Postuar mė parė nga
Albo
Pyetja qe ti ngre, ne mendjen tende ka te beje me "homoseksualitetin", por ne fakt, thelbi i pyetjes qe ti ngre, ka te beje me ate pyetjen tjeter:
- Nga e merr njeriu moralin e tij?
Nese moralin do ta perkufizonim si "ajo qe ne njohim si te mire apo te keqe per jeten tone", atehere pyetja me adekuate do te lindte natyrshem:
- A e pranon morali im, homoseksualizmin si dicka pozitive apo negative, ose sic e tuan ti me lart, "te mire" apo "te keqe"?
Dhe po do te vazhdosh akoma me tej, dalim tek pyetja tjeter:
- A jam une ne gjendje si njeri qe te zgjedh te shpik apo krijoj "moralin tim personal", apo e trashegoj kete moral nga gjetke?
Nga pergjigjet qe ti jep, ti je nje nder ata njerez qe besojne se "njeriu eshte zot i vetvetes", qe nenkupton, se ti refuzon te marresh moralin e familjes ne te cilen je rritur, shoqerise ne te cilen je rritur, brezave te ardhur para teje, kultures njerezore te trasheguar. Ti je nder ata qe zgjedh te "krijosh moralin tend". Ne gjuhen popullore shqiptare, keta i quajne: "femije qe bejne fis me vete". Dhe kur e gjen veten perballe njerezve qe nuk zgjedhin te krijojne morale personale, por ndajne e trashegojne moralin familjar apo nga tradita e tyre e trasheguar fetare, ti e ndjen veten keq, pasi keta njerez nuk ndajne me ty moralin tend. Dhe kete ti e quan me lart "homofobi" dhe ata qe nuk mendojne si ty i quan "homofobe".
Dhe pika tjeter qe ti prek, ashtu pa kuptuar, eshte kjo ideja qe u shitet brezit tend ne kohen qe jetojme: jeni te lire te beni gjithcka, te jetoni sic u do qejfi, duke injoruar cdo norme shoqerore e cdo moral qe mund te keni trasheguar e mesuar ne familje apo nga vete shoqeria. Perse te ndalemi vetem tek homoseksualizmi? Perse te mos e shohim edhe pedofiline si nje "zgjedhje" e njeriut qe duhet respektuar? Perse jo te mos bejme edhe te njejten gje per ata njerez qe vrasin ose vjedhin? Perse eshte dicka e keqe qe te vrasesh apo vjedhesh? Nga e ka origjinen ky "moral" i kodifikuar ne ligjet e shteteve te kohes sone?
Ta kam shpjeguar me detaje ne nje teme tjeter se cilat jane te keqijat e homoseksualizmit, sipas moralit tim si nje njeri me besim, qe nuk zgjedh te shpik "morale personale", por trashegoj ate moral fetar qe familja ime ka trasheguar ne plot 80 breza deri ne ditet e sotme.
Pyetja qe une do te te beja ty dhe atyre qe mendojne si ty eshte: Cfare ju shtyn te besoni se homoseksualizmi eshte dicka "e mire" per shoqerine?
Albo
Krijoni Kontakt