Fyle: Kualifikimi i arritur nga qeveria e mëparshme të përdoret për të mirën e vendit
Politikë
Fyle: Kualifikimi i arritur nga qeveria e mëparshme të përdoret për të mirën e vendit
Komisioneri për Zgjerimin intervistë për ABC News
16 tetor 2013 21:58
Në një intervistë eskluzive për ABC News, komisioneri Stefan Füle shpjegon, se pavarësisht rekomandimit të Komisionit Europian, statusi i kandidatit për Shqipërinë nuk është fituar ende. Shqipëria duhet të tregojë deri në dhjetor seriozitet politik dhe rezultate konkrete të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të fituar zemrat e 28 shteteve anëtare.
“Është një gjë të bësh një propozim dhe është një gjë tjetër që 28 shtete anëtare të BE-së të pranojnë këtë propozim dhe ti akordojnë Shqipërisë statusin e vendit kandidat”.
Komisioneri Füle është ndalur në detaje mbi nevojën e konsensusit politik, pa të cilin Shqipëria s’mund të arrijë hapa përpara. Duke folur edhe për çështjen e shërbimit civil që ndan aktualisht mazhorancën dhe opozitën, Füle ka shtjelluar më tej, se qeveria shqiptare s’duhet të prekë eskpertët e administratës publike:
"Kualifikimi i arritur nga puna e qeverisë së mëparëshme duhet të përdoret nga kjo qeveri për të mirën e vendit. Ka shumë profesionistë me të cilët ne kemi punuar më parë dhe që dëshirojmë ti shohim aty, sepse ata nuk garantojnë thjesht vazhdimësinë e memories institucionale" .
Duke u përgjigjur për shpejtësinë e reformave në Shqipëri, komisioneri Füle ka pranuar gjithashtu, se shqipëtarët janë ekspertë të rasteve të humbura.
Intervistën e plotë do ta ndiqni nesër në ABC News
ABC
Krijoni Kontakt