Femrat kuqezi mundin Greqinë me një supergol
54 tweet
Flash, Lajmi i Fundit, Sport e Mërkurë, 30 Tetor, 2013 | 16:24 pm
Kombetarja e femrave gjate shenimit te nje goli
Kombëtarja jonë e femrave ka shënuarin golin e parë dhe ka arritur po fitoren e parë në eliminatoret e Grupit 5 për “Botërorin 2015″. Goli i Velajt, shënuar në minutën e 51-të, ka vendosur fatin e këtij derbi ballkanik mes fqinjësh, të luajtur në “Niko Dovana”.
Eshtë zhvilluar një lojë përgjithësisht emocionuese, me sulme e kundërsulme, edhe pse rrjedhshmëria e qartësia taktike i ka penguar vajzat e të dyja skuadrave të kompletojnë një performancë vërtet pozitive. Ajo që ka më tepër rëndësi ka të bëjë me faktin se femrat tona kuqezi kanë marrë tri pikët e para në këtë fushatë kualifikuese, pas humbjeve të pësuara më parë me Norvegjinë dhe Holandën.
Kombetarja jone eshe ne nje grup me Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Portugalinë dhe Greqinë. Shqipëri-Greqi 1-0
Goli: Velaj 51′
SHQIPERIA: Gjyli, Proto, Rrahmani, Govori, Gjini, Serenaj, Morina, Luta, Velaj, Robeli, Berisha (Jashari 77′).
Trajner: Altin Rraklli
GREQIA: Apostolaki, Kakambouki, Adamaki (Kollia 88′), Sidira, Chatzigiannidou, A.Papadopoulou (Lymperakaki 79′), Michalakidi (Vlasiadou 59′), V.Kydonaki, Mitkou, Kongouli, Panteliadou. Trajner: Vangelis Koutsakis
Kartonë të verdhë: Berisha 45′, Morina 45+1′, Govori 90+2′ / A.Papadopoulou 45+1′, Sidira 63′, Vlasiadou 83′, Adamaki 85′
Per me shume në: http://www.panorama-sport.com
Krijoni Kontakt