-
PS - Keti Bazhdari - Edi Rama - Gjergj Ndreca!
PS - KETI BAZHDARI - EDI RAMA - GJERGJ NDRECA!
PS erdhi ne pushtet. Kur do te nise nga dhenja e shperblimeve per ish-te perndjekurit politike, siē u ka premtuar?
-
-
Pėr: PS - Keti Bazhdari - Edi Rama - Gjergj Ndreca!
Opozita, projekt serioz pėr borxhin moral dhe financiar ndaj ish- tė pėrndjekurve
24 Shkurt, 2013 | Postuar nė: Aktualitet,Ekonomia,Opinion | Shkruar nga: TemA
Nga Keti Bazhdari
Ne pėrulemi pėrpara martirėve dhe viktimave tė rezistencės antikomuniste. Ēmojmė fort gjakun e derdhun, sakrificat dhe vuajtjet e tė gjithė atyre qė nuk u thyen por qėndruan si heronj. Tė pėrndjekurit politikė i mbijetuan asaj qė nuk i la me marrė frymė, diktaturės mė tė egėr komuniste. Madhėshtia e tė pėrndjekurve ėshtė nė faktin qė ata nuk ushqejnė urrejtje nė zemrat e tyre por vetėm kėrkojnė drejtėsi. Shembujt e tyre do tė frymėzojnė brezat pėr tu qėndruar besnikė idealeve tė shenjta, qė shqiptarėt i ēmojnė aq shumė, burrėrisė e atdhedashurisė dhe do tė forcojnė nismat pėr rilindjen kombėtare.
Ėshtė e pafalshme qė nė kėto 20 vjet tė postdiktaturės komuniste, pėr ish tė pėrndjekurit politikė nuk pati asnjė moment drejtėsie por vetėm keqpėrdorje, tallje dhe fyerje. Ish tė pėrndjekurve politikė u grabitėn idealin, votėn, dinjitetin dhe me ngjarjet e fundit edhe jetėn.
Pėr Partinė Socialiste ish tė pėrndjekurit politikė nuk janė njė grumbull votash, por njė kauzė e drejtė pėr tu fituar, njė padrejtėsi qė pret drejtėsinė, njė plagė e hapur shoqėrore qė pret shėrimin.
Ne marrim pėrsipėr ti japim fund hipokrizisė dhe abuzimit 20 vjecar me tė pėrndjekurit politikė.
Partia Socialiste nė programin e saj pėr njė rilindje kombtare ka nė qendėr tė vėmendjes ish tė pėrndjekurit politikė dhe sėbashku do tė punojmė pėr tua shlyer borxhin moral dhe ekenomik qė mbarė shoqėria shqiptare i detyrohet.
Programi i Partisė Socialiste pėr ish tė pėrndjekurit politikė i hartuar pėrgjatė njė viti nė kėshillim intensive me grupet e interesit shtrihet nė tre rrafshe kryesore, atė ekonomik, moral dhe social.
Skema jonė e kompensimit pėr tė pėrndjekurit politikė do tė zbatojė njė shpėrblim prioritar nė varėsi tė moshės ku:
Nė vitin e parė tė qeverisjes socialiste do tė dėmshpėrblehen tė gjithė ish tė burgosurit, gra mbi 70 vjec, burra mbi 75 vjec
Brenda 2 viteve nė vijim, do te dėmshpėrblehet pjesa tjetėr e ish tė burgosurve politikė.
Ndėrsa nė dy vitet e tjera, do tė vijojė dėmshpėrblimi i trashgimtarėve tė tė pushkatuarve dhe ish tė burgosurve politikė.
Tė gjithė ish tė pėrndjekurit qė disponojnė letra me vlerė, gjatė dėmshpėrblimit nuk do u zbritet shuma nė vlerėn nominale te tyre, por vetėm vlera reale e tregut ose do u jepet mundėsi reale pėr ti pėrdorur nė privatizime apo transaksione tė ngjashme.
Tė gjthė ish tė pėrndjekurve, qė kanė privatizuar shtėpi, nuk do u zbritet vlera aktuale e tregut pėr shtėpitė, por vetėm vlera reale e tregut ne vitin 1992, i cili ėshtė edhe viti i privatizimeve masive tė ish banesave shtetėrore.
Politikat tona publike dhe sociale do ta respektojnė Statusin e ish tė Pėrndjekurit politik. Tė gjitha shėrbimet publike pėr ish tė pėrndjekurit do tė pėrballohen nga shteti.
Do tė krijojmė azile tė vecanta pėr ata Ish tė Pėrndjekur, tė cilėt nuk kanė asnjė tė afėrm qė mund tė kujdeset pėr ta.
Pėrvec detyrimeve qė na nxjerrin ligjet dhe konventat pėr dėmshpėrblimin material dhe moral tė kėsaj shtrese, integrimi social ėshtė dhe do tė jetė detyrė parėsore e jona duke i dhėnė kėsaj shtrese pėrparėsi nė punėsim, strehim dhe nė tė gjithė sektorėt social-ekonomikė.
Ne do tė ngremė njė institucion europian tė kujtesės historike qė do tė dokumentojė dhe bėjė tė aksesueshme pėr publikun historinė e persekucionit nėn regjimin komunist.
Do tė rishikojmė tekstet e historisė me njė kėndvėshtrim realist pėrsa i pėrket veprės dhe vlerave tė tė pėrndjekurve politikė.
Do tė bėjmė tė mundur ngritjen e varrezave monumentale pėr tė gjithė ata qė u pushkatuan nga rregjimi komunist, si dhe krijimin e tė gjitha lehtėsive ekonomike dhe administrative nga ana e qeverisė pėr gjetjen dhe nderimin e eshtrave tė tė pushkatuarve dhe tė burgosurve.
Do tė bėjmė hapa konkretė nė dekomunistizimin e shoqėrisė shqiptare sipas modeleve mė tė mirė tė vendeve ish komuniste tė Europės lindore duke pėrfshirė edhe dėnimin i figurės sė ish diktatorit.
*Keti Bazhdari ėshtė Sekretare e Departamentit tė Ish tė Pėrndjekurve politikė nė Partinė Socialiste. Babi i saj ka vuajtur 17 vite nė burgjet e regjimit komunist, akuzuar si disident pas revolucionit hungarez tė vitit 1956
-
-
Pėr: PS - Keti Bazhdari - Edi Rama - Gjergj Ndreca!
GJERGJ NDRECA pret nje ftese nga Keti dhe Edi!
Gjergj Ndreca largohet nė Belgjikė pėr azil politik, familjarėt: Iku nga trajtimi jonjerėzor (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)
Gjergj Ndreca, sė bashku me tė shoqen, vajzėn dhe djalin, ėshtė larguar pėr nė Belgjikė pak ditė mė parė. Sipas News 24, Ndreca pritet qė tė kėrkojė azil politik.
Familjarėt e Ndrecės, njeriut qė u bė i njohur pėr protestat e tij kundėr qeverisė pėr trajtimin ndaj ish-tė pėrndjekurve, thanė se ai u largua nga Shqipėria pėr shkak tė trajtimit jonjerėzor nga shtetit shqiptar.
Ndreca ishte njė nga organizatorėt kryesorė tė grevės sė urisė sė ish-tė pėrndjekurve pak kohė mė parė dhe tentoi tė vetėdigjej, nė shenjė revolte ndaj indiferencės sė shtetit ndaj kėsaj shtrese.
16.01.2013
Burimi: Gazeta Tema
-
-
Pėr: PS - Keti Bazhdari - Edi Rama - Gjergj Ndreca!
GJERGJ NDRECA pret nje ftese nga Koēo Kokedhima!
Armiku Gjergj Ndreca
Ana qė nuk njohim e ish-tė burgosurit politik qė herė hipėn mbi skėnderbeun e herė qėllon e shtyn deputetėt. Baba i 4 fėmijėve dhe bashkėshort i njė financiereje qė nuk gjen dot kurrė punė
Publikuar mė 25.09.2012 | 16:02
Ėshtė ai i ēmenduri.. Ai qė hipi majė kalit tė Skėnderbeut, mu nė qendėr Tiranės, e prej aty kėrcėnonte se do tė vetėsakrifikohej qė bashkėvuajtėsit e tij tė merrnin dėmshpėrblimin pėr vuajtjet; ėshtė ai i ēmenduri, qė i gjuajti me shpullė ish-hetuesit tė tij e qė hakėrrehej se do rrihte ēdo deputet apo ministėr qė shihte nė podiumet televizive tė fliste pėr mrekullinė ekonomike qė po kalon Shqipėria; ėshtė ai qė flet lart e poshtė pėr vuajtjet e Spaēit, pėr komunistin Sali Berisha, pėr skamjen e ish- tė pėrndjekurve tė ripėrndjekur; ėshtė ai i ēmenduri qė shkon derė mė derė redaksive, deri nė bezdi, pėr tė rrėfyer sagėn e jetės sė tij dhe pėr tė kėrkuar vėmendje ndaj mashtrimit me dėmshpėrblimet. Ėshtė ai i ēmenduri, kėshtu qė nuk ia vlen... Ėshtė ai, Gjergj Ndreca, i shpallur armik qė nė fėmijėri, e tashmė qė ka kaluar tė 50-at, ėshtė po ai, po aq i varfėr e i pėrndjekur sa nė rininė e tij.
Familja Ndreca
Gjergj Ndreca ėshtė baba i katėr fėmijėve dhe bashkėshort i Ermirės, qė ka mbaruar shkollėn e lartė, pėr financė, por vetėm pse ėshtė gruaja e Gjergjit kurrė nuk e gjen dot njė punė. Ėshtė babai i Rozeldės, qė ndjek studimet me rezultate tė shkėlqyera, i Anės, qė vihet nė qendėr tė vėmendjes sė gjimnazistėve sa herė qė i ati kryen ēmendurinė e radhės. Ėshtė babai njė djali 10 vjeēar qė i ka parė dy herė njė dyzinė policėsh ti arrestojnė tė atin. Im bir shikon si gjatė gjithė kohės shtėpia jonė tani ėshtė nėn ruajtje. I duket sikur unė kam bėrė hatanė dhe duhet tia shpjegoj disa herė se skam bėrė asgjė tė keqe e veēse po kėrkoj njė tė drejtėn time. Po 10 vjeē ėshtė ai.. thotė Ndreca dhe shton: Ėshtė i vogėl, nuk di sa nuk i kupton kėto gjėra, por nė shkollė, i ėhstė bėrė dita ferr pėr shkak tė asaj qė unė kam bėrė.
Mė pėrndjekin
Qė kur kam qėlluar Saliu pesė burra mė shoqėrojnė kudo. Po tė nis unė tė shkoj drejt Parlamentit do mė thonė me lezet qė tė ndėrroj rrugė, po ti afrohem Kryesisė sė Kuvendit po e njėjta gjė mė ndodh. Nuk di tė them kush janė, por mė ruajnė sikur tė isha unė armiku mė i madh i kėtij vendi- thotė Gjergji dhe mė tregon me dorė dy burra qė pinė kafe ngjitur nė tavolinėn tonė. Zotėrinjtė duken nė qejfin e tyre por Gjergji mendon ndryshe dhe ndoshta ai e di mė mirė kėtė punė: pėr vite tė tėra ka qenė i mbikėqyrur dikur. Nga sa rrėfen beson se ky njeri ka patur rrallė ditė tė mbara. Ndoshta ditė tė tilla kanė qenė ato kur ka njohur Ermirėn, njė vajzė nga qytetit i Durrėsit. Ka qenė njė dashuri me shikim tė parė, pėr fatin tim tė mirė e tė zezėn e saj- thotė. Familja Ndreca jeton ende sor nė njė shtėpi me qira. Tė ardhurat e familjes janė aq tė pakta sa mezi sigurojnė bukėn e pėrditshme. Djalit tim nuk i blejė dot rroba tė reja apo dhurata, megjithėse e kam dritė tė vetme tė syve tė mi. Ndėrsa vajzat janė aq tė mira me studime, saqė ka dash Zoti nuk kanė mė nevojė pėr ndihmėn e tė atit- tė thotė Gjergji.
Asnjė kacidhe
Pėr vitet e burgut, ku ėshtė degdisur qė nė rini, nuk ka marrė ende asnjė kacidhe. Nuk i ka ardhur rradha. Nėpėr biruca ka humbur vitet e rinisė. Nė ditėt e sotme, tė venė damkė kur nuk je i aftė tė bėsh kompromise. Duhet tu vish pas avazit e tė lavdėrosh nga mėngjesi nė darkė ata me pushtet. Unė kurrė nuk e kam bėrė kėtė-tė thotė Gjergji. Gjyshi i tij ėshtė pushkatuar nga regjimi komunist. Ka qenė rreshtuar nė krahun e armatosur tė Mark Gjon Markut. Edhe pse ishte djali i tetė i familjes Ndreca, nė fshatin Kunaj tė Mirditės, Gjergji kurrė nuk mundi tė ndiqte as shkollėn e mesme. Nė vitin 1964 familja u vendos nė Milot e pėr Gjergjin mundėsi tė vetme mbijetese ishin krahėt e tij nė kooperativėn bujqėsore. Sapo mbush 20 vjeē, vendos tė arratiset. Kur ishte vetėm 200 metra larg lirisė, nė pikėn kufitare tė Qafės sė Morinit, arrestohet pėr tu dėnuar me 10 vjet heqje lirie. Dėnimin e ka vuajtur nė Spaē, Qafė Bari, Burrel dhe nė Shėn Vasia, nė Sarandė. Doli nga burgu atėherė kur regjimit komunist nuk i kish mbetur mė as edhe njė ushtar nė mbrojtje. Dola nga burgu kur Sali Berisha ulėriste kundėr komunistėve e bėnte be e rrufe se saga e tė pėrndjekurve dhe tė burgosurve do tė ishte kauza e jetės sė tij. Atėherė e kam besuar si Krishtin, - thotė Gjergji. Sot Gjergj Ndreca ėshtė nė ditėn e katėr tė grevės sė urisė.
Lindita Ēela
-
-
Pėr: PS - Keti Bazhdari - Edi Rama - Gjergj Ndreca!
GJERGJ NDRECA pret nje ftese nga Erion Braēe!
Gjergj Ndreca, ish I burgosur politik, prej 17 ditesh ne greve urie, I ve zjarrin vetes!! Turp per nje shoqeri te tere qe rri e ben sehir!
https://twitter.com/ErionBrace/statu...18775824142338
-
-
Pėr: PS - Keti Bazhdari - Edi Rama - Gjergj Ndreca!
GJERGJ NDRECA pret nje ftese nga Andrea Stefani dhe Mustafa Nano!
Gjergj Ndreca i rikthehet grevės sė urisė: Nuk dal i gjallė qė kėtej
17 Tetor 2012 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip
Pas kurimit nė njė klinikė tė specializuar nė Janinė, Gjergj Ndreca ish-i pėrndjekuri politik qė i vuri flakėn vetes nė shenjė proteste nė grevėn e urisė qė vijon prej 26 ditėsh, ėshtė rikthyer nė ambientet ku ish-tė pėrndjekurit janė ngujuar pėr tė kėrkuar dėmshpėrblimin e tyre.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/17/greva-e-urise-ne-diten-e-26-gjykata-e-tiranes-e-shpall-te-paligjshme/
-
-
Pėr: PS - Keti Bazhdari - Edi Rama - Gjergj Ndreca!
NE NUK MERITOJMĖ VETĖFLIJIMIN E ASKUJT; NE MERITOJMĖ SALI BERISHĖN
5 Nėntor 2012 | : Opinion | Autor: Mustafa Nano
Nja dy ditė pasi Gjergj Ndreca i vuri flakėn vetes, unė fola nė telefon me Mero Bazen, e ramė dakord tu bėnim njė vizitė ish tė pėrndjekurve nė grevė pėr tu thėnė se kėtė grevė do tė ish mirė ta mbyllnin, se kjo grevė nuk po gjente mbėshtetjen e shqiptarėve, se kjo grevė nuk po gjente as njė minimum mirėkuptimi mes ish tė pėrndjekurve qė sishin nė grevė, dhe se prandaj nuk kish kuptim tė sakrifikonin mė shumė pėrballė, e pėr shkak, e pėr kėnaqėsinė e bandės nė pushtet. Atė vizitė nuk e bėmė, pasi pak orė mė pas policia bėri rrethimin e grevės dhe nuk lejonte askėnd, dhe asgjė, tė hynte e tė dilte prej territorit tė rrethuar.
Tė gjithė e dinim se ish kėshtu. Ajo ish njė grevė e izoluar. Shumė vetė kanė fajėsuar mė pas (edhe kėto ditė) gjithė shoqėrinė shqiptare qė nuk u vu nė mbėshtetje tė kėsaj greve, por mendoj se nuk kanė plotėsisht tė drejtė. Shoqėria shqiptare mund tė paditet gjithė ditėn e ditės pėr nervin e sqaqur civik tė sajin, por ky nuk ėshtė rasti mė i mirė pėr ta ilustruar natyrėn ngordhalaqe tė kėsaj shoqėrie. Thellė-thellė, motivet e grevės kanė qenė, ose janė bėrė, edhe politike (kish kohė qė grevistėt kishin demonstruar se Berisha e tė tijtė ua kishin sjellė nė majė tė hundės), por ato motive nuk u artikuluan asnjėherė si tė tilla, rrjedhimisht nuk ishin gjithėpėrfshirėse. Nė planin deklarativ, ato motive kishin tė bėnin me interesin ekonomik tė njė pjese tė shoqėrisė. Sigurisht, njė shoqėri normale do tė duhej tu ndihej nė borxh, a nė mirėnjohje, ish tė pėrndjekurve, por ėshtė ca vonė pėr tė kėrkuar solidaritetin e shoqėrisė pėr njė kauzė tė tillė 22 vjet pas pėrmbysjes sė komunizmit, tė cilat janė dhe 22 vjet tė njė flirti tė kėtij grupi social me qeveritė e regjimet e Sali Berishės. Nė kėtė kuptim, nuk ka pse tė jetė marrė si befasi solidariteti i munguar me kėtė grevė nga ana e shoqėrisė nė tėrėsi.
Ēfarė tė bėnte pėrshtypje nė kėtė mes ishte solidariteti i munguar i dikujt tjetėr, solidariteti i ish tė pėrndjekurve. Dhe nė kėtė mes, mua personalisht, nuk ėshtė se mė ka shock-uar solidariteti i munguar me kauzėn, pasi pritej tė kish tė tjerė qė tė thoshin se kjo qeveri ka bėrė shumė pėr ish tė pėrndjekurit, se nuk ėshtė e drejtė tė protestohet me mjete tė tilla ekstreme, se kjo qeveri nuk ka ku ti gjejė paratė pėr tė dėmshpėrblyer ish tė pėrndjekurit nė kėto kohė krize, se ky dėmshpėrblim nuk ėshtė punė vullneti, por edhe punė ligjesh etj., etj. Por mė ka shock-uar heshtja pėr ditė tė tėra e ish tė pėrndjekurve tė tjerė pėrballė gjuhės rrugaēėrore tė pushtetit e tė Kryeministrit. E mė pas mė ka shock-uar solidariteti i dy a treve syresh, njerėz publikė, me pretendimet halucinante tė Kryeministrit, se grevistėt janė vegla tė opozitės, grevistėt kanė marrė parį, grevistėt janė bixhozēinj, janė pijanecė etj., etj. Prisja qė tė ishin ata tė parėt qė do tė denonconin kėtė gjuhė, por jo, as qė bėhej fjalė.
E kėshtu, kur kauza e grevistėve dukej si njė kauzė vetėm e grevistėve, ishte e lehtė tė merrje me mend se greva ish e destinuar tė dėshtonte, e prandaj ideja pėr tu bėrė njė vizitė e pėr ti kėshilluar ta ndėrprisnin atė grevė nuk na u duk gjėja e duhur. Por, siē thashė, nuk mundėm ta bėnim atė vizitė. Nuk ėshtė se mė gėnjente mendja se do tė mundnim ti kandisnim ta linin atė grevė, por ndoshta do tė kishim rast ti ftillonim pėr faktin qė jashtė grevės pakkush jetonte me hallin e tyre. E ky fakt mund tė shkurajonte ndonjė ide pėr vetėflijim. Ky fakt mund tė shkurajonte edhe Lirak Bejkon. Ndoshta.
Lirakun nuk e kam njohur. Veē nė njė rast kam folur nė telefon me tė, nė njė nga ditėt e grevės, nja dy ditė para se tė bėnte atė gjest tė fortė, si pasojė e tė cilit gjeti vdekjen. Unė isha nė spital pėr ti bėrė njė vizitė Gjergj Ndrecės, i cili lėngonte nė shtrat prej plagėve qė kish marrė prej vetėdjegies, dhe aty takova gruan e Lirakut, qė pėrpiqej ta mbante tė fortė e ta ngushėllonte gruan e Gjergjit. Kur po dilja, e po u jepja dorėn, gruaja e Lirakut mė dha telefonin e vet, e mė tha se ish Liraku qė donte tė fliste me mua.
Nė terma konkretė, nuk mbaj mend ndonjė gjė kushedi se ēfarė nga biseda disa minutėshe me tė, por pata njė ndjesi e shije tė mirė, qė mė pas e lidha, ndoshta kotmėkot, edhe me njė empati e simpati tė natyrės tribale (ai ish nga Skrapari). Por pasi ai bėri gjestin e vetėdjegies, unė zura ti bėja njė lexim aposteriori bisedės me tė, dhe mė erdhi inat qė nuk mund ti bėja interpretimin e duhur qysh nė momentin e bisedės vendosmėrisė sė tij, qė mė pas e ēoi drejt aktit qė synonte vetėflijimin. Mu duk krejt i pandėrdyshur nė atė qė bėnte, madje dhe i bindur se kjo grevė do tia arrinte qėllimit. Nuk pati nė bisedėn tonė asnjė nėnvizim tė llojit politik, ashtu si nuk pati asnjė pretendim publik tė grevistėve pėr ndonjė natyrė politike tė kėsaj greve, por motivimi politik, edhe nė mos pastė qenė nė origjinė tė grevės, ėshtė pėrftuar gjatė grevės, pas reagimeve tė Kryeministrit tonė rrugaē. Grevistėt bėnin ēmos ta fshihnin kėtė motivim, dhe kjo i la pa mbėshtetje, por personalisht e kam ndier motivimin e fortė politik tė grevės. E nuhata kėtė dhe tek ajo gjendje vibrante e Lirakut nė bisedėn qė pata me tė.
E theksoj kėtė, pasi ndryshe nuk mund tė kuptohen aktet e vetėflijimit tė Gjergjit e tė Lirakut. Interesat ekonomike, sado tė rėndėsishme tė jenė, mund tė tė hedhin nė lloj-lloj betejash, por ėshtė e zorshme dhe e rrallė qė tė shėrbejnė si njė motivim pėr vetėflijim. Unė vijoj tė besoj se Lirak Bejko vdiq pėr njė kauzė politike, ska gjė se ai, tok me grevistėt e tjerė, nuk e artikuluan kurrė njė kauzė tė tillė.
Nuk ndiej asnjė lloj ngushėllimi te ky fakt. Pėrkundrazi, ndihem si nė faj, ska gjė se e vetmja marrėdhėnie e imja e drejtpėrdrejtė me Lirakun ish ajo bisedė telefonike, pėr tė cilėn sapo fola. Ndihem si nė faj, qė nuk bėra asgjė pėr ta lexuar atė gjendje tė tijėn teksa bisedonim nė telefon, qė nuk arrita tė shihja nė atė vendosmėri tė tijėn pėr ti shkuar grevės deri nė fund njė shenjė paralajmėruese tė aktit tė vetėdjegies, e qė nuk bėra asgjė pėr tia larguar nga koka idenė e vetėflijimit.
Ne shqiptarėt dhe ky ėshtė rasti pėr tiu kthyer shoqėrisė shqiptare e pėr ta vėnė nė bankėn e akuzės nuk meritojmė flijimin e askujt pėr qėllime, e me motivime impersonale. Ne meritojmė, me sa duket, veē banditin qė kemi nė krye tė qeverisė, tė cilit edhe nė kėtė rrethanė nuk iu ndenj pa u bėrė i gjallė, e pa thėnė se greva e Lirak Bejkos ishte e paguar, se Liraku ishte zgjedhur pėr nė grevė mbi bazėn e kartelės shėndetėsore!!!??? E meritojmė, jo vetėm se nuk jemi nė gjendje ta ndalojmė ta bėjė Lirak Bejkon ti vėrė flakėn vetes, por nuk jemi nė gjendje as ta ndalojmė ta mbyllė gojėn e vet tė ndyrė, pasi Lirak Bejko ka vdekur.
-
-
Pėr: PS - Keti Bazhdari - Edi Rama - Gjergj Ndreca!
ISH-TE PERNDJEKURIT KERKOJNE DEMSHPERBLIMIN z.STEFANI!
Ti ne Tirane kembekryq dhe Gjergj Ndreca refugjat politik!
LIRAKU, VIKTIMĖ E PARANOJĖS KRYEMINISTRORE
6 Nėntor 2012 | : Opinion | Autor: Andrea Stefani
ANDREA STEFANI
Aleksandėr Arvizu, ambasadori i SHBA-sė nė Tiranė, duhet tė jetė zhgėnjyer jo pak nga fakti qė Kryeministri Berisha nuk mori mundimin tė negocionte me grevistėt e urisė, edhe pse njė gjė e tillė u kėshillua nga shumė zėra. Personalisht edhe nga ambasadori Arvizu. Tashmė ėshtė tepėr vonė, sepse e keqja ndodhi. Lirak Bejko, njėri ndėr ish tė pėrndjekurit e grevės qė dogji veten nė shenjė proteste pėr indiferencėn antihumane tė pushtetit, nuk ėshtė mė. Ai dha frymėn e fundit duke luftuar me plagėt e marra nė pėrleshje me arrogancėn e malit qė sbėzan, duke refuzuar tė jetė trashėgimtar i vuejtjes dhe i durimit si jo pak shqiptarė kanė zgjedhur tė jenė, pėr fat tė keq. Megjithatė kjo tragjedi nuk do tė kish ndodhur nėse Kryeministri do tė kish bėrė minimumin e detyrės sė tij si qytetar. Qė do tė thotė, tė dialogonte me kėta martirė tė diktaturės, por tash, edhe tė demokracisė. Por nuk e bėri. Pėrse? Besonte se nuk kishin tė drejtė?! Ashtu qoftė! Por a nuk ka detyrė ēdo njeri tė ndėrhyjė pėr tė shpėtuar dikė qė kėrkon ti japė fund jetės pėr shkak tė njė diēkaje si dėshpėrimi qė nuk ėshtė as i drejtė dhe as i padrejtė? A nuk duhet tė ndėrhyjė, ti thotė njė fjalė, ta tėrheqė nga buzėhumnera? Qeveria ti thoshte njė fjalė tė mirė qahet sot nėna e Lirakut, ta gėnjenin, po tthoshin njė fjalė tė mirė qė tė dilte nga greva. Po edhe pse pėrgjegjės pėr faktin qė Liraku kėrkonte me gjetė njė kafshatė mė tė mirė duke u endur, pėrditė, nė lojė varrimtare mbi lėkurėn e malit qė hesht, Berisha nuk denjoi tė thoshte qoftė edhe njė fjalė shpėtimtare. Pėrkundrazi e akuzoi Lirakun dhe shokėt e tij tė mundimit, si bashkėkomplotistė me opozitėn kundėr Berishės. I akuzoi, pa asnjė kompleks, por me kurajė tipike bolshevike, pikėrisht ai qė ngrohej nė oxhaqet e bllokmenėve nė kohėn kur Liraku luftonte me prangat e bllokmenėve? E akuzoi Lirakun ai qė ka shumė mė pak merita pėr kėtė vend sesa i pėrndjekuri dhe martiri Lirak Bejko. Komunisti i fundit nė pushtet ishte shndėrruar nė akuzator! E si mund tė mos thellonte kjo orgji me maska qė spaska fund, kjo ripėrmbysje klandestine e gjėrave, ky revolucion i fshehtė bolshevik nė barkun e demokracisė dėshpėrimin e grevistėve tė urisė, edhe tė Lirakut? Dhe ėshtė pikėrisht ky dėshpėrim, qė i vuri shkrepėsen jetės sė tij. Bėhet kėshtu krejt e qartė se, ndėrsa nė lojė ishte jeta e njerėzve, Kryeministri shqetėsohej narcizisht vetėm pėr veten dhe pushtetin e tij. Njė qėndrim i akullt dhe i kalkuluar, si i njė makine qė mund tė shpjegohet vetėm me kėtė paranojė narciste nė kokėn e pushtetit. Pėrgjegjėsia e Kryeministrit nė tragjedinė e sapondodhur, por edhe nė tė tjera para saj, ėshtė aq drejtpėrdrejt e perceptueshme sa ēdo Kryeministėr i njė shteti demokratik, nuk mund tė qėndronte mė nė atė detyrė publike. Vetėm diktatorėt e paprekshėm u rezistojnė tė tilla ngjarjeve vėrtet tė rėnda. Njė tjetėr rast qė provon se Shqipėria nuk ėshtė ende njė shtet normal.
***
Dihet se njė person me ērregullime paranojake karakterizohet nga dyshimi i theksuar ndaj tė tjerėve, nga paaftėsia pėr ti besuar ata, nga prirja pėr ti interpretuar synimet e tyre si qėllimkėqija, si dhe nga reagimi i tepruar. Kėto tipare janė tepėr tė dukshme nė marrėdhėniet e vendosura nga Berisha edhe me tė pėrndjekurit nė grevė. Qė nė krye tė herės ai vuri nė dyshim sinqeritetin e protestės sė tyre duke i akuzuar si vegla tė Ramės dhe tė opozitės. Pra, sipas Kryeministrit, tė pėrndjekurit nuk kishin hyrė nė grevė, sepse nuk kishin marrė kompensimin e premtuar financiar (madje propaganda e qeverisė i akuzoi si njerėz tė kamur), por sepse ishin yshtur nga opozita politike. Por faktet dėshmojnė tė kundėrtėn. Kompensimi financiar i tė pėrndjekurve ka 20 vjet qė zvarritet. Ndaj nuk ėshtė e para herė qė tė pėrndjekurit protestojnė pėr kėtė padrejtėsi. Por ėshtė e para herė qė ata akuzohen se janė bėrė vegla tė opozitės pėr ti marrė pushtetin Berishės. Edhe pse pėrsėri faktet dhe shifrat tregojnė se qeveria nuk e ka shlyer detyrimin ligjor ndaj tyre. Faktet provojnė se ka njė shkak ekonomiko-financiar pėr grevėn dhe jo njė inspirim politik. Kėto tė fundit mbeten vetėm fjalė kazani qė Kryeministri nuk i beson as vetė. Dhe, ēėshtė e vėrteta, ėshtė e vėshtirė tė besosh se tė pėrndjekur politikė tė regjimit komunist, do tė ishin tė gatshėm tė shkonin deri nė vetėflijim qė ata qė Berisha i quan bijtė e bllokmenėve, tė rimarrin pushtetin. Ka mė shumė tė ngjarė se kemi tė bėjmė me paranojėn e njė lideri qė, edhe pėr shkak tė jetėgjatėsisė sė pazakontė nė krye tė politikės dhe pushtetit, ka nisur tė shikojė ngado armiq tė pushtetit. Prandaj edhe reagimi i tij kundėr grevistėve ishte i tepruar (simptomė paranojake kjo), ashtu siē ishte i tillė edhe reagimi me plumba luftarakė ndaj protestuesve mė 21 janar. Pa njė mbireagim tė tillė paranoid, nuk do tė kish pasur as tė varė mė 21 janar dhe as martirė si Lirak Bejko apo tė vetėsakrifikuar si Gjergj Ndreca nė grevėn e tė pėrndjekurve politikė. Pėr shkak tė kėsaj paranoje, pushteti berishist nuk resht sė kryeri akte qė e pėrafrojnė me shumė pushtete tė tjera autokratike. I tillė ishte edhe akti i turpshėm i ndalimit tė ish tė pėrndjekurve ditėn e vizitės sė Hillary Clinton, qė ajo tė mos shihte protestėn e tyre. Pikėrisht njė tė tillė akt po bėn kėto ditė edhe qeveria e Kinės nė prag tė kongresit tė Partisė Komuniste nė pushtet. Tė shqetėsuar pėr njė artikull tė botuar nė gazetėn New York Times, ku demaskohej pasurimi pėrrallor i Kryeministrit kinez, autoritetet kanė bllokuar tė gjitha burimet e informacionit pėr kėtė artikull. Ata kanė shkuar aq larg, sa kanė urdhėruar qė, gjatė ditėve tė kongresit, tė gjithė pronarėt e pėllumbave tė postės ti mbajnė kėta zogj tė mbyllur nė kafaz qė tė mos pėrdoren pėr tė pėrhapur lajmin armiqėsor nė publik. Tamam si kinezėt, edhe Berisha i mbylli nė kafaz tė pėrndjekurit, nė mėnyrė qė protesta e tyre tė mos arrinte deri te sekretarja Clinton. Pavarėsisht nga kombėsia dhe koha, autokratėt bashkohen nė metodat e shtypjes sė lirisė sė shprehjes dhe organizimit.
***
Por akuzimi i grevistėve tė urisė, si vegla tė Edi Ramės, mund tė jetė edhe njė taktikė e Kryeministrit jo vetėm pėr ti shpėtuar pėrgjegjėsisė pėr konfliktin e lindur, por edhe pėr tė ndezur solidaritetin e fanatikėve tė pushtetit. Njė taktikė qė nuk e pėrjashton sindromėn paranoide, por e bėn mė komplekse duke e gėrshetuar edhe me atė tė njė solidariteti narcist tė grupit. Sepse presupozon ekzistencėn e njė lideri narcist qė ka kujdes tė krijojė rreth vetes mbėshtetjen e njė mase sa mė tė madhe njerėzish tė lidhur me pushtetin me njė solidaritet narcist. Qė do tė thotė me njė masė njerėzish qė e ndiejnė veten tė kėrcėnuar seriozisht kur kėrcėnohet lideri dhe pushteti i tij. Duket se segment i kėsaj mase janė bėrė edhe njė pjesė e tė pėrndjekurve tė komunizmit qė sot bėhen palė me pushtetin pėrballė bashkėvuajtėsve tė dikurshėm qė kėrkojnė asgjė mė shumė se tė drejtėn e tyre. Ndėrkaq ka njė mori shenjash tė tjera qė provojnė narcizmin politik tė Berishės. Ndėr to numėrojmė prirjen pėr madhėshti dhe vetėrėndėsi, nevojėn pėr tu admiruar, si dhe mungesėn e aftėsisė pėr empati (vėnia e vetes nė pozitėn e tjetrit) sikundėr u provua edhe nė rastin e grevistėve tė urisė. Dhe theksojmė kalimthi se nėse Kryeministri nuk do tė vuante nga paranoja e pushtetit dhe do tė kishte aftėsinė pėr empati, konflikti me ish tė pėrndjekurit nuk do tė ishte thelluar dhe Liraku nuk do tė ishte martirizuar. Por pushteti absolut qė tenton tė jetė i pafund, korrupton edhe aftėsinė e liderit pėr humanizėm. Prandaj Xhorxh Uashingtoni, duke besuar nė aftėsinė e papėrballueshme korruptuese tė pushtetit, sugjeroi me shembullin e tij qė asnjė President tė mos qėndronte mė gjatė se dy mandate 4-vjeēare. Lideri narcist nuk kėnaqet kurrė pa arritur nė krye tė njė organizate, partisė, shtetit apo kombit. Qė Berisha, gjatė karrierės sė tij politike ka tentuar tė vihet nė krye tė PD-sė, pastaj nė krye tė shtetit dhe mė pas, edhe nė krye tė kombit si lideri i tė gjithė shqiptarėve, nuk do koment. Por lideri narcist nuk ėshtė nė gjendje ti vendosė asnjėherė interesat e organizatės mbi ato personale. Prandaj, ēdo parti politike e ndėrtuar mbi bazėn e autoriteti absolut tė liderit ka, pėrgjithėsisht, jetėgjatėsinė e liderit. Nuk ėshtė rastėsi qė edhe nė PD e pranojnė se nė rast largimi tė Berishės, PD-ja merr fund. Por lideri narcist nuk ėshtė nė gjendje tė vendosė as interesat e shtetit apo kombit mbi ato tė pushtetit personal. Me kėtė sindromė shpjegohen shumė bėma tė Berishės, qė nga shitja naftė Millosheviēit, tolerimi i piramidave financiare, armatosja e paramilitarėve nė mars 97, grushti i shtetit i 14 shtatorit 98, tragjedia e Gėrdecit, vrasjet e 21 janarit dhe mė e fundit, qėndrimi ēnjerėzor ndaj kėrkesave tė tė pėrndjekurve politikė qė ēoi nė martirizimin e Lirak Bejkos. Por tradhtia mė e madhe ndaj interesit kombėtar ėshtė shkatėrrimi i projektit tė njė shteti me pushtete tė ndara dhe tė ekuilibruara, me gjykata tė pavarura, qė duke dhėnė drejtėsi, mbrojnė liritė dhe tė drejtat e shtetasve duke i bėrė ata njerėz tė lirė dhe qytetarė.
-
-
Pėr: PS - Keti Bazhdari - Edi Rama - Gjergj Ndreca!
Kur do te jipen demshperblimet monetare per ish te perndjekurit?
-
-
Pėr: PS - Keti Bazhdari - Edi Rama - Gjergj Ndreca!
Edi Rama ka deklaruar se neqoftese vjen ne pushtet, asnje qindarke nuk do tu jape te ishpersekutuarve.
Kete deklarate e ka ba ate dite(asokohe kur ndodhi ngjarja...ishte kryetar i opozites, Edi Rama) ku nje grevist i urise i vuri flaken vetes, gjate nje greve urie ne Tirane.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 11-11-2013 mė 17:44
-
-
Pėr: PS - Keti Bazhdari - Edi Rama - Gjergj Ndreca!
Lirak Bejko nuk u vetėflijua pėr 5 kacidhe...
» Dėrguar mė: 18/11/2013 - 07:08
Nga: EDUARD ZALOSHNJA
Nėpėrmjet njė deklarate pėr media, kryetari i Shoqatės sė tė Pėrndjekurve Politikė, Skėnder Tufa, kėrkoi tė shtunėn nga kryeministri Rama qė tė mbajė premtimin pėr zhdėmtimin e tyre pėr vitet e burgut politik qė kanė vuajtur nė kohėn e diktaturės komuniste. Duke theksuar se gjendja e tė pėrndjekurve ka mbetur e njėjtė si nė qeverinė e shkuar, Tufa theksoi se qeveria aktuale tė paktėn duhet tė prononcohet pėr kėtė problem, tani qė po hartohet projekt-buxheti pėr vitin e ardhshėm.
Kjo deklaratė vjen fill pasi qeveria akordoi njė fond prej 500 mijė lekėsh (rreth 5000 dollarė) pėr familjen e tė vetėflijuarit Lirak Bejko, njė gjest i lavdėrueshėm ky, por krejt i pamjaftueshėm. Sepse Liraku nuk u vetėdogj nė atė mėnyrė aq tragjike thjesht qė familja e tij tė merrte 5 kacidhe.
Liraku u vetėdogj sepse shteti shqiptar e kishte injoruar pėr 21 vjet ligjin qė shpallte pafajėsinė pėr tė burgosurit politikė tė diktaturės, si dhe tė drejtat qė rridhnin prej asaj pafajėsie (ligji 7514 i datės 30-09-1991). Liraku u vetėdogj sepse, pėr burgosjen e padrejtė, tė burgosurve politikė nuk u ishte dhėnė kompensim nė bazė tė nenit 44 tė Kushtetutės dhe tė nenit 57 tė Kodit Penal, ndėrkohė qė ky kompensim u ishte dhėnė krerėve tė nomenklaturės komuniste nė fund tė viteve '90. Liraku u vetėdogj sepse nuk mund tė pranonte qė kėstet e dėmshpėrblimit tė viteve tė burgut t'u jepeshin si lėmoshė me pikatore. Sė fundi, Liraku u vetėdogj sepse nuk mund ta duronte mė injorimin e plotė qė u bėri kėrkesave tė tij dhe tė shokėve tė tij kryeministri i vendit, i cili, para se tė vinte nė pushtet, kishte premtuar se do tė siguronte dėmshpėrblimin e plotė tė tė burgosurve politikė brenda 4 vjetėsh. Sot njė kryeministėr tjetėr ėshtė nė krye tė qeverisė dhe tė burgosurit politikė qė u ngujuan nė grevėn politike me Lirak Bejkon po i kujtojnė atij se tė gjitha arsyet qė e ēuan Lirakun nė vetėflijim janė ende aktuale. Po i kujtojnė atij fjalėt e thėna para se tė vinte nė pushtet, kur shkonte nė grevėn e urisė dhe premtonte njė dėmshpėrblim dinjitoz e njė trajtim me status tė veēantė pėr tė burgosurit politikė. Po i kujtojnė atij se gjendja e tė burgosurve politikė po rėndohet nga dita nė ditė dhe po vdesin njė nga njė, siē vdiq nga kanceri Shpėtim Karamuēa, me tė cilin Rama bėri njė foto tė reklamuar me bujė nė "Facebook"-un e tij nė ditėt e nxehta tė grevės sė urisė. Por a ka mundėsi shteti shqiptar t'i zhbėjė tė gjitha padrejtėsitė qė u ka bėrė shtetasve nė periudhėn 1944-1990? Sigurisht qė nuk ka, tė paktėn aktualisht. Sepse dhjetėra mijėrave familjeve u ėshtė marrė pa tė drejtė prona e pasuria, dhe mijėra tė tjera janė dėbuar nga shtėpitė e tyre. Dhe tė gjitha ato familje, nė bazė tė Kushtetutės, duhen kompensuar.
Sidoqoftė, nuk ka tė drejtė mė tė madhe tė shkelur se sa e drejta e jetės dhe e lirisė - njė e drejtė qė iu hoq barbarisht tė pushkatuarve dhe tė burgosurve politikė nė periudhėn 1944-1990. Ndoshta shteti shqiptar nuk ka sot mundėsi t'u japė dėmshpėrblim tė gjithė trashėgimtarėve tė tyre, por tė paktėn duhet tė dėmshpėrblejė plotėsisht tė burgosurit qė ende janė gjallė, si dhe bijtė e bijat e atyre qė u pushkatuan pėr bindje politike. Pėr kėtė u vetėflijua Liraku, jo pėr lėmoshėn prej 5 kacidhesh tė Ramės...
Shėnim: Bashkėngjitur ėshtė kopja e deklaratės origjinale tė fillimit tė grevės sė urisė sė tė burgosurve politikė, firmosur para njė viti nga tė ndjerėt Lirak Bejko e Shpėtim Karamuēa, si dhe grevistė tė tjerė qė ende janė gjallė.
gazeta shqiptare
-
-
i/e regjistruar
Pėr: PS - Keti Bazhdari - Edi Rama - Gjergj Ndreca!
20 vjet kaluan edhe prape te varfer keta te burgosurit politike. si qenkan mare keta me politike kur keta s`jane ne gjendje te sigurojne dot jetesen e vet. keta e paskan pasur hak burgun.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt