Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 75
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    Januzaj gjithçka, përveçse anglez
    tweet
    Nga MARTIN SAMUEL
    Adnan Januzaj është belg. Nëse dëshiron, në rregullat strikte të futbollit ai mund të zgjedhë të jetë shqiptar ose kosovar, serb apo turk. Por ajo që ai nuk është me siguri, është të qenit anglez. Këtë e dimë, sepse ai është 18 vjeç dhe luan në Premier Ligë. Jo shumë adoleshentë anglezë arrijnë ta bëjnë këtë. Januzaj ka lindur në Bruksel dhe Belgjika do ta bëjë pjesë të brezit të tyre të artë. Babai i tij është shqiptar dhe djali i tij ka një ndjeshmëri të veçantë për këtë vend gjithashtu. Por, Shqipëria nuk ka arritur ende të kualifikohet në një turne ndërkombëtar dhe aktualisht renditet në vend të pestë nga gjashtë skuadrat e Grupit E të kualifikueseve të Botërorit. Por, edhe pse situata e Shqipërisë është kjo, Januzaj ka refuzuar deri tani shansin për të përfaqësuar moshat U-18 dhe U-19 të Belgjikës, duke lënë të kuptohet se Shqipëria do të jetë zgjedhja e tij e preferuar. Nëna e tij është nga Kosova, një vend që u jep fund ambicieve të një futbollisti, sepse duke moszgjidhur ende statusin e saj territorial me Serbinë, nuk njihet nga FIFA dhe nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet e saj. FIFA i lejon Kosovës të luajë ndeshje miqësore, por pa shfaqur simbolet kombëtare. Për më tepër, gjyshërit e Januzajt vijnë nga Serbia dhe Turqia, por ai s’ka dhënë asnjë sinjal që dëshiron të përfaqësojë ndonjëherë prej këtyre vendeve. Sidoqoftë, i vetmi vend për të cilin ai nuk mund të luajë, është vendi ku punon. Është me të vërtetë qesharake, madje edhe ta spekulosh se Januzaj do të veshë fanellën e “Tre Luanëve”. Moralisht nuk do të ishte e drejtë, ndërsa në parim do të shkelte Marrëveshjen e Vendeve Kombëtare. Hoxhsonin mund ta ketë tunduar ideja ta ketë në skuadër pas paraqitjes me Sandërlendin, por ky do të ishte një dështim. Le ta lëmë moralin për një moment dhe idenë që Federata Angleze mund të sillet si një klub elitar dhe joshë një lojtar të largohet nga vendi ku i takon të luajë pas ai duket inferior, me premtimin e famës dhe pasurisë. Edhe nëse FA do përpiqej ta realizonte haptazi objektivin e saj, ajo do të ishte e detyruar të injoronte Marrëveshjen e Vendeve Kombëtare e amenduar së fundmi, e cila nuk i jep më të drejtën e përzgjedhjes një lojtari përmes vendbanimit. Marrëveshja e re konstaton se një lojtar, që nuk ka lindur në Angli apo nuk ka asnjë prejardhje prej andej, duhet të ketë studiuar 5 vite përpara moshës 18-vjeçare që të jetë i disponueshëm për Anglinë. Thjesht po të jetonte në Angli deri në vitin 2018, nuk do e bënte Januzajn anglez edhe sikur ai të plotësonte kushtet e FIFA-s. S’ka përse Hoxhson të jetë në dijeni të këtyre burokracive, edhe pse në deklaratën e tij ai u duk dyshues për etikën e një qasjeje të tillë: “Sigurisht që më parë kjo duhet debatuar seriozisht përpara se të nisim dhe natyralizojmë lojtarët”. Hoxhson është një burrë i ndershëm dhe e di që thellëthellë nuk është e drejtë që të zhvatësh apo vjedhësh. Ngutja në të shkuarën për të zgjidhur problemet e Anglisë me lojtarë të huaj ishte e pacipë dhe e dëmshme. Erikson, i cili ishte bërë pjesë e futbollit anglez në të njëjtën mënyrë, tentoi të bënte të njëjtën gjë kur konsideroi natyralizimin e Kudiçinit, Edusë, Malbrankës dhe Sahasë. Pati dhe një debat për Artetën kur Kapelo drejtonte Anglinë, pa dyshim edhe kjo për të njëjtat arsye pragmatiste. Teknikisht po, Januzaj mund të jetë anglez, nëse FA sillet në mënyrën më cinike të imagjinueshme. Do ta mësojmë së shpejti se çfarë dëshiron të jetë Januzaj. Por ajo që ai nuk duhet të bëjë, është të shndërrohet në një shembull për oportunistët, apo në një zgjidhës qesharak të një problemi që është i gjithi përgjegjësi e futbollit anglez.
    Opinionist i “DailyMail”

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajme-...#ixzz2hABBWR00
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #22
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    Adnan Januzaj është belg. Nëse dëshiron, në rregullat strikte të futbollit ai mund të zgjedhë të jetë shqiptar ose kosovar, serb apo turk
    Dobic i rrugeve eshte ky?

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    Gianluca Di Marzio: "Januzaj, talento da impazzire. La Juve si è mossa in anticipo, ma..."

    09.10.2013 01:00 di Redazione TuttoJuve Twitter: @Tuttojuve_com articolo letto 318 volte

    In coda al suo editoriale settimanale pubblicato su Tuttomercatoweb, l'esperto di mercato di Sky, Gianluca Di Marzio, si è concentrato sull'interesse manifestato dalla Juventus per il baby talento Januzaj. Ecco le sue parole:

    ....... Introverso, come Januzaj. Altro talento da impazzire. A Manchester hanno imparato a conoscerlo, doppietta contro il Sunderland e la paura di perderlo come capitato con Pogba. Il suo contratto infatti scade a giugno, lui è un classe 95 e i suoi interessi sono curati principalmente dal papà in Belgio. La Juve si è mossa in anticipo, da almeno un anno Fabio Paratici è sulle sue tracce. Ma i due gol di sabato scorso hanno scatenato un effetto mediatico negativo per i piani bianconeri. Tutti in Inghilterra adesso spingono per il rinnovo, le cifre proposte saranno da capogiro. La Juve non molla e ci proverà fino all'eventuale firma con lo United, continueranno quindi i contatti con il padre. Che comunque chiede una bella cifra di commissione. Non basterà invitarlo a pranzo.

    http://www.tuttojuve.com/calciomerca...cipo-ma-159560
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    http://mapo.al/2013/10/08/nje-teleno...rxh-besti-yne/

    Një telenovelë që në fillim, Adnan Januzaj apo Xhorxh Besti ynë

    Ata e quajnë që tani rimishërim i Xhorxh Best. Saktësisht një nga lojtarët më të mirë të historisë së Manchester United.Adnan Januzaj Manchester United Një nga 100 më të mirët në listat e famshme të FIFA-s dhe heroi i Irlandës së Veriut, e cila i vuri pas vdekjes emrin e tij aeroportit të Belfastit. The Independent shkruan se fiks 50 vjet pas deputimit të Best, dikush përcolli në fushë të njëjtën frymë, siguri përballë kundërshtarëve dhe zgjidhje elegante. Në ‘The Mirror’ thonë se ngjan me Krojfin në fytyrë dhe lëvizje dhe ndryshojnë vetëm se holandezi i mbante flokët si hipi. Adnan Januzaj, (shqiptari-belgu-kroati-serbi-turku?!) që debuton në një prej kampionateve më të ashpra dhe më të mira të futbollit dhe merr përsipër peshën e ekipit. Nuk është nga ata që emocionohen shpejt dhe as nga ata që vuajnë prej arrogancës, por ka një besim dhe siguri të atillë me topin sa shokët e ekipit edhe veteranë si Patrice Evra (me të cilin luan në krah) ia lëshojnë topin apo e lejojnë të marrë përsipër goditjet e dënimit. Iniciativa është ajo që e bëri të dallonte në ndeshjen me Sunderlandin dhe të shpallej “Lojtari i ndeshjes”, pas dy super golave (dhe shih një me të majtën dhe një me të djathtën) në të cilat ishte njëkohësisht pjesë e aksionit. Kjo ndoshta është edhe pse ja ka fituar zemrën Wayne Rooneyt, i cili thotë se shpreson që Federata Angleze do të bëjë lëvizjet e duhura për ta përfshirë atë në “kombëtaren e luanëve”. Shumë shqiptarëve mund t’iu thyhej zemra nga kjo dhe disa anglezë si Martin Samuel i Daily Mail besojnë që kombëtarja e Anglisë nuk i jep më shumë shanse suksesi të riut sesa belgët apo kuqezinjtë.

    Këtu fillon edhe telenovela Januzaj dhe kombëtareve që e duan atë. Vendi i fundit që deklaroi se kishte një copë të origjinës së Januzaj (një gjyshe, gjysmë gjyshe a diçka e tillë) dhe se për këtë ai duhej të vishte pikërisht atë bluzë kombëtareje ishte Kroacia. Më herët Turqia, Serbia, Belgjika dhe Shqipëria gëlonin nga lajmet se talenti do të zgjidhte një prej këtyre kombëtareve, me anglezët që duket se po bënin gati letrat. Dy të parat në listë, Belgjika vendi ku ai u rrit si pjesë e Anderlehtit dhe Shqipëria, vendi me të cilin ka lidhjet e gjakut, thuajse kanë hequr dorë. Në të dy federatat ka pasur sinjale të qarta refuzimi. Belgjika është refuzuar në të gjitha nivelet e moshave dhe, edhe pse ekipi thuajse është kualifikuar për në botërorin e radhës, nuk duket se ka ndonjë sinjal që Januzaj të pranojë të veshë fanellën e tyre. Oferta e fundit, që ka dhe një biletë për në Brazil, duket se i është bërë këtë javë, por shanset për një përgjigje pozitive nuk duken shumë të mëdha.

    Shqipëria nga ana e saj ngurroi të afrohej për shumë kohë. Hera e parë që u tha diçka serioze në lidhje me Januzaj ishte kur babai i tij në një intervistë për KTV mohoi të kishte pasur kontakte nga Federata Shqiptare e Futbollit, madje la të kuptohej se ishte i hidhëruar me FSHF-në (arsyet të paqarta), por edhe me median në Shqipëri që sipas tij gënjente dhe se nuk duhej besuar shumë. Por ajo që duket do ta bëjë edhe më shumë telenovelë historinë janë qëndrimet pak të çuditshme të palëve të përfshira në këtë histori (dhe nuk është ky rasti i parë Berhami vëllezërit Xhaka dhe mjaft të tjerë kanë një histori të ngjashme). Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku në një intervistë tha se 8 muaj më parë ai, trajneri italian De Biasi dhe presidenti i FSHF-së Duka kishin takuar babain e talentit dhe kishin marrë prej tij një përgjigje negative. Përkundër kësaj babai i të riut thoshte se nuk kishte pasur asnjë ofertë zyrtare nga FSHF. Po përsëritet ndoshta e njëjta skemë e mjegullt negociatash që mbaron me akuza, me sharje për tradhtarë dhe britma për heronj?! Diçka që do të përjetohet e gjallë ditën kur Zvicra dhe të 5 apo 6 shqiptarët e saj do të zbresin në fushën e Qemal Styafës për të luajtur jo vetëm kundër 11-shes së Shqipërisë por edhe kundër një stadiumi që edhe pse i admiron për atë që kanë arritur tashmë në futboll (Xherdan Shaqiri është i pari shqiptar që ka fituar tri trofe të rëndësishme, përfshi Ligën e Kampioneve), do të turfullojë kundër tyre për shkak të bluzës që do mbajnë veshur.

    Përtej gjithë kësaj trajneri i Shqipërisë, italiani De Biasi mbetet njëfarësoj optimist. Krejt ndryshe nga deklarata e Shulkut, ai thotë se do bëjnë të pamundurën, por më herët përmendi edhe diçka tjetër: “Nuk kam çfarë t’i ofroj”. Pikërisht këtu historia lidhet me Xhorxh Bestin sërish. Kombëtaret e tjera që pretendojnë Januzaj (Turqia, Serbia apo Kroacia) nuk duket se do të kenë ndonjë peshë në këtë histori. Ata kanë pak shanse të përfitojnë shërbimet e tij. Por në tri ekipet pretendente shqiptarët janë ata që mund të ofrojnë më pak. Anglezët janë një biletë për në evropian, botëror dhe lojë në nivele të larta, por ata do të jenë edhe për një kohë siç thonë vetë të këqijtë e më të mirëve edhe pse përherë dy hapa larg trofeve më të mëdhenj në botë… Belgët nga ana tjetër janë tashmë të kualifikuar për në Brazil. Kanë një brez lojtarësh fantastikë, por sigurisht nuk do ta fitojnë botërorin. Kjo sidoqoftë është më shumë se sa ç’mund të japë Shqipëria. Duartrokitje dhe dashuri e pakushtëzuar tifozësh (të paktën për aq kohë sa mund të fitojmë dhe kjo nuk ndodh shpesh) që janë angazhuar në fushatë pro tij dhe e kanë ftuar vetë në kombëtare. Dhe ndoshta-ndoshta nëse gjërat shkojnë mirë një vend heroi në podium.

    Januzaj vetë nuk ka folur asnjëherë për këtë. Ka një thashethem që thotë se ai ka thënë se nuk e di ku bie Shqipëria, por askush nuk ia ka dëgjuar deri tani zërin dhe askush nuk e ka pyetur për vendimin e tij. (Njerëzit sidoqoftë po e komentojnë me nge këtë thënie që mbërrin prej të tretësh dhe përcillet si e vërtetë në media, ndoshta arsyeja pse babai i lojtarit i ka marrë zët ato)

    Ai sidoqoftë është tashmë mes dy zgjedhjeve. Mund të bëjë si i ngjashmi i tij Xhorxh Best dhe të luajë për Shqipërinë ( Ai luante për Irlandën e Veriut). Ashtu si Best me shumë gjasë s’do të luajë dot në asnjë kompeticion me rëndësi dhe as do i afrohet kupës së botës por në fund; një rrugë, një stadium apo diçka tjetër do të mbajë emrin e tij. Ose do presë dhe një dy vite dhe do të luaj për Anglinë në Europianin e radhës. Nëse fitojnë me siguri do të jetë ndër heronjtë, por nëse humb penalltinë, do jetë një tjetër “anglez”, me të cilin ‘The Sun’ apo ndonjë tabloid tjetër do të merret gjatë duke ia kujtuar se më mirë do kish bërë të kishte shkuar në Shqipëri…



    Përgatiti: Vladimir Karaj
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    Un s`e besoj Adanan Jonuzaj te Luan per Kombetar ton Shqiptare, jam Pesimist kur ket se ben Shaqiri,Behrami, e disa tjer kjo me bind edhe me shum se kjo nuk do te ndodh qe Adnani te luan per Shqiperin.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  6. #26

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    Asnjehere nuk i dihet ...

    Mbase vendos me Shqiperine, po te shohi si ka ec sondazhi me lart
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Asnjehere nuk i dihet ...

    Mbase vendos me Shqiperine, po te shohi si ka ec sondazhi me lart
    Ky sondazhi i ketushem eshte ndryshe nga ai i Skysport-it!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    Si nuk keni pak dinjitet more, ketij do i pergjerohemi ne per ne kombetare? Pse u dashka te behen sondazhe qe te bindet ky dobici nese eshte shqiptar apo jo?

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    File,

    lexo mire.

    sondazhi eshte angl;ez i skysport.uk-s

    se ka bere askush nga ne.

    eshte nji mundesi e madhe per shqiprine. ti ke garret bale 100 millionsh ne euro, qe me ke luan?

    me uellsin qe eshte ekip leprash.

    lexo c'behet ne bote per te

    Altro “colpo gobbo” a Manchester?
    Similitudini e differenze con il caso Pogba. Il rinnovo di Januzaj rischia di diventare per i Red Devils un'altra telenovela
    10.10.2013 20:30 di Francesco Carini Twitter: @@CassiusCarini articolo letto 9775 volte
    © foto di Matteo Gribaudi/Image Sport

    Diciotto anni, 179 centimetri distribuiti su poco più di 70 chilogrammi e un talento impressionante: ecco l’identikit di Adnan Januzaj. Il gioiello kosavaro di nazionalità belga rappresenta uno fra i migliori giovani in circolazione dell’intero panorama calcistico mondiale. Ceduto allo United dall’Anderlecht, il Golden Boy sta crescendo sotto l’ala protettiva di Ryan Giggs, con cui condivide il sinistro felpato e la classe cristallina. Partendo da destra verso sinistra, il ragazzo riesce a dare il meglio di sé, spaccando le difese avversarie e creando gli spazi giusti per gli inserimenti dei compagni. Curiosità? Non ha ancora rinnovato con i Red Devils…

    Comunque, se molti sperano in un colpo alla Pogba, gli stessi dovranno riflettere sulle effettive differenze che ci sono fra i due assi:

    1) Pogba è un fenomeno, però, quando è stato adocchiato dalla società di corso Galileo Ferraris, non era conosciuto come lo è oggi il gioiello di Bruxelles. A fare la differenza fra i due è stata la partita di sabato scorso contro il Sunderland, dove Adnan ha avuto modo di mettersi in luce con una doppietta, cosa che non è capitata a Paul, stimato dagli addetti ai lavori, ma non esploso come il suo collega in tutta la sua forza nelle poche chances concesse da Ferguson;


    2) Proprio a causa delle due marcature rifilate ai Black Cats, il ragazzo ha attirato le attenzioni di tutta Europa, fattore che impedisce la conduzione di una trattativa sotterranea e in sordina come quella del “Polpo” bianconero.

    Che dire? Il ragazzo rappresenterebbe una soluzione ideale per il calcio di Conte, che in tal modo potrebbe avere a disposizione un giovane per la sua fascia, capace di andare in gol e allo stesso tempo di crossare, caratteristica essenziale per sfruttare al meglio le doti di Llorente, nonché optare per uno spettacolare 4-3-3.

    Ai microfoni di Tuttosport, Marotta ha dichiarato: «Temono un altro caso Pogba? Hanno ragione. […] Difficile però capire come si possa essere giunti ad otto mesi dalla scadenza del contratto senza rinnovare». Certamente, le affermazioni del dg juventino non implicano la buona riuscita della trattativa, anche perché le condizioni sono molto diverse rispetto a un anno e mezzo fa (vedesi lo spazio che il ragazzo si sta ritagliando ai danni di compagni ben più famosi), ma ciò non toglie neanche del tutto la chance di poter assistere ad un altro “colpo gobbo”. Il fascino dell’Old Trafford è unico, ma il buon Beppe e Fabio Paratici sono diventati gli anni i maestri del Top Player a costo zero. David Moyes è avvisato.

    http://www.tuttojuve.com/primo-piano...chester-159791
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #30
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    Per mendimin tim eshte gabim qe i behet kaq shume presion Januzajt per te luajtuar me Shqiperine. Lereni te zgjedh vet madje dhe po te mos zgjedhi shqiperine te mos quhet tradhetar apo emra qe u kemi vene shqiptareve te zvicres. Atij nuk i duhet lutur per te luajtur me kombetaren per dy arsye:
    1. Adnani ka talent mirepo fatkeqesisht kombetarja jone nuk i ka mundesite qe ai te shpalose talentin ne ndeshjet e kombetares. Me ke do luaj Adnani me Dallkun? Ne fund te fundit ku do luaj? Presidenti i federates tha qe ne nuk kemi stadium.
    2.Edhe ne duhet te kemi pak me shume respekt per veten. Valle do e kete lutur kaq shume portugalia Ronaldon per te luajtur me kombetaren apo Franca Zidanin per te luajtur me kombetaren? Edhe sikur Adnani te luaj me kombetaren jemi akoma larg nga endrra per te shkuar ne europian apo boteror, pale me te fitojme ndonje kup ne rang nderkombetar. Ai eshte lojtar i mire, por nuk eshte magjistar.

    Mos me keqkuptoj njeri, do me behej shume qefi sikur ai te zgjidhte shqiperine, por edhe po te zgjidhte te kunderten do ta mirekuptoja.
    Moderator, e di vet ti...

  11. #31
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Per mendimin tim eshte gabim qe i behet kaq shume presion Januzajt per te luajtuar me Shqiperine. Lereni te zgjedh vet madje dhe po te mos zgjedhi shqiperine te mos quhet tradhetar apo emra qe u kemi vene shqiptareve te zvicres. Atij nuk i duhet lutur per te luajtur me kombetaren per dy arsye:
    1. Adnani ka talent mirepo fatkeqesisht kombetarja jone nuk i ka mundesite qe ai te shpalose talentin ne ndeshjet e kombetares. Me ke do luaj Adnani me Dallkun? Ne fund te fundit ku do luaj? Presidenti i federates tha qe ne nuk kemi stadium.
    2.Edhe ne duhet te kemi pak me shume respekt per veten. Valle do e kete lutur kaq shume portugalia Ronaldon per te luajtur me kombetaren apo Franca Zidanin per te luajtur me kombetaren? Edhe sikur Adnani te luaj me kombetaren jemi akoma larg nga endrra per te shkuar ne europian apo boteror, pale me te fitojme ndonje kup ne rang nderkombetar. Ai eshte lojtar i mire, por nuk eshte magjistar.

    Mos me keqkuptoj njeri, do me behej shume qefi sikur ai te zgjidhte shqiperine, por edhe po te zgjidhte te kunderten do ta mirekuptoja.
    Te kuptojm,edhe ke te drejt.
    Ne thjesht do na behej qefi te zgjedhte kombetaren,por nese ndodh e kundertat,ishalla kemi aq vetedijesim ta pranojm ashtu sic duhet pranuar.

    P.S.Edhe ata djemet e zvicrres,po na perfaqesojn shume mire atje ku zgjodhen te jene!

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    Pronto il rinnovo per Januzaj

    12.00.PD
    Redazione TuttoJuve

    In Inghilterra tiene campo la vicenda Januzaj. Lo staff di Januzaj avrebbe richiesto un contratto da 1,5 milioni all'anno ed un incentivo all'ingaggio di circa 130 mila euro. Il club inglese al momento non vuole accontentare tali richieste, ma non vuole perdere il giovane talento. Sul giocatore ci sono Juventus e Manchester City.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    E keni lexuar kete artikull nga dailymail, eshte e dates se sotme, jane disa detaje interesante
    http://www.dailymail.co.uk/sport/foo...ited-star.html

  14. #34
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!, votoni ne linkun poshte pe Shqi

    Prape sipas "Daily Mail" sot, ne nje eskluzive thuhet se Januzaj ka zgjedhur te perfaqesoje Angline, nqs kalohet pengesa e rregullit qe duhet te kesh 5 vjet resident.

    Per me shume http://www.dailymail.co.uk/sport/football/article-2463653/Adnan-Januzaj-choose-play-England-FA-overcome-year-residency-rule.html

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366

    Intervista e Adnanit dhe babait te tij Abedin Januzaj!

    Babai i Adnan Januzajt, Abedini, ka leshuar akuza te renda ne drejtim te Federates Shqiptare te Futbollit, posaçerisht presidentit Armando Duka, rreth deklaratave të ketij te fundit per talentin e Manchester Unitedit.

    Ndryshuar për herë të fundit nga The_Capital : 18-10-2013 më 09:29
    Burri 1 X flet !

  16. #36
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Intervista e Adnanit dhe babait te tij Abedin Januzaj!

    Babai i super mesfushorit shqiptar, Adnan Januzaj, ka qartësuar pozicionin e tij dhe të birit të tij sa i përket çështjes së shumë përfolur se për cilën kombëtare lojtari i Manchester United do të luajë në të ardhmen.
    Babai i Adnanit, Abedini, në një intervistë për emisionin Interaktiv në KTV ka folur për fillimin e karrierës dhe debutimin e ëndrrave të djalit të tij, duke shprehur kënaqësinë e madhe, por gjithnjë duke mbetur shumë modest.

    “Sir Alex Ferguson ka shfaqur interesim i pari për djalin, por djali i ka treguar edhe atij që unë kam ardhur në Manchestrer United vetëm me një synim – punën në teren. Ai i ka dhënë shumë rëndësi Adnanit që të punoj jashtëzakonisht mirë me të, sepse ka diçka më tepër ndoshta se sa lojtarët tjerë dhe Adnani e ka treguar se ai është i gatshëm të punoj për ta”.

    “Golat ndaj Sunderlandit? Isha në stadium me vëllain që jeton në Belgjikë, sepse ai është shumë i rëndësishëm për Adnanin, sepse ka qenë shumë pranë tij në çdo moment dhe ai më ka ndihmuar shumë për Adnanin, sidomos kur ishte në Anderlecht. Ai e dërgonte çdo stërvitje, kështu që ai është shumë i lidhur me djalin”.

    “Shumica më kanë pyetur se si u ndjeva pas golit të parë dhe unë jam prindi i tij e në këtë fushë punoj tash e sa kohë. Isha i kënaqur që ai shënoi golat, por nuk është kjo e fundit, ka shumë punë për t’u bërë. Tani kemi hyrë në atë fazën për të arritur në nivelin e lartë. Isha i kënaqur, sidomos kur publiku filloi të këndojë emrin e tij, aty isha i emocionuar. Por, jam i përgatitur për çdo rast, si baba i tij. Kur përfundoi ndeshja, isha i kënaqur që klubi mori tri pikët dhe Adnani që bëri diferencën”.

    “Pas ndeshjes vetëm një telefonatë ja bëra, por nuk më dha shenja të entuziazmit. Në këtë pikë është shumë i kujdesshëm sa që ndoshta këtu edhe mediat angleze kanë bërë disa krahasime se si është e mundur që një djalosh 18 vjeçar të mos festojë furishëm pas dy golave fantastikë. Ai e bëri më të thjeshtë. Kjo i bën të kuptojnë të gjithë se ai është lojtar jashtëzakonisht i disiplinuar”.

    “Adnani nuk e preferon median, ai është larg medias. Ai është i koncentruar vetëm në fushën e gjelbërt dhe asgjë tjetër. Dhe, nëse e sheh një lojtar posa të hapësh faqen e internetit, kjo nuk do të thotë për të ndonjë gjë e jashtëzakonshme”.

    “Negociatat për rinovimin e tij kanë filluar para pesë-gjashtë muajsh, por nuk jemi në fazë përfundimtare, sepse ka shumë parametra, por mendoj se çdo gjë po shkon si duhet. Ai ka gjasa të qëndrojë te Manchester United. Për vite nuk do të flas, sepse ende nuk kemi nënshkruar. Edhe pse ka pasur interesim për të nga skuadrat tjera, pasi kontrata i skadon në verën tjetër, ai do të mbesë këtu. Janë disa top klube evropiane, që nuk dua t’i zbuloj se cilat janë”.

    Babai i Adnanit foli edhe për çështjen e kombëtares shqiptare dhe fushatën e madhe në internet. Ai ka kritikuar ashpër Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke thënë se ata kurrë nuk e kanë kontaktuar dhe se ata kanë gënjyer opinionin se kinse e kanë ftuar djalin e tij.

    Ai madje kritikoi edhe mendimet se ai mund të luajë për Serbinë, apo Kroacinë, teksa konfirmoi se dëshira e tij është që ai të luajë për Kosovën.

    “Shiko, për këtë do të publikoj diçka në ditët e ardhshme, por një herë, sidomos kohëve të fundit është folur shumë në mediat shqiptare. Dua të konfirmoj se Adnan Januzaj nuk ka Facebook, e as unë nuk merrem me të. Sepse ka disa informacione se ai po shkruan dhe unë i them të gjithëve se Adnani nuk ka Facebook. Disa persona të pa autorizuar të cilët merren me emrin e tij, shumë shpejt do t’i gjej se pse po përzihen në fushatën ‘Thuaj po Shqipërisë”.

    “Dua të sqaroj çështjen e kombëtares në pika të shkurtra. Unë deri më tani nuk kam pasur asnjë thirrje nga ana e FSHF-së, që së paku të bisedojmë për Adnan Januzajn. Këtë opinioni shqiptar duhet ta dijë qart, këtu po flet babai i tij dhe menaxheri i tij për disa çështje që unë i kontrolloj. FSHF nuk na ka thirrur asnjëherë. FSHF ka bërë vetëm dezinformata që ne kemi kontaktuar me Januzajn, por vëllezërit më kanë thënë se kryetari i FSHF-së kishte thënë se para tet muajve ka folur me Adnan Januzajn që është gënjeshtër dhe e pavërtetë. Para dy netëve, më kanë thënë se është bërë një emision në televizionin Klan dhe më thanë se duhesha ta shikoj patjetër këtë emision dhe të shikoja se çfarë flitet”.

    “Dua t’i them FSHF-së, se Adnan Januzaj nuk e ka refuzuar askënd. Thonë se telefonin nuk e kemi çuar. Por, është Manchester United ku mund të gjesh kontakt. Klubi më tha se një zyre e ministrisë së Shqipërisë ka tentuar të flasë me Adnanin, por atë askush nuk mund ta bëj sepse Adnanin nuk merret me këtë punë, kështu që ata ia kanë mbyllur dyert vetes. Madje as fushatën “Thuaj Po” nuk e kam parë, sepse ne nuk kemi Facebook. Ai (Armando Duka, FSHF) tha se nëse e ndjen veten Januzaj le të luajë edhe për Serbinë. Kjo nuk të lë hapësirë që ti t’i japësh një rast ekipit kombëtar të Shqipërisë”.

    “Ata ia kanë mbyllur dyert vetes. Te unë duhet të vijnë njerëzit të flasin që janë vetëm njerëz të përgatitur profesionalisht dhe korrekt. Asnjë mënyrë tjetër e asnjë njeri tjetër. Nuk do të negocioj me asnjë tjetër. Nuk e njoh Dukën gjërësisht, por flas në bazë të asaj se si FSHF ka reaguar në mënyrë totalisht të paautorizuar dhe jo profesionale. A janë gjasat minimale për të luajtur për Shqipërinë? Nuk dua t’ia mbylli dyert kombëtares shqiptare totalisht. Në këtë emision kam konstatuar se një deputet nga Kosova (Berat Buzhala), kishte thënë se Adnani ka shkuar nga Kroacia dhe ka dokumente kroate. Unë nga Kroacia kam shkuar në pushim, sepse unë në Belgjikë kam kaluar në mënyrë nromale me pasaportë kështu që edhe atje jam martuar. Të shoqen e kam shqiptare edhe ajo nga Istogu dhe nuk e di se si mund të qarkullojnë zëra se e ka të shoqen nga Kroacia ose Januzaj ka dokumente kroate. Ato janë gënjeshtra. Ne jemi nga Istogu”.

    “Nuk ia mbylli dyert asnjë kombëtareje, e posaqërisht ekipit shqiptar, sepse ne jemi shqiptarë, por derën e kanë mbyllur vet, sepse kanë bërë dezinformata totalisht të çmendura. Ai (Armando Duka, FSHF) thotë se në moshën 13 vjeçare kemi thirrur Januzajn...kjo është çmenduri. Këta njerëz që punojnë në FSHF nuk kanë shanca që të negociojnë me mua. Te unë duhet të vijnë njerëz profesional, që punojnë për t’i thirrur talentët shqiptarë në mënyrë sportive dhe jo në mënyra ‘e çoj atë, e çoj këtë’. Këto janë gjëra që totalisht nuk kanë efekt te unë”.

    “Kanë provuar edhe përmes Lorik Canës. Unë e respektoj atë lojtar, ka bërë karrierë të jashtëzakonshme, por nuk ka influencë ai njeri te unë, që unë ta çoj djalin të luajë për Shqipërinë. Jo ai, por askush. Vetëm njerëz që janë profesional, që punojën ashtu si duhet, mund të vijnë dhe të ulen në tavolinë me mua”.

    “Ai nuk do të luajë as për Belgjikën një herë për një herë, sepse do të mundohet të bëjë mirë në klub. Ka pasur tentativa nga trajneri i Belgjikës që ta marr për Kroacinë tani që të laujë, por nuk ka mundur ta marrë leht. Sepse duhet të flitet në mënyrë sportive. Nuk shantazhoj asnjë ekip kombëtar, unë nuk kam çfarë të shantazhoj. Ata po vijnë te unë. Unë i them trajnerit të Belgjikës se unë nuk kam pse ta shantazhoj atë për Januzajn, sepse ai vjen te unë. Kam njerëz menaxhera që punojnë për të, menaxhera jo shqiptar, belg, dhe ata e kanë terenin e vet të punës”.

    “Anglia? Roy Hodgson ka thënë se po e përcjell lojtarin dhe në qoftë se ka mundësi juridike, atëherë ai do ta bëj kërkesën që eventualisht të bëjmë diçka për të. Por, ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Unë për momentin jam i fokusuar vetëm te klubi i Manchester United”.

    “Unë dua që Adnani të luajë për Kosovën, por siotuata politikme për Kosovën është më delikate sepse FIFA nuk e ka pranuar vendin tonë. Por, këto janë çështje që do t’i shikojmë më vonë. Nuk dua të përjashtohet ajo mundësi, që Adnani të bëhet edhe pjesë e kombëtares së Kosovës, por këto janë çështje delikate. Nuk e di se si njerëzit thonë se ai mund të luajë për Serbinë, kur nuk ka kurrfarë mundësie. Turqia, Kroacia dhe Serbia janë të përjashtuar prej kësaj gare”.

    “Unë e përshëndes popullin shqiptar që e ka përkrahur Adnan Januzajn dhe i falënderoj të gjithë. Edhe Adnani i falënderon të gjithë. Populli duhet të dijë se njerëzit të cilët janë profesional kanë vend që të vijnë e të flasin me mua. Jo njerëz që bëjnë dezinformata dhe gënjeshtra. Me ata nuk do të komunikoj”, ka deklaruar Abedin Januzaj për Intearktiv.

    Kështu, përfundimisht i mbyllen dyert Serbisë, Turqisë e Kroacisë, teksa Shqipëria duhet të angazhojë njerëz shumë profesionalë dhe me përvojë në skautimin e lojtarëve, pasi që si duket se dëmi që ka bërë FSHF në krye me Armando Dukën është vështirë i riparueshëm.

    Si do që të jetë, me rëndësi është që Adnani po vazhdon të jetë në formë dhe me mendjen që të luajë ose për Shqipërinë ose për Kosovën.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    Jane sondazhe te kota keto!
    Burri 1 X flet !

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366

    Për: Intervista e Adnanit dhe babait te tij Abedin Januzaj!

    - ADNAN JANUZAJ : ".Vij shpesh ne Kosove per me pa familjen"..
    Burri 1 X flet !

  19. #39

    Për: Intervista e Adnanit dhe babait te tij Abedin Januzaj!

    “Kanë provuar edhe përmes Lorik Canës. Unë e respektoj atë lojtar, ka bërë karrierë të jashtëzakonshme, por nuk ka influencë ai njeri te unë, që unë ta çoj djalin të luajë për Shqipërinë. Jo ai, por askush. Vetëm njerëz që janë profesional, që punojën ashtu si duhet, mund të vijnë dhe të ulen në tavolinë me mua”.
    Kesaj i thone dridhe Like dridhe. Mos do presidentin e Shqiperise ky zoteria qe t'i kerkoje te birit qe te luaj per kombetaren? Cfare ka parasysh me njerez profesional qe punojne ashtu si duhet? Derr derr, keta tipa jane skutha e hileqare. Thuaje troc or mik, nuk dua qe im bir te luaje per nje ekip kombetar bythegrisur si ai i joni. Eshte me e ndershme keshtu.

  20. 6 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    derjansi (18-10-2013),Diella1 (18-10-2013),Enkeleu (18-10-2013),Mexhi (18-10-2013),pranvera bica (18-10-2013),skender76 (18-10-2013)

  21. #40
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Intervista e Adnanit dhe babait te tij Abedin Januzaj!

    nuk e di ku i paska ngele hatri abedinit por me shume po shoh krijimin e nje preteksi per te ardhmen e femijes se tij..shkurt dhe shqip po don me ja lene fajin armando dukes e jo vetes..

    me duket si puna e ujkut me dashin '' me trubullove ujin..''...

    abedin mo djale..nese nuk te rreh zemra per shqiperine rruge te mbare ti bashke me djalin tend..shqiperia ka egzistuar edhe para se te delte ne skene djali jot..po egziston edhe duke qene ne skene djali jot dhe do te egzistoje edhe po u refuzua nga djali jot..shqiptaret anekend trojeve tona do te kene djem qe do ti thone po shqiperise..ndoshta nuk do japin kontributin qe mund te jepte djali jot por dicka do te japin..shqiperia ka nevoje edhe per djalin tend edhe per cdo djale qe ka gjak shqiptare dhe qe i dridhet zemra sa here qe shpaloset flamuri kuq e zi dhe kendohet himni i flamurit..por shqiperia nuk ka nevoje per djem qe kan gjak shqiptari por qe nuk ndjejne asgje per kete gjak e kete flamur..le te jene edhe me te mire se lionel mesi..nuk na duhen..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  22. 6 antarët më poshtë falenderuan _MALSORI_ për mendimin e shprehur në këtë postim:

    derjansi (18-10-2013),Enkeleu (18-10-2013),Gentian_gr (18-10-2013),kriko-38 (18-10-2013),pranvera bica (18-10-2013),teta (21-10-2013)

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •