Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e mia

    Zana Xhuka paditet nga stafi i saj: Nuk firmosi raportet ndaj zyrtarėve pėr fshehje tė pasurisė


    Zana Xhuka, kryeinspektore e Inspektoriatit tė Deklarimit tė Pasurive ėshtė paditur penalisht nga stafi i saj i punės. Ata e akuzojnė se ka shpėrdoruar detyrėn dhe nuk ka pranuar tė firmosė dosjet e hetimit qė ky inspektoriat ka bėrė ndaj zyrtarėve tė lartė pėr fshehje tė pasurisė.

    Stafi punonjės i ILDKPKI dorėzoi sot kallėzimin penal kundėr Inspektores sė Pėrgjithshme tė ILDKPKI, Zana Xhuka, pėr veprat penale tė shpėrdorimit tė detyrės dhe vjedhjes nėpėrmjet shpėrdorimit tė detyrės, parashikuar nga nenet 248 e 135 tė Kodit Penal.

    Stafi i saj thotė se ajo nuk ka arsimin e duhur pėr atė detyrė. Gjithashtu e akuzon pėr largime tė pamotivuara nga detyra tė punonjėsve si dhe per faktin se nuk ka pranuar tė rikthejė nė punė tė larguarit edhe pse KSHC dhe Zyra e Pėrmbarimit kanė urdhėruar rikthimin e tyre.

    Stafi i ILDPK-sė e akuzojnė se ka refuzuar tė firmosė raportet e Inspektorėve tė Lartė ku propozohen kallėzime penale dhe gjoba pėr zyrtarė me fshehje pasurie qindra mijė dollarė dhe konflikte flagrante interesi.

    Se ka refuzuar tė firmosė raportet e Inspektorėve tė Lartė ku propozohen kallėzime penale dhe gjoba pėr zyrtarė me fshehje pasurie qindra mijė dollarė dhe konflikte flagrante interesi.

    Gjithashtu thuhet se Xhuka ka bllokuar punėn e nisur nė date 19.11.2012, pėr kontrollin e plotė tė rreth 200 zyrtarėve pėr shkak tė funksionit dhe pėr dyshime pėr pasurinė e tyre, “me arsyetimin absurd e antiligjor se kjo nuk ishte puna e saj.”

    Zana Xhuka akuzohet se ka refuzuar t’i kontrollojė dhe tė bėjė njė hetim administrativ pėr rreth 1200 deklarata tė mbartura nga viti 2012, duke i arshivuar tė papėrfunduara e tė pafirmosura prej saj.

    Po ashtu, pėr tė gjitha deklaratat e kėtij viti, rreth 4800 copė, nuk ėshtė bėrė skanimi elektronik siē kėrkon ligji me qėllim shmangien e ndėrhyrjeve nė to, dhe nuk janė kontrolluar paraprakisht siē kėrkon ligji.

    “Nuk dihet fati i rreth 100 dosjeve tė kontrollit tė plotė tė filluara nė muajin qershor, afati i tė cilave mbaronte mė 23 shtator. Sipas ligjit, duhet tė kishte filluar qė prej muajit prill kontrolli i 4% tė dosjeve qė pėrzgjidhen nė bazė tė shortit tė hapur qė kryhet vit pėr vit. “Po mbyllet viti dhe nuk dihet akoma se cfarė bėhet me rreth 190 dosjet e pėrzgjedhurave me short.”- thuhet nė kallzim penal.

    Gjithashtu Xhuka akuzohet se ka vjedhur duke shpėrdoruar detyrėn muaj pėr muaj bonusi prej 35.000 lekė i dhėnė pėr transportin e zyrtarėve pa makinė, pa naftė e pa shofer.

    “Znj. Zana Xhuka ka nė pėrdorim personal makinėn me targa zyrtare tė ILDKPKI, gjithė sasinė e naftės prej 7.000 litra, shoferin personal dhe nuk duhet ta pėrfitonte kėtė bonus sipas ligjit. “E gjithė sasia e naftės e blerė pėr vitin 2013 ėshtė tėrhequr nga Inspektorja e Pėrgjithshme nga magazina pa u justifikuar e shoqėruar me procedurat ligjore pėr tu pėrvetėsuar, shitur dhe pėr tu futur si para te thata nė xhepat e Inspektores sė Pėrgjithshme.”

    Kolektivi i cili ka depozituar kallzimin penal nė Prokurori bashkangjitur me dosjen ka dhėnė dhe emrat e personave tė cilėt kanė firmosur kėtė kallzim.

    Kallzimi penal i ėshtė dėrguar pėr dijeni dhe Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Z. Bujar Nishani, Kryetarit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Z. Ilir Meta, Kryetarit tė Komisionit tė ēėshtjeve ligjore, Z. Fatmir Xhafaj, Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, Z. Bujar Leskaj, Ambasadorit Amerikan Z. Aleksandėr Arvizu, Ambasadorit tė Bashkimit Europian Z. Ettore Sequi, Ambasadorit tė prezencės sė OSBE Z. Florian Raunig.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Stafi punonjės i ILDKPKI dorėzoi sot kallėzimin penal kundėr kreut te institucio

    PD: Rama- Meta, sulm tė koordinuar ndaj ILDKP

    TIRANE- Partia Demokratike denoncoi sot atė qė e quajti sulm tė koordinuar Rama- Meta, kundėr institucionit tė Inspektoriatit tė Lartė pėr Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, dhe nė mėnyrė tė veēantė ndaj kreut tė kėtij institucioni tė pavarur, Zana Xhuka.
    PD i bėn thirrje Prokurorisė qė tė tė fillojė menjėherė hetimin ndaj personave qė kanė kėrcėnuar pėr shkak tė detyrės Inspektoren e Pėrgjithshme tė ILDKP-sė, si edhe ndaj nxitėsve tė kėtyre sulmeve.
    Nga Kryesia e Kuvendit, deputeti Oerd Bylikbashi tha se qėllimi i vetėm i dyshes Rama-Meta, ėshtė shkrirja e kėtij institucioni kyē nė luftėn kundėr korrupsionit, sipas tij, pėr tė futur nė dorė tė lirė aferat korruptive qė po planifikojnė.

    “Pas sulmeve verbale tė eksponentėve tė mazhorancės, pas orkestrimit tė kallėzimeve penale nė formėn e fletėrrufeve, ky agresion i shėmtuar ka vazhduar sot me kėrcėnime pėr shkak tė detyrės ndaj integritetit fizik tė drejtueses sė ILDKP-sė. Ky pėrshkallzim i frymės sė terrorit institucional, ėshtė njė rrezik flagrant pėr pavarėsinė e institucioneve tė pavaruara tė shtetit tė sė drejtės dhe luftėn ndaj korrupsionit tė qeveritarėve.”- tha Bylykbashi nė fjalėn e tij.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Stafi punonjės i ILDKPKI dorėzoi sot kallėzimin penal kundėr kreut te institucio

    Skandal nė zyrat e ILDKP, Xhuka kėrkon mbrojtje nga Policia: Mė dhunuan fizikisht

    Kryeinspektorja reagon pas kallėzimit penal tė vartėsve tė saj.

    “Familja ime, kontribuuese nė shtetformimin e Shqipėrisė”

    Emri:  zana-xhuka.jpg

Shikime: 660

Madhėsia:  24.4 KB
    Kryetarja e Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit tė Pasurive, Zana Xhuka, ka reaguar dje pas kallėzimit penal nė Prokurori nga stafi i kėtij institucioni. Kryeinspektorja e ILDKP-sė ka bėrė me dije se ėshtė dhunuar nė punė fizikisht dhe verbalisht nga inspektori i ILKDP-sė, Shkėlqim Ganaj, ndaj tė cilit ėshtė bėrė dhe kallėzim penal nė Prokurorinė e Tiranės. Zana Xhuka ka kėrkuar mbrojtje nga Policia e Qarkut tė Tiranės dhe nga Policia e Shtetit pėr tė dhe familjen e saj, pasi ėshtė kėrcėnuar pėr shkak tė ushtrimit tė detyrės. “Njoftojmė se inspektori Shkėlqim Ganaj pezullohet nga detyra pėr dhunė fizike dhe verbale ndaj njė titullari tė lartė tė shtetit shqiptar nė detyrė dhe do tė kallėzohet penalisht. Pėr kėtė arsye i kam kėrkuar Policisė sė Qarkut Tiranė dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit mbrojtje tė veēantė tė personit tim dhe familjes sime”, deklaron Xhuka. Shkėlqim Ganaj ka qenė kandidati i dytė i propozuar nga Presidenti i Republikės, Bujar Nishani, pėr postin e kryeinspektorit tė ILDKP-sė.

    Akuzat
    Kryeinspektorja i ka quajtur si qėndrime politike sulmet nė adresė tė saj pėr shpėrdorim detyre, madje dhe kallėzimin penal tė dėrguar dy ditė mė parė nė Prokurori. Kėto sulme, sipas Xhukės, bėhen nga individė brenda dhe jashtė ILDKP-sė, tė cilėt sipas saj synojnė tė pengojnė punėn e kėtij institucioni. “Konsideroj ēdo akt, fjalė dhe veprim, qė tashmė me keqardhjen mė tė thellė rezultojnė tė pėrsėritura, si njė qėndrim tė politizuar tė paprecedentė politik, tė organizuar nga individė brenda dhe jashtė njė institucioni tė pavarur, me synimin e vetėm frenimin e inspektorit tė Pėrgjithshėm, znj. Zana Xhuka, nė pėrmbushjen e detyrės sė saj tėrėsisht ligjore dhe krejtėsisht tė pavarur.
    Inspektori i Pėrgjithshėm i konsideron tė gjitha insinuatat dhe shprehjet anonime tė deritashme si shpifje dhe fyerje pėr shkak tė detyrės, tė cilat dėnohen rėndė penalisht”, bėn me dije zyrtarja e ILDKP-sė. Nė reagimin e ILKDP-sė, titullarja e kėtij institucioni bėn me dije se ka arsimin pėrkatės pėr tė ushtruar detyrėn e saj nė krye tė kėtij institucioni. Madje, Xhuka ka bėrė me dije se rrjedh dhe nga familje qė ka kontribuar nė shtetformimin e Shqipėrisė dhe Kosovės. “Si njė individ qė rrjedh nga familja Gjuka (Xhuka) dhe familja Shehu, kontribuuese nė shekuj nė shtetformimin e Shqipėrisė dhe tė Kosovės, me penė dhe me gjak, ju garantoj se do ta pėrmbush kėtė detyrė me dinjitet, profesionalizėm dhe integritet tė lartė, si ēdo detyrė tė mėparshme, nė pėrputhje tė ligjit dhe vetėm ligjit”, thuhet nė reagimin e saj.

    Vartėsit: Xhuka, presion qė tė tėrheqin padinė
    Stafi i ILDKP-sė ka reaguar dje sėrish, duke denoncuar presionin e ushtruar nga inspektorja e Pėrgjithshme e ILDKP-sė, Zana Xhuka, njė ditė pas kallėzimit penal nė Prokurori. Nė njoftimin e shpėrndarė nė media bėhet me dije se Xhuka ka kėrkuar prej punonjėsve tė ILDKP-sė qė tė tėrheqin kallėzimin penal, qė ėshtė firmosur nga 34 punonjės tė kėtij institucioni, por kjo kėrkesė ėshtė refuzuar prej tyre. Punonjėsit e ILDKP-sė njoftojnė se nė kėtė institucion kanė hyrė persona tė jashtėm dhe qė po manipulojnė serverin qendror dhe tė dhėnat e protokollit. Po ashtu, ata kėrkojnė nga Kuvendi i Shqipėrisė qė tė ndėrhyjė dhe tė pezullojė nga detyra Zana Xhukėn. “Nė institucion kanė hyrė persona tė jashtėm qė kanė filluar ndėrhyrjet dhe manipulimin e tė dhėnave nė serverin qendror tė tė dhėnave, gjithashtu po sot nė zyrėn e protokollit ėshtė emėruar shefja e re e zyrės, e cila ka filluar ndėrhyrjet pėr manipulimin e tė dhėnave nė sektorin e protokoll-arkivit. Nė kėto kushte: Kėrkojmė ndėrhyrjen e menjėhershme tė organit tė Prokurorisė dhe Kuvendit tė Shqipėrisė me qėllim marrjen nė rruajtje dhe sigurimin e zyrave, dokumentacionit zyrtar dhe serverit qendror tė tė dhėnave. Kėrkojmė gjithashtu pezullimin nga detyra tė inspektores sė Pėrgjithshme, znj. Zana Xhuka, deri nė pėrfundim tė hetimeve”, thuhet nė reagimin e stafit tė ILDKP-sė.

    Tiranė, Prokuroria nis shqyrtimin e kallėzimit ndaj kreut tė ILDKP
    TIRANE – Kallėzimi penal ndaj kryeinspektores sė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, Zana Xhuka, ka dy ditė qė ka mbėrritur nė Prokurorinė e Tiranės. Gazeta ka mėsuar dje se materiali qė pėrmban kallėzimi penal ėshtė depozituar nga tė paktėn 20 punonjės, tė cilėt e akuzojnė drejtuesen e ILDKP-sė pėr veprėn penale “shpėrdorim detyre”. Ditėn e djeshme mėsohet se sipas procedurės sė zakonshme, materiali i kallėzimit penal ėshtė dėrguar nga zyra e regjistrit tė padive nė atė tė drejtuesve tė Prokurorisė sė kryeqytetit. Burimet e gazetės thanė se materiali i padisė po shqyrtohet dhe pas njė vlerėsimi paraprak do tė vendoset si do tė vazhdojė ēėshtja mė tej. Referuar veprės penale pėr tė cilėn akuzohet drejtuesja e ILDKP-sė nė padinė e bėrė nga vartėsit e saj, pritet qė dosja penale tė hetohet nga Njėsia Task-Force nė Prok-urorinė e Tiranės. Megjithatė, procedura parasheh se drejtuesi i organit tė akuzės nė kryeqytet do tė caktojė prokurorin e ēėshtjes qė do tė realizojė verifikimet paraprake nėse ka elemente tė veprės penale nė veprimet e personit tė denoncuar. Pas njė analize tė provave tė mbledhura nga verifikimi paraprak, Prokuroria vendos mė pas nėse do tė regjistrojė procedimin penal. Nė rast se kjo ndodh, e denoncuara ėshtė person nėn hetim, ndėrsa burimet thonė se punonjėsit qė kanė bėrė padinė janė tė parėt qė do tė merren nė pyetje nė lidhje me ngjarjen. Ata nė padi theksojnė se i kanė konstatuar vetė gjatė punės shkeljet e pretenduara se janė kryer nga Zana Xhuka. t.s

    Si shkarkohet
    Kreu i ILDKP-sė mund tė shkarkohet nga Kuvendi, me kėrkesė tė 1/3 tė deputetėve tė Parlamentit. Nė nenin 14 tė ligjit organik tė ILDK-sė, thuhet se: “Inspektori i Pėrgjithshėm mund tė shkarkohet nga Kuvendi me kėrkesė tė jo mė pak se 1/3 tė tė gjithė anėtarėve: a) pėr shkelje tė dispozitave tė kėtij ligji;
    b) kur kryen veprimtari qė krijon konflikt interesash;
    c) kur zbulohen raste tė papajtueshmėrisė sė funksionit tė tij.
    3. Nė rast se vendi mbetet vakant, Presidenti, brenda 15 ditėve, i propozon Kuvendit dy kandidatura. Kuvendi zgjedh inspektorin e Pėrgjithshėm brenda 15 ditėve nga paraqitja e kandidaturave.

    Si zgjidhet
    Kryeinspektori i ILDKP-sė zgjidhet nga Kuvendi me propozimin e Presidentit, ndėrmjet dy kandidaturave, pėr njė mandat 5-vjeēar, me tė drejtė rizgjedhjeje. Kreu i ILDKP-sė zgjidhet me shumicė tė thjeshtė nė Parlament. Kandidati pėr kėtė post duhet tė ketė arsimin e lartė, si ekonomist, financier ose jurist. Nė nenin 12 tė ligjit nr. 9049, thuhet se: “Tė ketė vjetėrsi pune nė profesion jo mė pak se 10 vjet dhe moshė mbi 35 vjeē; ē) tė mos jetė i dėnuar pėr vepra penale; d) tė mos jetė larguar nga puna ose nga shėrbimi civil me masė disiplinore”. Kreu i ILDKP-sė ėshtė i papajtueshėm me funksionet publike, fitimprurėse apo politike.

    PD reagon pas pėrplasjeve te Deklarimi i Pasurive
    Bylykbashi: Rama-Meta, agresion i shėmtuar ndaj kreut tė ILDKP-sė

    Partia Demokratike ka reaguar dje pas ngjarjeve tė ditėve tė fundit nė Inspektoratin e Deklarimit tė Pasurive. Deputeti i kėsaj force politike, Oerd Bylykbashi, tha se sulmet ndaj kėtij institucioni dhe drejtueses Zana Xhuka po orkestrohen nga dyshja Rama-Meta. “Pas sulmeve verbale tė eksponentėve tė maxhorancės, pas orkestrimit tė kallėzimeve penale nė formėn e fletėrrufeve, ky agresion i shėmtuar ka vazhduar sot me kėrcėnime pėr shkak tė detyrės ndaj integritetit fizik tė drejtueses sė ILDKP-sė. Ky pėrshkallėzim i frymės sė terrorit institucional ėshtė njė rrezik flagrant pėr pavarėsinė e institucioneve tė pavarura tė shtetit tė sė drejtės dhe luftėn ndaj korrupsionit tė qeveritarėve”, tha deputeti demokrat. Sipas tij, qėllimi i vetėm i dyshes Rama-Meta ėshtė shkrirja e kėtij institucioni kyē nė luftėn kundėr korrupsionit. Bylykbashi tha se me shkatėrrimin e kėtij institucioni, kjo dyshe kėrkon tė ketė dorė tė lirė nė aferat korruptive qė po planifikon. “Partia Demokratike i bėn thirrje organit tė akuzės tė fillojė menjėherė hetimin ndaj personave qė kanė kėrcėnuar pėr shkak tė detyrės inspektoren e Pėrgjithshme tė ILDKP-sė, si dhe ndaj nxitėsve tė kėtyre sulmeve. Sot ėshtė imperative tė ndalet sulmi Rama-Meta ndaj institucioneve tė pavarura”, deklaroi mė tej nėnkryetari i Komisionit tė Ligjeve.

    FATION BINJAKU

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Stafi punonjės i ILDKPKI dorėzoi sot kallėzimin penal kundėr kreut te institucio

    “Debati nė mbledhje me Zana Xhukėn, nuk e kėrcėnova”

    Emri:  Shkelqim-Ganaj.jpg

Shikime: 1011

Madhėsia:  45.6 KB
    Flet inspektori i pezulluar, Shkėlqim Ganaj.

    Ganaj: Kanė firmosur kallėzimin 34 nga 40 punonjės, Xhuka ka djegur 400 dosje.

    Pas akuzave pėr dhunė fizike dhe verbale tė kryeinspektores Zana Xhuka, ka reaguar dje edhe inspektori i lartė nė ILDKP, Shkėlqim Ganaj. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama” ai tregon se pėrse 34 punonjės nga 40 qė ka gjithsej ky institucion, kanė bėrė kallėzim penal ndaj titullares sė ILDKP-sė dhe pėrmbajtjes sė mbledhjes sė djeshme. Ganaj thotė se shumica e stafit e kallėzuan penalisht Xhukėn pėr shkak se ajo ka shpėrdoruar detyrėn. “Tė gjitha dosjet e vitit 2012 dhe 2013 janė jashtė afateve, nuk janė bėrė kontrollet siē pėrcakton ligji. ILDKP ngarkohet tė bėjė disa kontrolle, si kontrolli paraprak, kontrolli i plotė, hetimi administrativ dhe konflikti i interesit. Tė gjitha dosjet qė kemi propozuar ne pėr gjoba dhe konflikt interesi ajo i ka djegur jashtė afatit. Ne kemi njė afat tremujor dhe ai ėshtė djegur. Janė 400 dosje tė hetimeve administrative qė janė djegur pėr shkak se janė jashtė afateve”, thotė inspektori i lartė. Sipas tij, edhe shorti i pėrzgjedhjes sė 4% tė zyrtarėve, tė cilėve do t’u kontrollohen deklaratat, qė u hodh pak javė mė parė, duhej tė ishte hedhur qė nė muajin prill. Ganaj tregon gjithashtu edhe pėrmbajtjen e mbledhjes sė djeshme, ku sipas tij, kryeinspektorja Xhuka ka thirrur 22 inspektorėt dhe nėninspektorėt dhe u ka kėrkuar qė tė tėrheqin kallėzimin penal. “Ajo nxori njė letėr dhe na tha: ‘Firmosni nė kėtė letėr qė tė hiqni dorė nga kallėzimi, ndryshe do t’ju pushoj nga puna’. Unė i thashė: ‘Zonjė, ti nuk ke pse bėn presion. Ne kemi ngritur pretendimet tona nė kallėzimin penal. Do tė ballafaqohemi nė prokurori dhe kėtu nuk ka nevojė pėr presione dhe acarime’. I thashė: ‘Edhe njė gjė. Tė kėshilloj mos i prek dosjet, mos ngacmo asgjė. Tė presim hetimin, i cili do tė vendosė nėse e kemi ne gabimin apo ti. Janė tė tjerėt qė e vendosin tani kėtė punė’. Mė pas kemi dalė nga mbledhja tė gjithė, jemi futur tė gjithė nėpėr zyra”, tha mė tej Ganaj. Sipas tij, tė gjitha pretendimet e Xhukės pėr dhunė fizike dhe verbale bien pasi ambientet e ILDKP-sė janė tė survejuara nga kamerat dhe aty tregohet fare qartė qė pas mbledhjes tė gjithė zyrtarėt janė drejtuar nėpėr zyrat e tyre.
    Ju jeni akuzuar sot nga kryeinspektorja Zana Xhuka se e keni dhunuar fizikisht dhe verbalisht, dhe pėr kėtė arsye jeni pezulluar nga detyra. Ēfarė ka ndodhur gjatė ditės sė sotme (dje) nė ILDKP?
    Nė fakt ka qenė njė gazetar qė mė ka njoftuar pėr atė qė ėshtė shpėrndarė nė media, por nga protokolli mua nuk mė ėshtė thėnė asgjė. Ne jemi sot 40 punonjės nė ILKDP. Ditėn e premte 34 prej nesh kanė dorėzuar kallėzim penal ndaj Zana Xhukės nė Prokurorinė e Pėrgjithshme.
    Pėr ēfarė arsye?
    Pėr shpėrdorim dhe vjedhje me anė tė shpėrdorimit tė detyrės.
    Ēfarė ėshtė vjedhur dhe shpėrdoruar konkretisht?
    Tė gjitha dosjet e vitit 2012 dhe 2013 janė jashtė afateve, nuk janė bėrė kontrollet siē pėrcakton ligji. ILDKP ngarkohet tė bėjė disa kontrolle, si kontrolli paraprak, kontrolli i plotė, hetimi administrativ dhe konflikti i interesit. Tė gjitha dosjet qė kemi propozuar ne pėr gjoba dhe konflikt interesi ajo i ka djegur jashtė afatit. Ne kemi njė afat tremujor, dhe ai ėshtė djegur. Janė 400 dosje qė janė djegur pėr shkak se janė jashtė afateve. Shorti pėr 4% tė zyrtarėve qė kontrollohen duhej tė hidhej qė nė prill dhe ėshtė hedhur shumė vonė. Nga shorti janė 196 dosje qė duhet tė hetohen dhe aty jemi me vonesė. Aq e rėndė ėshtė puna, saqė unė nuk di si t’ua shpjegoj njerėzve. Aty gjithēka, nė ēdo fushė ėshtė zero.
    Po gjatė ditės sė sotme (dje) ēfarė ka ndodhur nė ILDKP?
    Ne e dorėzuam kallėzimin tė premten dhe sot (dje) nė orėn 09:00 na thirri nė mbledhje. Ishim tė pranishėm 22 veta nė mbledhje, tė gjithė janė dėshmitarė. Mbledhjen e thirri zonja Xhuka dhe aty ishin inspektorė tė lartė dhe ndihmėsinspektorė tė lartė, i gjithė stafi i lartė drejtues. Tė gjithė kanė firmosur pėr kallėzimin. Ajo nxori njė letėr dhe na tha: “Firmosni nė kėtė letėr qė tė hiqni dorė nga kallėzimi, ndryshe do t’ju pushoj nga puna”. Unė i thashė: “Zonjė, ti nuk ke pse bėn presion. Ne kemi ngritur pretendimet tona nė kallėzimin penal. Do tė ballafaqohemi nė Prokurori dhe kėtu nuk ka nevojė pėr presione dhe acarime”. I thashė: “Edhe njė gjė. Tė kėshilloj mos i prek dosjet, mos ngacmo asgjė. Tė presim hetimin, i cili do tė vendosė nėse e kemi ne gabimin apo ti. Janė tė tjerėt qė e vendosin tani kėtė punė”. Mė pas kemi dalė nga mbledhja tė gjithė, jemi futur tė gjithė nėpėr zyra. Shyqyr ne kemi kamera nė ēdo kat dhe mjafton tė verifikohen kamerat ku duket qartė qė 22 veta qė ishim tė pranishėm jemi futur nė zyrat tona. Mė pas ka bėrė edhe njoftimin pėr shtyp. Ndoshta ngaqė iu drejtova edhe pak me ton, pretendon se e kam kėrcėnuar. Aty ishin 22 veta tė pranishėm dhe janė tė gjithė dėshmitarė. Mund tė ishim vetėm pėr vetėm dhe tė thoshte ē’tė donte, por aty janė edhe 22 kolegė tė tjerė.
    Sipas jush sot nuk ka pasur asnjė debat vetėm pėr vetėm nė Inspektoratin e Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive?
    Absolutisht jo. Ne ishim qėkur hymė dhe qėkur dolėm nga mbledhja, tė filmuar nga kamerat. Ne kemi kamera nė derėn kryesore tė katit tė parė dhe nė ēdo kat. Ne kemi shkuar nė sallėn e mbledhjeve ku jemi takuar tė gjithė me tė dhe mė pas jemi shpėrndarė nė zyrat tona. Duken lėvizjet tona nė kamera, kjo ėshtė gjėja mė e thjeshtė qė mund tė verifikohet.
    Kryeinspektorja shprehet nė njoftimin e saj se tė gjitha veprimet tuaja tė kėtyre ditėve janė politike. A kanė prapavijė politike gjithė kėto zhvillime nė ILDKP?
    Unė nuk kam asnjė lidhje me maxhorancėn e re. Kam qenė i propozuar nga maxhoranca e kaluar, nga Presidenti Bujar Nishani, si njė ndėr dy kandidaturat pėr postin e kryeinspektorit. Kėtė ajo e ka ndier qė nė fillim si konkurrencė. Nė fakt nuk ka pasur kurrė konkurrencė me mua. Nga opozita e sotme nuk ėshtė thėnė njė fjalė pėr mua. Por nuk ėshtė ēėshtja qė e kam kallėzuar unė, e kanė kallėzuar 34 inspektorė tė lartė, ndihmėsinspektorė tė lartė, sektori i financės, sekretari i Pėrgjithshėm. Nuk ka pasur sektor nė ILDKP qė nuk ka vendosur firmėn nė kallėzim. Nė kallėzim nuk kanė firmosur vetėm zonja Xhuka, sekretarja e vet dhe shoferi, domethėnė vetėm stafi i saj i ngushtė.

    ADI SHKEMBI

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Stafi punonjės i ILDKPKI dorėzoi sot kallėzimin penal kundėr kreut te institucio

    Pėrplasjet nė ILDKP, Kuvendi nis hetim pėr Zana Xhukėn

    Fejzi Braushi

    Kryetarja e Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, Zana Xhuka ėshtė “nė hetim” nga Parlamenti. zana-xhuka-03-2 (1)Verifikimi rreth pozicionit tė saj ka nisur pas njė sėrė ankesash e letrash publike tė stafit tė ILDKP-sė, tė cilat i janė drejtuar edhe Kuvendit tė Shqipėrisė. Burime nga mazhoranca bėjnė me dije se ėshtė komisioni i Ligjeve si komisioni pėrgjegjės para tė cilit ILDKP raporton, ai qė ka marrė pėrsipėr qė tė bėjė hetimin e veprimtarisė 10-mujore tė Xhukės nė krye tė kėtij institucioni. Tė njėjtat burime kanė bėrė tė ditur se tashmė ka nisur hetimi i tė gjithė veprimtarisė sė Xhukės nė krye tė ILDKP-sė, madje duke filluar qė nga procedura e zgjedhjes sė saj nė kėtė institucion pėr tė parė ligjshmėrinė e procesit. Por jo vetėm kaq! Nė analizė ėshtė marrė dhe aktiviteti ligjor i kėtij institucioni dhe pėrmbushja prej tij e detyrimeve qė rrjedhin prej legjislacionit sa i pėrket verifikimit dhe kontrollit tė deklaratave tė pasurive tė zyrtarėve tė lartė. Kujtojmė kėtu se pėr herė tė parė kėtė vit, ILDKP megjithėse kanė kaluar muaj nga bėrja e deklarimit tė pasurive nga subjektet pėrkatėse, nuk ka bėrė ende publike asnjė deklaratė. Vetė kryetarja Xhuka ka pohuar se shkak pėr kėtė vonesė ėshtė bėrė ndryshimi i ligjit, si pasojė ILDKP nuk ka mė afat tė pėrcaktuar brenda tė cilit duhet tė kryejė verifikimin e deklaratave tė pasurisė apo publikimin e tyre. Ligji i ndryshuar pėrcakton vetėm se “Publikimi i tė dhėnave qė deklarohen pranė Inspektoratit tė Lartė bėhet nga ky i fundit vetėm pasi tė ketė kryer kontrollin paraprak dhe aritmetik e logjik tė kėtyre tė dhėnave, duke i shoqėruar njėkohėsisht me vėrtetimin pėrkatės mbi rezultatin e kėtij kontrolli”. Por siē bėjnė tė ditur burime nga mazhoranca, ky pėrcaktim nuk e shpėton ILDKP-nė nga detyrimi qė mund tė kishte bėrė ndėrkohė kontrollin aritmetik e logjik pėr tė gjitha deklaratat e depozituara. Kjo sipas tyre hyn te performanca qė do tė vlerėsohet, ku natyrisht do tė merren parasysh edhe rastet e referuara nė prokurori, tė cilat siē kanė pretenduar punonjės tė kėtij institucioni nė letrat e tyre publike, kanė qenė zero. Gjithashtu, pjesė e kėtij hetimi parlamentar do tė jenė dhe akuzat e tjera tė punonjėsve kundrejt Xhukės, pėr bllokim tė dosjeve, abuzim me karburantin e institucionit, apo edhe ēuarja e tė gjitha deklaratave tė pasurisė tė ish-kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli. Kujtojmė gjithashtu se njė nga ēėshtjet qė mund tė bėhet pjesė e kėtij hetimi parlamentar pėr Xhukėn ėshtė dhe mospublikimi i raportit tė vitit shkuar. Por nga ana e saj, vetė Xhuka duket se e ka ndjerė “kurthin” qė po i ngre mazhoranca e re dhe nė datė 25 tetor i ka kėrkuar publikisht KLSH-sė dhe Ministrisė sė Financave qė tė bėjė auditimin e pėrdorimit tė fondeve tė buxhetit tė shtetit nga ky institucion pėr periudhėn nga krijimi i tij deri nė fillim tė 2013, por edhe gjatė kohės qė ajo drejton ILDKP-nė. Kjo edhe si njė lėvizje pėr t’u paraprirė akuzave pėr abuzime me paratė e buxhetit tė shtetit. Nė fund tė kėtij hetimi, Kuvendi pritet tė hartojė njė material me konkluzione, pėr t’i dhėnė mundėsi sipas ligjit 1/3-ės sė deputetėve qė tė kėrkojnė shkarkimin e Xhukės. Ligji pėrcakton se Inspektori i Pėrgjithshėm mund tė shkarkohet nga Kuvendi me kėrkesė tė jo mė pak se 1/3-ės sė tė gjithė anėtarėve: a) pėr shkelje tė dispozitave tė kėtij ligji, b) kur kryen veprimtari qė krijon konflikt interesash dhe c) kur zbulohen raste tė papajtueshmėrisė sė funksionit tė tij.

    MAPO

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Stafi punonjės i ILDKPKI dorėzoi sot kallėzimin penal kundėr kreut te institucio

    Zbardhet Raporti i Kuvendit: Tė shkarkohet Zana Xhuka

    Nga hetimi del se, Zana Xhuka u propozua nga Presidenti Nishani dhe u miratua nga Kuvendi nė shkelje tė hapur me ligjin.

    Luis Tanushi

    -Zyrtarisht Kuvendi pritet qė tė nisė procedura e shkarkimit tė Inspektores sė Pėrgjithshme tė Inspektoriatit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive. Pas njė hetimi qė filloi qė nė nėntor, nga njė komision i posaēėm me pėrbėrjen e tre deputetėve, Armando Subashi, Piro Lutaj dhe Ulsi Manja, i ėshtė kėrkuar Kuvendit qė tė shpallė tė pavlefshėm emėrimin e znj.Xhuka nė krye tė kėtij inspektorati nga mazhoranca e djathtė njė vit mė parė. Komisioni i posaēėm i ngritur nga Komisioni i Ligjeve ėshtė mbėshtetur te kriteret e emėrimit tė drejtuesit tė ILDKP-sė, ēka ėshtė theksuar edhe nga punonjėsit e kėtij institucioni tė cilėt kanė deklaruar se emėrimi i znj. Xhuka ka qenė nė shkelje tė hapur me ligjin. “Miratimin e kėtij raporti nga Komisioni i ligjeve, administratės publike dhe tė drejtave tė njeriut, dhe nisjen e procedurės parlamentare tė shpalljes sė pavlefshmėrisė absolute tė vendimit nr.l dt. 21.01.2013 (aktit administrativ) pėr zgjedhjen e Znj. Zana Xhuka nė detyrėn e Inspektores sė Pėrgjithshme tė ILDKPKI, dhe shkarkimit tė saj nga detyra e Inspektores sė Pėrgjithshme tė ILDKPKI bazuar nė nenet 115 e vijues tė Kodit tė Procedurave Administrative, nenin 115 tė Rregullores sė Kuvendit dhe nenit 14/2/a tė ligjit 9049/2003 i ndryshuar, "Pėr deklarimin dhe kontrollin e pasurive, tė detyrimeve financiare tė tė zgjedhurve dhe tė disa nėpunėsve publikė"”, thuhet nė propozimin e komisionit tė posaēėm drejtuar Komisionit tė Ligjeve dhe mė pas miratimit edhe nga Kuvendi.

    Shkaqet e shkarkimit.

    Nė raportin prej 17 faqesh tė pėrgatitur vetėm pėr inspektoratin, deputetėt kanė renditur njė sėrė shkaqesh duke filluar qė nga procedurat e paligjshme tė emėrimit tė saj nė krye tė kėtij institucioni e gjer tek shkeljet e pretenduara nė ushtrimin e detyrės gjatė njė viti. Sa i pėrket procedurave tė emėrimit, komisioni hetimor arrin nė pėrfundimin se nuk janė zbatuar kriteret e arsimit ekonomi financė dhe tė vjetėrsisė prej dhjetė vitesh nė kėtė profesion. Sipas mazhorancės , Znj. Xhuka nuk i ka pėrmbushur kriteret nė momentin e propozimit nga Presidenti, e mė pas, nė momentin e zgjedhjes nga Kuvendi. “Si pėrfundim, grupi i deputetėve pėr kontrollin nė ILDKPKI ėshtė i mendimit se Kuvendi i Shqipėrisė, me pėrgjegjshmėrinė e autoritetit tė lartė kushtetues, pėr tė mos lejuar delegjitimitetin e organeve tė emėrtesės sė tij (ILDKPKI), por edhe me synimin pėr tė rivendosur nė vend ligjin e cenuar rėndė, ka detyrimin pėr tė konstatuar pavlefshmėrinė absolute tė aktit tė emėrimit tė Znj. Zana Xhuka nė detyrėn e Inspektores sė Pėrgjithshme tė ILDKPKI nė dt. 21.01.2013”, thuhet nė raport. Nė vijim tė sqarimit tė vendimit tė saj, tre deputetėt tė cilėt u morėn pėr 3 muaj me veprimtarinė e ILDKP-sė dhe tė mėnyrės sė ushtrimit tė detyrės nga kryeinspektorja Xhuka, arrijnė nė pėrfundimin se edhe gjatė ushtrimit tė detyrės janė vėrejtur njė sėrė pasaktėsish. Sipas tyre, nė veprimtarinė ligjore dhe institucionale tė Inspektorit tė Pėrgjithshėm konstatohen shkelje tė rėnda. Njė prej tyre renditet mosushtrimi i kompetencave dhe paaftėsi profesionale nė drejtimin dhe funksionimin e institucionit, e lidhur drejtpėrdrejtė me faktin e mospėrmbushjes nė asnjė aspekt tė kritereve tė diplomimit, pėrvojės nė profesion dhe tė meritės nė zgjedhjen e Inspektores sė Pėrgjithshme nė datėn 21.01.2013 nga Kuvendi i Shqipėrisė. Njė tjetėr arsye ėshtė edhe moskryerja e detyrave ligjore dhe institucionale duke sjellė si pasojė mungesėn e rezultateve nė drejtimet kryesore tė funksionimit tė kėtij institucioni si : -Administrimin dhe kontrollin e deklaratave tė interesave private;-Trajtimi i ankimeve tė konfliktit tė interesit dhe masat pėr parandalimin dhe zgjidhjen e tyre -Forcimin e kapaciteteve investiguese dhe rolin e ILDKPKI nė ndėrgjegjėsimin e zyrtarėve dhe autoriteteve pėrgjegjėse; Forcimin e transparencės sė institucionit dhe krijimin e aksesit tė nevojshėm pėr informimin e publikut, medias dhe institucioneve shtetėrore nė frymėn edhe tė vendimeve tė Gjykatės Kushtetuese; Nxjerrjen e akteve nėnligjore dhe ndėrmarrjen e veprimeve tė domosdoshme si pasojė e ndryshimeve tė fundit tė ligjore, nė ligjin 9049/2023 dhe ligjin 9367/2005. Shkaku i tretė i evidentuar nga komisioni i posaēėm ėshtė mungesa mungesa e rakordimit tė regjistrave themeltarė me tė gjitha institucionet shtetėrore nė fillim tė vitit 2013, pėr personat qė mbartin detyrimin pėr deklarim, duke krijuar potencialisht njė situatė tė rėndė tė mosdeklarimit tė shumė subjekteve qė me ligj e kanė kėtė detyrim. Pas hetimeve ėshtė arritur nė konkluzion se Inspektorja e Pėrgjithshme, Zana Zhuka, nuk ka zbatuar me dashje detyrimin ligjor pėr tė informuar dhe raportuar para komisionit tė Kuvendit, ndaj tė cilit ka detyrimin kushtetues dhe ligjor,( neni 80 i Kushtetutės, neni 102/3 i Rregullores sė Kuvendit, neni 39 i ligjit 9049/2003 , i ndryshuar), sa herė qė kėrkohet nga Kuvendi.

    Ftohja e marrėdhėnieve me qeverinė

    Me rastin e fillimit tė sesionit tė ri parlamentar, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi njė pritje me krerė tė institucioneve tė pavarura kushtetuese. Tė pranishėm nė kėtė takim ishin Kryeministri Edi Rama, Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara, Aleksandėr Arvizu, Ambasadori i BE-sė, Etore Sequi dhe Ambasadori i OSBE-sė, Florian Raunig. Ajo qė ra nė sy nė takim ishte largimi i drejtueses Xhuka nga festa pa takuar kryeministrin Edi Rama, ndėrsa trokiti gotėn vetėm me kryeparlamentarin Meta.

    Shkarkimi i Xhukės, PD shkon nė Kushtetuese

    Ankesė edhe pėr rrėzimin e kėrkesės sė demokratėve pėr komision hetimor lidhur me tatimet

    Suela Topi

    Opozita i kundėrpėrgjigjet menjėherė kėrkesės sė mazhorancės pėr shkarkimin e kryetares sė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, Zana Xhuka. Ajo i ėshtė drejtuar Gjykatės Kushtetuese duke kėrkuar qė tė shpallet si antikushtetues sulmi, siē e quan demokrati Oert Bylykbashi, qė mazhoranca po i bėn kryeinspektores sė ILDKP-sė. PD i ėshtė drejtuar Kushtetueses edhe pėr ēėshtjen e Komisionit Hetimor pėr severin e tatimeve, i cili u rrėzua nga mazhoranca. “Partia Demokratike ka dorėzuar dje dy kėrkesa nė Gjykatėn Kushtetuese kundėr pėrshkallėzimit tė veprimtarisė antikushtetuese dhe arrogante tė qeverisė Rama-Meta. Sė pari, Partia Demokratike ka kėrkuar shpalljen si antikushtetuese tė sulmit tė hapur ndaj institucionit tė pavarur tė Inspektoratit tė Lartė pėr Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive tė qeveritarėve si dhe tė pėrpjekjeve tė paligjshme pėr shkarkimin e kreut tė kėtij institucioni”, - deklaroi dje Bylykbashi. Sipas tij, me shkarkimin e kreut tė ILDKP-sė, Rama dhe Meta po kėrkojnė me ēdo kusht tė marrin nėn kontroll kėtė institucion tė pavarur nė mėnyrė qė tė fshehin pasuritė e paligjshme dhe aferat korruptive tė tyre dhe bashkėpunėtorėve. Ligjvėnėsi demokrat shtoi se mazhoranca po shkel nė mėnyrė flagrante Kushtetutėn dhe Rregulloren e parlamentit pėr t'ia arritur kėtij qėllimi. Madje, sipas tij, akuzat e punonjėsve tė ILDKP-sė ndaj kryeinspektores ishin tė orkestruara nga mazhoranca. “Gjithashtu, Partia Demokratike ka kėrkuar tė shpallė si antikushtetues vendimin e mazhorancės pėr tė rrėzuar kėrkesėn e opozitės pėr ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar nė lidhje me ndėrhyrjen e paligjshme tė njerėzve tė Kryeministrit nė sistemin kompjuterik tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve dhe zhdukjen e miliona tė dhėnave dhe deklaratave tė subjekteve tatimore”, - sqaroi Bylykbashi. Sipas deputetit tė PD-sė, mazhoranca ia mohoi opozitės kėtė tė drejtė kushtetuese, tė cilėn Gjykata Kushtetuese e quan si njė instrument tė fuqishėm kontrolli tė opozitės mbi qeverinė dhe mazhorancėn. Bylykbashi shtoi se kjo gjykatė ka pėrcaktuar qartė se kėrkesa e opozitės pėr tė hetuar nuk mund tė rrėzohet e as tė kufizohet. “Kėto dy raste tregojnė dy standarde tė mazhorancės Rama-Meta. Ata kėrkojnė qė t'i mohojnė opozitės tė drejtėn pėr hetim parlamentar, kur vetė ēirreshin se po u cenohej kjo e drejtė, edhe pse u ėshtė pranuar ēdo kėrkesė pėr hetim parlamentar sipas Kushtetutės. Ata rrėzojnė kėrkesėn e opozitės me justifikimin se po heton prokuroria, ndėrkohė kontrollin e paligjshėm mbi ILDKP-nė e kryejnė paralel me njė hetim tė prokurorisė”, - tha ai. Bylykbashi theksoi se Partia Demokratike pėrsėrit qėndrimin e saj tė palėkundur dhe opozitėn ballore me tė gjitha instrumentet demokratike ndaj revanshit antikushtetues tė kėsaj mazhorance.

    Shekulli

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: PS: Tė shkarkohet nga detyra drejtuesja e Inspektoriatit tė Deklarimit tė Pasur

    'Beteja' pėr Zana Xhuka nė Parlament, PS mbledh 51 firma pėr shkarkim


    TIRANĖ-Plot 51 deputetė tė mazhorancės kanė firmosur kėrkesėn pėr shkarkimin e kryetares sė ILDKP-sė, Zana Xhuka. Kėrkesa ėshtė depozituar nė Komisionin e Ligjeve, dhe ka qenė ky komision qė ka vėnė nė dijeni kryetaren e ILDKP-sė pėr masėn e marrė ndaj saj.

    Gjithashtu ditėn e martė nė orėn 11:00, Komisioni i Ligjeve do tė zhvillojė njė seancė dėgjimore me kryetaren e ILDKP-sė Zana Xhuka.

    Mazhoranca pretendon se zonja Xhuka nuk pėrmbush kriteret ligjore, pėr zgjedhjen nė atė detyrė. Prej gati tre muajsh ka nisur beteja pėr shkarkimin e saj dhe pas dėshtimit me anė tė prokurorisė ku u depozitua njė kallėzim penal. Tashmė mazhoranca ka ndėrmarrė njė tjetėr nismė ligjore pėr shkarkimin e saj, nėpėrmjet parlamentit.

    (d.b/BalkanWeb)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: PS: Tė shkarkohet nga detyra drejtuesja e Inspektoriatit tė Deklarimit tė Pasur

    Kuvendi shkarkon Zana Xhukėn, Shkelqim Ganaj kreu i ri i ILDKP-sė

    Pas debateve tė forta mes opozitės dhe mazhorancės, kjo e fundit ka hedhur nė votim shkarkimin e kryetares sė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit tė Pasurive, Zana Xhuka. Me 77 vota pro Kuvendi votoi sot shkarkimin e Zana Xhukės, ndėrsa votoi emrin e Shkelqim Ganajt si kreu i ri i ILDKP me 75 vota pro, 1 abstenim.

    Pas akuzave tė opozitės se Xhuka po shkarkohet pasi kėrkoi tė hetonte pasurinė e Ramės dhe bashkėshortes sė tij Linda Basha, kryeministri tha se ėshtė gati pėr ēdo hetim. “Jam gati ti nėnshtrohem ēdo lloj hetimi sepse kam besuar gjithmonė dhe vijoj tė besoj se pavarėsisht se instrumenti qė mbajti peng Shqipėrinė 20 vjet nuk ka asnjė gjasė qė tė cėnojė integritetin tim. Sic nuk e ka cenuar mė parė, nuk e cenon dot as sot as kurrė. Kjo ėshtė edukata parlamentare sot”

    “Kjo zonja qė paska qenė e kėrcėnuar nė atė kohė kur unė isha kryetar i opozitės sepse nuk e kėrkoi hetimin sipas ligjit. Sepse nė atė letėr ia kam thėnė shumė qartė, duhet tė prisni qė unė tė jem subjekt i deklarimit pastaj me hetoni. Nuk e bėri. Dhe pėr zonjėn nuk kam asgjė personalisht dhe deri ditėn e fundit kam qenė nė bashkėpunim institucional. Ka njė problem se ajo korrespondencė ėshtė e juaja dhe jo e institucionit. Si ka mundėsi qė ajo korrespondencė paraqitet nga ju kėtu”, tha mė tej Rama.

    MAPO

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: PS: Tė shkarkohet nga detyra drejtuesja e Inspektoriatit tė Deklarimit tė Pasur

    Debat pėr Zana Xhukėn, PD: E shkarkoni sepse hetoi pasurinė e Linda Bashės

    hkarkimi i kreut tė ILKPD-sė,Zana Xhuka, ka ndezur sot debatet nė Kuvend gjatė seancės plenare tė sė enjtes. Kėrkesa e Komisionit tė Ligjeve qė kėrkon shkarkimin e saj ėshtė future nė rend dite, por opozita e ka kundėrshtuar fort duke e cilėsuar si njė hap tė gabuar qė do tė rrezikojė statusin kandidat. Deputetėt Sali Berisha dhe Jozefina Topalli argumentuan se shkarkimi i saj po vjen pasi ajo kėrkoi tė hetonte pasurinė e Linda Bashės, bashkėshortes sė kryeministrit Rama.

    Nė replika ėshtė pėrfshirė ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ndėrsa debate ka marrė nota tensioni gjatė marrjes sė fjalės nga deputetėt e opozitės.

    Berisha tha se “Ky ėshtė puē ndaj institucioneve tė vendit. Turp, me kėtė akt po sakrifikoni statusin. Ky ėshtė njė akt i shėmtuar nga ana juaj, ju jeni pėrgjegjės pėr kėtė akt. Njė kryetar parlamenti nuk vepron sic vepron ti me vullnet patologjik pėr tė prishur kėtė parlament, por dhe tė jeni tė bindur se do tė pėrgjigjemi nė mėnyrė adekuate. Ti fut nė rend dite cėshtje kaq kapitale pa ia paraqitur kryesisė sė Parlamentit, por kėtė s’mund ta bėsh kurrė, s’mund tė sillesh sikur parlamenti tė jetė kopshti yt dhe i Edi Ramės”.

    Ai iu drejtua Metės: “Dėgjo ti zoti ē’integrim. Ju vėrtet sakrifikoni Zana Xhuken pėr pallatin e kryetarit tuj, por ta dish qė sakrifikon statusin e vendit kandidat, ju skeni interes atė, por keni interes paratė tuaja”.

    Ndėrsa Meta i ka thėnė se do tė mbledhė Konferencėn e Kryetarėve pas kritikave tė Berishės dhe do tė marrė njė vendim pėr kėtė ēėshtje, Berisha ka akuzuar sėrish se heqja e Xhukės bėhet pėr tė mbyllur hetimin e saj ndaj pasurisė sė gruas sė kryeministrit.

    “Tė vijė kėtu letra, ku ajo i ka kėrkuar Ramės pėr pasuritė. Ka thirrur Linda Bashėn ta marrė nė pyetje “, tha Berisha.

    Meta ka replikuar me Berishėn duke sqaruar pozicionin e tij nė kėtė ēėshtje “Ju ngrini pretendimin se vendosja nga ana ime si kryetar i kuvendit pėr cėshtjen nė fjalė ėshtė nė kundėrshtim me rregulloren se nuk ėshtė ngritur Konferenca e Kryetarėve. Dakort unė do reflektoj dhe do e mbledh qė tani. Pse tė mos e mbledh, njėherė thoni mblidheni, tani thoni jo. Ju flisni se ėshtė bėrė njė skandal i madh, por skandali ėshtė bėrė qė nė momentin kur parlamenti nuk e ka konsumuar dekretin e presidentit tė republikės”, tha Meta.

    Mazhoranca e mbrojti kėrkesėn e saj pėr shkarkimin e Xhukės nėpėrmjet kreut tė Komisionit tė Ligjeve, Fatmir Xhafa.

    “Ne atė zonjė e kemi thirrur 3 herė nė grupin e kontrollit, nė komision tė ligjeve dhe nuk ka denjuar tė vijė. Po mirė mo, juve me ke jeni me rregulloren me kuvendin apo me tekat e Zana Xhukės? Ajo zonjė e ka sfiduar Kuvendin. Po i dilni nė krah”, tha Xhafa ndėr tė tjera.

    MAPO

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, PD: Hetoi pasurine e gruas sė kryeministrit Rama

    Shkarkohet Xhuka, vjen Ganaj, Berisha: Hakmarrje e Ramės pėr pallatin e Lindės

    UPADTE- Kuvendi ka votuar me 77 vota pro shkarkimin e kryeinspektores Zana Xhuka dhe miratimin e Shkelqim Ganaj ne vend te saj.

    Me heret, me votat e shumices (79 vota) Kuvendi futi ne rendin e dites ceshtjen per shkarkimin e kryeinspektores Zana Xhuka, me gjithe kundershtimin e opozites per nxjerrjen nga rendi i dites.

    Ne emer te grupit te PD-se, Paloka ka perseritur kerkesen per heqjen nga rendi i dites i shkarkimit te Xhukes.

    Berisha
    Akuza te renda ne drejtim te kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta ka bere ish kryeministri Berisha gjate fjales se tij ne Kuvend.

    Shkarkimin e kryeinspektores Xhuka, Berisha e ka quajtur hakmarrje primitive te Rames, pasi kryeinspektorja i kerkoi sqarime per pallatin e bashkeshortes se tij, Linda Basha.
    “Ju bashkekryetar keni vullnet patologjik pėr tė prishur kėtė parlament, ne do tė pėrgjigjemi nė mėnyrėn mė adekuate, ti fut nė rend dite cėshtje kaq kapitale pa ia paraqitur kryesisė sė kuvendit po kėtė s’mund ta bėsh kurrė, akt i paimagjinueshėm, ju fusni hajdutėrisht jashtė cdo lloj rregulli njė cėshtje kapitale nė rendin e ditės si shkarkimi i paligjshėm i zyrtarit tė lartė, bėhet se kryekreu i socialistėve qė udhėhiqet nga urrejtja e psikikės ėshtė tėrbuar me zonjėn se ajo guxoi ti dėrgojė njė letėr ti kėrkojė zonjės Basha dhe Ramės ti jepnin shpjegime pėr pallatin 5 katėsh. Letra qė i ktheu ai ishte turp, shantazh dhe si i sėmurė psiqik qė ka vetėm urrejtje njerėzore sapo erdhi nė pushtet iu vėrsul me tėrbim pėr ta asgjėsuar me cdo kusht. Ne na lind e drejta tė marrim cdo vendim me kėtė qė bėni ju”- tha Berisha.

    Ai ka akuzuar Meten se me menyren se si po vepron vetem integrimin nuk ka interes. “Keni interes paratė qė vidhni cdo ditė, njė maxhorancė nuk vepron nė mėnyrė kaq flagrante kundėr interesave tė qytetarėve tė vet”- tha Berisha.

    Berisha ka akuzuar Ramen si te lidhur fund e krye me krimin dhe bandat e rrezikshme. “Ti me parate e krimit bere kinemane dhe vure menaxher te saj kreun e bandes dhe e di vete si shkuan punet pastaj. Ty te ka dale emri ne hetimet per banden e Lushnjes. Ti ke vene police per te ndaluar gjimnazistet te mos vijne ne proteste. Dije mire Edvin Rama se eshte vetem fillimi. Jemi me te vendosur se kurre per nje beteje nga me te fuqishmet ne emer te ligjit, Kushtetues dhe Integrimit”- tha Berisha.

    Meta: Dekreti i Presidentit, i pakonsumuar

    Kreu i Kuvendit ne pergjigje te kerkeses se opozites ka deklaruar se mund te mbledhe Konferencen e Kryetareve per kete ceshtje, por ka theksuar se skandali eshte bere qe ne kohen kur dekreti i Presidentit nuk eshte konsumuar nga Kuvendi.

    “Ėshtė bėrė skandali, e vertete, por ėshtė bėrė qė nė momentin kur parlamenti nuk e ka konsumuar dekretin e presidentit tė Republikės. Sepse dekreti i datės 16 janar 2013 nuk eshte konsumuar. S’kam votuar pėr kėtė kandidaturė, ju ngrini shqetėsimin pėr pėrfshirjen nė rend dite, ky nuk ėshtė dekret i ri ka mė shumė se njė vit”- tha Meta .



    Paloka: Jashte rendit shkarkimi i Xhukes

    Shkelje te Kushtetues dhe Rregullores e ka quajtur kreu i grupit parlamentar te PD-se, Edi Paloka futjen ne rendin e dites te shkarkimit te kryeinspektores Zana Xhuka, miratuar me votat e shumices ne komisionin e Ligjeve vetem pak dite me pare.

    Ne emer te opozites ai ka kerkuar nxjerrjen jashte rendit te dites te kesaj pike dhe futjen ne procedura normale.

    “Mė kėtė rend dite i hapni rrugė skandalit ligjor, nė kundėrshtim me cdo procedurė, ne kundėrshtim me rregulloren e Kushtetutėn ėshtė futur shkarkimi i kryetares sė ILDKP-sė. Ėshtė njė procedurė qė ka nisur me shkelje ligjore e kushtetuese nga ju dhe komisioni i ligjeve, qė ėshtė kthyer nė komisionin e shkeljes sė kushtetutės, ju jeni pėrgjegjės edhe pėr futjen nė rend dite tė kėsaj cėshtje”- tha Paloka.

    Seanca shoqerohet me tensione tė forta mes maxhorancės dhe opozitės pėr shkak tė futjes nė seancė plenare pėr kėrkesėn e miratuar dy ditė mė parė nė Komisionin e Ligjeve, qė synon tė shkarkojė kryetaren e Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit tė Pasurive, Zana Xhuka.

    Demokratėt do tė jenė tė pranishėm nė mbledhjen e sotshme tė Parlamentit deri nė orėn 13:30, dhe mė pas Grupi i PD do tė largohet pėr tė marrė pjesė nė protestėn-marshim, e organizuar pėr t’u mbajtur mė 20 shkurt, ditėn e rrėzimit tė bustit tė diktatorit Enver Hoxha.

    Nė axhendėn e punimeve tė Kuvendit janė tri marrėveshje financiare, tė cilat sipas vendimit tė parė tė demokratėve nuk do tė shoqėroheshin me debate tė forta. Por futja nė rendin e ditės e vendimit pėr tė shkarkuar kryeinspektorin e kontrollit tė pasurive do ta detyrojė pakicėn qė ta ketė si argument kryesor debati deri nė mesditė.

    Po ashtu, njė pikė tjetėr qė pritet tė ngjallė debate tė forca, ėshtė dhe projektligji “Pėr financimin e partive politike”, i cili u miratua dy ditė mė parė vetėm me votat e maxhorancės nė Komisionin e Ligjeve. Edhe kjo nismė konsiderohet nga demokratėt si njė tentativė e radhės e maxhorancės PS-LSI pėr tė prishur konsensusin. Ndėrsa, grupi i Partisė Socialiste nė mbledhjen e radhės vendosi tė vazhdojė punimet normale tė Kuvendit, pavarėsisht protestės sė 20 shkurtit.

    Nė mbledhjen e sė mėrkurės, qė ka zgjatur rreth 30 minuta, kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruēi, ka kėrkuar nga deputetėt e tij mbėshtetjen e ligjit tė ri pėr financimin e partive, tė propozuar nga partitė e vogla parlamentare, PR, PDIU dhe PDK, sipas tė cilit njė parti qė merr mbi 10 mijė vota nė shkallė vendi, mund tė marrė financim nga buxheti i shtetit. Gjithashtu, kreu i Grupit Parlamentar, pasi ka njohur deputetėt me rendin e ditės dhe ka bėrė organizimin e diskutimeve sipas ēėshtjeve, u ka kėrkuar deputetėve qė tė jenė nė gatishmėri pėr t’iu pėrgjigjur debatit politik nė Parlament, nėse opozita vijon me akuza ndaj qeverisė si dhe nė seancat e kaluara.

    PANORAMA

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, PD: Hetoi pasurine e gruas sė kryeministrit Rama

    PD ēon nė Kushtetuese “Zana Xhukėn”

    TIRANE- Partia Demokratike do ta dėrgojė nė Gjykatėn Kushtetuese vendimin e Parlamentit, qė shkarkoi Zana Xhukėn nga posti i kryeinspektores sė Deklarimit tė Pasurive dhe emėrimin nė vend saj tė Shkėlqim Ganajt.

    Burime nga Grupi Parlamentar demokrat bėjnė tė ditur se juristėt e selisė blu kanė nisur punėn pėr hartimin e kėrkesės qė do tė depozitohet javėn e ardhshme nė Gjykatėn Kushtetuese. Maxhoranca e argumentoi shkarkimin e Xhukės, me pretendimet se ajo nuk plotėsonte kriteret pėr t’u emėruar nė atė pozicion, ka bėrė njė punė tė dobėt dhe ka injoruar Kuvendin. Kėto tri momente do tė “goditen” nė kėrkesėn e demokratėve nė Kushtetuese.

    QĖNDRIM BERISHĖS
    Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi dje pėr shkarkimin e Zana Xhukės, duke thėnė se me kėtė akt antikushtetues, dyshja Rama-Meta u hapėn rrugėn anulimeve tė vendimeve tė legjislaturės sė kaluar. “Me kėtė akt, dyshja Rama- Meta hapi derėn e anulimit tė tė gjitha emėrimeve nga Parlamenti ne legjislaturat e mėparshme duke filluar nga kreu i shtetit, gjykatėsit dhe ēdo zyrtar tjetėr i lartė”, theksoi Berisha. Sipas ish-kreut tė qeverisė, procedura e ndjekur nga maxhoranca pėr shkarkimin e Xhukės ėshtė antiligjore, pasi i heq tė drejtėn Presidentit tė propozojė njė kandidaturė tjetėr pėr kėtė post. “Po mė 20 shkurt, nė njė akt antikushtetues tė mirėfilltė, duke marrė haptas pushtetin e Presidentit dhe nė kundėrshtim flagrant me ligjin e ILDKP, i cili autorizon Presidentin e Republikės tė propozojė dy kandidatura pėr vendin vakant tė kryeinspektorit tė vendit, dyshja Rama- Meta emėruan nė krye tė institucionit njeriun e tyre”, theksoi Berisha, i cili shtoi se shkak pėr kėtė shkarkim ishte kėrkesa e ish-kryetares sė ILDKP-sė pėr tė hetuar pasuritė e bashkėshortes sė Edi Ramės. “Kėrkesėn e saj me shkrim drejtuar z.Rama pėr t’u paraqitur pranė ILDKP pėr tė sqaruar origjinėn e pasurive tė padeklaruara, znj.Xhuka, mori si pėrgjigje njė letėr prej tre faqesh jo nga zonja Rama, por nga vetė zoti Rama, nė tė cilėn ai me tone tė forta kėrcėnuese njoftonte se refuzonte kėrkesėn e ligjshme tė saj”, tha ai.

    FATION BINJAKU

    Panorama

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, PD: Hetoi pasurine e gruas sė kryeministrit Rama

    Nishani: Mazhoranca mė uzurpoi kompetencat, opozita tė mos bojkotojė

    Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas shkarkimit tė kreut tė ILKPD-sė Zana Xhuka dhe zėvendėsimit tė saj me njė tjetėr dekret tė tij.

    Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Panorama”, presidenti Bujar Nishani e cilėson nė kundėrshtim flagrant me kushtetutėn kėtė emėrim dhe e akuzon mazhorancėn e re se ka uzurpuar kompetencat e kreut tė shtetit.

    Kreu i shtetit thotė se mosmarrja e mundshme e statusit tė vendit kandidat nė muajin qershor do tė jetė pėrgjegjėsi e drejtpėrdrejtė e faktorit politik. Kreu i shtetit ka edhe njė mesazh pėr opozitėn, e cila ka paralajmėruar rishikimin e marrėdhėnieve me Kuvendin.

    “E mira ėshtė dhe unė uroj qė opozita ta bėjė punėn e vet brenda Parlamentit. Shumica dhe opozita e kanė vendin brenda institucionit. Ėshtė koha qė praktika e daljes nga Parlamenti si mjet i luftės politike tė marrė fund”, vijon Nishani.

    I pyetur pėr mosdekretimin ende tė dy ambasadorėve nė Arabinė Saudite dhe Vatikan, kreu i shtetit paralajmėron rrėzimin e tyre. “Sa u pėrket kandidaturave nė fjalė, le tė mos bėhet merak askush. I siguroj tė interesuarit se si autoritet kushtetues qė emėron ambasadorėt, do dekretoj, jo kandidatura tė kulisave, tekave, ambicieve, interesave, apo thjesht dėshirave, por vetėm kandidatė qė plotėsojnė kushtet e pėrfaqėsimit dinjitoz tė vendit tim, individė seriozė dhe tė pėrmbajtur, qė zotėrojnė kapacitetet e duhura profesionale, intelektuale, kulturore, shoqėrore, njerėzore, komunikative, etike”.

    Kreu i shtetit ka njė koment edhe pėr deklaratėn e Kryeministrit Edi Rama mbi hetimin nga prokurorė tė huaj tė ngjarjeve tė 21 janarit. “…Tė tjerat janė hamendje, insinuata, manovra, fantazira, dėshira, politikė, ose edhe mė keq, propagandė, pra gjėra jo tė mira qė nuk nderojnė bartėsit e tyre”.

    MAPO

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e

    ILDKP si shembulli i pushtimit tė institucioneve

    SUPERMAXHORANCA PUSHTON ILDKP
    Siē ishte paralajmėruar me kohė, supermaxhoranca, tė enjten e kaluar mori nėn kontroll Inspektoratin e Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive (ILDKP) tė zyrtarėve tė mesėm e tė lartė.
    Kryeinspektorja Zana Xhuka u pėrzgjodh nga Kuvendi nė janar 2013 mes dy kandidaturave tė propozuara nga Presidenti Bujar Nishani.
    Bazuar nė tė dhėnat mediatike, sulmet kundėr Zana Xhukės filluan qė para zgjedhjeve, kohė nė tė cilėn ajo ka marrė njė letėr me ton tė ngritur nga Edi Rama, nė cilėsinė e kryetarit tė PS dhe si pėrgjigje ndaj kėrkesės sė kryeinspektores drejtuar Linda Ramės pėr sqarime mbi deklarimet e saj.
    Me ardhjen e supermaxhorancės PS&LSI nė pushtet, kundėr Zana Xhukės u hartua dhe u zbatua njė plan agresiv eliminimi qė u kurorėzua me sukses pėrmes tri vendimeve tė Kuvendit tė marra nė tė njėjtėn seancė, njėherazi duke anashkaluar Presidentin e Republikės.

    SUPERMAXHORANCA HEDH NE KOSH AKUZAT QE VETE I SAJOI
    Sulmi mbi Zana Xhukėn filloi me letra anonime e mė pas me letra me nėnshkrime ku pretendoheshin njė sėrė shkeljesh ligjore tė kryera nga kryeinspektorja, pretendime tė cilat iu drejtuan Kuvendit dhe Prokurorisė.
    Prokuroria nuk gjeti asnjė shkelje tė natyrės penale. Por, edhe Komisioni i Ligjeve dhe seanca plenare e Kuvendit as qė e morėn mundimin tė vlerėsonin nėse kishte tė paktėn shkelje administrative, ndonėse 51 deputetėt firmėtarė PS&LSI i radhisnin tė gjitha pretendimet pėr shkelje nė kėrkesėn e tyre pėr shkarkimin e Zana Xhukės.
    Qėllimi ishte largimi i Zana Xhukės, dhe ky largim duhej bėrė edhe duke shmangur rifutjen nė proces tė Presidentit, pasi, nėse Kuvendi do ta shkarkonte Zana Xhukėn pėr shkelje administrative, atėherė vendi i kryeinspektorit mbetej bosh dhe, sipas ligjit tė ILDKP, Presidenti, brenda 15 ditėve, duhej t’i propozonte Kuvendit dy kandidatura.

    PRETENDIMET ABSURDE MBI CILESITE E KANDIDATURES XHUKA
    Supermaxhoranca nuk mund tė ngrinte pretendime pėr pavlefshmėrinė relative, pasi ishte tejkaluar ēdo afat ligjor pėr revokimin e aktit tė emėrimit. Por, njėsoj si nė rastin e shkeljeve, del se edhe nėse do tė ishin brenda afateve, nuk do ta pėrdornin kėtė lloj pavlefshmėrie, pasi kjo do t’i ēonte, pėr tė njėjtat arsye, nė dyert e Presidencės.
    Nė kėto rrethana, menduan se punė iu bėnte vetėm pavlefshmėria absolute edhe si kamuflim i qėllimeve. Nė fakt, me kėtė metodė jo vetėm qė nuk fshihet arroganca nė marrjen e institucionit duke anashkaluar Presidentin, por procesi bėhet sa qesharak, aq edhe i rrezikshėm si precedent, njėsoj si rrezikshmėria e aktit normativ pėr ligjin pėr nėpunėsin civil.
    Pavlefshmėria absolute ėshtė e kėtillė qė konstatohet me shikimin e parė nga kushdo, qoftė edhe me njohuri modeste dhe pretendimi, nėse ėshtė i vėrtetė, ngrihet aty pėr aty e me shumė, shumė forcė, pasi kushdo s’do tė pranonte tė votonte, as pro e as kundėr, njė akti tė kėtillė skandaloz qė nė gjuhėn popullore i thonė letėr bakalli.
    Kjo nuk ndodhi njė vit mė parė, kur kandidatura kaloi filtrat e Presidencės dhe tė Kuvendit, as edhe nga opozita e atėhershme qė vetėm sa belbėzoi pėr pavlefshmėri relative. Kjo nuk ndodhi as mė 16 shtator me ardhjen nė pushtet tė supermaxhorancės, as nė disa muaj paskėtaj, por pas mė shumė se njė viti nga emėrimi pasi u provua si e padobishme rruga e sajimit tė shkeljeve.
    Gjithashtu, ndonėse supermaxhoranca pėrdori pavlefshmėrinė absolute – le ta pranojmė tė kėtillė pėr njė moment – ajo rivotoi Zana Xhukėn si kandidate tė vlefshme dhe dekretin presidencial tė para njė viti si tė vlefshėm e me dy kandidatura, ndėrkohė qė dekreti duhej konsideruar tė paktėn pjesėrisht e, mė saktė, i tėri si absolutisht i pavlefshėm, pasi, nė kundėrshtim me ligjin e ILDKP, dekreti mbetej vetėm me njė kandidaturė. Absurd pėr tė mbaruar punė fėt e fėt duke anashkaluar Presidentin.

    ABSURDI I NDIKIMIT NE REZULTAT TE MENYRES SE VOTIMIT
    Njė tjetėr absurd qė u diskutua nė seancėn plenare tė Kuvendit ishte ai qė, njė vit mė parė Kuvendi kishte votuar pėr Zana Xhukėn, por meqė nuk ishte votuar edhe kandidati tjetėr, ai votim ishte i parregullt.
    Supozojmė se nė votim marrin pjesė 100 deputetė pėr tė zgjedhur njė nga dy kandidatet X dhe Y me votim tė hapur dhe se ēdo deputet mund tė votojė vetėm njėrin nga dy kandidatėt ose asnjė. Nėse 52 deputetė preferojnė kandidatin X, pėr atė Y preferencat nuk janė mė shumė se 48. Bėjeni si tė doni votimin: Y tė parin dhe X tė dytin; X tė parin dhe Y tė dytin; ēdo deputeti me radhė nė votim nominal apo njėherazi me votim elektronik t’i kėrkohet vota pėr X ose Y; do t’ju dalė se, nė tė gjitha rastet, X do marrė 52 vota – saē janė preferencat pėr tė – Y jo mė shumė se 48 vota. Pra, nėse X votohet i pari dhe merr 52 vota, s’ka asnjė kuptim qė tė votohet Y. Po doli ndonjė tė vėrtetojė tė kundėrtėn, meriton titull ndėrkombėtar.
    Njė vit mė parė Zana Xhuka u votua e para, mori votat e mė shumė se gjysmės sė deputeteve qė morėn pjesė nė votim, ndaj s’kishte kuptim tė votohej kandidati tjetėr.

    RRUGA KALON VETEM NGA PRESIDENCA
    Natyrisht qė kėtij akti s’mund t’i hapet rrugė e, me tė drejtė, Presidenti deklaroi se do t’i drejtohet Gjykatės Kushtetuese, demokratėt deklaruan se do tė rishikonin marrėdhėniet me Kuvendin dhe do tė plotėsojnė padinė e ngritur prej kohesh nė Gjykatėn Kushtetuese pėr rastin Xhuka, ndėrsa vetė Zana Xhuka i ėshtė drejtuar Gjykatės Administrative. Kjo ėshtė sjellje e pėrgjegjshme opozitare.

    LIGJSHMERIA SI KUFIRI I FUNDIT I BASHKEJETESES
    Qė supermaxhoranca ka qėllimet e saj pėr superpushtet e kėtė do ta arrijė me shembullin e forcės arrogante, kjo ėshtė ligjėsi universale. Arrogancė ka edhe brenda kufijve ligjorė e kushtetues. Kjo ėshtė e dėmshme, por e ligjshme. Gjysma e sė keqes.
    Por, nėse shembulli i forcės arrogante do tė thotė tejkalim sistematik i kufijve tė ligjit e Kushtetutės – si vijė sjelljeje – kjo ėshtė zhvendosje e marrėdhėnieve politike e shoqėrore, me pėrdhunė, matanė kufijve mė ekstremė tė bashkėjetesės nė demokraci. Se ē’do tė thotė tė jetosh andej matanė shqiptarėt kanė pasur rastin ta pėrjetojnė.

    Artan Hoxha

    Panorama

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e

    Hapeni pak tek News 24 shikoni idiotet e Berishes si ju bien tavolinave kur Armando Subashi flet se perse eshte shkarkuar Zana Xhuka.

    Kur thote se 35 nga 40 punonjesit e ILDKP jane ankuar per kreun e institucionit. Kur thote se eshte bere ankese nga Vodafone dhe Zana se ka shqyrtuar fare. Kur thote se sipas ligjit kuvendi perballe kesaj situate duhet te verifikonte dhe hetonte ankesat e punonjesve. Se ishte emeruar ne kundershtim te hapur me ligjin. Kur permend pikat dhe nenet e ligjit dhe te kushtetutes.

    Idiotet e Berishes fishkellejne, dhe ju bien tavolinave pas fjalimeve idiote qe mbajten, sepse nuk cfare te thone dhe se ku te mbeshteten ligjerisht. E dine se jane te humbur dhe e vetmja taktike eshte rremuja dhe diversioni. Pale kane nxjerre dhe ca pleq jashte parlamentit qe "protestojne"
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e

    "ILDKP", Nishani ankimim nė Kushtetuese: U shkelėn kompetencat e Presidentit

    TIRANĖ-Presidenti Bujar Nishani ka ankimuar nė Gjykatėn Kushtetuese shkarkimin e kreut tė ILDKP. Numri njė i shtetit shqiptar i drejtohet gjykatės Kushtetuese pėr zgjidhjen e konfliktit te krijuar sa i pėrket kompetencave tė Presidencės dhe Kuvendit tė Shqipėrisė.

    Sipas Nishanit, Parlamenti ndėrhyri nė kompetencat e Presidentit me shkarkimin dhe emėrimin qė kreu nė kėtė institucion, ndaj i kėrkon kėsaj gjykate, tė shpallė antikushtetues votimin e Shkėlqim Ganaj nė vend tė Zana Xhukės.

    Ankimimi i Presidentit
    "Duke qenė se, midis Kuvendit dhe Presidentit tė Republikės ėshtė krijuar njė konflikt kompetencash, kėrkoj nga Gjykata Kushtetuese:

    1.
    Zgjidhjen e mosmarrėveshjes sė kompetencės midis Presidentit tė Republikės dhe Kuvendit;
    2.
    Deklarimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė vendimit nr. 14/2014, datė20.02.2014 tė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrise pėr zgjedhjen e zotit Shkėlqim Ganaj nė detyrėn e Inspektorit tė Pėrgjithshėm tė Inspektoriatit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive."

    Seancėn plenare tė 21 shkurtit, pas debatesh dhe ndėrprerjesh tė shumta tė seances, Kuvendi shkarkoi me votat e mazhorancės kreun e ILDKP, Zana Zhukėn, duke zgjedhur nė vend tė saj me 75 vota pro dhe 2 abstenime dekretin e dytė qė propozoi presidenti Nishani vitin e kaluar pėrballė Xhukės, pikėrisht Shkėlqim Ganajn.
    Emri i kreut tė ri tė ILDKP u propozua vitin e kaluar si kandidatura e dytė pėrkrah Xhukės pėr kreun e instutucionit tė deklarimit tė pasurisė, ndonėse nuk u hodh nė votim.

    (d.b/BalkanWeb)

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e

    Shkarkimi i Zana Xhukės, PD e ankimon nė Kushtetuese: U shkel ligjshmėria

    TIRANĖ- Partia Demokratike ka ankimuar sot nė Gjykatėn Kushtetuese shkarkimin nga posti i i kryetares sė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit Kombėtar tė Pasurive tė Zana Xhukės, e cila u shkarkua nga Kuvendi.

    Mėsohet se Partia Demokratike kėrkon tė shpallė tė pavlefshme procedurat e Parlamentit, me pretendimin se nė shkarkimin e zonjės Xhuka ėshtė shkelur parimi i ligjshmėrisė dhe procedurat parlamentare.

    Ndėrkohė qė edhe ish-kryetarja e ILDKP-sė, Zana Xhuka pas shkarkimit ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatės Kushtetuese pėr tė vėnė drejtėsi. Sipas Xhukės, ajo ėshtė kryeinspektorja e ligjshme, ndaj dhe ka besim tek drejtėsia.

    Xhuka pretendon se ėshtė zgjedhur nė mėnyrė tė ligjshme po nga Kuvendi nė krye tė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit e Kontrollit tė Pasurive.

    Zana Xhuka u shkarkua nga Kuvendi me 77 vota pro dhe nė vend tė saj u zgjodh nė krye tė ILDKP-sė Shkėlqim Ganaj.

    (m.a/BalkanWeb)

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e

    Kushtetuese, nis “beteja” Presidencė-Parlament pėr kreun e ILDKP-sė

    Gjykata Kushtetuese ka nisur dje shqyrtimin e ankimimit tė Presidentit tė Republikės, Bujar Nishani pėr shkarkimin e kryetares sė Inspektoriatit tė Lartė pėr Deklarimin e Pasurive, Zana Xhuka. Bazuar pikėrisht nė kėrkesėn e tij tė paraqitur nė muajin mars pranė kėtij institucioni pėr zgjidhjen e konfliktit tė krijuar mes tij dhe Kuvendit, duke pretenduar se ky i fundit ka ndėrhyrė nė kompetencat e tij me shkarkimin dhe emėrimin e kreut tė ri tė ILDKP-sė. Prandaj, i ka kėrkuar kėsaj gjykate qė ta shpallė si antikushtetues votimin e Shkėlqim Ganajt nė vend tė Zana Xhukės. Kėshtu, trupa kushtetuese ėshtė mbledhur dje me dyer tė mbyllura dhe e ka marrė nė gjykim kėtė ēėshtje, kėrkesa pėr tė cilėn ka qenė pikėrisht ajo e kreut tė shtetit pėr “zgjidhjen e mosmarrėveshjes sė kompetencės midis Presidentit tė Republikės e Kuvendit dhe deklarimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė vendimit nr. 14/2014, datė 20.02.2014, tė Kuvendit pėr zgjedhjen e Shkėlqim Ganaj rnė detyrėn e Inspektorit tė Pėrgjithshėm tė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive”. Teksa kujtojmė se vetėm para disa ditėsh, Kuvendi i dėrgoi njė kėrkesė Gjykatės Kushtetuese pėr pėrjashtimin nga pjesėmarrja nė gjykim tė dy gjyqtarėve nė ankimimin e dorėzuar nga Presidenti nė kėtė gjykatė pėr shkarkimin e kreut tė ILDKP-sė. Nė kėtė kėrkesė, e cila mban firmėn e Sekretares sė Pėrgjithshme tė Kuvendit, Albana Shtylla kėrkohej pikėrisht pėrjashtimi i gjyqtares Altina Xhoxhaj dhe kolegut tė saj Vladimir Kristo. Kuvendi e argumentonte kėtė kėrkesė me faktin se “Nėpėrmjet tė dhėnave tė publikuara nė faqen zyrtare tė internetit tė institucioneve shtetėrore rezulton se Arben Idrizi, bashkėshort i gjyqtares Altina Xhoxhaj dhe Olti Kristo, i biri gjyqtarit Vladimir Kristo, janė punėsuar nė institucionin e Presidentit tė Republikės, respektivisht nė pozicionin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe tė Kėshilltarit Ligjor”. Ende nuk dihet nėse kėta dy gjyqtarė do ta kenė firmėn e tyre nga vendimi pėrkatės mbi kėtė ankimim tė kreut tė shtetit, teksa vetė ky vendim pritet tė shkaktojė shumė debate nė politikėn shqiptare, pėr vetė peshėn e lartė tė pėrgjegjėsisė qė ka, tė thotė fjaėn e fundit mbi njė konflikt aq delikat siē ėshtė ai i hapuri midis dy institucioneve tė larta tė vendit, Presidenca dhe Kuvendi.

    Objekti i kėrkesės sė Presidentit tė Republikės

    “1. Zgjidhja e mosmarrėveshjes sė kompetencės midis Presidentit tė Republikės dhe Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė. 2. Deklarimi si i papajtueshėm me Kushtetutėn i Vendimit nr.14/2014, datė 20.02.2014 i Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė “Pėr zgjedhjen e Inspektorit tė Pėrgjithshėm tė Inspektoriatit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive”.

    PROCESI

    “Lejet e ndėrtimeve” nė Kushtetuese

    Bashkia e Tiranės, ajo e Krujės si dhe komuna Katund i Ri kanė ankimuar nė Gjykatėn Kushtetuese vendimin e Kėshillit Kombėtar tė Territorit, i cili ka bllokuar pėrkohėsisht lejet e ndėrtimit, nė zonat urbane qė konsiderohen si kurora e gjelbėr me argumentin se zonat janė nė kaos urbanistik. Por pėrfaqėsuesi i pushtetit lokal pėr tė tre kėto institucione, Ivi Kaso, pėrfaqėsuesi ligjor i bashkive, argumentoi para trupit gjykues se kjo ėshtė njė ndėrhyrje nė autonominė vendore. Ndėrsa pėrfaqėsuesi i Kėshillit tė Ministrave tha se ka njė plan emergjence pėr tė siguruar zonat e mbrojtura nga ndėrtimet pa kriter.

    Koha Jone

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e

    Tėrhiqet anėtarja, Kushtetuesja rrėzon Nishanin

    Gjykata Kushtetuese rrėzoi dje kėrkesėn e Presidentit tė Republikės pėr interpretimin e shkarkimit tė Zana Xhukės nga Kuvendi. Vendimi erdhi pas njė votimi me vota tė barabarta tė tetė anėtarėve tė kėsaj gjykate, pa arritur tė krijojnė njė shumicė.

    Pėrmes njė njoftimi pėr shtyp tė publikuar nė uebsajtin e Gjykatės Kushtetuese, bėhet publik vendimi i saj. “Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, pasi shqyrtoi ēėshtjen nė seancė plenare mbi bazė dokumentesh, duke qenė se gjatė votimit votat u ndanė nė mėnyrė tė barabartė pa krijuar mundėsinė e arritjes sė njė pėrfundimi pėr ēėshtjen, nė mbėshtetje tė nenit 74 tė ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 ‘Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė’, me vendimin e datės 17.06.2014, vendosi refuzimin e kėrkesės”, thuhet nė njoftimin e gjykatės. Njė anėtar i kėsaj gjykate, Altina Xhoxhaj, kishte kėrkuar dorėheqjen nga gjykimi i kėsaj ēėshtjeje, pasi Kuvendi i Shqipėrisė kishte evidentuar njė konflikt interesi tė saj me tė. Bashkėshorti i saj, Arben Idrizi, punon si sekretar i Pėrgjithshėm i Presidencės, personi qė ka firmosur dhe kėrkesėn e kreut tė shtetit dėrguar kėsaj gjykate.

    Nė kėto kushte, Xhoxhaj kėrkoi vetėpėrjashtimin e saj nga ky gjykim. Por, njė tjetėr gjyqtar, Vladimir Kristo, pėr tė cilin Kuvendi kishte gjetur konflikt interesi nė kėtė ēėshtje, pasi djali i tij punon nė Presidencė si kėshilltar i kreut tė shtetit, mori pjesė nė gjykim. Kolegji i Gjykatės Kushtetuese nuk e pranoi kėrkesėn e Kristos qė tė tėrhiqej nga ky gjykim, duke mos vėrejtur konflikt interesi. Nė kėtė mėnyrė, nė gjykimin e kėsaj ēėshtjeje morėn pjesė tetė gjyqtarė, votat e tė cilėve u ndanė nė mėnyrė tė barabartė, pa mundur tė bėjnė shumicė.

    Nė kėtė mėnyrė, gjykata vendosi rrėzimin e kėrkesės sė Presidentit tė Republikės, pa u shprehur pėr tė me vendim tė qartė, duke lėnė nė fuqi vendimin e Kuvendit qė zgjodhi nė krye tė ILDKP-sė Shkėlqim Ganajn, nė garė me Zana Xhukėn. Presidenti pretendonte se Kuvendi nuk respektoi procedurėn, pasi sipas tij, duhej mė parė qė tė mbėrrinte propozimi nga ana e Presidentit tė Republikės e mė pas tė votohej nė Kuvend.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •