Postuar mė parė nga
Albo
Sa veta ke bere si vetja deri me tani? Sa veta ne kete forum preferojne te kthehen ne hijena, ashtu sic e ndien veten ti?
Standardin e sotem? Ate standard qe ka prodhuar me shume familje me kafshe se sa me femije ne SHBA? Apo ate standardin qe ka bere qe 50% e femijeve te rriten vetem me nje nga prinderit pasi 50% e te gjitha martesave perfundojne ne divorc brenda 5 vjetesh? Apo ate standardin qe prodhon te rinj te shkolluar si puna tende qe shkojne e bejne kasapane ne shkolla e neper vende publike? Apo per ate standardin ku pas mijera vjet ekzistence, njerezimi ka humbur sensin e gjinise. Njerezit nuk e marrin me gjinine e tyre nga natyra njerezore qe ne lindje. Jo! Secili prej nesh sot "zgjedh" qe te behet femer apo mashkull, apo edhe femer edhe mashkull. Apo per ate standardin ku tani cdo njeri ne bote zgjedh "orientimin e tij seksual"? Sot homoseksualet luftojne per "te drejtat e tyre" qe te kene "orientimin e tyre seksual", neser e kane rradhe pedofilet, pasneser e kane rradhen ata qe martohen me kafshet.
Pse jo? Ne njerezit u vetekrijuam, e detyrimisht, mund te shpikim e krijojme "lirite" tona, e ti ndryshojme e tjetersojme keto liri e kete natyre, sa here qe na do qejfi secilit prej nesh. Kush do te na ndaloje?
Do te mesosh per mostrat e njerezimit? Vetem ne 50 vjetet e fundit, jane abortuar qindra miliona femije ne mbare boten! Lufta e II Boterore, lufta me e pergjakshme ne historine e njerezimit, solli vetem 45 milion viktima ne njerez.
Cili ka qene ai "shkencetar" apo "super-njeri" nga rradhet e brezit tend te ngritur qe ka vendosur se vrasja eshte e keqe? C'te keqe ka per moralin tend qe u be nje vrasje? Pune e madhe se u vra nje apo 1000, ka miliona e miliarda njerez ne kete bote, apo jo? E ke vrare ndonjehere mendjen qe te kerkosh e mesosh se perse vrasja denohet me ligj apo eshte gje e keqe? Perse te mos e "liberalizojme" edhe vrasjen?
Ke frike se te detyrojne me zorr qe te besh femije? Mos ki frike. Shkenca i ka dhene femres "pilulen" kunder shtatezanise dhe plot mjete te tjera per te penguar ne menyre mekanike ate qe gjithe njerezit trashegojne nga natyra e tyre e perbashket njerezore: ciftezimin e nje femre e nje mashkulli qe sjell ne jete femije. Vetem ne epoken tone dhe ne asnje epoke tjeter te njerezimit qe nga gjeneza e kohes, njeriu nuk e ka pare sjelljen ne jete te femijeve si nje "zgjedhje". Por e kane pare si nje pjese e patjetersueshme te natyres se tyre njerezore. Dhe jo vetem njerezit, por te gjitha kafshet e gjithe gjallesat e kesaj bote, ciftezohen e shumohen.
Dhe kjo eshte arsyeja perse ti ke zgjedhur te identifikosh vetveten me hijenen. Hijena eshte kafsha me e shpifur pasi 1) asnje kafshe tjeter nuk shoqerohet me te dhe te gjithe i qendrojne larg 2) hijena eshte kafsha e vdekjes qe ushqehet me trupat e prishur te kafsheve te ngordhura. Te thuash qe "une zgjedh te mos kem femije", ti je duke thene shume per vetveten. Je duke thene se per ty e shenjte nuk eshte jeta, eshte vdekja. Arsyeja perse njerezit sjellin femije ne jete eshte pikerisht se cmojne jeten si te shenjte dhe duan qe jeta te vazhdoje edhe pas vdekjes se tyre. Je duke thene edhe qe je i dashuruar me vetveten. Njerezit e dashuruar me vetveten jane ata qe zgjedhin te mos kene femije pasi femija per ta "u prish rehatin e jetes". Ne fakt, njerezit qe zgjedhin te mos kene femije jane ata qe nuk njohin dashurine, pasi nje njeri qe nuk ka dashurine, nuk ka se cfare te ndaje me nje femije. Ajo qe ti njeh si dashuri eshte vetedashuria. Dhe njerezit e dashuruar me vetveten nuk duan ta ndajne kete dashuri me askend tjeter, as me nje grua, as me prinderit, as me familjet, e as me femijet e tyre.
Te thuash qe une zgjedh te mos bej femije eshte njesoj si te thuash: une zgjedh te mos jem me njeri!
Sa keq qe nuk menduan keshtu si ty edhe ata dy prinderit e tu. Po te kishin mendjen tende, ti nuk do te ekzistoje sot e nuk do te kishe as "te drejta"!
Albo
Krijoni Kontakt