Komunikim trupash

8 Tetor 2013 | : Kulturė | Autor: Gazeta Shqip

Dy galeri shqiptare nė Panairin Ndėrkombėtar tė Artit nė Vjenė

Komunikim trupash (1)

Komunikim trupash (2)

Komunikim trupash (3)


“Galery on the move” dhe “Tirana ekspres” janė dy galeritė shqiptare qė do tė marrin pjesė nė Panairin Ndėrkombėtar tė Artit i cili mbahet nė datat 10-13 tetor nė Vjenė. Ēdo fillim tetori, Vjena kthehet nė njė nga kryeqendrat e artit pamor, ku artistėt mė tė rėndėsishėm tė artit bashkėkohor prezantojnė veprat e tyre. “Ky panair i ngjan njė komunikimi trupash”, shprehet artisti Damien Meade, i cili edhe kėtė vit ėshtė pjesėmarrės nė panair. “Galery on the move”, e cila drejtohet nga Fani Zguro, shkon nė kėtė panair pas prezantimit nė Panairin e Milanos gjatė muajit prill dhe atij tė Torinos. “Nė kėtė panair ne do tė prezantojmė disa nga artistėt mė tė spikatur tė panoramės ndėrkombėtare tė cilėt do tė jenė vendas dhe tė huaj. Kajsa Dahlberg, Dora Garcia, Pablo Helguera, Bruno Muzzolini, Steve Piēolo, Bert Theis, Eltjon Valle, Helidon Xhixha, Nick Zedd dhe Brigitte Zieger do tė jenė kėta artistėt qė do tė prezantojnė punėt e tyre nė hapėsirėn e ‘Gallery on the move’”, thotė Zguro. E themeluar nė vitin 2008, kjo galeri ėshtė njė platformė pėr artin bashkėkohor e cila dyzohet nė projekte kuratoriale dhe strukturėn e galerisė private. “Duke u nisur dhe nga vetė emri ‘on the move’ (nė lėvizje), GOM ka pėrzgjedhur si strategji qė pėr ēdo projekt tė caktuar tė bashkėpunojė me njė institucion tė veēantė pėr artin bashkėkohor, duke filluar me galeri paralele, qendra pėr artin bashkėkohor, bienale, akademi, festivale etj.”, thotė Zguro. Nė listėn e galerive nga Shqipėria ėshtė dhe galeria “Tirana ekspres” e cila kėtė vit ka ofruar disa ekspozita interesante pėr publikun. Kosova prezantohet nė kėtė panair me qendrėn kontemporane tė artit “Stacion”. Artistja vjeneze Briggitte Kowanz do risjellė nė kėtė panair konceptin e saj pėr dritėn. 56-vjeēarja, profesoreshė nė Universitetin e Arteve nė Vjenė, vazhdon ta shohė dritėn si njė formė tė pafundme hulumtimi. Duke iu rikthyer punėve tė realizuara gati 30 vjet mė parė, Briggite vė re se shumė pak gjėra kanė ndryshuar, drita mbetet po ajo. Gjatė panairit do t’i bėhet homazh dhe veprės sė artistit tė njohur australian, i cili u nda nga jeta vetėm disa muaj mė parė nė moshėn 87-vjeēare Otto Muehl. I kritikuar shpesh nga kritika pėr format e tij tė hapura tė tė shprehurit, Muehl kėrkoi tė tregonte anėn e errėt tė jetės pėrmes fragmenteve krejtėsisht njerėzore. Personazhet e tij janė lakuriq dhe shpesh nė skena seksi, por pėr Muehl ata janė duke treguar dhimbjen e tyre. Ky panair nuk ėshtė vetėm njė prezantim punėsh, por dhe njė diskutim mbi atė ēfarė ndodh sot nė tregun bashkėkohor tė artit, cilat janė tendencat apo temat qė shoqėrojnė veprat e artistėve pjesėmarrėse. Nėse shohim emrat e artistėve pjesėmarrės punėt e tyre janė njė rrugėtim pėr tė zbuluar qenien njerėzore. Njeriu dhe ajo ēfarė ndodh brenda tij, nė njė shoqėri e cila ēdo ditė e mė shumė pėrballet me forma tė reja, vijon tė mbetet objekt hulumtimi nga arti bashkėkohor sot.

fotot te linku

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...nikim-trupash/