Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Nga Qamil Xhani

    Keshilli i Ministrave pritet te miratoje kete jave masat per bllokimin e ndertimeve te reja ne tre qytete te vendit. Nisma u prezantua dje nga Kryeministri Edi Rama dhe perfshine qytetin e Beratit, Krujes dhe Gjirokastres. “Qe kete jave ne do te shpallim bllokimin e cdo ndertimi dhe ndalimin e cdo ndertimi te ri ne Gjirokaster, ne Kruje dhe ne Berat, per te vleresuar maksimalisht trashegimine dhe pastaj per te filluar te kurojme dhe te sherojme pak nga pak, te gjitha ato plage qe i jane shkaktuar trashegimise kulturore ne te gjithe keto vite rrenimi”,- tha kreu i qeverise gjate ceremonise se zhvilluar ne qytetin e Beratit per ndertimin e shetitores se re. Kryeministri u shpreh se ruajta e pasurive kulturore ne keto qytete eshte pjese e projektit qe qeveria ka per zhvillimin e kontrolluar te tyre. “Ne kete fryme te respektit per vlerat e trashegimise kulturore, qeveria jone do te marre hap pas hapi, masa konkrete, ne radhe te pare per te ndaluar rrenimin”,- u shpreh Rama. Ai ka ftuar qe edhe biznesi ti bashkohet ketij projekti per ta bere ate sa me gjitheperfshires. “Me shpresen e madhe se sipermarrja e ketij qyteti, komuniteti i biznesit, do t’i bashkohet projektit, me shpirtin e bashkepunimit mes sektorit publik dhe sektorit privat, dhe me bindjen se te gjithe sipermarresit qe do te perfshihen ne kete projekt do te shtojne vleren e tyre, jo thjesht financiare - ajo eshte simbolike, por vleren e tyre si protagoniste, por edhe si pergjegjes per jetegjatesine e projektit, une dua dhe njehere t’ju uroj te gjitheve, nje dite te mbare e nje jave te mbare”,- u shpreh Kryeministri. Duke folur per projektin e inauguruar dje ne Berat, i cili eshte nje ky nje investim i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan te Zhvillimit, Rama tha se ai eshte dallendyshja e pare e zhvillimit. “Ky projekt i ngjan nje dallendysheje te pare qe lajmeron pranveren, ne nje kohe jashtezakonisht te veshtire per vendin dhe jashtezakonisht te veshtire per financat e vendit. Une jam shume i lumtur qe kjo dallendyshe e lajmeron pranveren, ketu ne Berat, sepse askund me mire dhe askund me bukur, nuk mund te shfaqej dallendyshja e pare e nje ndryshimi te madh”,- tha Kryeministri Rama. Kreu i qeverise ka vleresuar dhe ndihmen e fondacionit, duke u shprehur se ky eshte vleresimi me i mire qe i behet trashegimise se vendit. “Une i jam shume mirenjohes fondacionit, jo thjesht per fondin qe i ve ne dispozicion ketij projekti, por per ate cka ky projekt misheron, respektin per trashegimine kulturore te shqiptareve; Respektin, per vlera qe jane te kercenuara me shume se asnjehere te zhduken para syve tane; Respektin, per ate qe Berati ka perfaqesuar ne histori dhe me patjeter duhet te perfaqesoje si trashegimi per brezat qe vijne”,- tha Kryeministri Edi Rama.

    Ndertimet

    “Qe kete jave ne do te shpallim bllokimin e cdo ndertimi dhe ndalimin e cdo ndertimi te ri ne Gjirokaster, ne Kruje dhe ne Berat, per te vleresuar maksimalisht trashegimine dhe pastaj per te filluar te kurojme dhe te sherojme pak nga pak, te gjitha ato plage qe i jane shkaktuar trashegimise kulturore ne te gjithe keto vite rrenimi”,- tha Rama.

    BERAT

    “Ky projekt i ngjan nje dallendysheje te pare qe lajmeron pranveren, ne nje kohe jashtezakonisht te veshtire per vendin dhe jashtezakonisht te veshtire per financat e vendit. Une jam shume i lumtur qe kjo dallendyshe e lajmeron pranveren, ketu ne Berat, sepse askund me mire dhe askund me bukur, nuk mund te shfaqej dallendyshja e pare e nje ndryshimi te madh”,- tha Rama.

    Projekt per zhvillimin e zonave kembesore ne tre qytete

    Zevendeskryeministri Niko Peleshi beri te ditur dje se tre qytete kryesore ne vend, Korca, Berati dhe Shkodra do te jene pjese e nje projekti per zhvillimin e zonave kembesore. Projekti lidhet me rikonstruksionin e infrastruktures ne keto qytete. “Korca, Berati dhe Shkodra, sot nenshkruan marreveshjen per te mbeshtetur zhvillimin e zonave kembesore te zhvillimit te biznesit, nje model i ri zhvillimi. Ndjeva emocion teksa firmosa me emer te Qeverise Shqiptare si pale mbeshtetese ne kete marreveshje. Nje rruge e veshtire, por qe perfundon me sukses. Mezi po pres te shoh mobilimin e zones kembesore ne Korce. Fasada e re e ish-Mapos do t’i shtoje hijeshine”,- shprehet ne rrjetin social Facebook, Niko Peleshi.

    Koha Jone

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Ndalohen ndertimet me perjashtim te kompanive te Kokedhjerit dhe larove te tjere qe paguajne haracin Ed Zeusit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    ma mir von se kurr
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster
    Ndertimet pa leje jane te ndaluara dhe nuk nevojitet vendim i vecante politik etj. per t'i ndaluar...

    Rama eventualisht do te mund te ndalonte vetem ndertimet me leje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ndertimet pa leje jane te ndaluara dhe nuk nevojitet vendim i vecante politik etj. per t'i ndaluar...

    Rama eventualisht do te mund te ndalonte vetem ndertimet me leje.
    ne fakt aty thot ndertimet e reja (si me leje si pa leje)
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Kur une u them qe kemi nje majmun per kryeminister, ju kujtoni se une po tallem. Ky eshte majmun e shkuar majmuni, bile edhe majmunit i vjen turp te barazohet me Edi Ramen.

    Vendimi i tij i tipit komunist, qe te mos lejoje asnje ndertim ne keto qytete, me leje apo pa leje, eshte nje tjeter shkelje me te dyja kembet e kushtetutes se Shqiperise. Qytetari ka te drejte te beje peticion ne qeveri, e kerkoje leje ndertimi apo leje per te kryer aktivitet tregtar e biznesi ne ato qytete, dhe eshte detyra e qeverise lokale e qendrore qe te vendosi nese duhet te jepet leja apo jo. Por me kete vendim, Rama thote: qytetare e biznese te vendit e te huaja, as mos e merrni mundimin qe te investoni apo aplikoni per leje ndertimi ne keto qytete, se nuk ua japim.

    Budallai e ben kete gje pasi kerkon qe ti ktheje keto qytete historike te vendit ne "cifligje" te tija dhe njerezve te tij. Por qytetaret e banoret e ketyre qyteteve, me kete vendim qe ky mori, me pak fjale u tha: Vdisni ju! Ndertimet ne nje qytet jane investime qe hapin vende pune, punesojne njerez, rrisin aktivitetin financiar te ekonomise lokale, rrisin mireqenien e qytetit e gjithe banoreve.

    Detyra e ligjit dhe qeverise eshte te nderhyje kur ka shkelje apo te beje punen e saj qe te monitoroje e verifikoje ndertimet, por jo te shkaterroje ekonomine lokale te ketyre qyteteve ne kete menyre. Dhe gjeja tjeter qe majmuni kryeminister nuk e kupton, se aq mend ka ne koke, eshte qe me vendime te tilla, ai eshte duke nxjerre jashte loje edhe qeverine lokale, bashkite dhe administraten e ketyre bashkive, pergjegjesia ligjore e te cileve eshte te administrojne qytetin. Kryetaret e bashkive dhe keshillat e bashkive te ketyre qyteteve qe jane zgjedhur me vote nga banoret e qytetit, le te dalin ne pension para kohe, dhe le ti drejtojne qytetaret me hallet e tyre tek Rama ne Tirane qe t'iu japi zgjidhje.

    Te na rroje sa malet rilindasi qeros i Jordan Misjes, piktori Edi Rama!

    Albo

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    KORCARI 2 (08-10-2013)

  8. #7
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    mire ja beri! ndertimet ne keto qytete duhen te jene brenda arkitektures se qytetit. Na u mbushen qytete gjith beton e kulla pa nje fare lidhje me vendin.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    ka zgjedhe pikerishte beratin, atje ku ne kohen e enverit, fshatari me emrin Dane vrau 3 police, kur komunistet i prishen shtepine pa leje.
    keta mafioze nuk duan qe shqiptaret te ndertojne shtepi per femijet e vet. keta duan qe shqiptaret te jetojne me qera ne apartamentet e kocos, fidel yllit, tom doshit etj, etj.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    ne fakt aty thot ndertimet e reja (si me leje si pa leje)
    Ok...
    Megjithate, ndertimet pa leje mbesinvetevetiu te ndaluara, pavaresisht se cfare thote Rama.
    Vetem ndertimet me leje mund te ndalohen, pavaresisht a jane te reja apo "te vjetra".

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ok...
    Megjithate, ndertimet pa leje mbesinvetevetiu te ndaluara, pavaresisht se cfare thote Rama.
    Vetem ndertimet me leje mund te ndalohen, pavaresisht a jane te reja apo "te vjetra".
    po te kishin pritur shqiptaret lejet e ndertimit nga shteti, ata do kishin ngele te gjithe ne kukes, korce, tropoje, berat....sepse shteti deri me sot s`ka dhene leje ndertimi.
    kur nuk eshte e ndaluar me ligj te besh dicka, ti mund ta besh. deri tani nuk ka qene e ndaluar te ndertoje nje shtepi. varet nga administrata se kur ta legalizon.
    mirpo keta marionetat po ndalojne me ligj ndertimin e shtepive private. nje gje te tille e ka bere franca ne korsike, sepse ajo kerkoja te mbaje nen kontroll popullin korsikan.

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    po te kishin pritur shqiptaret lejet e ndertimit nga shteti, ata do kishin ngele te gjithe ne kukes, korce, tropoje, berat....sepse shteti deri me sot s`ka dhene leje ndertimi.
    kur nuk eshte e ndaluar me ligj te besh dicka, ti mund ta besh. deri tani nuk ka qene e ndaluar te ndertoje nje shtepi. varet nga administrata se kur ta legalizon.
    mirpo keta marionetat po ndalojne me ligj ndertimin e shtepive private. nje gje te tille e ka bere franca ne korsike, sepse ajo kerkoja te mbaje nen kontroll popullin korsikan.

    Fjala eshte per ndertimet qe jane bere pas hyrjes ne fuqi te ligjit, rregulloreve dhe procedurave te vlefshme, jo per cdo ndertim qe eshte bere qe nga Shekulli I...
    Dhe jo per cdo fshat malor me 20 shtepi.
    Nese nuk ka pase ligj, atehere cdo ndertim qe nuk eshte ndertuar p.sh. ne prone te huaj (private ose shoqerore), permes mashtrimit, keqperdorimit te pozites etj. eshte i ligjshem.

    Une e di se jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove nuk respektohen ligjet, rregulloret dhe procedurat perkatese. Edhe pse ekzistojne dhe jane te detyrueshme.
    Edhe kur shkelen, per shkak te lidhjeve te ndryshme familjare, miqesore, biznesore etj. te udheheqesve kompetent komunal, te policeve, te prokuroreve etj., ne shume raste nuk ndermerret asgje.
    Fakti qe ekziston nje tradite e tille e mosrespektimit te ligjit, rregullave dhe procedurave nuk do te thote se duhet te mos ndryshoje asgje dhe te vazhdohet edhe vite apo shekuj me radhe ne te njejten menyre. Edhe fakti qe ai apo ata qe angazhohen per ndryshimin e kesaj tradite te papershtatshme me boten e qyteteruar mund te jene te nje partie politike kundershtare, nuk do te ndryshonte asgje ne legjitimitetin e ketyre angazhimeve.
    As ne vendet me te zhvilluara te botes, ku keto gjera ne mase te madhe funksionojne, nuk eshte e garantuar qe politika apo ryshfeti te mos ndikojne ne favorizimin e personave dhe projerkteve te vecanta. Edhe atje ka ndikim, ryshfet dhe dukuri te ngjashme negative. Megjithate, kjo nuk eshte argument per te legjitimuar ne cfardo forme mosperfilljen e pergjithshme te ligjeve, rregullave dhe procedurave perkatese.

    Se sa jane Rama&Co te sinqerte eshte ceshtje krejtesisht tjeter, e cila nuk duhet te diskutohet ne kontekst.
    Rezultat e vendimeve direkte te Rames mund te maten me se miri direkt nga qytetaret, te cilet me se miri mund te vleresojne se a eshte vepruar drejte (ne te miren e tyre) apo jo. Nese shumica e qytetareve te bashkive dhe komunave perkatese mendojne se angazhimi i Rames&Co ishte kontraproduktiv, i pasinqerte, i padrejte, i nderlidhur me interesa te ngushta partiake, personale etj. atehere mund ta ndeshkojne Ramen dhe partine e tij, me se voni ne zgjedhjet e ardhshme lokale, pas rreth dy vitesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 08-10-2013 mė 21:46

  13. #12
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Bllokimi indertimeve,jam dakort por duhet ti jepet shans ndertusave te ngrejne pallate te reja,
    banesa jashte vijave te verdha te qyteteve ekzistues.Dmth te hidhen hapat e pare me
    ndertime te reja per te ngritur nje qytet te ri,Berat i Ri modern jashte Beratit te vjeter.
    Nje Kruje dhe Gjirokaster e Re moderne jashte vijave te verdha.
    Bllokimi I ndertimeve ne qytetet ekzistuse do shoqerohet me restaurime,
    por vjen me pasoja shume negative per popullsine ne rritje.
    brezi I ri ne keto qytete ne moshe per tu martuar do kerkojne shtepi banimi te reja.
    Ku do strehohen keto ne qytetin ekzistues nqs ndertime te reja do bllokohen?Biznese
    te reja do kene nevoje per ndertesa te reja,ku do i gjejne?
    Kryeministria duhet te dale me nje plan B per krijimin e versioneve moderne te qyteteve jashte
    vijave te verdha.Jashte vijave te verdha duhet te krijohet nje plan urbanistik
    per popullimin me banesa dhe biznese dhe rruget.
    Qyteti I ri,modern duhet te jete i distancuar nga distrikti historik.
    Qytetet e vjetra te konsiderohen distrikt historik dhe te jene nen mbrojtjen
    e shtetit ndaj demtimeve dhe financohet me programe restaurimi periodik ne kohe.
    Ky bllokim ndertimesh mund te shtrihet ne kohe mbi 10 vjet dhe gjate kesaj kohe
    popullsia do shtohet dhe rriten kerkesat per strehime dhe banesa te reja.
    Krijimi i nje versioni modern te qytetit zgjidh problemin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 08-10-2013 mė 22:12
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  14. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Gėlqere dhe karabina, Kruja njė ditė pas moratoriumit

    Vladimir Karaj

    Rrugės sė ngushtė me kthesa pėr nė Krujė, autobusėve me gjimnazistė tė Kosovės u duhet jo rrallė herė tė shkėmbehen me kamionė plot gurė tė bardhė qė shkojnė tė digjen pak mė poshtė nė Fushė-Krujė nė furra me goma tė pėrdorura. Ministria e Mjedisit njoftoi se i kishte bllokuar (mbi 100 ) prej kėtyre dhe madje qeveria nė njė nga vendimet e para pezulloi njė leje shfrytėzimi pėr gur nė Krastė tė Krujės, por dje edhe pse ndoshta jo me tė njėjtėn shpeshtėsi si mė herėt furrat qė e mbushin zonėn me ajėr tė rėndė tė gomave tė djegura ishin nė punė. Shtėllungat e zeza tė tymit qė dalin kur ato ndizen e tradhtojnė aktivitetin qė duhej tė ishte i pezulluar. Gjimnazistėt nga Prishtina qė kishin mbushur plot dje rrugicėn e Pazarit tė Vjetėr, do ta kenė tė vėshtirė edhe tė bėjnė njė foto me ketė sfond, pa futur nė panorame edhe karabinatė qė lartohen mbi shpinė tė pazarit historik (prej me shumė se 5 vitesh). Tre karabinat ende nė ndėrtim ngrihen e zgjaten prej vitesh dhe askush nuk e di ku do tė mbarojnė dhe nėse do tė mbarojnė. Ndėrkohė nė vazhdim tė pazarit njė imitim i shėmtuar me beton dhe gati njėherė mė i madh ėshtė zgjatur deri nė portat e kalasė. Kaq ėshtė sa shihet e dallohet me sy tė lirė gjendja e Krujės njė ditė pasi qeveria shpalli kėtė zonė tė mbrojtur dhe urdhėroi ndalimin e ēdo ndėrtimi.

    Dje sidoqoftė vinēat dhe betonieret vazhduan tė punojnė nė Krujė. Ēekanėt e muratorėve po ashtu dėgjoheshin qartė nė qytetin qė turbullohet veē prej zėrave tė turistėve dhe pėrndryshe ėshtė i qetė. Ndėrkohė ajo qė e bėn mė tė frikshme situatėn e ndėrtimeve mbi apo nė zonėn historike nuk ėshtė fakti qė aty ėshtė ndėrtuar, por shufrat e hekurit mbi soleta qė tregon se pjesa mė e madhe ende nuk i kanė vėnė ēatitė dhe gjasat janė qė ndėrtimet tė lartohen. Qeveria dje i bllokoi ndėrtimet. Nuk dihet sa do mund tė arrijė t’i bllokojė edhe nė terren ato dhe pėrtej kėsaj nuk dihet as ēfarė do tė bėhet me karabinatė qė i kanė mbirė qytetit dhe qė e kanė shėmtuar atė.

    Ndėrsa je nė kala, poshtė teje veē disa liqeneve artificiale dhe ullishtave ėshtė edhe Krasta e Krujės apo Krastakrau i Bilal Xhaferrit. E gjithė kjo ėshtė kthyer prej vitesh nė njė kodėr tė shėmtuar, sikur dikush qė ka ndonjė sėmundje lėkure. Gropat e krijuara prej guroreve e kanė degraduar deri nė atė pikė sa pėr shumė gjithēka ėshtė e pakthyeshme. Vit pas viti njė vizitorė i rregullt, mund tė shohė se si zmadhohen njollat e bardha prej nga vazhdimisht ngrihet pluhuri i makinerive qė gėrryejnė prej aty gurin gėlqerorė duke krijuar ca si hone mes ullishtave. Nė Krujė njerėzit janė tė ndarė rreth asaj qė duhet tė bėhet me gjithė kėtė. Ata nė njė krah e kuptojnė qė vendit po i fshihet njė pjesė e bukurisė e mė anėn tjetėr ankohen se bllokimi i guroreve dhe gėlqeres do tė lėrė pa punė 300 e kusur frymė. Pėrballė kėsaj ata sidoqoftė nuk kanė shumė zgjedhje. Turizmi siē thonė nuk ėshtė mė si dikur. Restorantet qė shtohen gjithmonė nė numėr ashtu si tezgat e ēinglamingave kineze (me ndonjė gjė tė rrallė artizanale) nuk sjellin mė tė njėjtin fitim dhe qyteti varet pikėrisht prej kėtyre dhe gurit gėlqerorė. Ky i fundit, qė ėshtė kafshatė buke pėr pjesėn mė tė madhe dhe sigurisht fitim i majmė pėr pak tė tjerė, ėshtė parė deri tani si e vetmja mundėsi ekstra pėr qytetin dhe Fushė-Krujėn qė ndodhet nė kėmbė tė tij. Por krutanėt e dinė shumė mirė se sado qė tė zgjasė gėrryerja e Krastės njė ditė asaj do t’i vijė fundi dhe ky nuk do tė jetė vetėm fundi i saj, por edhe i turizmit tė qytetit. Nė Kala, ata qė edhe mbahen nga turizmi, janė ankuar prej kohėsh pėr erėn e rėndė dhe ndotjen prej furrave tė gėlqeres. Nė fakt cili turist do tė ulej nė verandėn prej nga mund tė shohėsh nė pėllėmbė tė dorės fushat poshtė Krujės deri nė det dhe bashkė me ushqimin tė thithė edhe erėn e gomave qė digjen e qė e bėjnė panoramėn t’i ngjajė njė miniferri me shtėllunga tė zeza tymi qė mbinin si prej hiēit.

    Qeveria ka premtuar se do ta ndalojė gjithė kėtė, por ndėrkohė nuk ka bėrė tė ditur se si do t’ia zėvendėsojė qytetit vendet e punės qė humben dhe as se si do tė rikuperohet ajo pjesė qė ėshtė dėmtuar. Bllokimi sidoqoftė ėshtė njė hap i parė qė duket nė rregull, e vetmja gjė qė mbetet tė bėhet ėshtė tė vihet nė zbatim, para se mbi shufrat e hekurit qė rrinė gati bashkė me kukullat e flamujt e lidhura mbi to pėr bestytni tė hidhet soleta e radhės.

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •