
Postuar më parë nga
Albo
Une di qe ajo Polici Shteti ka shkaterruar dhejtra banda kriminale ne keto 8 vjet, ka kapur mijera tonelata droge, ka bashkepunuar ngushtesisht me policine e shteteve fqinje, dhe ka bere te mundur qe te evidentoje e asgjesoje mijera bime hashash te mbjella ne territorin e vendit, qe nga Shkodra, e deri ne Lazarat.
Vetem njerezit e krimit e kane hale ne sy Policine e Shtetit! Sado e korruptuar te jete policia, qytetari i ndershem eshte gjithmone ne anen e policise e ligjit, jo ne anen e krimit e krimineleve. Vetem ne Shqiperi baronet e droges dhe korrieret e droges respektohen me shume se sa nje polic!
E mban mend si te kam thene para disa javesh ne kete forum, qe Rama ia hap vete gropen vetes e nuk do ta kete te gjate ne pushtet? Ky vendim siguron jetegjatesine e shkurter te qeverise se tij. Roma e Athina nuk kane per te kaperdire pushimin nga puna te krereve te Policise se Shtetit te cilet trajnuan e bashkepunuan ne kete dekaden e fundit, per ti zevendesuar me njerezit e krimit. Tahiri dhe Rama te sigurojne nenshtetesine turke, ne rast se ata policet e gardistet e pushuan nga puna, i kthejne armet nga qeveria neser.
Cdo dite ushtria e te pakenaqurve nga vendimet e qeverise Rama po i shton rradhet e veta.
Albo