Smerald
Ivan Bunin
Bluja e errėt e qiellit tė natės nė qetėsinė pluskuese tė reve, gjithkah tė bardha, ndėrsa pėrqark hėnės tė kaltėreme. Pėrqendrohesh dhe as retė lėvizin as hėna lundron, por bri saj, bashkė me tė pikon loti i artė i njė ylli: hėna lundron prajshėm lartėsish tė paskaja dhe e merr me vete gjithė e mė lart kėtė yll.
Ajo shtrihet brinjazi nė pezulin e ēelur tė dritares: me kryet anuar kėqyr lart koka i endet rrotull nga lėvizja e qiellit. Ai qėndron nė gjunjėt e saj.
- Ēfarė ngjyre ėshtė kjo? Nuk mund ta pėrcaktoj dot! Po ju, Tolja, mundeni?
- Pėr ēfarė ngjyre, Kisa?
- Mos mė thėrrisni mė kėshtu, njėqind herė ju kam thėnė. . .
- Si urdhėroni, Ksenia Andrejeva.
- E kam fjalėn pėr kėtė qiell ndėrmjet resh. Ēfarė ngjyre mahnitėse! Dhe e tmerrshme dhe magjepsėse. Me tė vėrtetė qiellore, se nė tokė tė tillė nuk ka. Thuajse smerald.
- Pėrderisa ėshtė nė qiell, sigurisht qė qiellore ėshtė. Vetėm se smerald ēne? Dhe ēdo tė thotė smerald? Kurrė gjallė smė kanė zėnė sytė smerald. Juve, thjesht, ju pėlqen kjo fjalė.
- Po. Nuk di si tė them, ndofta nuk ėshtė smerald, por rubin. . . Porse vėrtet i tillė, qė vetėm nė parajsė e gjen, engjėjt, fron perėndish. . .
- Dhe dardha majė plepit. . .
- Uf, sa cinik qė je, Tolja. Mirė e ka Maria Sergejevna, kur thotė se edhe ēupa mė budallaqe ėshtė mė e mirė se njė djalė.
- Vetė e vėrtetė gurgullon nė buzėt e saj, Kisa.
Ajo ėshtė veshur me njė fustan pikėlor basme, kėpucė fare tė lira; pulpėt dhe gjunjėt e saj janė tė plota, vajzėrore, koka e saj e rrumbullt me njė gėrshet tė hedhur prapa aq lezeēėm. . . Ai vė dorėn mbi gjunjėt e saj, tjetrėn ia hedh pėrqafe dhe si me shaka e puth nė buzėt gjysmė tė hapura. Ajo ēlirohet ngadalė, ia largon dorėn nga gjunjėt.
- Ēpate? U fyeve?
Ajo ngjesh zverkun pas shtalkės sė dritares dhe ai, dallon se si ajo duke kafshuar buzėn, pėrmban lotėt.
- Po ēkeni pra kėshtu?
- Oh, lėrmėni tė qetė. . .
- Por ēfarė pra ndodhi?
Ajo pėshpėrit:
- Asgjė. . .
Dhe teksa kėrcen nga parvazi, lėshohet me vrap.
Ai ngre supet:
- Budallaēkė gjer nė shenjtėri!
Pėrktheu nga origjinali: Agron Tufa
http://www.standard.al/ne-vdesim-te-papenduar/
Krijoni Kontakt