Zana Xhuka paditet nga stafi i saj: Nuk firmosi raportet ndaj zyrtarėve pėr fshehje tė pasurisė
Zana Xhuka, kryeinspektore e Inspektoriatit tė Deklarimit tė Pasurive ėshtė paditur penalisht nga stafi i saj i punės. Ata e akuzojnė se ka shpėrdoruar detyrėn dhe nuk ka pranuar tė firmosė dosjet e hetimit qė ky inspektoriat ka bėrė ndaj zyrtarėve tė lartė pėr fshehje tė pasurisė.
Stafi punonjės i ILDKPKI dorėzoi sot kallėzimin penal kundėr Inspektores sė Pėrgjithshme tė ILDKPKI, Zana Xhuka, pėr veprat penale tė shpėrdorimit tė detyrės dhe vjedhjes nėpėrmjet shpėrdorimit tė detyrės, parashikuar nga nenet 248 e 135 tė Kodit Penal.
Stafi i saj thotė se ajo nuk ka arsimin e duhur pėr atė detyrė. Gjithashtu e akuzon pėr largime tė pamotivuara nga detyra tė punonjėsve si dhe per faktin se nuk ka pranuar tė rikthejė nė punė tė larguarit edhe pse KSHC dhe Zyra e Pėrmbarimit kanė urdhėruar rikthimin e tyre.
Stafi i ILDPK-sė e akuzojnė se ka refuzuar tė firmosė raportet e Inspektorėve tė Lartė ku propozohen kallėzime penale dhe gjoba pėr zyrtarė me fshehje pasurie qindra mijė dollarė dhe konflikte flagrante interesi.
Se ka refuzuar tė firmosė raportet e Inspektorėve tė Lartė ku propozohen kallėzime penale dhe gjoba pėr zyrtarė me fshehje pasurie qindra mijė dollarė dhe konflikte flagrante interesi.
Gjithashtu thuhet se Xhuka ka bllokuar punėn e nisur nė date 19.11.2012, pėr kontrollin e plotė tė rreth 200 zyrtarėve pėr shkak tė funksionit dhe pėr dyshime pėr pasurinė e tyre, me arsyetimin absurd e antiligjor se kjo nuk ishte puna e saj.
Zana Xhuka akuzohet se ka refuzuar ti kontrollojė dhe tė bėjė njė hetim administrativ pėr rreth 1200 deklarata tė mbartura nga viti 2012, duke i arshivuar tė papėrfunduara e tė pafirmosura prej saj.
Po ashtu, pėr tė gjitha deklaratat e kėtij viti, rreth 4800 copė, nuk ėshtė bėrė skanimi elektronik siē kėrkon ligji me qėllim shmangien e ndėrhyrjeve nė to, dhe nuk janė kontrolluar paraprakisht siē kėrkon ligji.
Nuk dihet fati i rreth 100 dosjeve tė kontrollit tė plotė tė filluara nė muajin qershor, afati i tė cilave mbaronte mė 23 shtator. Sipas ligjit, duhet tė kishte filluar qė prej muajit prill kontrolli i 4% tė dosjeve qė pėrzgjidhen nė bazė tė shortit tė hapur qė kryhet vit pėr vit. Po mbyllet viti dhe nuk dihet akoma se cfarė bėhet me rreth 190 dosjet e pėrzgjedhurave me short.- thuhet nė kallzim penal.
Gjithashtu Xhuka akuzohet se ka vjedhur duke shpėrdoruar detyrėn muaj pėr muaj bonusi prej 35.000 lekė i dhėnė pėr transportin e zyrtarėve pa makinė, pa naftė e pa shofer.
Znj. Zana Xhuka ka nė pėrdorim personal makinėn me targa zyrtare tė ILDKPKI, gjithė sasinė e naftės prej 7.000 litra, shoferin personal dhe nuk duhet ta pėrfitonte kėtė bonus sipas ligjit. E gjithė sasia e naftės e blerė pėr vitin 2013 ėshtė tėrhequr nga Inspektorja e Pėrgjithshme nga magazina pa u justifikuar e shoqėruar me procedurat ligjore pėr tu pėrvetėsuar, shitur dhe pėr tu futur si para te thata nė xhepat e Inspektores sė Pėrgjithshme.
Kolektivi i cili ka depozituar kallzimin penal nė Prokurori bashkangjitur me dosjen ka dhėnė dhe emrat e personave tė cilėt kanė firmosur kėtė kallzim.
Kallzimi penal i ėshtė dėrguar pėr dijeni dhe Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Z. Bujar Nishani, Kryetarit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Z. Ilir Meta, Kryetarit tė Komisionit tė ēėshtjeve ligjore, Z. Fatmir Xhafaj, Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, Z. Bujar Leskaj, Ambasadorit Amerikan Z. Aleksandėr Arvizu, Ambasadorit tė Bashkimit Europian Z. Ettore Sequi, Ambasadorit tė prezencės sė OSBE Z. Florian Raunig.
MAPO
Krijoni Kontakt