokëve të tij.

    Nëse Iblisi dëshiron që t'ia zërë të gjitha këto rrugë nëpërmjet dredhive më të fshehta, ai përpiqet t'i tregojë njeriut se qëllimi është puna dhe përfitimi i dijes për veten, duke e bërë të mashtruarin të harrojë se dija është punë, madje një punë e madhe.
    Bëjë kujdes prej këtyre dredhive të holla, sepse dija është një themel i fortë dhe një dritë e madhe.
    Ka mundësi që shfletimi i letrave të jetë më i mirë se agjërimi dhe falja, haxhi dhe lufta.
    Sa braktisës të dijes janë zhytur në ndëshkimin e epshit në adhurimin e tyre, duke lënë pas dore një pjesë të madhe të farzeve dhe suneteve, duke e mbushur kohën me diçka që ai pretendon se është më e mirë se detyrimet.
    Sikur të pajisej qoftë edhe me një rreze të vogël dijeje do të ishte udhëzuar.
    Mendojë thellë atë që sapo të thashë që të udhëzohesh me lejen e Allahut të Lartësuar.

    Autor: Shejh Ebul Ferexh Abdurrahman Ibn Xheuzi
    Marrë nga libri: "Sajdul Hatir."
    Përgaditi: Katade
    ''Katër gjëra shkatërrojnë trupin: brenga, pikëllimi, uria dhe pagjumësia.''

    Ibnu'l Kajjimi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Dredhitë e fshehta të Shejtanit për Sufitë

    ...sufite nuk u falen nga Allahu ne kohen kur mu'tezilite reneguan dhe donin te reformonin fene e Tij dhe u denuan njesoj me djaj dhe humbje te thella! Iblisi apo vetevetja negative, hija, e Allahut ishte i pari i kesaj kasaphane kulturore dhe ushtarake! Iblisi eshte i mallkuar nga vetvetja apo Allahu ne kohen kur shkaterroi Arshin apo vetevten e Tij superiore, shpirtin, dhe genjeu per Ruhu Kudusin qe ishte nje xhind i thjeshte dhe pa dituri ne ato kohe! Genjeshtrat e Tij jane krejt vullgare kur ben gabime por derrmonjese dhe fitojne gjithmone!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •