Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ushqimet që përmirësojnë humorin

    Ushqimet që përmirësojnë humorin

    30 Tetor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Nëse kohët e fundit nuk keni qenë mirë me humorin ju këshillohet të hani disa ushqime specifike, të cilat do t’ju japin energji pozitive

    Jeta


    Ndiheni poshtë me humorin, pak depresiv dhe nuk doni të bëni asgjë? Mund të ndodhë, por nëse kjo lloj situate zgjat shumë, ju vijnë në ndihmë edhe ushqimet. Në fakt ekzistojnë disa ushqime që mund të ndihmojnë në përmirësimin e humorit, duke ju “karikuar” me energji pozitive për ta përballuar jetën me më shumë lehtësi. Të shohim bashkë se për cilat ushqime bëhet fjalë:

    Kivi

    Sipas një studimi të fundit nga Universiteti Otago, ngrënia e dy frutave kivi në ditë do t’i bëjë mirë jo vetëm shëndetit, por edhe humorit tuaj; do t’ju japë energji më të madhe. Rreth 54 të rinj hëngrën kush dy dhe kush një kivi në ditë për 6 javë. Të parët manifestuan më pak simptoma depresive dhe më pak lodhje fizike e mendore në krahasim me këta të dytët.

    Çokollata

    Tashmë ka hyrë në përdorim edhe çokollata për t’ju përmirësuar humorin. Bëhet fjalë për një ushqim të pasur me magnez, i cili luan rol jetik në rritjen e mirëqenies psikologjike.

    Perimet me ngjyrë jeshile

    Përmbajnë substanca të tilla si polifenolin dhe vitaminën K, që do t’ju japin një rritje të konsiderueshme të energjisë fizike dhe psikologjike, ndërsa ju do të ndiheni më pak të lodhur dhe me një ndjesi më të mirë të brendshme dhe të jashtme.

    Arrat

    Ato janë shumë të pasura me Omega 3. Këto janë acide yndyrore të cilat janë thelbësore për shëndetin e trupit dhe për këtë arsye edhe për mirëqenien e psikikës tuaj.

    Speci i kuq ose piperi

    Është pikant, por nuk është e nevojshme ta ekzagjeroni. Ka një sërë të mirash, mes të cilave veti të forta antidepresive të cilat për rrjedhojë ju japin humor të mirë.

    Banania

    Kjo frutë, e pasur edhe me kalium, ka aftësinë të rrisë nivelin e serotoninës apo të hormonit të famshëm të humorit.

    Bajamet

    Edhe për bajamet vlen e njëjta gjë si për çokollatën. Ato janë shumë të pasura me magnez dhe janë një ushqim shumë i rëndësishëm për trurin.

    Tërshëra

    Është një ushqim me qasje të ndryshme për shëndetin. Tërshëra në vetvete është një substancë e cila përmban vlera të konsiderueshme qetësuese dhe antidepresive.

    Veza

    Kujt ia priste mendja! Mjafton të hani një vezë në ditë dhe ju do të përfitoni më shumë se 20% triptofan, një substancë e cila është në gjendje të rrisë nivelin e serotoninës në trurin tuaj.

    Mishi i bardhë i pulës

    Mishi i bardhë i pulës është i pasur me vitaminë B12, e cila ndihmon në qetësimin e trupit tuaj. (Në fakt, një nivel i ulët i vitaminës B12 në trup çon në një përkeqësim të humorit dhe në lodhje).

    Domatet

    Ato janë shumë të pasura me një substancë (likopen), që ka veti të forta antioksiduese. Domatet janë të dobishme për të gjithë trupin dhe për të gjithë sistemin nervor.

    Avokado

    Kjo frutë përmban serotoninën, një neurotransmetues i humorit të mirë. Bën gjithashtu shumë mirë për lëkurën tuaj, për flokët dhe për thonjtë.

    Çaji jeshil

    Çaji jeshil është i pasur nga proteina, një antioksidant që funksionon si një agjent qetësues. Ai është më tepër i shëndetshëm nga çajet e tjerë!

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...sojne-humorin/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Ushqimet që përmirësojnë humorin

    po per cajin e malit eshte kryer ndonje studim nese dini gje? nese jo, ofrohem si kavie eksperimentale. ne venat e mia me duket se po fillon te qarkulloje vetem caj, jo me gjak
    Ndryshuar për herë të fundit nga broken_smile : 04-11-2013 më 10:39

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Ushqimet që përmirësojnë humorin

    caji i malit eshte vetem per ere dhe asgje tjeter, caji kinez (jeshil) thone se ka shume vlera, por une besoj se ka vlera vetem per kinezet se kur e piva uji me klor mu duk me i mire....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  4. #4
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Ushqimet që përmirësojnë humorin

    ashtu vertet? mua me pelqen edhe ai jeshil. te gjitha llojet e cajeve me pelqejne ne fakt...

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ushqimet që përmirësojnë humorin

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    po per cajin e malit eshte kryer ndonje studim nese dini gje? nese jo, ofrohem si kavie eksperimentale. ne venat e mia me duket se po fillon te qarkulloje vetem caj, jo me gjak
    Caji i malit i marre direkt ne natyre ka shume kafeine qe eshte i demshem per sistemin nervor dhe trurin.
    Kafeina stimulon nervat,rrit vigjilencen dhe reflekse shume te shpejta ,por kur eshte ne sasi te madhe si ne rastin e cajit te malit,
    ajo ka efekt negativ te nervat dhe con ne rritje te stresit dhe demton qelizat nervore dhe prish balancen e lendeve biokimike ne tru.
    Prishja e balances kimike ne tru con si pasoje ne stres dhe depresion,ankth,atake paniku dhe ndikon per keq edhe per zemren.
    Caji dhe kafja e procesuar nga industria ku i ekstraktohet largohet nje sasi kafeine,i ulet sasia e kafeines me nje fjale eshte me i mire
    pasi ka me pak kafeine dhe eshte me me pak rrezik per shendetin.Caji dhe kafja e krijuar nga industria ku i eshte hequr(ekstraktuar)komplet kafeina
    eshte caj/kafe dekafeinated,dmth caj kafe pa kafeine dhe eshte pa rrezik per shendetin,nuk ka kafeine fare.
    Kafja,caji jeshil pa kafeine ka perberes te tjere kimike qetesues dhe me vlera per shendetin.
    Efekti qetesues te kafja/caji nuk ka si shkak kafeinen,por elemente te tjere kimike.
    Kafeina nuk ka efekt qetesues por stimulues per nervat dhe ndikon per keq edhe per gjumin,te len pa gjume,pasi acaron nervat kur e pin ne darke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-11-2013 më 22:50
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Ushqimet që përmirësojnë humorin

    flm per infot benseven pse s'thua ti, qenkam droguar fare une

    ne fakt substanca stimuluese e cajin quhet teina, dhe ka te njejtat veti te kafeines, vecse te caji ka permbajtje me te ulet ne krahasim me kafene. pervec teines caji permban shume substanca te tjera te dobishme per trupin, vitamina te grupin B, vit E, potas dhe shume pak sodium pra eshte i keshillueshem per ata qe kane tensionin e larte, magnez, zink, calcium, fluorur, polifenole....

    deri tani nuk kam ndjere ndonje rrahje te shpejte te zemres apo extrasistol, keshtu qe mund te rri e qete :-)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •