Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Mercenarët te krishtere ne rradhet e forcave të Asadit

    Konfl iktet lokale janë gjithmonë më të komplikuara sa mund të duken në pamjen e parë dhe konfl ikti i Sirisë jep shembullin e një konglomerati faktorësh dhe aktorësh, hijesh dhe prapaskenash, që të befasojnë vazhdimisht. Në datën 2 tetor gazeta izraelite "The times of Israel" botoi një artikull të shkruar nga Brian Whalehack , i cili jep me detaje pjesëmarrjen e vullnetarëve nazistë grekë në përkrahje të forcave të regjimit të Bashar Al Asadit në Siri. Ai bën të ditur se një grup grek i ekstremit të djathtë, i quajtur "Black Lily", ka organizuar dhe dërguar në Siri një batalion me vullnetarë greke, që të luftojnë përkrah forcave të qeverisë së Asadit. Vullnetarët grekë kanë marrë pjesë në gjithë betejat e mëdha në jug dhe në perëndim të Sirisë në dy vitet e fundit. Gazeta greke "Democratia" jep një intervistë të gazetarit të saj Panagiotis Liakos me anëtarin e bordit editorial të grupit "Black Lily", Stavros Libovisis, i cili deklaron se "vullnetarët grekë po luftojnë përkrah vëllezërve tanë sirianë të armëve".
    Pjesëmarrja e mercenarëve grekë të së djathtës ekstreme përkrah forcave të regjimit të Damaskut paraqet një element interesant të zhvillimit të luftës civile në Siri. Është interesant si në aspektin ideologjik, ashtu dhe në aspektin politik, diplomatik, teologjik dhe strategjik. Duke shpjeguar motivet e pjesëmarrjes së mercenarëve grekë në luftën civile në Siri, organizatorët japin disa arsye. Në gazetën "Sun" të datës 29 shtator, Bill Weinberg shkruan se përfaqësuesit e "Black Lily" shprehen se shkojnë në Siri, sepse ortodoksët sirianë po luftojnë në front të parë për një Siri nacionaliste. Një shpjegim tjetër, që jep organizata e ekstremit të djathtë grek, është se grupi më i madh kristian në Siri është Kisha Ortodokse Greke dhe prandaj anëtarët e organizatës kanë shkuar të luftojnë në Siri. Motivi bazë jepet pra solidariteti, ndjenja dhe obligimi fetar ortodoks, që i nxit ata të lenë Greqinë e paqes dhe të shkojnë në Sirinë e luftës, në kontinentin tjetër. Në këtë frymë ata shprehen se mijëra ortodoksë rusë dhe ukrainas janë deklaruar të gatshëm të shkojnë në Siri dhe të mbrojnë Asadin.
    Padyshim, organizimi dhe aktivizimi i mercenarëve ortodoksë në Siri paraqet një fenomen interesant, sepse regjimi i Bashar Al Asadit, që sundon Sirinë, i përket komunitetit alavit, që është sekt dhe pjesë e besimit mysliman, dhe natyrisht formon një paradoks, që vullnetarët ortodoksë shkojnë të luftojnë në përkrahje të një regjimi autokratik mysliman. Është e njohur se në diversionin propagandistik, që zhvillohet nëpër botë rreth luftës në Siri, ka pasur dhe ka përpjekje për ta paraqitur luftën civile jo si betejë mes demokracisë që kërkon populli dhe shtypjes që kërkon të ruajë regjimi, por si përplasje mes grupeve dhe sekteve fetare të botës myslimane. Por edhe e parë në këtë prizëm, nuk mund të mos shkaktojë habi fakti që mercenarët ortodoksë kanë zgjedhur të marrin anën e regjimit të Asadit. Në këndvështrimin e mercenarëve ortodoksë, regjimi i Asadit përfaqëson "myslimanët e mirë", të cilët duhet të mbrohen nga vullnetarët ortodoksë, kurse forcat popullore, që kërkojnë liri e demokraci përfaqësojnë "myslimanët e këqij", të cilët duhen luftuar nga vullnetarët ortodoksë. Me një fjalë, vullnetarët ortodokse bëhen vullnetarisht instrument i një strategjie, jo vetëm të Damaskut, për të mbrojtur një regjim diktatorial dhe shtypës, i cili ka shkaktuar afro 200 mijë viktima dhe katër milionë refugjatë deri tani dhe në mënyrë kriminale ka përdorur armë kimike kundër civilëve, duke vrarë afër 1500 vetë, gra e fëmijë, në 21 gusht të këtij viti.
    Frymëzimi apo ethja fetare përdoret nga shtete me aspirata globale si Rusia, e cila ortodoksizmin e shfrytëzon si një nga instrumentet e saj të influencës dhe të politikës së jashtme ruse nëpër botë. Organizimi dhe dërgimi i batalioneve të mercenarëve ortodoksë në Siri duhet vendosur në këtë kuadër. Rusia është mbrojtësi kryesor dhe më aktiv i regjimit autokrat të Damaskut, sepse ka interesa të veçanta që ta mbajë në këmbë një regjim, i cili u ka lëshuar forcave ushtarake ruse të vetmen bazë ushtarako-detare, që ata kanë në Mesdhe. Është në kuadër të kësaj strategjie ruse të mbështetjes se Asadit me të gjitha mënyrat, format dhe forcat, që Moska me institucionet e saj legale dhe të fshehta ka organizuar një rrjet rekrutimi mercenarësh në shtete ortodokse, për të luftuar në ndihmë të regjimit të Asadit. Në funksion të kësaj strategjie antidemokratike nuk ka asnjë skrupull dhe në shërbim vihen edhe grupet dhe organizatat ekstremiste fetare dhe politike.
    Në fakt ka një rrjet mobilizimi të pazakontë në shtetet ortodokse si Rusia, Ukraina, Greqia dhe Serbia, për të rekrutuar dhe dërguar forca mercenare në mbrojtje të regjimit të Asadit. Robert Tilford shkruan në "Ground Report" në 21 shtator se mercenarë rusë luftojnë në anën e regjimit të Asadit. "Ukraine's news reports" hodhi në 'Youtube' videon e kolonelit ukrainas Sergej Razumovski, i cili u bënte thirrje veteranëve ushtarakë ukrainas që të shkojnë të luftojnë në mbrojtje të qeverisë së Damaskut, në shkëmbim të pagave të majme, nënshtetësisë dhe favoreve të tjera. Mediat botërore kanë bërë të ditur se janë mijëra mercenarë rusë, bjellorusë dhe ukrainas, që luftojnë në radhët e ushtrisë së Bashar Al Asadit. Portali topix.com njoftonte në 12 shtator se në Siri po luftojnë 500 vullnetarë serbë në mbështetje të Asadit.
    Është e njohur se mercenarët shkojnë dhe luftojnë për para në të gjithë botën dhe nuk kanë përgjithësisht skrupuj ideologjikë apo etnikë. Por ajo që bie në sy është se shtetet ortodokse i dërgojnë vullnetarët e tyre të luftojnë në mbështetje të regjimeve shtypëse dhe despotike në shtetet myslimane. E njëjta gjë ndodhi edhe në kryengritjen popullore Libi, ku qindra mercenarë nga Serbia, Rusia dhe Ukraina shkuan të luftojnë në mbështetje të regjimit të Gadafit. Nuk mund të mos bëjë përshtypje që këto shtete nuk i dërgojnë asnjëherë vullnetarët e tyre për t'u bashkuar me forcat demokratike dhe popullore, që duan të rrëzojnë regjimet antidemokratike.
    Kemi të bëjmë me një interes gjeopolitik dhe strategjik dhe me një keqpërdorim të solidaritetit fetar me shtetin më të madh ortodoks dhe protektorin e madh të ortodoksizmit politik, Rusinë. Rusia nuk ka interes strategjik që në vendet e Lindjes së Mesme të vijnë në pushtet qeveri dhe sisteme demokratike, nuk ka interes që pranvera arabe të shtrihet dhe të konsolidohet në gjithë Lindjen e Mesme. Rusia i trembet perspektivës, ku një Lindje e Mesme demokratike dhe liberale do të përqafojë sistemet e vlerave dhe të aleancave me Perëndimin. Jo rastësisht Moska ka mbështetur gjithmonë regjimet despotike si ai i Sadam Hyseinit, Muamar Gadafit, Hosni Mubarakut dhe tani të Bashar Al Asadit.
    Antinomi demokraci-antidemokraci duhet parë si kuintesenca e përplasjes së madhe mes Perëndimit dhe Rusisë në Lindjen e Mesme. Kjo ndihmon qartësimin e panoramës konfuze të luftërave civile atje dhe të faktorëve e aktorëve të tyre, për të dalluar interesat reale të palëve, që janë të përfshira në dinamikën e luftës civile në Siri dhe në vendet e tjera arabe. Kriteri bazë është nëse forcat e përfshira në konflikt, pavarësisht etiketave ideologjike apo fetare, janë me demokracinë apo me antidemokracinë. Kështu duhen vlerësuar edhe vullnetarët, që nga shtetet e ndryshme të Ballkanit shkojnë dhe rreshtohen në anën e njërës apo tjetrës palë në Siri. Është naive, në mos keqdashëse, të spekulosh me besimin e luftëtarëve të lirisë për të komprometuar luftën e drejtë të forcave demokratike siriane, që kanë mbështetjen e botës demokratike, të SHBA, të BE dhe forcave demokratike. Lufta civile në Siri po evidenton komponentin e pandarë të të gjitha konflikteve lokale, atë të një lufte të ashpër propagandistike dhe psikologjike, që zhvillohet në mes palëve kundërshtare për të paraqitur në dritën e interesave të veta pamjet e luftës dhe të aktorëve të terrenit në Siri. Në këtë kurth propagandistik, me dashje ose pa dashje, bien edhe grupe levantinësh në Shqipëri dhe në Kosovë, të cilët, të sponsorizuar nga shtete dhe institucione islamofobe, shprehin një pasion për komprometimin e forcave që luftojnë për liri dhe demokraci. Sepse vetëm mendje të sponsorizuara mund të prodhojnë sofizma të tilla, sipas të cilave regjimi shtypës i Asadit duhet të rrijë në pushtet, sepse përfaqëson pakicën alavite, dhe ai regjim ka të drejtë të sundojë sunitët, që përbëjnë shumicën e popullsisë, sepse po ta marrin pushtetin sunitët, alavitet do të diskriminohen si pakicë(!).
    Diskriminimet fetare, të përdorura për analizën dhe kuptimin e luftërave civile në shtetet e pranverës arabe janë një udhërrëfyes i gabuar i logjikës. Batalionet e mercenarëve ortodoksë të regjimit të Asadit ndoshta mund t'i bëjnë levantinët me shtetësi shqiptare që të kuptojnë thelbin e gjërave dhe jo të joshen pas kozmopolitizmit lindor të markës ruse, serbe apo greke. Mercenarët janë mercenarë, qofshin myslimanë apo ortodoksë, dhe ata nuk përfaqësojnë as popujt e origjinës së tyre dhe as botën e besimit të tyre. Mandantët e tyre keqpërdorin fenë për nxitjen e urrejtjeve fetare dhe nacionale në shtetet përkatëse dhe në shkallë ndërkombëtare, dhe pikërisht kjo është gjëja e papranueshme në keqpërdorimet fetare të fenomenit të vullnetarëve të huaj, që shkojnë të luftojnë në Siri.

    balkanweb

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Mercenarët ortodoksë të Asadit


    I nazisti greci che combattono in Siria al fianco di Assad

    Mondo | 30 settembre 2013

    Uomini dell’organizzazione nazional-socialista greca chiamata Mavros Krinos (μαυρος κρινος, cioè “Giglio Nero“) hanno preso le armi e sono andati in Siria per combattere al fianco delle truppe fedeli a Bashar al-Assad. Emerge dall’intervista che il quotidiano greco di estrema destra “Dimokratia” ha fatto a Stavros Libovisis, uno dei membri del gruppo nazista ellenico. L’intervista, risalente a luglio, è diventata virale grazie alla recente traduzione del blogger Glyko Symoritis.

    Il militante interpellato ha dichiarato che l’organizzazione, avente struttura autonoma, è stata per anni in contatto con i “fratelli in armi siriani”; starebbero combattendo al loro fianco, per “difendere il suolo”, un numero di neonazisti sufficiente per formare un plotone. Sono principalmente cittadini della classe lavoratrice, stando a quanto affermato da Libovisis, “altamente politicizzati, che rifiutano i corrotti partiti politici e che hanno però compreso in pieno i piani delle autorità internazionali e degli usurai globali” e che non hanno alcuna esperienza militare.

    Il conflitto in Siria sarebbe solo l’ennesimo capitolo dell’espansionismo della “dittatura della macchina da guerra americano-sionista”, desiderosa di trasformare la nazione araba in un “bordello capitalista” e di renderlo un “mercato per i McDonald’s e gli Starbucks”. L’esponente neonazista continua la sua analisi lodando “l’eroica Hezbollah” e i cristiani ortodossi che starebbero lottando per una “Siria libera e nazionalista” e criticando il silenzio della Chiesa greco-ortodossa, e in particolare dell’Arcivescovo Ieronymos e del Patriarca Bartolomiou, sui cristiani uccisi dai “mercenari di Qatar e Arabia-Saudita” (e su Hezbollah e Assad anche i neonazisti di Alba Dorata hanno le idee chiare).

    L’intervista termina con il pessimismo riguardo alla sorte dei religiosi cristiani rapiti da gruppi legati all’opposizione armata: “Troviamo abbastanza difficile credere che sopravviveranno all’incontrollabile mania dei mercenari, i media occidentali spesso nascondono la tragica conclusione di questo tipo di avvenimenti perché hanno paura delle reazioni delle comunità religiose e, nello stesso tempo, di esporre le persone a escalation di violenza in tutta l’area mediorientale“.


    http://frontierenews.it

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Mercenarët ortodoksë të Asadit

    Greek fascists fight for Assad in Syria


    The idiotic sectors of the left that are openly shilling for Bashar Assad are in some very strange company. The Greek left-wing blog Glykosymoritis provides an English translation of the boasts in a far-right daily with the perverse name of Democratia that a "National Socialist" organization calling itself Black Lily has dispatched a brigade to Syria to fight for Assad's regime. Black Lily came to the public eye with their recent fizzy-drink attack on Greek government minister Evangelos Venizelos in Paris. But the group's spokesman Stavros Libovisis told Democratia (awkward English in original) that volunteers now "are fighting alongside our Syrian brothers in arms is to help them defend the soil of a friendly nations people, showing our solidarity in practise against an age-old foe."

    This foe is identified in terms that will warm the hearts of many on the "left": the "global dictatorship of the American-Zionist war machine" and the "the bloodthirsty imperialists that want to turn the country into a capitalist brothel and a market for the likes of McDonald's and Starbucks." Next comes the predictable appeal to Syria's besieged Christians: "Syrian orthodox are fighting in the front line for a free nationalist Syria and they are distinguished for their bravery on counter attacking the intoxicated addicts of the mercenary Salafists of Al-Qaeda." And the appeal to an ancient kinship with the Syrians because their country was (2,000 years ago!) part of "Great Greece" (Magna Graecia).

    http://ww4report.com/

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Mercenarët ortodoksë të Asadit

    I analizuan keta tanet njehere keta,pastaj filluan te merren me boten

    Si i thone asaj fjales:"hiq me pare trungun qe te ka zene syte,pastaj qimen ne syrin e tjetrit"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 07-10-2013 më 13:14

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Mercenarët ortodoksë të Asadit

    kesaj i thone te qerosh selefistat dhe te paguhesh mire...nice
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Mercenarët ortodoksë të Asadit

    Te njejtet kane vrare civile edhe ne Kosove. Sa me shume qe mundohet Greqia te demaskoje shqiperine ne arenen nderkombtare, aq me shume vetedemaskohet me veprimet e qytetareve te saj. Lol

    Bijt e Agarit, shkojne e luftojne me lek per kauzen e Belzebulit e vijne te djegur dhe masakruar ne qese te plastmasit.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #7
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Mercenarët ortodoksë të Asadit

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    kesaj i thone te qerosh selefistat dhe te paguhesh mire...nice
    Pagesa rritet dyfishe kur qeron dy palet...much better!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Mercenarët te krishtere ne rradhet e forcave të Asadit

    Ajo ceshtja e armeve kimike eshte pak a shume e dyshimte. Nese do t'i kishte perdorur vertet Asadi sot nuk do te ishte me atje ku eshte, por nga lajmet qe sollen burimet e tjer dhe SHBA nuk u ndie shume, sic duket ka dicka qe nuk shkon, sepse nuk ishte ajo lagje rreziku i Asadit, ai mund t'i perdorte diku tjeter. Persa i perket mercenarizmit ne kete lufte jam kunder nga te dyja palet, por te pakten nga lajmet e fundit qe kam degjuar edhe perendimi e ka ulur pak sistemin e alarmit ndaj Asadit pasi atje rreziku i popullsise nuk po i vjen me nga ushtria siriane dhe e rebeleve siriane por pikerisht nga mercenaret, kryesisht te ekstremisteve te cilet ne shumice nuk jane siriane dhe kane shkaterruar shume objekte historike te ketij populli dhe vrare per arsye fetare dhe shume njerez te pafajshem.
    Te gjithe mund te mbajme njeren ane, por askush nga ne ende nuk po mendon arsyen se edhe pse sirianet ne shumice e duan demokracine, por perseri ne shumice ne kete lufte ende perkrahin shtetin e Asadit.
    Nese ne do te perpiqeshim t'i shihnim gjerat si siriane ndoshta nuk do te flisnim keshtu. Gjithsesi atje ka dhe shqiptare te vrare dhe kjo nuk na nderon dhe nuk e zbeh duke akuzuar te tjeret se cojne mercenare, pasi dhe ne kemi cuar mercenare dhe i kemi tashme viktimat prej ketyre mercenareve.
    Keshtu qe dhe ne jemi inkuadruar ne rrymat ekstremiste si dhe ata, ku i vetmi ndryshim eshte kahu.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •