Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Demaçi: Amerika e ka autorizuar turqinë të kujdeset për shtetin e kosovës

    Nga Faton Ismajli | 24 Tetor 2013 13:14

    Adem Demaçi e ka gjetur “fajtorin” pse Turqia dhe Kryeministri i saj, Recep Tayyip Erdogan po vijnë në Prishtinë dhe me lehtësi po deklarohen se “Kosova është Turqi”.
    Demaçi ka thënë se krejt këto lëvizje të turqve në Kosovë po bëhen pasi Amerika e ka autorizuar Ankaranë që të merret me shtetet e shqiptarëve në Ballkan.
    Sipas tij, SHBA’ja e ka autorizuar Turqinë të merret me Kosovën.
    “Këto metafora që përdorë z. Erdogan “Kosova është Turqi” i bën për të treguar afërsinë. Ne jemi shteti i vogël, i ri dhe që kemi nevojë për një mbrojtje. Nuk ka mundësi që Amerika të merret gjithmonë me ne.
    Amerika i ka autorizuar turqit që të kujdesen për Shtetin e Kosovës”, ka thënë Demaçi, për Gazetën Express.
    “Ne e kemi miken kryesore Amerikën”, ka shtuar ai.
    Autori i libri “Gjarpërinjtë e gjakut” thotë se askush s’duhet të ketë frikë nga turqit se mund të riokupojnë tokën e shqiptarëve.
    “Merreni pak ma me sabër këtë dashuri të madhe që po e shpreh Turqia ndaj nesh, merreni pak me
    kallajllëk dhe me javash. Ne nuk kemi frikë se Turqia mund të na okupoj ose riokupoj”, ka thënë ai.
    Sipas tij, miqësia me Turqinë ndikon drejtpërdrejtë te Serbia dhe Greqia të kenë kujdes me dy shtetet e
    shqiptarëve.
    “Ju e dini, ushtrinë e Shqipërisë e furnizojnë me armë dhe e ushtrojnë turqit. Qiellin e Kosovës e mbron
    aviacioni turk. Ne jemi të rrethuar nga shtete të cilat gjithmonë kanë lakmuar që të na shkëpusin ndonjë
    copë. Sot Turqia po vihet në mbrojtje tonë. Këtë e din edhe Turqia, edhe Greqia, edhe Serbia, e dinë
    edhe të tjetër. Kështu që ne kemi nevojë për një miqësi shumë të ngushtë me Turqinë”, ka shtuar ai.
    Kryeministri i Turqisë Erdogan ka qëndruar të mërkurën në Aeroportin e Prishtinës ku ka bërë përurimin e
    Terminalit të ri, i ndërtuar nga një kompani turke.
    Përveç në Sllatinë, Erdogan ka qëndruar edhe në qytetin shumëetnik të Prizrenit, ku ka thënë se “Kosova
    është Turqi e Turqia është Kosovë”.
    Demaçi shpjegon se këto krahasime të Kryeministrit të Turqisë nuk po iu pëlqejnë disa njerëzve në
    Kosovë për shkak se turqit dikur ishin okupator të egër të shqiptarëve.
    “Shiko, kjo është një metaforë që e ka përdor z. Erdogan. Se Erdogani nuk është budalla mos me e ditë
    që Kosova është Kosovë e Turqia është Turqi. Mirëpo, ngapak po ju pengon njerëzve kjo afri – jo vëlla, jo
    si në shtëpinë time – ne jemi mësuar me Turqinë me pas njëfarë distance, se kanë mbetur ende ato
    kujtimet tona të hidhura. Ata thonë se kemi bashkëjetuar pesëqind vjet, por duhet ditur se ata kanë qenë
    okupator dhe ne kemi qenë të okupuar. Kjo ka qenë bashkëjetesë, por ata mundohen sikur ta përkthejnë
    atë robërinë e tyre sikur kanë ardhur të na shpëtojnë”.
    Demaçi kërkon nga Qeveria dhe institucionet tjera të punojnë më shumë që Kosova të mos jetë kaq
    shumë e varur nga shtetet e tjera.
    Ai thotë se vendet e BE’së kanë hezituar, i ka kapur kriza financiare dhe në këtë formë i kanë lënë
    hapësirë Turqisë të investojë jo vetëm në Kosovë.
    “Ekonomia e Turqisë është e gjashta në Europë, dhe është ekonomia e gjashtëmbëdhjetë në botë. Turqia
    ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm në këto dhjetë vjetët e fundit. Meqë, Turqia ka afinitet vjen
    këtu investon dhe këto shtete tjera europiane po kujtohen dhe janë vonuar si dhe kanë rënë në krizë të
    rëndë financiare ekonomike. Kapitalizmi e ka këtë punë, ti investon ku të mundesh”, ka deklaruar ai

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Demaçi: Amerika e ka autorizuar turqinë të kujdeset për shtetin e kosovës

    Qenka kfjellur plaku.

    Turqia nuk do ta okupoj Kosovën e as Shqipërin.

    Por Kosovaret jan asi njerez, qe duan qe Greku, Polaku e Lituanezi sikurse Francezi e Portugezi t'i okupoj ata nen çadren e labelit "BE" !!
    … ///

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Demaçi: Amerika e ka autorizuar turqinë të kujdeset për shtetin e kosovës

    ...eh,qyky demaqi qemoti kerkonte ballkani,e bile edhe ne beograd ka kerku nje gje te tille...."fort i aft"qyky demaqi,qyski e ka trunin,fjaline me te"madhe e ka teposht e perpjete,heeehheeee

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •