Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Anila Ēela, gazetare, modele, prezantuese televizioni

    INTERVISTA/ Flet Anila Ēela: gazetare, modele, prezantuese televizioni: Pamja e bukur ėshtė respekt pėr shikuesit!

    “Televizioni” njė magji, tek unė erdhi rastėsisht

    Njė femėr mjaft tėrheqėse, e ėmbėl, ku bie nė sy njė portret njerėzor mjaft shprehės. Buzėqeshja e saj ėshtė magjike, ku dhe bashkėbiseduesit mė seriozė do tė hiqnin “perēen” e zymtėsisė, pėr tė ofruar bashkėbisedim familjar. Plot ambicie nė jetė, fantazia e saj pėr botėn e ekranit gjallon pėr ēdo ditė e mė shumė, pasi tė tilla i ka kėrkesat dhe studimet e saj nė kėtė fushė. Tė arrijė deri kėtu, ajo se ka pasur aspak tė thjeshtė. Punė, lexim, mundim, lėvizje, kėrkesa, deri sa realizojė dhe njė nga ėndrrat mė tė bukura femėrore martesėn, pėrvojė e re me njė domethėnie tė madhe. Fillesat e saj nė media pėrkojnė si njė gazetare terreni, kėrkuese, ngulmuese, kėrkesa tė domosdoshme pėr njė femėr qė ka objektiva nė jetė. Zėri i saj melodioz dhe tepėr karakteristik, me njė ėmbėlsi tė veēantė zgjonte mijėra teleshikues teksa u thoshte “Mirėmėngjesi” nga “Konaku” apo “Dita ime”. Ajo e pranon sfidėn, debatin, konkurrencėn e ndershme. Nė kėtė intervistė gazetarja Teliti ndan me ne marrėdhėnien qė ka me paratė, shpenzimet, shopping-un; zbulon pasionet, ėndrrat si dhe projektet

    Ekrani televiziv njė magji qė e dėshiron ēdo femėr, por pėr ju ēfarė pėrbėn?

    Po, ekrani mbetet magji me vete, njė magji qė koha e lartėson pasi i tillė ėshtė ky lloj mediumi, qė vrapon t’ja kalojė kohės. Deri dje edhe pėr mua ishte ėndėrr, por njė ftesė nga “Vizion +” ma solli ėndrrėn nė duar. Mund tė refuzohej njė format i tillė televiziv, si “Ora 5pm”. Mund tė them se qysh mė parė isha pjesė e kėsaj familjeje, pasi “Vizion ka qenė pėr mua pjesė e pandarė e jetės nė pėrditshmėri me emisionet dhe spektaklet e saj.

    A ėshtė e vėshtirė tė jesh pjesė e ēdo familje?

    Shumė e vėshtirė, por po kaq e bukur. Emocionet dhe pėrgjegjėsitė janė tė shumėfishta, por po aq janė tė tilla kėnaqėsitė dhe gjendja shpirtėrore qė tė jep ekrani. Unė dhe shikuesi. Tė dy pėrballė. Unė jam nga vetja, ata presin nga unė. Sytė e tyre janė shpresa dhe nxitja ime. Kur i mendoj ata mijėra sy pranė Vizion, njė kėnaqėsi e brendshme mė kaplon dhe mė duket se jeta e njerėzve bėhet mė e bukur. Kjo ėshtė detyra ime.

    Dikur tek emisioni i mėngjesit “Dita ime” dhe “Konaku”. Ndihesh e “divorcuar” me to?

    Eh, e shikoj kur kam mundėsi dhe qesh me vete. Mė duket vetja sikur jam prapė aty. Sa herė ndjek Brunėn dhe Stelėn, teksa mirėpresin nė shtėpinė e tyre tė ngrohtė personazhe interesante, them se drejtoj, dėgjoj, impresionohem bashkė me to. “Konaku” apo “Dita ime” s’mund tė them se nuk mė mungojnė, ato janė hapat e mia tė para, qė mė kanė bėrė tė ecė mė tej me kėmbė nė tokė. Kur kujtoj tė kaluarėn, e tashmja mė bėhet mė e sigurt. Por mbi tė gjitha nuk e mohoj se mė mungon dhe terreni, lėvizjet, njohjet e para, lodhja, zhurma, takimet, zhgėnjimet, kėrkesat, ēdo gjė qė tė lidh me jetėn e gjallė. Terreni ėshtė konkret, realist, pa iluzione, je direkt me njerėzit me problemet apo me kėnaqėsitė njerėzore.

    Si mund tė bėjmė njė krahasim terren studio?

    Krahasime dhe veēime mund tė bėhen shumė. Secila ka tė veēantėn dhe bukurinė e vetė. Kanė shumė tė pėrbashkėta, sikundėr kanė dhe tė veēanta. Bukuria brenda tyre ka ngjyrėn specifike. Ngjyrė qė i dallon, por deri diku edhe i bashkon.

    Bukuri tė veēanta brenda emrit magjik televizion.

    Secili emision ka tė veēanta, por dhe tė vėrtetat e saj.

    Nė emisionin tuaj keni ndonjė specifikė apo sekret?

    “Orėn 5pm” nuk ka ndonjė sekret timin, por ka njė sekret tė tijin, se ėshtė shumė profesional, ėshtė ideuar shumė mirė, pasi njerėzit duan tė dėgjojnė tė diskutohen tema tė prekshme pasi njė pjesė e mirė e njerėzve nė atė orė janė mbledhur nė shtėpitė e tyre. Si kam diskutuar me shumė pedagogė, psikologė, gazetarė, shkrimtarė, kam vėnė re se njerėzit duan, mė shumė dashuri dhe ngrohtėsi nė ato orė tė pasdites.

    Si e kishe menduar dhe si po e pėrjeton tė qėnit prezantuese?

    Nė televizion asgjė nuk ėshtė e lehtė pa punė, madje shumė mė shumė se sa

    e kisha imagjinuar. Ėshtė tjetėr kur sheh dikė nė ekran, ėshtė tjetėr kur drejton vetė. Tė jesh prezantuese perfekte duhet punė, studim, korrektesė, dialog, por mbi tė gjitha dhe eksperiencė. Tė gjitha kėto elementė pėr njė prezantim dinjitoz nuk mė mungojnė, por asnjėherė nuk jam kėnaqur me kaq. Tė kritikosh dikė ėshtė e thjeshtė, por tė kritikosh veten ėshtė shumė e vėshtirė. Mendo se deri tani kam arritur ēdo objektiv, tė ardhmen e shoh mė tė sigurt.

    Tė jesh prezantuese kur je dhe familjare ėshtė paksa e vėshtirė. Ju ndihmon apo jua lehtėson punėn jeta nė ēift?

    Familja ėshtė njė kėrkesė e domosdoshme qė e kėrkon koha. Familja ka magjinė e vetė sikundėr ka dhe impenjimet e saj. Familja ka ngrohtėsinė e saj, rregullat, normat, lidhjet, oraret e saj. Tė qenit familjare kėrkon mė shumė angazhim nė shtėpi dhe mė pak nė shoqėri. Por kryesorja ėshtė se jeta nė ēift ėshtė pėrvoja mė e bukur jetėsore. Por ka dhe privacione, pasi jo nė ēdo kohė mund tė pish kafe me shoqe apo mund tė shkosh nė teatėr. Atė copė kohė tė lirė qė ke duhet tė pėrmbushėsh dhe detyrimet familjare, tė laj, tė pastrojė, tė gatuaj, tė kujdesem pėr shtėpinė. Por dua tė them se, mbrėmja mė gjen mė sė shumti nė shtėpi, por edhe nė ndonjė kafe me shoqėrinė; nėse nuk dal, punoj diēka nė kompjuter, studioj ose shoh ndonjė program interesant nė televizion. Jam pak e dhėnė pas gjumit, prandaj filmat nė darkė mė pėlqen t`i shoh nė krevat dhe shpeshherė, nuk i ēoj dot deri nė fund, sepse mė merr gjumi (buzėqesh).

    Nė fillim cekėt paksa se televizioni tek ju erdhi rastėsisht?

    Po, ka qenė rastėsi. Por dua tė them se nuk e kisha menduar ndonjėherė veten nė rolin qė jam tani, por diku nė njė pozicion tjetėr nė televizion e kam menduar. Ka qenė njė ėndėrr fėminore ndaj edhe po tė mė kishte ardhur nė formėn e njė zgjedhjeje, do ta kisha hedhur atė hap nė njė moment tė caktuar. Por ja mė parė erdhi rastėsia tek unė nė televizion. Kėtu dua tė shpjegohem se ka ndodhur qė njė pjesė e mirė e gjėrave tė bukura (tek unė), tė kenė ardhur rastėsisht. Tė arrish diēka rastėsisht quhet fat, por nė tė dyja rastet si tek rastėsia, si tek zgjedhja puna jote duhet tė konvergojė tek suksesi.

    Nė njė emision tė tillė edhe luku ėshtė pjesė e suksesit. Me ju natyra ėshtė treguar bujare, por mendoj se i kushtoni kohė dhe pamjes sė jashtme?

    Faleminderit pėr komplimentin dhe jam plotėsisht dakord qė dhe pamja, luku, kanė pjesėn e vet tė suksesit nė njė emision televiziv. N.q.s nė pėrditshmėri, nuk i kushtoj shumė rėndėsi pamjes sė jashtme, (pasi pėr mua mjafton qė tė ndihem rehat me veten dhe tė kem njė pamje tė rregullt) nė ekran ėshtė njė “detyrim” pėr veten dhe pėr ata qė tė shohin qė tė jesh e kėndshme dhe e rregullt estetikisht. Aq mė tepėr njė femėr e ka tė domosdoshme njė pamje tė rregullt, njė veshje tė bukur, njė prezantim dinjitoz pėrpara ekranit, pasi respekton shikuesit, por edhe veten. Televizioni e ka tė detyruar njė pamje tė bukur, fine, me kulturė dhe tė rregullt. Nė ditėt e zakonshme jam mė shumė sportive dhe njė mikeshė shumė e mirė e xhinseve.

    Si qėndrojnė marrėdhėniet tuaja me lekėt?

    Ah, nuk jam shumė korrekte. Shpenzoj, disa herė dhe pa kuptuar. Arsyeja mbetet e paqartė. Kur mė pėlqen diēka tundohem. Nuk shpenzoj pėr pamjen e jashtme apo duke bėrė shoping apo nė qendra estetike. Thjesht shpenzoj se mė pėlqen ēdo gjė e bukur.

    Secili ka njė ėndėrr profesionale. Nė drejtim tė tė ftuarve, cila mbetet ėndrra pėr tė intervistuar?

    Ah, sigurisht e kam njė ėndėrr. Do ta bėja me kėnaqėsinė mė tė madhe dhe me pėrkushtimin mė tė madh profesional njė interviste me Madonėn nė shtėpinė e saj.

    Ju dhe hobet.

    Ēdo njeri ka hobe dhe unė nuk e pėrjashtoj veten. Mė pėlqejnė librat (librat autobiografikė dhe historikė, tregimet, romanet); mė pėlqen tė lexoj, mė pėlqejnė kafshėt, sporti… Janė shumė? Aspak. Janė pjesa mė jetėsore e jetės, janė kėrkesat mė tė domosdoshme tė suksesit kėto hobe. Janė brenda realitetit dhe aspak utopi.

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Anila Ēela, gazetare, modele, prezantuese televizioni

    Femra si kjo Anila ne foton poshte i ke ne Tirane 5 leke tufa,lol.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anila Ēela, gazetare, modele, prezantuese televizioni



    Anila Ēela Teliti - Ditė e Re, RTV Ora.

    Shkurt 2022

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anila Ēela, gazetare, modele, prezantuese televizioni

    Rrugėtim me Anilėn - News24 Albania


    https://www.youtube.com/watch?v=OZxgQvEL5qQ

    Ekskluzive/Luiza Gega dhe Erkand Qerimaj: Tė pathėnat e sportit elitar nė Shqipėri

    Prill 2022

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anila Ēela, gazetare, modele, prezantuese televizioni



    Oktapod - Pėrpara pasqyrės me Anila Ēela Teliti

    Vizion Plus - Shtator 2014

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •