Kryeministria: Vizita e Olsi Ramës në Izrael, për arsye private
Pas deklaratës së Partisë Demokratieke ku theksuan se Olsi Rama vëllai i kryeministrit Edi Rama ka qenë pjesë e delegacionit shtetëror shqiptar që vizitoi Izraelin ditët e fundit, ka ardhur edhe një reagim nga Kryeministria, e cila i ka quajtur të pavërteta këto deklarata dhe ka sqaruar se vizita e tij ka qenë tërësisht private dhe jo si përfaqësues i shtetit.
“Është totalisht e pavërtetë ajo që thonë. Olsi Rama ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga ambasada izraelite, ku kanë qene 70 përfaqësues dhe punonjës të sipërmarrjeve shqiptare që janë takuar me kompanitë ngjashme izraelite. Po sipas burimeve nga kryeministria vëllai i kryeministrit Edi Rama, ka qenë në Izrael për tu njohur me telemedicinën, dhe jo si përfaqësues i shtetit, siç edhe pretendon Partia Demokratike, por i një projekti me të cilin ai po merret.
Olsi Rama ka shkuar në Izrael me shpenzimet e tij, duke paguar të gjitha detyrimet e biletës dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga aktivitetet ku ishte i pranishëm zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, shprehen burimet nga kryeministria.
Ndërkohë që paraditen e sotme përmes një deklarate për shtyp të lexuar nga Laura Vorpsi, , PD i kërkoi kryeministrit të bëjë transparencë për arsyen e vizitës së Olsi Ramës duke i ngritur edhe disa pyetje.
Sunday, October 27, 2013 - 18:42
- See more at:
http://www.sot.com.al/politike/kryem....HXjRoRPf.dpuf
Krijoni Kontakt