Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Ballkan

    Operacion antidrogë Itali-Ballkan. 71 arreste, mes tyre 9 shqiptarë. 4 trafik nga qelia

    ROMË-Një superoperacion antidrogë ka vënë në pranga 71 persona mes Italisë dhe shteteve të Ballkanit. Bëhet fjalë për kuintalë heroinë e marijuanë me origjinë afgane që kishin destinacion tregun italian ndërsa hetimi për zbulimin e trafikut, mësohet se zgjati plot 8 vjet.

    Operacioni blic i koduar me emrin ‘Ellenica” ka bërë të mundur ndërprerjen e një trafiku të paligjshëm droge që shtrihej nga Italia deri në shtete të ndryshme të Ballkanit. Operacioni i gjerë ndërkombëtar, i cili është shtrirë në disa vende të Ballkanit, në disa vende u kodua “Ellenica 1” dhe në disa të tjera, “Ellenica 2”.
    Prokuroria dhe antimafia e Aquila ekzekutoi urdhër-arreste për 71 persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
    Sekustrohen 2 kuintalë heroinë dhe 5 kuintalë marijuanë.

    Superoperacioni është shtrirë në Itali, Shqipëri, Bosnjë dhe Kosovë.
    Persona nga këto shtete janë përgjegjës për trafikun e qindra kilogramëve heroinë dhe marijuanë. Hetimet janë realizuar në kuadër të një bashkëpunimi mbi një projekt evropian në luftën kundër drogës dhe kriminalitetit në Ballkan, me suport të Europol dhe Dcsa, dhe mbështetje të policisë shqiptare, boshnjake, sllovene, kroate dhe kosovare.

    Dy kuintalët e heroinës dhe 5 kuintalët e marijuanës kishin destinacion një organizatë droge në Abruzzo, që shpërndante drogë në tregjet lokale si Marche dhe Puglia.

    Emri:  74626.jpg

Shikime: 3300

Madhësia:  47.9 KB
    Ne foto Endrit Dokle

    Menjëherë pasi agjencitë e huaja italiane bënë publik superaksionin antidrogë, Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë bëri të ditur detaje mbi operacionin në bashkëpunim me palën italiane.

    Prokuroria sqaron se nga pala shqiptare janë ekzekutuar 9 urdhër-arreste ndërkombëtare nga 71 gjithsej që përmbante operacioni ‘Ellenica”.
    “Bëhet fjalë për persona të njohur të krimit në vend”, theksoi prokuroria.

    Zyra për shtyp e prokurorisë bëri me dije se nga aksioni ndërkombëtar “Ellenica”, janë 9 të arrestuar në Shqipëri për trafik heroine dhe kokaine.

    Pala shqiptare thekson se një superaksion kundër trafikut të lëndëve narkotike, drejtuar nga Prokuroria Italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme Shqiptare, Zyra për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë, është finalizuar mëngjesin e sotëm, me arrestimin e 9 personave, 7 prej të cilëve në Shqipëri dhe 2 në Itali.
    “Tre prej tyre aktualisht gjenden në burg pas vendimeve të gjykatës shqiptare disa kohë më parë, të gjithë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Këta persona akuzohen nga autoritetet italiane se janë përfshirë në veprimtarinë e importit, transportit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

    Organizata “Grupi i Shqiptarëve” është hetuar për një periudhë të gjatë nga ana e Prokurorisë Italiane, në të cilën është faktuar se disa qytetarë shqiptarë janë përfshirë në një rrjet të gjerë trafiku të lëndëve narkotike të forta, sasi e cila arrin në disa qindra kilogramë heroinë dhe kokainë.

    Pas një operacioni të shpejtë, policia shqiptare, nën drejtimin e prokurorisë, ka arrestuar shtetasit;
    1. Zenel Balla, nga Durrësi arrestuar sot
    2. Elvin Muço, nga Durrësi arrestuar sot
    3. Shpëtim Danaj, nga Vlora arrestuar sot

    Ndërkohë, u është komunikuar urdhëri i arrestit ndërkombëtar, në kuadër të këtij operacioni, shtetasve:

    4. Indrit Dokle, nga Durrësi në burg
    5. Jorid Xhunga, nga Përmeti në burg
    6. Shefqet Vata, nga Kukësi në burg
    7. Arben Shtëmbari në burg

    Janë arrestuar në Itali:
    8. Renald Velja
    9. Roxhen Velja

    Kush është Endrit Dokle
    Endrit Dokles i komunikohet urdhër-arresti ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Ellenica”. Dokle, ish-pjestar i Bandës së Durrësit, aktualisht në qeli i dënuar me burgim të përjetshëm.
    Dokle në janar të këtij viti u dënua me 16 vite burg pasi sipas gjykatës u gjet fajtor për veprën penale të “drejtimit nga burgu të organizatës kriminale për trafikun e drogës”.

    Hetimet
    Nga hetimet 8-vjeçare u arrit të zbuloheshin organizata që operonin nga shtete e Ballkanit në drejtim të Italisë. Bëhet fjalë për celula droge, 3 të tilla, ‘Grupi i shqiptarëve” ku bëjnë pjesë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova që operonin në qytete të ndryshme të Italisë, “Grupi i korrierëve”, organizata kriminale e transportit të drogës, kryesisht e heroinës që përbëhej nga boshnjakët dhe “Grupi Gargivolo” që operonte në Pescara.

    Zona e Pescaras ishte një ndër më të lakmuarat nga organizata e drejtuar nga Besnik Gostivari.

    Zbardhen telefonatat
    Thelbësore për hetimet kanë qenë dhe zbardhja e telefonatave. “Po më bëjnë të rrezikoj 20 vjet burg për këta idiotët këtu. Më ndaluan madje dhe karabinierët”, shprehet njëri nga korrierët teksa flet me një anëtar të organizatës së drogës.

    Ai kreu telefonatën teksa po udhëtonte në autostradën A14 me drejtim Pescaran.
    “Mirë që hodha mallin. E hodha anash autostradës. Ata kishin fikur dhe telefonat. Dhe unë ua hodha mallin. Nëse e donin le të vinin ta merrnin, nëse jo e lenë të humbasë....Unë po shkoj tani në drejtim para dhe pas në autostradë me 10 kg në duar! E hodha njehërë dhe tani e rimora. Kam frikë se e vjedhin dhe nuk dua të paguaj borxhet e tyre pastaj!”.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Aksioni “Ellenika” në Shqipëri-Itali-Bosnjë, arrestohen nëntë shqiptarë, importonin drogë nga Turqia.

    Anëtari i “Bandës së Durrësit”, akuzë të re për vitet 2001-2009.


    Emri:  indrit-dokle.jpg

Shikime: 6441

Madhësia:  69.3 KB
    Shqipëria, Italia dhe Bosnja i dhanë dje goditjen e fundit një bande të trafikut të drogës të ndarë në tri klane që dyshohet se kanë tregtuar 250 kilogramë heroinë dhe mbi 500 kilogramë marijuanë. Tre persona janë arrestuar në Shqipëri, në Durrës dhe në Vlorë, ndërsa katër të tjerëve u janë njoftuar akuzat ndërsa ndodhen në burg për vepra të tjera penale. Dy nga të burgosurit që akuzohen në këtë dosje të re janë anëtarë të “Bandës së Durrësit”, Indrit Dokle dhe Jorid Xhunga. Ata akuzohen se kanë koordinuar veprimet e trafikut të drogës me telefon nga burgu, pasi ndodhen të arrestuar që nga viti 2007 për krime të tjera të ndodhura në Shqipëri. Në vendin tonë aksioni është koordinuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Në tri vendet mësohet se janë vënë në pranga 71 persona, përfshi edhe dy shqiptarë në Itali. Pikënisja e hetimeve ka qenë viti 2009 pas ndalimit të një korrieri droge që vepronte për bandën me një sasi heroine në Udine të Italisë. Eksplorimi i aktivitetit të këtij korrieri të heroinës dhe hetimi i kontakteve të tij e çoi Policinë italiane dhe Prokurorinë e Antimafies së L’Aquilas drejt një organizate të shtrirë në Itali, Bosnjë, Shqipëri dhe Kosovë. Organizata kriminale përgjigjej për trafikimin e sasive të mëdha të heroinës nga Turqia në rajonin e Ballkanit dhe më pas përcjelljen e saj në drejtim të tregut europian. Që në fazën e parë të hetimit, autoritetet italiane konstatuan se banda në fjalë kishte trafikuar 240 kilogramë heroinë.

    Tri klanet
    Më pas autoritetet italiane vazhduan hetimin dhe zbuluan se organizata e trafikut të drogës përbëhej nga tri klane. Grupi i Shqipërisë përbëhej nga Indrit Dokle i vendosur në Durrës dhe që vepronte në gjithë Shqipërinë dhe Izet Krasniqi, që vepronte në gjithë Kosovën me fokus në Prizren. Nga ana tjetër, në Itali dhe në Bosnjë veproni dy klanet tjera që merreshin me pjesën që u takonte në trafikimin e lëndës narkotike. Sipas hetimeve të Antimafies italiane dhe Prokurorisë shqiptare, grupi i shqiptarëve, i kryesuar nga Indrit Dokle, siguronte sasi të mëdha heroine afgane nga Turqia dhe e trafikonte atë në drejtim të Shqipërisë dhe Kosovës, për ta magazinuar në pritje të trafikimit drejt Italisë ose vendeve të BE-së. Pasi mbërrinin pranë Shqipërisë, mësohet se ngarkesat me heroinë të ardhur nga Afganistani përmes Turqisë ndaheshin në dy drejtime. I pari kalonte përmes Shqipërisë nga Durrësi në drejtim të Italisë, ndërsa pjesa tjetër kalonte në Kosovë, konkretisht në Prizren dhe magazinohej e trafikohej në drejtim të Bosnjës. Gjatë viteve të hetimit, policia ka sekuestruar 200 kilogramë heroinë të trafikuar nga kjo bandë vetëm brenda territorit të Italisë. Autoritetet italiane përmendin dy episode të kapjes së drogës në Shqipëri, konkretisht në Elbasan më 5 tetor 2009, ku u kapën 7 kilogramë heroinë dhe në 15-15 maj 2010 në Tiranë dhe Durrës ku janë kapur tetë persona. Sipas hetimeve italiane, në vitet 2008-2009, Indrit Dokle ka koordinuar trafikimin e 170 kilogramëve heroinë, e cila ka përfunduar në Itali. Banda në fjalë konkretisht klani shqiptar, akuzohet edhe për një ngarkesë prej 500 kilogramësh hashash të kapur më 22 prill 2012, ku janë vënë në pranga dy shqiptarë.

    Operacioni “Ellenika”
    Të arrestuar dje:
    n Zenel Balla, nga Durrësi
    n Elvin Muço, nga Durrësi
    n Shpëtim Danaj, nga Vlora

    Të arrestuar më parë:
    n Indrit Dokle, nga Durrësi
    n Jorid Xhunga, nga Përmeti
    n Shefqet Vata, nga Kukësi
    n Arben Shtëmbari, nga Vlora

    Janë arrestuar në Itali:
    n Renald Velja
    n Roxhen Velja

    Kush janë katër “kapot” e burgosur në Shqipëri për drogën
    TIRANE – Katër persona të cilët ndodhen në burg kanë qenë të implikuar në trafikimin e 250 kilogramëve drogë në Itali. Sipas Prokurorisë, ata janë Indrit Dokle nga Durrësi, Jorid Xhunga nga Përmeti, Shefqet Vata nga Kukësi dhe Arben Shtëmbari nga Vlora. Indrit Dokle është akuzuar dhe dënuar si anëtar i bandës së Durrësit dhe është akuzuar edhe më parë për trafikim droge nga burgu me anë të telefonit. Po kështu, Jorid Xhunga është akuzuar dhe dënuar si anëtar i bandës së Durrësit. Ndërkaq, personi tjetër, Arben Shtëmbari nga Vlora, akuzohet se në vitin 2012 ka tentuar të trafikonte nga Shqipëria drejt Italisë me gomone të nisura nga Vlora mbi 70 kilogramë drogë të llojit marijuanë. Aktualisht Shmëbari është i arrestuar dhe akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në maj 2012, Policia shqiptare bllokoi një gomone me 95 kilogramë drogë, për të cilën po angazhohej Shtëmbari e persona të tjerë për ta nisur drejt Italisë. Personazhi tjetër që ndodhet në burg, Shefqet Vata, është dënuar me dhjetë vjet burg si anëtar i grupit kriminal të arrestuar gjatë aksionit “Ura”, akuzuar për trafik narkotikesh mes Shqipërisë dhe Italisë në maj 2010.

    Trazhgim Sokola

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    A ka lidhje familjare Indrit Dokle me deputetin socialist Namik Dokle?

    Albo

  4. #4
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    A ka lidhje familjare Indrit Dokle me deputetin socialist Namik Dokle?

    Albo
    Fatkeqesisht perr ty, nuk ka lidhje. Enderr e ke te kishin lidhje. Ec e permbaheshe ti pastaj.
    Moderator, e di vet ti...

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Sikur te pyesesh Namikun,Namik ,Indritin kushuri e ke??
    Namiku do thote,nuk e njof fare cfare kushuriri....lol
    Namiku e ka kushuri,po si do thote ne publik ai? Qe e ka kushuri?
    Noway.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    E ka nep, si I thone nga malcija, thone...

    Po namiki o burr zotni, icik spiun ka dale, po prape spiun I urte.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Ne raste te tilla shqiptaret e leshit e futin hunden kudo. Te paret jane. Ne ndonje lajm te mire nuk i kemi degjuar.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Nipi i Namik Dokles eshte trafikanti me i madh i droges ne Shqiperi, dhe PS dhe Rama vazhdojne te kandidojne Namik Doklen per deputet ne cdo zgjedhje. Na duhen parate e droges per te bere fushate, apo jo?

    Superaksioni i italianeve eshte nje mesazh i qarte per qeverine ne Tirane, pas vendimeve te marra nga Rama e Tahiri me Policine e Shtetit. Per plot 8 vjet forcat e rendit italiane dhe greke kane bashkepunuar ngushtesisht me Policine e Shtetit shqiptar dhe prokurorine e vendit per te goditur trafikantet e droges ne Shqiperi. Largimi i tyre nga drejtimi i Policise ne grup, ishte sinjali i gabuar per vendet fqinje. Dhe ky vendim, perforcoi bindjen e fqinjeve dhe partnereve per lidhjet e ngushta te kupoles socialiste me klanet kriminale te vendit.

    Pas 8 vjetesh hetimesh, italianet zgjodhen momentin e duhur per te goditur e shpartalluar gjithe rrjetin qe shtrihej ne mbare Ballkanin. Dhe ky eshte vetem fillimi...

    Albo

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Citim Postuar më parë nga TilVolioR Lexo Postimin
    Ne raste te tilla shqiptaret e leshit e futin hunden kudo. Te paret jane. Ne ndonje lajm te mire nuk i kemi degjuar.
    Ne fakt, eshte e kunderta e asaj qe shpreh ti me lart. Shumica e shqiptareve "behen te urte" dhe injorojne lajme te tilla, pasi ata ose jane vete "korriere droge", ose jane nenproduktet e industrise se droges. Nuk do te degjosh Top Channel ti kushtoje shume vemendje ketyre lajmeve, apo mediave prane kryeministrit, pasi ato media dhe ata gazetare paguhen me parate e droges. Ashtu si punedhenesi me i madh ne vend ne keto momente, vazhdon te jete Lazarati me "industrine e hashashit".

    Ke degjuar apo lexuar njeri tjeter te shkruaje e ngreje problemin e "Shqiperise Kolumbiane" pervecse Forumit Shqiptar?

    Sigurisht qe jo pasi parate e droges ne Shqiperi jane shtrire kudo.

    Albo

  10. #10

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Bravo policia shqiptare qe ka ndihmuar ne kete aksion.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e sadss
    Anëtarësuar
    11-10-2013
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    3

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    LETER E HAPUR PER SHTYPIN TRANSEMTUAR NE TELEVIZIONIN PAS KERCINIMEVE TE SHUMTA QE PO MERRTE E….H…!KETU DO TJU PARAQES VETEM NJE COPE MIKROSKOPIKE TE REALITET TONE.KJO ESHTE NJE NGA ARESYET PSE KERKONIN ELEMINIMIN E TIJ FIZIK. SE DUHET TE ME MBYLLIN GOJEN SE DINTE SHUM.

    Politikanet, financohen nga krimi


    Kryetare bashkie dhe deputete

    Kryetaret e bashkive te qyteteve te medha dhe deputetet shqiptare jane te perfshire ne krimin e organizuar. Ne prill 2005, pak para zgjedhjeve legjislative, nen presionin evropian, u votua ligji per transparencen e pasurive te te zgjedhurve dhe qeveritareve. Analiza e deklarimit e bere nga nje komision special ne kete kuader eshte ekzemplare. Deputete te shumte deklaruan nje pasuri prej disa milione eurosh. Me shume se gjysma e tyre deklaruan gjithashtu se kishin te pakten nje ndermarrje te tyren.
    Thellesia e ketij penetrimi kriminal ne jeten politike kombetare, vec te tjerash, u ilustrua me reagimet zyrtare ndaj vdekjes se Vajdin Lames, kryetarit te njerit prej klaneve te permendura me lart. Kur u dha lajmerimi i ekzekutimit te tij, Parlamenti shqiptar mbajti nje minute heshtje per te nderuar kujtimin e tij dhe qyteti i Tiranes i dha emrin e tij nje shkolle.

    Pak kohe me pare, zgjedhjet e fundit parlamentare luajten rolin e tyre tradicional per te treguar lidhjen politike-kriminele. Situate klasike qe nga 1997: pjesa me e madhe e kandidateve per deputete eshte mbeshtetur financiarisht nga mafia. Ky bashkepunim duket sikur e ka gjetur zgjidhjen vetem te financimi i fushates, karakteristike kjo e viteve 1990. Funksionaret
    Kriminaliteti ne funksionet e larta publike shqiptare i kalon dukshem stadet e nje korrupsioni te thjeshte. Lidhjet me mafian jane mjaft te thella. Niveli i pagave i pjeses me te madhe te disa funksionareve te larte, largon dyshimet mbi keto lidhje. Keshtu, si shpjegohet pasuria prej dhjetera milione eurosh e nje prej drejtuesve te KESH-it z.ANDIS HARASANI ne nje kohe qe paga e tij mujore mezi i arrin 2000 euro?

    • Shtenia ne dore e drejtuesve politike
    Modeli mafioz shqiptar eshte me lart, per sa i perket fuqise, se ai italian, kinez apo japonez. Ne fakt, pushteti mbi shtetin qe ushtronin klanet mafioze, te pakten deri kur u zgjodh Berisha, nuk ushtrohej nga nje presion i jashtem mbi vendimmarresin politik: drejtuesit e politikes shqiptare e vinin vete shtetin ne sherbim te mafias. Dhe kete e benin per arsyen me te thjeshte: sepse ishin kuadro drejtues.
    Nderkohe qe paga mujore mesatare e nje ministri varion nga 2500 deri ne 3000 euro, punimet e komisionit nxoren ne drite se tre ministrat kryesore te qeverise se Nanos kishin nje pasuri prej dhjetera milione eurosh.GRAMOZ RUCI,ANASTAS ANGJELI,BASHKIM FINO ETJ.

    Origjina
    Ndonese ka mundesi te kete ekzistuar qe prej vitit 1992, eshte e sigurt qe pushteti kriminal mbi klasen politike eshte bere masiv pas kryengritjes se vitit 1997. Zhdukja e shtetit pati dy pasoja te medha: emergjencen e grupeve kriminale te plotfuqishme ne territorin e tyre, sidomos ne Vlore; dhe nevojen, logjike dhe te mbeshtetur nga komuniteti evropian, qe t’u jepej fund pushimeve te pushtetit me organizimin e zgjedhjeve legjislative ne qershor te vitit 1997, te destinuara per te sjelle ne pushtet pasardhesin e Sali Berishes dhe qeverine e quajtur “qeveria e stabilitetit”. Pikerisht ne kete kuader, lidhja politike-kriminele u zbulua ne sensin fotografik te termit. Ne fakt, si mund te sigurosh financimin e fushates zgjedhore ne nje vend te varfer, pervecse duke perdorur te vetmin financim te mundshem: ate te klaneve kriminale? Kjo lidhje qe shume e qarte ne Vlore, ku Fatos Nano, gjate fushates zgjedhore per t’u bere kryeminister, u “mbrojt” gjate shume javeve nga Myrteza Caushi “Zani”, kryetari i klanit kriminal, qe dominonte ne Vlore, ne ate kohe. (Policia dezertoi qytetin me 11 shkurt).

    Teknikat

    Dy teknika kryesore u perdoren nga klanet mafioze per te zoteruar poltikat shqiptare, njera prej te cilave eshte krimi i organizuar. Eshte e rendesishme te citoj se monopolet e importit qe jane ne dore te mafias, drejtohen nga politikane te rendesishem, te cilet perfitojne ne menyre reciproke nga njeri-tjetri. Ish–ministrat e qeverise “Nano” jane ne krye te monopoleve kryesore te sektorit agro-ushqimor. Keto privilegje - mjaft fitimprurese - sigurisht qe i kane perfituar gjate kohes qe ishin ne pushtet. Dyshime te forta rendojne gjithashtu mbi zoterimin e monopolit te birres, qe eshte nen pronesine e nje burri shteti. TANI PO NDERROJNE KRAH DUKE U ZEVENDESUAR ME DREJTUESIT E BERISHES.Mafia u krijoi mundesine e perfitimit mjaft politikaneve, mjeshtra te spekulimit ne tregjet publike, ne te cilat bashkepunojne masivisht, sidomos ne sektorin e ndertimit. Kryetari i Bashkise se Tiranes EDI RAMA i ka vene vetes nofken ndjellese “Zoti 10%”.Dhe ku nje leje ndertimi vajti mbi 250 000 euro dhe ku drejtori I policies bashkiake NDREC DEDA dhe nenkryetari bashkise BLENDI GOXHE JANE SEKSERET E KRYETARIT TE BASHKISE/
    Unioni mafia-politike nuk varet vetem nga korrupsioni, por edhe prej perkatesise. Politikanet me te afert me Fatos Nanon jane padyshim anetare te klaneve kryesore shqiptare, roli i te cileve ne strukturimin e kupoles se permendur me lart ka perparuar ne nje menyre ngulmuese ne Durres dhe Tiraneduke permendur ktu vellezerit KOKANdersa qeveria e re po mundohet ti shkaterroje keto lidhje per ti kthyer ne interes te saj. Njerezit e disa prej qeveritareve aktuale nuk ngelen jashte dyshimeve te kesaj fushe.

    Efektet e politikes se qeverise “Berisha”

    Shkaterrimi i berthamave kriminale TE PS DHE VENDOSJA E BANDAVE TE PD

    Sic eshte permendur dhe me lart, 12 nga 15 klanet e medhenj mafioze te Shqiperise jane goditur rende nga aksioni antimafia i qeverise “Berisha”. Megjithate, dihet se keto organizata nuk jane eliminuar plotesisht por jane zevendesuar me elemente te rinj dhe me militante dhe eksponente te krimit te krahut te Berishes. Shume prej tyre shfaqin shenja mbijetese dhe po fuqizohen bindshem.

    Ultrahomogjeniteti

    Kjo e para e ka bazen ne lidhjet natyrore qe bashkojne anetaret e disa grupeve, jo vetem klanore, sic thuhet me lart, por ekskluzivisht familjare. Gjashte anetaret kryesore te klanit “Hakmarrja per Drejtesi” jane te gjithe vellezer ose kusherinj te pare. Fale kesaj lidhjeje natyrore gjaku, nxjerrja e informacionit (sekreteve) nga keto organizata behet jashtezakonisht e veshtire, duke veshtiresuar si rrjedhim dhe shkaterrimin komplet te tyre.

    Ndryshimi i territorit

    Vecoria e dyte e ketyre klaneve eshte ndryshimi i territorit. Nese lidhja e gjakut mbetet thelbesore per krijimin e trafiqeve kryesore dhe destinacionin e parave kriminale, prania fizike e disa kapove dhe keshilltareve te tyre ne Shqiperi ka ndryshuar. Orik Shyti, kapo i klanit “Hakmarrja per Drejtesi”, eshte rezident ne Zvicer prej shume vitesh dhe ndihmesit e tij po ashtu kane perfituar te drejten e azilit ne kete vend, ose ne Belgjike pas renies se diktatures. Ne te njejten menyre, arrestimet e kryera ne klanin e Lushnjes kane nxjerre ne pah se 6 nga anetaret jetonin ne Shqiperi, kapo Aldo Bare dhe ndihmesi i tij jetonin ne Stamboll dhe 33 anetaret e tjere ne Itali. Kjo levizje gjeografike ngadaleson dukshem luften e qeverise shqiptare kunder mafias, duke e detyruar keshtu te kete nje bashkepunim me nderkombetaret (shpesh te frutshem, sidomos me Italine), por gjithnje te vonuar.

    Lufta kunder pushtetit politik te mafias

    Korrupsioni i forcave te rendit


    Nese spastrimi i radheve te policise nuk po jep efektet e para, mbetet ende nje problem i madh: drejtesia eshte e nenshtruar nga nje presion i forte kriminal. Vrasja e shoferit GENCI SINA te krye prokurori t te Shqiperise THEODHORI SALLAKU ishte nje paralajmerim per kete te fundit per nje fund te ngjashem, nese vazhdonte te hetonte mbi klanin “Hakmarrja per Drejtesi”.VRASJE E CILA U CILESUA SI NJE VRASJE BANALE.Ndersa drejtoret dhe ministrant e rendit po vejne pasuri marramendese dhe bisnese te fuqishme Brenda nje kohe shum te shkurter.
    Korrupsioni ne administrate

    Politika antimafia e qeverise “Berisha”po ecen mire gjithashtu dhe zevendesimi me kriminel te rinj te cilet duhet te punojne me dhe per qeverine e re. Nje numer i madh funksionaresh duket sikur jane vertet te terrorizuar nga energjia e masave” korrupsioni vjeter te zevendesohet me te riun” te ndermarra qe ne shtator 2005. Ata jane te vetedijshem per “efikasitetin” e aparatit shteteror shqiptar, kur ky i fundit nuk eshte ne duart e ishkrimineleve por ne duart e kriminleve te rinj. Disa te tjere kane me shume frike nga denoncimi publik i ndonje rivali sesa nga arrestimi ne flagrance ne vendin e krimit, ose bashkepunimi me kriminelet, aktivitete per momentin shume te rrezikshme per t’u ushtruar ne shkalle te gjere.

    Korrupsioni i klases politike

    Klasa politike shqiptare nuk ka perfituar ndonje rigjenerim te menjehershem me zgjedhjen e Berishes, dhe mbetet ende tejet e infektuar nga mafia shqiptare. Kete e provon nje shembull i koheve te fundit: deri ne arrestimin e tij me 25 mars 2006, Aldo Bare gjate kohes qe rrinte ne Shqiperi udhetonte me nje makine te parlamentit shqiptar (me targe 6888 E). zotin Artan Gjermeni e akuzoj publikisht për fshehje të pasurisë, kur u akuzua për krijimin saj nga lidhja kriminale me bandën e Lushnjes dhe Prokuroria e fshehu veprën penale, dhe për më tepër e mbrojti nga ndjekja penale Gjermenin, e ndihmoi atë që, pavarësisht skandaleve, të bëhej anëtar i Keshillit teLarte te Drejtesisë Por, për të përmendur një fakt, një i penduar, anëtar i bandës së Lushnjës, ka deponuar përpara gjykatës, në procesin gjyqësor që është zhvilluar, se ai është liruar nga Artan Gjermeni, në kundërshtim me të gjithë procedurat ligjore, 24 orë pasi është arretsuar për vrasje. Kjo e gjitha e akorduar me krerët e bandës.Ky rast dhe raste të tjera tregojne lidhjet e pushtetit gjyqësor me krimin dhe me organizata kriminale. Nipi i Namik Dokles Indrit Dokle eshte trafikanti me i madh i droges ne Shqiperi, dhe PS dhe Rama vazhdojne te kandidojne Namik Doklen per deputet ne cdo zgjedhje. Na duhen parate e droges per te bere fushate, apo jo?
    Opozita, tashme e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, mbetet te jet e lidhur me krimin e organizuar. Berisha nuk eshte gabuar per kete, ai ka nisur nje lufte me dore te hekurt pa meshire ndaj rivalit te tij te ri politik dhe duke bere zevendesimin me bandat e tij. Nje pyetje lind: pse kjo lufte eshte drejtuar vetem ne planin politik, nderkohe qe qofte dhe nje veprim juridik do t’i zbulonte padyshim shume lehtesisht lidhjet kriminale te kundershtareve te Berishes?

    Pergjigjja lidhet me faktin qe keto lidhje jane padyshim edhe brenda kampit te Berishes. Instikti politik qe i detyron ata te mos i shkepusin lidhjet me mbeshtetesit e tyre, ben te duket se lufta kunder korrupsionit te klases politike shqiptare zhvillohet fuqishem nga qeveria “Berisha”, por ndodh e kunderta.

    Fati ekonomik i luftes antimafia


    Shume pak shenja ka qe tregojne fillimin e nje lufte kunder pushtetit ekonomik te mafias shqiptare.

    Rreziqet ekonomike te luftes antimafia

    Nje nga arsyet e ketyre rreziqeve ka padyshim lidhje me faktin se nje nga shtyllat (monopolet e importit) prek majen e klases politike shqiptare.

    Pastrimi i parave, shtylla e dyte e pushtetit mafioz mbi ekonomine shqiptare, mbart ne vetvete nje problem thelbesor per qeverine. Ne fakt, nese ai eshte nje nga vektoret e pastrimit te parave per mafian, edhe sektori i ndertimit eshte pa dyshim nje nga motoret e rritjes se ekonomise shqiptare. Investimet e bera ne kete sektor kyc po ulen ne menyre marramendese, Kjo tendence e rrezikshme konfirmohet duke pasur parasysh se perqindja e rritjes se ketij sektori ne gjashtemujorin e pare te 2006 ishte vetem 1,6%.

    Ky ndryshim nxjerr ne pah nje kufi thelbesor per veprimin e qeverise “Berisha”: per faktin e ndervaresise kriminale te vendit, goditjet ndaj mafias dhe ndryshimi I ngjyrave politike dhe krahut te krimit te organizuar jane ne te njejten kohe goditje ndaj ekonomise shqiptare.Pasi do te duhen vite sa te mbushen xhepat e qeveritarve te rinj.



    Nevojshmeria e nje arme te re kunder krimit


    Perfundimi

    Qeveria “Berisha” lufton me nje energji te pashtershme kunder mafias shqiptare te krijuar nga paraardhesit dhe per te vendosur klanet e tija. Fale kapacitetit te levizjes gjeografike nga Mali i Zi ne Afganistan, fuqia ekonomike e klaneve kriminale arrin t’u shpetoje goditjeve qe i jane dhene. mafia shqiptare mbetet e fuqishme.. eshte perhapur me ne qarqet udheheqese te vendit, ndikimi i klaneve kriminale mbi klasen politike vazhdon te mbetet I fuqishem.

    Perhapja ekonomike e mafias shqiptare eshte me e qarte se kurre, jo per rritjen e saj, por perkundrazi per efektet sistematike te investimeve kriminale.

    Ndryshe nga strategjite e vena ne jete per te zhdukur nga rrenjet krimin e organizuar te vendeve si Kolumbia e Afganistani, per pastrimin e Shqiperise nga mafia eshte e nevojshme te zhvillohet jo nje kulture zevendesuese, por nje ekonomi zevendesuese. Te zevendesosh parate e krimit me investime te huaja: Dhe ne keto kushte, nese volumi i investimeve te huaja direkte nuk rritet, nuk vihet ne dyshim qe elektorati shqiptar nuk ka per t’ia falur Berishes privimin nga flukset e cmuara financiare, qofshin keto kriminale.



    (Fund)
    REFERUAR DHE DUKE CITUAR KETO BURIME:
    Bertrand Monnet, nje nga autoret e raportit per mafian ne Shqiperi, eshte drejtor shkencor i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal ne France. Ky institut zhvillon nje aksion te dyfishte te kerkimit mbi rreziqet kriminale te sipermarrjeve dhe te transmetimit te informacioneve te siguruara drejt vendimmarresve. Ne raportin per Shqiperine, pervec intervistave dhe te dhenave nga burime inteligjente te informacionit, jane perdorur materiale te Raportit Boteror per Drogen, viti 2005, te Zyres per Drogen dhe Krimin ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, studimi i gushtit 2005 per llogari te Delegacionit per Ceshtjet Strategjike te Ministrise se Mbrojtjes se Frances, materiale te prodhuara nga Nicolas Miletitch “Trafiku dhe krimet ne Ballkan”, Xavier Raufer “La Camorra”, Jean-Francois Gayraud “Bota e Mafias”, Xavier Raufer dhe Stephane Quere “Mafia shqiptare”

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne fakt, eshte e kunderta e asaj qe shpreh ti me lart. Shumica e shqiptareve "behen te urte" dhe injorojne lajme te tilla, pasi ata ose jane vete "korriere droge", ose jane nenproduktet e industrise se droges. Nuk do te degjosh Top Channel ti kushtoje shume vemendje ketyre lajmeve, apo mediave prane kryeministrit, pasi ato media dhe ata gazetare paguhen me parate e droges. Ashtu si punedhenesi me i madh ne vend ne keto momente, vazhdon te jete Lazarati me "industrine e hashashit".

    Ke degjuar apo lexuar njeri tjeter te shkruaje e ngreje problemin e "Shqiperise Kolumbiane" pervecse Forumit Shqiptar?

    Sigurisht qe jo pasi parate e droges ne Shqiperi jane shtrire kudo.

    Albo
    Per Shqiptaret qe fola me lart, e kisha fjalen per bandat kriminale dhe ata qe merren me trafikun e droges dhe jo per mediat qe i publikojne. Jam dakort qe mediat dhe vet ne nuk i japim aq rendesi sa duhet ceshtjeve te tilla. Ndoshta eshte sepse mediat shqiptare kan interesat e tyre sic permende me lart. Ne evrope Shqiperia permendet midis shteteve ta para persa i perket trafikut te droges ose akoma me keq trafikut te qenieve njerzore per prostitucion etj. Kurse ne Shqiperi as qe behet fjale, dhe bejme sikur nuk marrim vesh sec ndodh.

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Droga Shqipëri- Itali, sekuestrohet një pasuri prej 5 milionë euro. Në tetor u arrestuan 71 persona

    ITALI- Policia italiane njoftoi sot vendosjen e sekuestros të një pasurie me vlerë 5 milionë euro në kuadër të arrestimeve të bëra më 21 tetor 2013 në Itali, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje.

    Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit ndërkombëtarë “Ellenika” ku janë vënë në pranga 71 persona, të cilët ishin përfshirë në trafikun e dorogës nga Shqipëria në Itali. Pasuritë e sekuestruar dyshohet se i përkasin 10 nga 71 të arrestuarve.

    Në bazë të hetimeve grupi kriminal, ka trafikuar qindra kg heroinë nga Shqipëria në Itali nëpërmjet Kosovës dhe Bosnjes. Grupi kriminal operonte në tri nivele, një ndërkombëtar, që ishte dhe grupi i shqiptarëve, një që merrej me transportin, që ishin korrierët dhe një që merrej me shpërndarjen. Vetëm në Itali në kuadër të këtij operacioni në tetor janë arrestuar 43 persona.

    Gjatë aksionit të tetorit policia italiane sekuestroi më shumë se dy ton heroinë dhe 5 ton marijuanë. Pjesa më e madhe e drogës u sekuestrua në Peskara në rrethin Rancitelli.

    Panorama

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •