Smerald



Ivan Bunin



Bluja e errėt e qiellit tė natės nė qetėsinė pluskuese tė reve, gjithkah tė bardha, ndėrsa pėrqark hėnės – tė kaltėreme. Pėrqendrohesh dhe – as retė lėvizin – as hėna lundron, por bri saj, bashkė me tė pikon loti i artė i njė ylli: hėna lundron prajshėm lartėsish tė paskaja dhe e merr me vete gjithė e mė lart kėtė yll.

Ajo shtrihet brinjazi nė pezulin e ēelur tė dritares: me kryet anuar kėqyr lart – koka i endet rrotull nga lėvizja e qiellit. Ai qėndron nė gjunjėt e saj.

- Ēfarė ngjyre ėshtė kjo? Nuk mund ta pėrcaktoj dot! Po ju, Tolja, mundeni?

- Pėr ēfarė ngjyre, Kisa?

- Mos mė thėrrisni mė kėshtu, njėqind herė ju kam thėnė. . .

- Si urdhėroni, Ksenia Andrejeva.

- E kam fjalėn pėr kėtė qiell ndėrmjet resh. Ēfarė ngjyre mahnitėse! Dhe e tmerrshme dhe magjepsėse. Me tė vėrtetė qiellore, se nė tokė tė tillė nuk ka. Thuajse smerald.

- Pėrderisa ėshtė nė qiell, sigurisht qė qiellore ėshtė. Vetėm se smerald ēne? Dhe ē’do tė thotė smerald? Kurrė gjallė s’mė kanė zėnė sytė smerald. Juve, thjesht, ju pėlqen kjo fjalė.

- Po. Nuk di si tė them, – ndofta nuk ėshtė smerald, por rubin. . . Porse vėrtet i tillė, qė vetėm nė parajsė e gjen, engjėjt, fron perėndish. . .

- Dhe dardha majė plepit. . .

- Uf, sa cinik qė je, Tolja. Mirė e ka Maria Sergejevna, kur thotė se edhe ēupa mė budallaqe ėshtė mė e mirė se njė djalė.

- Vetė e vėrtetė gurgullon nė buzėt e saj, Kisa.

Ajo ėshtė veshur me njė fustan pikėlor basme, kėpucė fare tė lira; pulpėt dhe gjunjėt e saj janė tė plota, vajzėrore, koka e saj e rrumbullt me njė gėrshet tė hedhur prapa aq lezeēėm. . . Ai vė dorėn mbi gjunjėt e saj, tjetrėn ia hedh pėrqafe dhe si me shaka e puth nė buzėt gjysmė tė hapura. Ajo ēlirohet ngadalė, ia largon dorėn nga gjunjėt.

- Ē’pate? U fyeve?

Ajo ngjesh zverkun pas shtalkės sė dritares dhe ai, dallon se si ajo duke kafshuar buzėn, pėrmban lotėt.

- Po ē’keni pra kėshtu?

- Oh, lėrmėni tė qetė. . .

- Por ēfarė pra ndodhi?

Ajo pėshpėrit:

- Asgjė. . .

Dhe teksa kėrcen nga parvazi, lėshohet me vrap.

Ai ngre supet:

- Budallaēkė gjer nė shenjtėri!

Pėrktheu nga origjinali: Agron Tufa

http://www.standard.al/ne-vdesim-te-papenduar/