Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!



    Nga Fahri Xharra - “Vetëm ne, si njohës më të mirë të vetvetes, mund ta shkruajmë historinë tonë ashtu si duhet. (Fahri Xharra)”


    A po tregohen Shqiptarët se janë në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike ? A na mëson historia e Shqipërisë të kemi kujdes ? A ka dhënë prova Shqipëria e vogël, se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut ? A ka pasur të pa besë që e kanë goditur me thikë pas shpine.? I madhi Kristo Frashëri pyetet :“ Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri? Si munden të na thonë: “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. “ Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë ...në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, po thuani..



    Për të pasur një vëlla biologjik e dijmë rrugën . Vellau i vërtetë eshtë ai vëlla prej një nëne e prej një babe . Si u bë që tani qenkemi edhe vëllezër ? Pse e gjithë kjo dashuri “vëllazërore” ,pas 5 shekujsh robërie? E pas një shekulli ,pa ju? Si mundi “vëllau “ osman të ndërpres procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri ? (K.F) Si mundi “vëllau “ osman të zëvendëson rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, atëherë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë ?( K.F.)



    Si mundi “ vëllau “ të pushton “vëllaun” e të shkëpus Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmaniste, të huaj për Evropën. ? (K.F.) Si mundi “ vëllau “ osman, të mospërfill as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte. Shkurt, si mundi “vëllau “ osman t`i le për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese. ? “( Kristo Frashëri) “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi jonë,dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë. “ Po na thonë . Pse mu tani?



    Si mundi “ vëllau” të na le të ngelur disa shekuj para shekujve ? A pse s`kishim aftësi raciale apo për shkak të rrethanave që na i bëri të jetojmë? E ka ditur “vëllau “ se këtë e shkruante Beogradi dhe nuk reagonte t`i del në mbrojtje “vëllaut”: ““Kurse shtypi i Beogradit kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. “



    “Vëllau” i shihte ato që i “shihte” serbi? se :“Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, "me bisht të kalit ose të dhisë" dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrëse “. Kur vëllau të ofendohet ,njeriu sa do pak e ngre zërin kundërshtues. Apo,jo?



    Po me këto fjalë për ne, “ vëllau” pajtohej bile i shtonte edhe fjalët e veta, kur në kancelaritë e Europës flitej nga serbi:.



    “Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropiane, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyre njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte. “ E pyes” vëllaun “ se a me të vërtetë Me të vërtetë kështu ishim,dhe me këto fjalë serbi i mbushte mendjen Europës .? ,: “Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prejnë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhen e tyre. Nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike, “ .Po apo jo? Nëse ishim ,pse na lije ne kete gjendje,o “vëlla”? Nëse jo, pse s`e kapshe serbin për fyti atëherë dhe t`i dilshe “vellaut “ në mbrojtje.



    Vështirë është të jesh vëllau i ynë. Ne, nuk të pranojmë. Nuk je vëllu i ynë bilogjik. Ishe dikur armiku i ynë ( 500 vjet) dha tani shtiresh si mik. Si mik po, por si të besojmë.?



    Nëse nga të tanët të dualen pashallarët , azemat e sadriazemat,edhe serbit i kemi dhënë,krajla e misitra; edhe grekut i kemi pruar lirinë ,i kemi dhënë bijtë tanë për t`a udhequr. Por as Serbin e as Grekun nuk e kemi Vëlla. E atëherë pse turku të jetë vëllau i ynë.? Dashuria e vonuar . Është dashuri e vonuar, por edhe e dyshimtë.



    “Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona,ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat,duke na siguruar bartjen ,duke na e gjetur token në shkretëtirat e Azisë,dhe hiq s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe ,bile edhe shumë ,se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje token e ‘vëllaut” tënd ,të mbushej me sllavë ,e doje mbushjen e Anadollit me ne.



    Kur Rankoviqi na bartëte andej e këndej ,na çkombëtaronte ,në dhunonte,ty “vëlla” ,zëri s`të ndihej? Kur Millosheviqi na i mbyllte shkollat ,na burgoste,na shnjerëzonte, na... ,ty s`të shihshim, O “vëlla” ? Ku ishe ,pse mshifeshe ,pse s`folshe ? Kur Gjeneral Jankoviqi ,në vitet e 12-13 –ta të shekullit të kaluar ,iu futëte bajonetat grave tona shtatëzëna që kurrë mos të lindin “nipat “ tu, t`i s`bëzeje? Kur Kral Nikolla,i bënte krimet mbi shqiptarët e Malësisë së Shkodrës ,edhe atëherë i mbyllje sytë e veshët ?Pse?



    Kur u bë “Lidhja e Prizrenit” dhe e shihje veten në shkapërderdhje ,pse ishe aq i pazhurmshëm karshi botës ,e aq katil me” vëllaun” tënd ? E, në Gjakovë e dërgove Magjarr Pashën,për të shuar Lidhjen e Gjakovës. Kur i shihje planet e asaj kohe për copëtimin e tokave të “vëllaut” tënd,pse nuk të dhimbëseshim? Pse fshiheshe mbas kuleve të hanumeve dhe bëheshe se sikur nuk po ndodhë asgjë ?



    Vërtetë Kosova është e “vogël”; Vërtetë Shqipëria është e “vogël” ; Vërtetë që kombi shqiptar ka mbetë i” vogël “ , por fajtor je ti “ vëlla” që nuk të kemi vëlla.Ne kemi miq dhe dashamirës në botën e civilizuar që na u gjetën në momentin më të vështirë në kohën më të re kur ti “vëlla”strukeshe dhe nuk bëzëje thuase nuk po ndodhë gjë me ne.



    Mos o “vëlla” se ke shumë gjynahe me ne, se zoti të cilit ti i beson dhe ti i falesh nuk t`i harron! Kur me qindra shkolla serbe ,greke ,turke gjatë kohës së “vëllaznimit” me ty hapeshin në Shqipëri ,si s`të biente ndërmend të hapësh bile një në gjuhën tanë ? Pse aq shumë i frikoheshe shkollimit tanë? Shumë mirë e dije që na ishim dhe jemi populli më i vjetër i kësaj ane,por ty s`të pëlqente kjo,doje me çdo kusht të na zhbëje. Pse?



    Ju e dinit mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të preken edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i ynë dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi...” Boll mo!



























































    Emri







    E-posta







    Content

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar detiad për postimin:

    EXODUS (12-10-2013)

  3. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    me mire qe nuk kemi vella se do e kishim vrare

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan murik për mendimin e shprehur në këtë postim:

    iliria e para (01-11-2013),maratonomak (12-10-2013)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e Luftetari Ilir
    Anëtarësuar
    21-06-2013
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    vëllau i vetëm i shqiptarit është shqiptari. Të gjithë popujt e tjerë me të cilët kemi pasur kontakt, përveç amerikanëve, na kanë urryer. Me disa kemi luftuar, e të tjerë e kanë ndihmuar pushtuesin...
    VETËVENDOSJE!

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    ………………………………………….Hej kuku per ne,
    kuku shqipja bani,
    po vjen Davutoglu,
    po vjen Erdogani.

    Sa ndezim sinjelet,
    me ja msy Europes,
    n’qafe na hillet turku,
    ky perbindesh i tokes.

    Po vjen Davutoglia,
    me surratin llelper,
    hiqet porsi mik,
    por asht ujk i vjeter.

    Hiqet porsi mik,
    ky surrat bastan,
    dhe shqiptaret e mjer,
    don me i ba kurban.

    Le ti bajme kurban,
    iket race merhumit,
    s’marrin vesh me fjale,
    por i druhen hunit.

    Po vjen ky korb turku,
    si Pashat dikure,
    historine ktij vendi,
    duhet me ja ç’thure.

    Me i ndrrue historine,
    me i qorrue syte e ballit,
    simbolet e Kombit,
    le ti mbesin sllavit.

    Tu japim doping,
    ti narkotizojme,
    mbi kufomat e tyne,
    si dikure t’vallzojme.

    Po flet ne Tirane,
    si ne Anadoll,
    Shqipnia po thote,
    Turqise i takon.

    Na pushtuan prape,
    por jo si at’here,
    nuk kane pru taborre,
    s’msyjne me jeniçere.

    Kan pru pak pare,
    me ble politiken,
    sepse e dine mire,
    per pak pare shiten.

    Prepa turp deklaron,
    ky ftyr aziatik,
    popullin shqiptare;
    e kem popull mik!

    Pa kerkue kurr falje
    per krimet qe bane,
    pa u ardhe hiç turp,
    mjerimin qe na lane.

    Ndejten pesqindvjet,
    na dogjen me taborre,
    na shiten tokat sllavit,
    s’ndertuan nje nevojtore.

    More fare edepsezi,
    more surrat turçeli,
    çdo gja t’mire na vollet,
    na late pa ekonomi.

    Na prute altoparlanta,
    t’bertasim arabisht,
    doni t’na veni perçe,
    po na bani me bisht.

    Po na thote flamuret,
    te dy do i bashkojme,
    dhe keshtu shqipja,
    s’duhet te egzistojne.

    Sa t’ikun ky turk,
    na vjen nje turk tjeter,
    asht padroni i tije,
    kurr s’po na nda t’zezen.

    Na vjen Erdogani,
    me vazhdue viziten,
    i qeshe fort mustaku,
    mbrapa e mban thiken.

    Kane ba rrugen e kombit,
    me bajte minerale,
    kena nje atdhe,
    jeme Turqia e madhe.

    Nuk egziston Kosova,
    nuk egziston Shqipnia,
    kena nje atdhe ,
    qe asht perendoria.

    Hej more Turqi,
    o Turqi e zeze,
    m’duket se ket here,
    sharra n’gozhde t’ka ngece.

    Ai ke pa shqiptaret,
    kur u kcen delli i marrise,
    te tredhin Erdoganin,
    flake i vene Turqise.

    Doni t’na jepni mende,
    doni te na mesoni,
    ju qe s’keni atdhe,
    n’tok te huaj jetoni.

    Shkoni andej nga erdhet,
    se na kena atdhe,
    kena shqipen n’flamure,
    kem nje Skenderbe.

    Kem shpaten e Tije.
    qe e ruajti breznija,
    do jua rrasim ne zhabe,
    kure ti vijne terezia.

    Largonu o kerma,
    t’perandorise s’eger,
    ne jena shqiptare,
    jena Europa e vjeter..!

    (E. Miculi…04.10.13)

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan detiad për mendimin e shprehur në këtë postim:

    dielli1 (11-10-2013),DiGiT@LiFE (26-02-2014)

  8. #5
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    Erdogani po vjen se mori vesh se ajo gjema aia e modhe qe do benim ne tiron ska per tu bo mo.
    Arkitekt eshte raca e ktyne qe na kan myt e dhyny per 500 vjet.

  9. #6
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    Pse nuk kemi vllezer duhet me shtrengu radhet e afru midis ne.
    Nje fe nje komb.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altint71 : 11-10-2013 më 16:11

  10. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    As hebrenjte s'kane "vellezer"...
    Shqipetaret kane ngjashmeri me hebrenjte, pavaresisht se nuk jane te gjithe te nje besimi fetar.

  11. #8
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    Me mire te vetem se sa me vellazeri te keqe !!!
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  12. #9
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    Vërtetë Kosova është e “vogël”; Vërtetë Shqipëria është e “vogël” ; Vërtetë që kombi shqiptar ka mbetë i” vogël “ , por fajtor je ti “ vëlla” që nuk të kemi vëlla.
    C'u be me ate "procesin" per ndryshimin/modifikimin e historise gjate kohes se pushtimit.....u realizua, permbush, qetesua 'gerryerja psikologjike' e vellaut??

    Turk surrulla-ikmanallah!! (perkthimin s'ja di, e kam me te degjuar!! bir engjelli mbase?! s'di c'te them... )


    p.s e kemi cik memorien e shkurter ne shqiptaret, ne pergjithesi! apo jo, s'behet fjale?!

  13. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    As hebrenjte s'kane "vellezer"...
    Shqipetaret kane ngjashmeri me hebrenjte, pavaresisht se nuk jane te gjithe te nje besimi fetar.
    E vetmja pike ku kemi ngjajshmeri me hebrenjet eshte se te dy palet jemi njerez !

  14. #11
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    nuk e kemi vella e kemi burazer
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  15. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    nuk e kemi vella e kemi burazer
    jo byrazer por sister...

    Autori me vend e ka. Neve nuk kemi vellezer. Kemi motra
    T'ia fillojme me motrat:
    Amerika
    Arabia
    Gjermania
    Italia
    Greqia
    Serbia...plot paskemi sisterka

    *
    klipp&klar

  16. #13
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!


    ne nuk kemi vellezer por te tjeret na kane vellezer neve sepse na "duan" shume. edhe ne kur i "duam" shume(interesa, mbrojtje, mbeshtetje etj) ndonjehere u themi vellezer. kjo eshte llogjika e vellazerive tona te medha.

  17. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    nese skemi vellezer atere skemi as babe as nane e as identitet as fe as shtet as qytetari as kulture as patriotizem , pra jemi askushi?

    a e keni menduar ndonjehere se sa vetem jemi si komb , si race , madje jo vetem te urryer prej te jashtmit por edhe prej vetvetes

  18. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    .disa po deklarohen se kan vellezer ne turqi,me siiguri e din se jau ka ........ turki e duhet me jau pranu se e dijn ma mire...ehe

  19. #16
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    622

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!


  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar fegi II për postimin:

    dielli1 (13-10-2013)

  21. #17

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    krejt keto jane prapambeturi ballkanase...
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  22. #18
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    Dy popuj pa vella e moter ne Evrope jane Hungarezet dhe Shqipet. Per kete na na e bene keshtu Rromaket, Osmapnet, Sllavet. As Greqia nuk kishte vella, por u lidh me Sllavet qe i ndihmuan te na e marr gjysmen e teritorit , normal ne pazarlleqe me Turqine e cila administronte tokaat e arkdash Arnautit.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  23. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2014
    Postime
    9

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    gjak turku ne skemi veq toka ka pire shume gjak turku nga shpata jone sa per turkun sot jemi miq veq miq ne largesi ata ne shtepin e tyre e ne te tonen me afer mos arrshim me kurre
    songo songo

  24. #20
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ne, shqiptarët nuk kemi vëllezër!

    Citim Postuar më parë nga flaver Lexo Postimin
    gjak turku ne skemi veq toka ka pire shume gjak turku nga shpata jone sa per turkun sot jemi miq veq miq ne largesi ata ne shtepin e tyre e ne te tonen me afer mos arrshim me kurre
    "Armiku i amikut tim është miku im"
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •