Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Femrat kuqezi mundin Greqinë me një supergol

    Femrat kuqezi mundin Greqinë me një supergol
    54 tweet
    Flash, Lajmi i Fundit, Sport e Mërkurë, 30 Tetor, 2013 | 16:24 pm

    Kombetarja e femrave gjate shenimit te nje goli
    Kombëtarja jonë e femrave ka shënuarin golin e parë dhe ka arritur po fitoren e parë në eliminatoret e Grupit 5 për “Botërorin 2015″. Goli i Velajt, shënuar në minutën e 51-të, ka vendosur fatin e këtij derbi ballkanik mes fqinjësh, të luajtur në “Niko Dovana”.

    Eshtë zhvilluar një lojë përgjithësisht emocionuese, me sulme e kundërsulme, edhe pse rrjedhshmëria e qartësia taktike i ka penguar vajzat e të dyja skuadrave të kompletojnë një performancë vërtet pozitive. Ajo që ka më tepër rëndësi ka të bëjë me faktin se femrat tona kuqezi kanë marrë tri pikët e para në këtë fushatë kualifikuese, pas humbjeve të pësuara më parë me Norvegjinë dhe Holandën.

    Kombetarja jone eshe ne nje grup me Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Portugalinë dhe Greqinë. Shqipëri-Greqi 1-0
    Goli: Velaj 51′
    SHQIPERIA: Gjyli, Proto, Rrahmani, Govori, Gjini, Serenaj, Morina, Luta, Velaj, Robeli, Berisha (Jashari 77′).
    Trajner: Altin Rraklli
    GREQIA: Apostolaki, Kakambouki, Adamaki (Kollia 88′), Sidira, Chatzigiannidou, A.Papadopoulou (Lymperakaki 79′), Michalakidi (Vlasiadou 59′), V.Kydonaki, Mitkou, Kongouli, Panteliadou. Trajner: Vangelis Koutsakis
    Kartonë të verdhë: Berisha 45′, Morina 45+1′, Govori 90+2′ / A.Papadopoulou 45+1′, Sidira 63′, Vlasiadou 83′, Adamaki 85′

    Per me shume në: http://www.panorama-sport.com

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Femrat kuqezi mundin Greqinë me një supergol

    Bravo, good job!
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Femrat kuqezi mundin Greqinë me një supergol

    ca eshtre kjo good job?,...lol

    se mos e marrin per noj job tjeter shqipot

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Femrat kuqezi mundin Greqinë me një supergol

    Ngjan (per pak metra) me golin e Sokol Kushtes ndaj Partizonit te Serbiankes.......po desh kjo nusja mund te luaj edhe me Manchester United F.C......
    Faleminderit gocave dhe shum mire ua kan bo atyne suflaqegreqerve.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Femrat kuqezi mundin Greqinë me një supergol

    Shqipëri-Greqi, shoqërohen tifozët kuqezi, shpalosën flamurin e UÇK-së

    Shqipëri-Greqi, shoqërohen tifozët kuqezi, shpalosën flamurin e UÇK-sëDURRES - Shpalosin flamurin e UÇK-së në stadium gjatë ndeshjes së kombëtares së femrave më Greqinë, shoqërohen në polici 2 prej tifozëve Kuq e Zi. Ngjarja është shënuar gjatë ndeshjes së sotme në stadiumin e Durrësit “Niko Dovana” rreth minutës së 15, ku një grup tifozësh kanë shpalosur flamurin e UÇK-së si dhe kanë bërë thirrje për bashkim të Kosovës me Shqipërinë.

    Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke shoqëruar dy prej tifozëve në komisariat. Pas disa minutash me insistimin dhe të tifozëve të tjerë, policia ka liruar dy personat e shoqëruar.

    Këtë veprim policia e Durrësit e ka justifikuar me argumentin se thirrjet nacionaliste në ndeshje janë të patolerueshme, pasi rrezikohet gjobitja e fushës. Ndërkaq, në një komunikim për News24, tifozët Kuq e Zi kanë dënuar këtë veprim të policisë, pasi sipas tyre ata nuk kishin qëllim tjetër veçse të festonin me simbole që përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/metropol/26...s--156281.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: Femrat kuqezi mundin Greqinë me një supergol

    Bravo i qofte Kombtares te femrave qe kan vesh pantallona
    sa per Kombtaren e burrave duhet ti blejm ndonje citjane me ne krye canen
    Partizoni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •