-
Regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj
INTERVISTA/Flet regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj:Viktor Gjika dhe Dhimitėr Anagnosti, regjisorėt qė mė hapėn shumė dritare
Liri Lubonja ndryshoi jetėn time, Mehmet Shehu mė dha njė mėsim tė mirė
-Nė klasė tė shtatė zura vend tė parė nė njė hartim pėr luftėn NĒ
-Kam botuar te Zėri i Rinisė, Pionieri, Puna dhe nė gazeta tė tjera
- Pedagogėt e mi: Dritėro Agolli,Vangjush Ganbeta, Gėzim Reso, Skėnder Begeja
-Takimi i parė me Enverin nė inaugurimin e Pallatit tė Kulturės, 1953
- Vath Koreshi, Luan Dibra, Zef Gurakuqi, mė kanė ndihmuar nė rrugėn e letėrsisė
- Disa detaje nga takimet me Enver Hoxhėn Mehmet Shehun dhe Ramiz Alinė
-Keqkuptimi me Muho Asllanin
-Njė udhėtim i bukur me Mine Gurin pėr nė Zvicėr
Albert ZHOLI
Mbi 40 vjet punė me filmin dokumentar si regjisor dhe skenarist, ndoshta ai pėrbėn njė rekord me 150 filma tė realizuar. Nė rininė e tij ishte i dhėnė pas gazetarisė ku gazeta Zėri i Rinisė mbetet dashuria e tij e parė pėr tė cilėn desh sakrifikoi dhe shkollėn. Ishte Liri Lubonja ajo qė ndikoi nė kursin e jetės duke i dhėnė njė orientim prindėror. Jeta si skenarist dhe regjisor ėshtė e mbushur me surpriza, realizime, ankth, gėzime, shėrbime, debate, sakrifica, vėshtirėsi, arritje, stepje por qė nė fund tė fundit nė emėr tė njė diēkaje tė shenjtė qė mban emrin e pazėvendėsueshėm pėr tė, FILM. Nė gjithė kėto lėvizje dhe realizime ai ka pasur dhe takime spontane me ish udhėheqėsit komunist, pėr tė cilėt ka dhe pėrshtypjet e tij. Nė bisedė ėshtė objektiv, racional, asnjėherė nuk e mbivlerėson veten, por sigurisht pėrcjell mesazhe konkrete. Nė moshėn qė ėshtė deklaron, se magjia e filmit dokumentar e ka mbėrthyer tė tėrin dhe ai i pėrulet kėsaj magjie, pasi e dashuron marrėzisht dhe nuk do ta ndryshonte me asnjė profesion nė botė, sado shuma tė mėdha ti dhuronin. Ky ėshtė Kujtim Gjonaj, tepelenasi i shtruar, i cili kur realizon filma dokumentar kthehet nė njė luftėtar heroik qė realizimin profesional e kthen nė detyrė atdhetare.
-Cilat kanė qenė pasionet e viteve tė rinisė?
Pasioni im ka qenė gazetaria. Unė kam mbaruar studimet pėr gjuhė letėrsi dhe pėr gazetari. Nė vitin 1968 gazetaria ishte kurs 2-vjeēar ku merreshin studentė nga degėt e tjera qė e kishin pasion letėrsinė dhe u krijua kursi i gazetarisė.
Kam botuar shkrime qė nė rininė time tė hershme apo nė adoleshencė nė gazetat e kohės si: Zėri i Rinisė, Pionieri, gazeta Puna dhe nė gazeta tė tjera. -Kush ju ka nxitur qė tė shkruani nė atė kohė?
Mund tė jetė dėshirė e brendshme, pasi kam qenė me shumė dhunti nė hartime qysh nė shtatėvjeēare. Kam marrė pjesė nė njė konkurs pėr hartimet (isha nė klasė tė shtatė) me tė gjithė shollat e Tiranės, ku unė kam zėnė vend tė parė. Kam qenė nė shkollėn 7-vjeēare Hoxha Tasim. Kjo ndikoi dhe mė stimuloi qė tė vazhdoja tė shkruaja. Ngjarjet e luftės Nacional Ēlirimtare mbeten mė tė dashurat pėr mua. Lufta e Mezhgoranit ishte njė tregim i babait tim pėr heroin e popullit Asim Zeneli qė mė ka pėlqyer shumė dhe qysh nė atė kohė u ngjiz kjo dashuri pėr luftėn, ku edhe sot unė e vlerėsoj shumė si momentin mė tė rėndėsishėm tė kėtij vendi. Fakti qė partizanėt shqiptarė u radhitėn nė Krahn e Frontit antifashist ėshtė njė fat i madh pėr Shqipėrinė dhe pėr tė gjithė brezat qė erdhėn mė pas. Mė vonė shkrimet e para pėrkojnė nė gazetėn Pionieri nė vitet 1964-1965. Nga viti 1966 e mbrapa jam angazhuar fuqimisht nė gazetėn Zėri i Rinisė qė ishte gazeta mė moderne e kohės, ku botoja tregime, reportazhe, skica. Nė atė kohė shkonim me shėrbim nė tė gjithė Shqipėrinė. Mėsuesit e parė tė mitė qė mė kanė ndihmuar nė rrugėn e bukur tė letėrsisė kanė qenė Vath Koreshi, Luan Dibra, Zef Gurakuqi qė mė kanė shikuar me njė sy miqėsor dhe dashamirės. Ata me thjeshtėsinė e tyre, me pėrgatitjen e lartė, mė frymėzuan dhe mė ngjizėn atė dashuri tė veēantė pėr tė shkruar.
-Po nė shkollėn e lartė kush kanė qenė pedagogėt e gazetarisė qė mbahen me emėr sot?
Pedagogėt e mia kanė qenė ajka e gazetarisė dhe e poetėve shqiptarė. Kėtu mund tė pėrmend Dritėro Agollin,Vangjush Gambetan, Gėzim Reson, Skėnder Begeja. Atėherė ka dalė njė brez pedagogėsh me shumė, shumė tė pėrgatitur, me shumė bagazh, me shumė dhunti qė kanė lėnė gjurmė nė kulturėn e kėtij vendi. Ata kanė nxjerrė studentė qė mė vonė u bėnė po me aq emėr si: Faik Ballanca, Zija Ēela, Koēo Kosta, Petro Lati, Floresha Haxhiu, Rami Memushaj etj. Nė fushėn e kinematografisė ka qenė Halil Kamberi qė ka qenė regjisor nė kinostudio dhe mė pas kaloi nė televizion.
-Po nga udhėheqėsit e kohės a kanė ardhur ndonjėherė nė shollė ku keni qenė student?
Ahere udhėheqėsit vinin shpesh nėpėr shkolla. Ndoshta ishte politika e partisė ajo. Mbaj mend se, si nxėnės i dalluar nė klasėn e tretė kam qenė i ftuar nė Pallatin e Kulturės Ali Kelmendi. Atė ditė nė pallat do tė vinte vetė Enver Hoxha. Ishte viti 1953. Ne mezi e prisnim. E cili fėmijė nuk do tė donte ahere tė shikonte apo tė takonte Enver Hoxhėn. Ahere pėr ēdo fėmijė ai ishte njė gjeni. Kur erdhi ai ne shpėrthyem nė duartrokitje. Gėzonim pa masė. Ishte njė ndėr ditėt mė tė bukura tė mijat si nxėnės i dalluar. Ahere na ndanė dhe nga njė pako tė vogėl. Kur e hapa brenda pakos gjeta njė top llastiku tė zi tė vogėl. Sa u gėzova. Ku kishte ahere topa nė dyqan. Ishin vitet e njė skamje tė madhe.
-Po diplomėn me ēfarė teme e ke mbrojtur?
Diplomėn e kam mbrojtur me temėn Publicistika nė ekran, pra ishin mendime pėr publicistikėn e kranit. Po me kėtė temė 2-3 vjet rresht kam dhėnė mėsime nė Fakultetin e Gazetarisė, mbas pėrfundimit tė fakultetit. Mė caktuan ta jepja kėtė lėndė si pedagog i jashtėm dhe pastaj si pedagog nė kurset pasuniversitare qė organizonte kinostudio. Kėtė lloj mėsimdhėnie e kam dhėnė pėr afėr 8-9 vjet.
Kur mbaruat shkollėn kėrkuat pėr tė punuar nė Kinostudio?
Pasioni im ishte tė punoja nė gazetėn Zėri i Rinisė dhe kur isha nė vit tė katėrt kryeredaktori gazetės (nė atė kohė ka qenė Dhimitėr Berli dhe Liri Lubonja e shoqja e Todi Lubonja. Tė gjithė gazetarėt e mėvonshėm tė gazetave Zėri i tė Popullit, gazetės Bashkimi dhe tė Dritės kanė kaluar nėpėrmjet Spiro Dede, Xhevahir Spahiu dhe shumė tė tjerė. Pra unė nė atė kohė kisha lidhje shumė tė forta me gazetėn Zėri i Rinisė. Mė propozojnė qė tė filloj punė nė gazetė kur isha nė vitin e katėr tė Fakultetit. U gėzova pa masė. Ishte njė ėndėrr e imja. Por Liri Lubonja, njė grua zonjė, me vizion, e pėrgatitur, korrekte, mbajti njė qėndrim prej nėne dhe nuk mė lejoi tė bėja njė gabim momental, nisur nga pasioni i ēastit ndėrhyrje apo sqarim qė sot e vlerėsoj jashtėzakonisht shumė. Ajo mė tha, vazhdo shkollėn, bėje rregullisht, mos e bė me korrespodencė se mund tė tė marrin dhe ushtar. Ke kohė pėr tė punuar dhe nė gazetė dhe gjetiu. Ato fjalė tė thėna me aq dashuri e ndryshuan mendimin tim. Nuk shkova gazetar tek Zėri Rinisė, por vazhdova shkollėn. Kur mbarova studimet mė kėrkuan disa institucione kulturore si radio, ATSH, Kinostudio, por shteti vendosi qė unė tė shkoja nė Kinostudio. Kjo erdhi befasi. Nuk doja tė rrija nė Kinostudio. Doja qė tė shkoja nė gazetė se atje unė kisha dashuri mė tė madhe.
Si ka qenė dita e parė e punės nė Kinostudio?
Ah..Njė moment i bukur. Ishim disa qė sapo kishim mbaruar studimet dhe ishim emėruar nė Kinostudio. I pari qė na doli pėrpara ishte roja i Kinostudios njė polic i armatosur. Ai na priti gjithė seriozitet dhe mbasi na pyeti pėrse kishim ardhur, fryu gjoksin, kruajti zėrin dhe na tha: Ky ėshtė institucion i rėndėsishėm. Ka disiplinė. Nė punė vihet nė orė 7 pa pesė dhe iket nė 3 e pesė. Kaq!-dhe na drejtoi tek Drejtoria e kuadrit.
Kush ishte ahere drejtor i Kinostudios?
Ishte Vaska Aristidhi. Njė burrė i mirė dhe inteligjent. Ai kishte dėgjuar pėr dėshirėn time ndaj mė mori veē dhe mė tha: Unė e di se ti do tė ikėsh, po tė them me bindje se ti duhet tė rrish kėtu. Filmi ėshtė diēka e bukur. Qėndro dhe do mė kujtosh. Ndėrrova mendje dhe qėndrova. Sot e kėsaj dite atij njeriu tė mirė i jam shumė mirėnjohės. Nė qoftė se gazetaria ėshtė e bukur dhe e magjishme unė mund tė them se, bota e filmit ėshtė marramendėse. Emocionet qė tė jep filmi janė tė pallogaritshme. Ishte krenari qė tė rrije me figura tė shquara si: Viktor Gjika, Dhimitėr Anagnosti, Vath Koreshi, etj.. Mbas 4-5 ditėve qė kisha filluar punė mė thonė se duhet tė bėsh kinoditarin e parė. Kinoditari ėshtė njė lloj teksti dhe pėr 7 minuta film me pjesėza tė ndryshme jetėsore ku duhet tė bėja njė tekst qė ti lidhte tė tėra. Bėra njė tekst emocional. Doli bukur. Vlerėsimin e parė e mora nga Viktor Gjika. Sa u emocionova. Pėr mua ai ishte njė idhull qė dikur ėndėrroja ta takoja ndėrsa tashmė thuajse ishim nė njė zyrė. Ahere ai kishte bėrė emėr me filmat, si Komisari i Dritės, Horizontet e hapura dhe kishte filluar I teti nė bronz.
-Sa skenarė bėre deri sa arrite si regjisor?
Afėrsisht mund tė jenė 25 skenarė pėr filma dokumentarė dhe 4 skenarė pėr filma artistik. Pėr filmat artistikė skenarėt ishin tek filmat Kėshilltarėt, Ata ishin katėr, Thirrja, Cirku nė fshat, dhe katėr tė tjerė qė nuk mundėn tė ekranizohen pėr arsye tė ndryshme. Skenarėt e filmave tė mi i realizuan regjisorėt, Hysen Hakani, Fehmi Oshafi, Esat Mysliu, Xhezair Dafa.
- Kur keni filluar punėn si regjisor dhe kush ėshtė filmi i parė dokumentar si regjisor?
Unė kam filluar tė realizoj filma si regjisor shumė shpejt qė nė vitin 1974.
Filmi i parė si regjisor ka qenė U mbushėn malet plot me partizanė pėr Brigadėn e 22 tė Pezės. Nė atė vit ishte 30- vjetori i ēlirimit dhe u mor njė vendim nga lart qė pėr ēdo brigadė partizane tė bėhej nga njė film dhe unė zgjodha brigadėn e Pezės pasi si skenarist kisha bėrė dy brigada tė tjera, tė VI-tėn dhe tė VII-tėn Sulmuese.
Ky film u shfaq nė kinematė e Tiranės. Nė atė kohė para filmit artistik vendosej filmi dokumentar. Pati sukses.
-A pati vlerėsim nga udhėheqėsit e kohės?
Filmin e ka parė Myslym Peza, por nuk e di nėse ka dhėnė prononcim. Vlerėsimi ynė ka qenė nė kolektiv dhe aty filmi u prit mirė. Gjatė filmit duhej tė filmonim kėngėn Ēu mbushėn malet plot me partizanė dhe unė bėra njė prolog tė bukur. Dhashė idenė e masivizimit tė kėsaj lufte. Gjithmonė operoj me mesazhe. Mesazhi ishte se po afrohej fundi i luftės dhe malet me tė vėrtetė u mbushėn me partizanė. Ky film u vlerėsua nga analiza vjetore nga shefja e redaksisė tė filmit si filmi mė i mirė dokumentar i vitit. Mbas kėtij unė bėra 7-8 filma tė tjerė derisa vjen viti 1980 kur unė pėrfundimisht kaloj nė regjisor filmi dokumentar. Nga skenarist i filmit artistik, kaloj nė regjisor i filmit dokumentar.
-Ndonjė episod me Dhimitėr Anagnostin dhe Viktor Gjikėn?
Me Dhimitėr Anagnostin kemi pasur njė sukses nė vitin 1973, ku unė kisha 3-4 vjet qė kisha filluar punė dhe isha i ri akoma. Ishte njė film dokumentar qė pati njė jehonė tė madhe, filmi me titull Motive nga dita e diel me regjisor Dhimitėr Anagnostin dhe unė si skenarist... Ishte film brenda kontureve tė kohės me vlera tė mėdha artistike. Nė qendėr tė filmit ishte, jeta, dinamika, interpretimi i njė dite tė diel pėr njė njeri tė zakonshėm nė Tiranė. Me Viktor Gjikėn kemi bėrė disa filma dokumentarė kryesisht filma politik si Vdekja e Enverit, Protesta e 1 Majit, por edhe pėr udhėheqės tė kohės.
-Kur realizonit filma politikė me cilėt udhėheqės tė kohės jeni takuar?
Unė dua tė sqaroj diēka. Asnjėherė skam takuar kokė mė kokė ndonjė udhėheqės. I kam takuar nė momente pune, nė momente kur kam filmuar, apo realizuar filma. Pra, kanė qenė takime tė detyruara, takime spontane, takime tė rastėsishme, apo thjesht pėr tė bėrė detyrėn. Smund tė them qė mė kanė thirrur nė veēanti, apo mė kanė lenė takime speciale. Njė ndėr takimet e rastėsishme ka qenė me Mehmet Shehun. Po xhironim inaugurimin e busteve tė vėllezėrve Frashėri. Pritej tė vinte Enver Hoxha dhe ne po bėnim gati kamerėn. Shikonim kabllot, pajisjet dhe nuk shikonim ēbėhej mbrapa. Ishim fokusuar andej nga do vinte Enver Hoxha. Kur po vinte Enveri, pas tij ishte Mehmeti, i cili po rregullonte rripin e pantallonave. Ne thuajse ishim disa metra larg tyre. Menjėherė Mehmeti i thotė Enverit: Spo na lenė tė rregullojmė as pantallonat. Enveri qeshi dhe ja kthen: Lėri djemtė nė punėn e tyre. Kanė planin e tyre ata, ashtu si ne kemi planet tona. Qeshėn tė dy. Njė rast tjetėr ka qenė nė vitin 1973. Po inaugurohej ekspozita Shqipėria Sot. Pėr atė ekspozitė u bė njė propagandė e madhe. Dhe nė fakt shumė e mirė ishte. Aty gjeje ēdo gjė qė prodhohej nė Shqipėri dhe arkitektura ishte shumė e kohės. Kishte mijėra njerėz nė inaugurim pasi do vinte Enver Hoxha. Vjen momenti qė duket makina e tij. Po na shtynin njerėzit. Unė pėr ti hapur rrugė Enver Hoxhės pa dashur i shkel kėmbėn Mehmet Shehut. Kameramani filmonte ndėrsa unė po shkruaja nė fletore detaje nga takimi, nga ēastet e ardhjes sė Enverit. Mehmeti mė kap pėr krahu dhe mė thotė, pse nuk shkruani me konvencione. Nuk e kuptoni qė ju lehtėson punėn? Ne ngritėm supet. Vėrtetė nuk kishim mėsuar tė shkruanim me konvencione qė na e lehtėsonte punėn. Mirė, mirė vazhdoni-na tha, -ndiqni Komandantin.
Takimi me Ramiz Alinė
Rast tjetėr ka qenė kur xhirohej njė vizitė e Ramiz Alisė nė verilindje tė Shqipėrisė dhe kam qenė bashkė me Viktor Gjikėn. Gjatė takimit ne ishim nė njė tavolinė me tė. Ai jepte direktiva dhe ne filmonim dhe shkruanim. Filmoni gjėrat mė kryesore- na tha, -profesioni juaj ėshtė i vėshtirė, por shumė i mirė. Ndėrsa njė rast tjetėr mė ka qėlluar me Muho Asllain kur ka qenė Sekretar i Parė nė Shkodėr. Unė lėvizja kudo pėr filmim dhe pėr shėnime. Nuk kapesha. Ai mė pa disa herė dhe mė tha se qenke i shkathėt nesėr hajde nė Komitetin e Partisė dhe mė tako. Ai mendoi se unė isha ndonjė gazetar i Shkodrės. Duke buzėqeshur i them se unė jam nga Tirana. Ah, ēmė shpėtove,- mė tha. Qeshėm tė dy bashkė.
Me Mine Gurin
Me tė jam takuar njėherė kur po shkonim nė njė Festival Filmi nė Zvicėr. Ishte viti 1985 kur sapo kishte vdekur Enver Hoxha. Kishte filluar njė farė liberalizmi. Dihet qė udhėheqėsit e kohės kishin privilegje. Nė avion ata kishin vende tė caktuara para. Unė isha bashkė me Gavrosh Haxhihysenin. Minia sa na pa na tha:Hajdeni tė rrimė bashkė. Rruga me miq bėhet mė e lehtė. U afruam. Na habiti thjeshtėsia e saj. Rruga deri nė Zvicėr nuk na u duk fare. Disa herė ne i etiketonim vetė udhėheqėsit, pasi me thėnė tė drejtėn nuk ishin aq tė sertė, aq tė egėr sa i diskutojmė. Por sigurisht ēdo kohė ka udhėheqėsit e vetė, ka tė mirat dhe tė kėqijat e veta. Ne nuk duhet tė paragjykojmė askėnd n.q.s si takojmė, n.q.s nuk bisedojmė, n.q.s nuk ulemi me ta.
Jashtė shtetit kam qenė qė nė vitin 1977. Dėshira ime mė e madhe ėshtė pėr tė shėtitur dhe pėr tė parė vende tė ndryshme. Edhe sot e kam qejf lėvizjen. Lėvizja mė jep jetė, emocion, vizion dhe frymėzim.
Ēfarė ka nė dorė tani Kujtim Gjonaj?
Njė film pėr Margarita Xhepėn me skenar tė Angjelina Xharės dhe operator njeriun e palodhur Kristaq Janushin. Pėr kėtė film mendoj se duhet tė flasim veē pasi ka detaje qė vėrtet tė impresionojnė.
-
-
Pėr: Regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj
Shuhet nė moshėn 74-vjeēare skenaristi dhe regjisori i njohur Kujtim Gjonaj
Ėshtė ndarė nga jeta skenaristi dhe regjisori i mirėnjohur Kujtim Gjonaj. News24 raporton se ai u nda nga jeta sot nė moshėn 74 vjeēare.
Kujtim Gjonaj ka qenė skenarist, regjisor i filmave dokumentarė dhe vizatimorė, producent dhe botues. Ai ka lindur nė 13 nėntor tė vitit 1946 nė qytetin e Tiranės.
Nė vitin 1968 mbaroi studimet e larta nė Universitetin e Tiranės Dega Gjuhė – Letėrsi dhe po atė vit fillon punėn si redaktor i skenarėve tė filmave dokumentarė nė Kinostudion “Shqipėria e Re”.
Nė vitin 1974 kalon si regjisor nė sektorin e filmave dokumentarė duke shkruar edhe shumė nga skenarėt e kėtyre filmave.
Veprimtaria e Kujtim Gjonajt
Nė vitin 1982 do tė nderohet me Ēmimin e II-tė nė Konkursin Kombėtar Letraro – Artistik pėr Skenarin pėr skenarin e filmit “Kryengritjet e Mėdha”, nė vitin 1986 filmi “Mė e madhja dashuri” do tė vlerėsohej si filmi mė i mirė i vitit, nė 23 prill tė vitit 1990 filmi “Kėshtjella e Kėngėve” do tė vlerėsohej me Kupėn e Festivalit nė Festivalin e VIII-tė tė Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, nė vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do tė vlerėsohej me Ēmimin e I-rė nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit tė shkurtėr nė Palermo (Palermo Film Festival), nė vitin 1998 do tė vlerėsohej gjithashtu me Ēmimin e I-rė nė Konkursin e V-tė Ndėrkombėtar tė Mesdheut tė Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).
Nė filmin artistik ai ka shkruar katėr skenarė, pėrmendim kėtu skenarin e filmit “Thirrja” qė do tė ishte dhe skenari i tij i parė nė filmin artistik nė vitin 1976, filmat “Ata ishin katėr” dhe “Cirku nė fshat” nė vitin 1977, filmin “Kėshilltarėt” nė vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenė pėr njė kohė Drejtor i Alba Filmit dhe mė pas krijoi njė shtėpi prodhuese filmike, “Bota Shqiptare”, ndėrmjet tė cilės vazhdon krijimtarinė e tij profesionale.
Kjo shtėpi prodhuese ėshtė edhe njė shtėpi botimi ma anė tė sė cilės botuesi Gjonaj prodhon biografitė e figurave tė shquara tė kombit si Ali Pasha Tepelenėn, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashėri, Nėnė Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Kėto biografi i shėrbejnė mė pas si bazė pėr skenarėt e filmave dokumentarė mbi kėto figura. Me dokumentarin “Enciklopedi qė ecėn mė kėmbė”, Kujtim Gjonaj do tė vlerėsohej me Kupėn e Festivalit nė Festivalin e XII-tė tė Filmit Dokumentar Shqiptar tė mbajtur nė Tiranė nė vitin 2006.
-
-
Pėr: Regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj
FOTO/ Covid i merr jetėn skenaristit dhe regjisorit tė mirėnjohur shqiptar
Ėshtė ndarė nga jeta ditėn e sotme skenaristi dhe regjisori i mirėnjohur shqiptar Kujtim Gjonaj.
Gjonaj mėsohet se ishte prekur nga Covid-19 dhe ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 74-vjeēare.
I lindur nė Tiranė Gjonaj ėshtė skenarist, regjisor i filmave dokumentarė dhe vizatimorė, producent dhe botues shqiptar.
Kujtim Gjonaj ka lindur nė 13 nėntor tė vitit 1946 nė qytetin e Tiranės. Nė vitin 1968 mbaron studimet e larta nė Universitetin e Tiranės Dega Gjuhė – Letėrsi dhe po atė vit fillon punėn si redaktor i skenarėve tė filmave dokumentarė nė Kinostudion ‘Shqipėria e Re’. Nė vitin 1974 kalon si regjisor nė sektorin e filmave dokumentarė duke shkruar edhe shumė nga skenarėt e kėtyre filmave.
Nė filmin artistik ai ka shkruar katėr skenarė, pėrmendim kėtu skenarin e filmit ‘Thirrja’ qė do tė ishte dhe skenari i tij i parė nė filmin artistik nė vitin 1976, filmat ‘Ata ishin katėr’ dhe ‘Cirku nė fshat’ nė vitin 1977, filmin ‘Kėshilltarėt’ nė vitin 1979.
Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenė pėr njė kohė Drejtor i Alba Filmit dhe mė pas krijoi njė shtėpi prodhuese filmike, ‘Bota Shqiptare’, ndėrmjet tė cilės vazhdon krijimtarinė e tij profesionale.
Kjo shtėpi prodhuese ėshtė edhe njė shtėpi botimi ma anė tė sė cilės botuesi Gjonaj prodhon biografitė e figurave tė shquara tė kombit si Ali Pasha Tepelenėn, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashėri, Nėnė Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj.
Kėto biografi i shėrbejnė mė pas si bazė pėr skenarėt e filmave dokumentarė mbi kėto figura. Me dokumentarin ‘Enciklopedi qė ecėn mė kėmbė’, Kujtim Gjonaj do tė vlerėsohej me Kupėn e Festivalit nė Festivalin e XII-tė tė Filmit Dokumentar Shqiptar tė mbajtur nė Tiranė nė vitin 2006.
Skenarė
Kėshilltarėt, (1979)
Ata ishin katėr, (1977)
Cirku ne fshat (1976)
Thirrja, (1976)
Regjisor dhe skenarist filmi dokumentar
Shkolla dhe praktika 1969 skenarist
Femijte tane 1971
Vellezerit Topulli 1972
Motive nga dita e diele 1973
Se u mbushen malet plot me partizane 1974 skenarist & regjisor
Tregim per nje hero 1975 &
Lidhja shqiptare 1978 skenarist
Rinia dhe celiku 1980 skenarist & regjisor
Artiste ne pune dhe ne skene 1981 &
Kryengritjet e medha 1982 &
Arti shqiptar ne mesjete 1983 skenarist
Ne gjurme te nje historie 1984 skenarist & regjisor
Me e madhja dashuri 1986 regjisor
Nje qytet ne telajo 1987
Keshtjella e kengeve 1988
Etyd prane detit 1989 skenarist
Meditim 1990 regjisor
Drejt Europes 1991
Shqiptaret e Zvicres 1992
Shembja e idhujve 1993
Gjaku yne i shprishur (Jeronim De Rada) 1998 skenarist & regjisor & producent
Ditet e fundit te nje luani( Ali Pashe Tepelena) 2001 regjisor & producent
Nene Tereza 2003 regjisor & producent
Enciklopedia qe ecte me kembe( Faik Konica) 2005 regjisor
Pse 2007
Enderra e Camerise 2010
Magjia Pano( Panajot Pano) 2012 regjisor
Deti i diturive- Hasan Tahsin( Hoxha Tahsin) 2013
Margarita( Margarita Xhepa) 2014 regjisor
Gjithcka per Kosoven( Ramush Haradinaj) 2015
Saga e Dinejve( Abedin Dino dhe trashegimtaret) 2017
I fundmi i rilindasve( josif Bageri) 2018
Ēmime
Ēmimi i pare per ciklin me tregime Ne emer te jetes Konkur letrar i gazetes Studenti 1967
Ēmimi i trete per vellimin me tregime Femijte tane ne konkursin kombetar per letersine. 1971
Ēmimi i pare per reportazhin Metalurget konkurs i gazetes Puna 1980
Ēmimi i dyte per skenarin e filmit dok Kryengritjet e Medha. konkurs kombetar 1982
Vlerėsohet si dokumentari me i mire Me e Madhja Dashuri 1986
Kupa e Festivalit te Tete te filmit dok. me filmin Keshtjella e kengeve 1990
Ēmimi i spekatorit per filmin Keshtjella e Kengeve 1990
Ēmim special ne Festivalin e peste te filmit ne Palermo me filmin Shembja e idhujve 1998
Ēmimi i Akademise Kult per filmin Enderra e Camerise 2011
Vleresime
1979 Medalja Naim Frasheri
1987 Urdheri Naim Frasheri klasi I
2002 Urdheri Naim Frasheri I Arte
2012 Titulli Mjeshter i Madh
2016 Titulli Mirenjohje e Mallakastres
2016 Titulli Qytetar Nderi i Tepelenes
2016 Titulli Mirenjohje e Camerise
2016 Vlersim Mirenjohje e Q.K te.Kinematografise
2017 Titulli Regjisor i shquar nga Instituti Media dhe imazhi'
2018 Titulli Personalitet i shquar i shoqates Shqiperia
2018 Titulli Mirenjohje nga Shoqata kulturore e shqiptareve te Rumanise per filmin Josif Bageri
2019 Titulli Mirenjohje nga Bashkia Kucove
2019 Titulli Personalitet i shquar i Shoqates Atdhetare Laberia Nder i Kombit
2019 Titulli Artist i shquar nga shoqata kulturore Pegaso
Syri
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt