Jorgo Bulo: Mos falsifikoni, Ēajupi nuk ka poezi perverse

TIRANE - Janė bėrė nė modė sot nė jetėn tonė kulturore disa tipa grafomanėsh diletanto-gazetaro-amatorė, qė kanė mbirė si kėrpudhat pas shiut, nė klimėn e njė rrumpalle tė pėrgjithshme. Reagimi profesional ose mungon, ose ėshtė i zbehtė pėr t'i vėnė fre kėsaj dukurie qė pėrhapet e zė vend si pa kuptuar, duke krijuar njė "kulturė", a mė mirė njė antikulturė lirie spekulimesh dhe dezinformimi tė opinionit publik, njė terren lulėzimi tė diletantizmit e zhvlerėsimi tė standardeve profesionale nė kėrkimin shkencor, duke rrėnuar dhe seriozitetin e medias e tė botimeve nė fusha tė ndryshme, por sidomos nė fushė tė historisė e tė kulturės kombėtare. Kjo na detyron tė merremi me rastin e botimit kohėt e fundit nė disa faqe kulturore tė njė poezie me titull "Kėnga e kandarit" a "Elegji nė pleqėri, pėr tė shkretėn djalėri", qė i atribuohet poetit tė shquar A.Z. Ēajupit. Nuk ėshtė hera e parė qė Ēajupit i atribuohen ose krijime tė ashtuquajtura "adespotė", d.m.th. pa zot, ose krijime "me zot", por tė paidentifikuara nga botuesit, gazetarėt a redaktorėt e faqeve pėrkatėse kulturore, pėr shkak tė mungesės sė pėrgatitjes sė tyre filologjike dhe historiko-kulturore pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Disa raste tė kėsaj kategorisė sė dytė i kemi denoncuar duke vėnė nė vend tė vėrtetėn. Rasti i fundit i vjershės "Kėnga e kandarit", i pėrket kategorisė sė parė tė teksteve "adespote". Njė tekst i tillė "pa zot", sipas filologes italiane Luēia Ēezarini Martineli, "mund tė krahasohet lehtė me njė qen rrugėsh, me njė bastard me racė tė papėrcaktuar" qė i lihet nė derė "vjedhurazi" njė botuesi si njė tekst "fals", d.m.th. si njė tekst qė i atribuohet qėllimisht njė autori tė ndryshėm nga ai i vėrteti", i cili nė rastin tonė nuk dihet kush ėshtė. Nė kėto raste "viktima" e supozuar si autor i tekstit ėshtė zakonisht njė personalitet i njohur, me emėr, sepse falsifikatori a mistifikatori ka interes tė pėrfitojė nga ky "zbulim". Dhe pėrfitimi nė rastin konkret nuk ėshtė i vogėl, ėshtė "zbuluar" e vėnė nė qarkullim njė poezi e panjohur e njė poeti tė shquar, e A.Z.Ēajupit (!?).
* * *
"Kėnga e kandarit" nėn okelon "Poezi tė zgjedhura nga A.Z. Ēajupi" botohet nė faqe kulturore, krahas poezive, a fragmente poezish erotike tė poetit Zagorit, si njė plotėsim i repertorit tė vjershave tė tij pėr dashurinė. Kėto gjashtė poezi janė tė njohura si krijime tė poetit, tė pėrfshira edhe nė botimin e veprės sė plotė tė tij, ēka nuk vė nė dyshim autorėsinė e tyre. Por botimi nė kėtė faqe i "Kėngės sė kandarit", e panjohur deri sot si vepėr e Ēajupit, do tė kėrkonte disa argumente qė do tė provonin se ėshtė vepėr e tij. Fjala vjen, cili ėshtė burimi nga ėshtė marrė poezia, a ekziston njė dorėshkrim autograf i saj, a ka ndonjė tė dhėnė tė drejtpėrdrejtė a tė tėrthortė nga autori pėr "pronėsinė" mbi tė, ē'arsye dhe argumente ka botuesi qė ta besojmė se kjo poezi i pėrket Ēajupit. Asnjė shpjegim, asnjė argument, asnjė shėnim qoftė edhe hipotetik; pėrkundrazi, poezisė i jepet statusi si vepėr e Ēajupit njėlloj si poezive tė njohura tė tij, si "Kopshti i dashurisė" e tė tjera.
Ėshtė e qartė se bashkėpunėtori i gazetės, redaktori i faqes a gazetari pėrkatės, kushdo qoftė personi qė ka marrė pėrgjegjėsinė ta paraqesė "Kėngėn e kandarit" si vepėr tė Ēajupit, e qė nuk dihet pse mbetet anonim, nuk ka nė dorė as burime arkivore, as burime bio-bibliografike, as argumente filologjike e historiko-letrare, asnjė provė qė tė provojė se poezia ėshtė e Ēajupit. Nė qoftė se do t'i kishte, duhet t'i pėrdorte pėr tė qenė korrekt me autorin e supozuar e me lexuesin dhe bindės pėr "zbulimin" e tij.
* * *
Nė kushtet e mungesės sė kėtyre tė dhėnave botuesi do tė duhej tė bėnte "ekspertizėn" a "ADN"-nė e tekstit, d.m.th. analizėn e tekstit, tė gjuhės, tė stilit, dhe tė gjithė pėrbėrėsve tė tij. Por as kėtė nuk e bėn, ose se nuk ėshtė nė gjendje ta bėjė, ose se rezultati i kėsaj ekspertize do tė ishte kundėr tij dhe kundėr aventurės sė tij.
Nga njė vėshtrim i shpejtė me njė sy tė vėmendshėm kuptohet qartė se "Kėnga e kandarit" ėshtė njė bejt qė nuk ka lidhje me krijimtarinė e Ēajupit, me profilin e tij poetik dhe me ligjėrimin e tij poetik. Nuk do tė ndalem nė kėtė tė fundit sa i pėrket "Kėngės sė kandarit" ku bie nė sy njė thyerje qė vjen nga pėrzierja e tipit tė ligjėrimit popullor me atė libresk. Do tė mjaftonte vetėm njė krahasim i leksikut tė kėtij teksti, me leksikun poetik tė Ēajupit, pėr tė kuptuar hendekun kohor midis tyre, ēka dėshmohet nga prania e njėsive leksikore, tė cilat nuk i pėrkasin korpusit tė fjalorit poetik tė Ēajupit. Kemi mundur tė verifikojmė e tė veēojmė plot 19 fjalė, duke filluar nga fjala kandar qė nė titull tė poezisė, e duke vazhduar me: Aleti, bandill, turfulloj, bythėzbuluar, patėllxhan, i rraskapitur, sisėplota, sisėmėdha, shurrė, virgjėresha, meazallah, qofte, taze, sejmen, kuplara, bionde, meskėputura dhe persiane, fjalė qė nuk figurojnė nė asnjė tekst poetik a nė prozė tė Ēajupit, e qė, siē kuptohet nga kjo listė, edhe pa i verifikuar, njė specialist i kupton se nuk janė tipike pėr fondin leksikor tė veprės sė tij.
* * *
Ka njė varg nė tekstin adespot tė "Kėngės sė kandarit", qė nuk mund tė mos i bjerė nė sy njė lexuesi tė zakonshėm, jo mė njė specialisti qė guxon tė "zgjidhė" ēėshtjen e autorėsisė sė tij.
Nė strofėn 5 tė tekstit tė botuar lexojmė:
"Po sot ē'ka qė ėshtė mėrzitur
Trup e shpirt i rraskapitur"
Ky vargu i fundit nuk mund tė mos tingėllojė si njė reminishencė nga F.S. Noli. Le tė kujtojmė vargun e tij tė njohur 'Trup e shpirt i sakatosur', tė poezisė "Anės lumenjve" shkruar mė 1930, kur Ēajupi ishte nė shtratin e vdekjes (ai u nda nga jeta nė korrik tė atij viti) dhe botuar prej Nolit pėr herė tė parė mė 1943 tek "Dielli" e pastaj te "Albumi" mė 1948, fakt qė e bėn absurd ēdo hamendje pėr njė ndikim tė Ēajupit prej poezisė sė Nolit. Kjo dėshmi e njė distance kohore tė dukshme, tregon se "Kėnga e kandarit" ėshtė njė prodhim i vonė, si tė thuash i kohės sonė, jo i kohės sė Ēajupit. E kemi dėgjuar dhe e kemi tė regjistruar nga disa "qejfli" bejtesh liēensioze, nė disa variante, me ndryshime herė-herė tė dukshme, ēka tregon se "Kėnga" ka bėrė jetėn folklorike, siē bėjnė zakonisht krijimet e poetėve anonimė popullorė. Pra "Kėnga e kandarit" ka vite qė qarkullon si njė krijim anonim folklorik, por asnjė ēajupolog a thjesht botues nuk ka kuturisur ta pėrfshijė nė veprėn e plotė tė Ēajupit, e cila ka njohur disa botime e ribotime kėtu dhe nė Prishtinė. Kėtė kuturisje, me njė mungesė tė plotė pėrgjegjėsie dhe serioziteti, e mori pėrsipėr ta bėjė njė anonim, mistifikator sharlatan, nė mos dashakeq, duke i atribuuar poetit njė bejt ordiner si njė mish tė huaj nė krijimtarinė e tij. Ēajupi ėshtė njė poet i madh, edhe erotik, por elegant; ai nuk ėshtė as njė poet banal e vulgar, as njė poet pervers.
* * *
Edhe sikur bejti nė fjalė tė ishte a tė jetė njė vepėr me vlera antologjike, akti i atribuimit tė saj njė poeti vepėr e tė cilit nuk ėshtė, pėrbėn njė veprim tė palejueshėm, amoral dhe joprofesional. Krijuesit e mėdhenj nuk kanė nevojė pėr njė "bamirėsi" tė tillė. Pėrkundrazi, morali dhe dinjiteti i tyre nuk pranon as t'u preket "fėmija" i tyre, pėr ta bėrė "mė tė bukur", jo mė tė pranojnė fėmijėn e huaj, qė ua lė nė derė dikush si me qenė gjoja fėmija i tyre. Le tė kujtojmė me kėtė rast marrėdhėnien e Sami Frashėrit me botuesin e veprės sė tij nė Bukuresht. Ai kishte maninė tė ndėrhynte "pėr t'ia ndrequr" Samiut tekstet e shkrimeve tė tij. I revoltuar nga kjo, shkrimtari dhe shkencėtari i madh i shkruante botuesit tė tij se "ēdo njeri do djalėn e ti, pa le tė jetė i shėmtuar e i dobėtė, mė mirė se sa doēnė e sė shoqes tė bukur e tė shėndoshė". Aq mė keq kur Ēajupit botuesi i "Kėngės sė Kandarit" nuk i ka "dhuruar" njė fėmijė aq tė bukur e tė shėndoshė.
Nė qoftė se botuesi i "Kėngės sė kandarit" bėn atė qė s'e ka bėrė, d.m.th. paraqet argumente dhe prova bindėse se ky krijim ėshtė i Ēajupit, ne do t'i kėrkonim ndjesė publikisht, pėrndryshe, me ndjenjėn qytetare dhe me pėrgjegjėsinė e njė studiuesi dhe botuesi tė veprės sė Ēajupit, pse jo dhe me tė drejtėn e njė trashėgimtari familjar tė saj, do tė kėrkonim nga autori i kėtij falsifikimi tė lypte ndjesė publike pėr dėmin moral qė i ka shkaktuar me kėtė veprim poetit tė "Baba Tomorit".
Duke pėrfunduar kėto radhė dėshiroj t'i kujtoj tufės sė falsifikatorėve dhe mistifikatorėve, njė mėsim tė nxjerrė nga pėrvoja e shkencės filologjike, se "falsi i pėrkryer, ėshtė si krimi i pėrkryer" nga qė "falsifikuesi lė gjithmonė ndonjė gjurmė qė e tradhton", sado tė pėrpiqet t'ia pėrshtatė tekstin e falsifikuar stilit tė autorit qė ia atribuon.
* * *
Si u tha qė nė krye, u detyruam tė ndėrhyjmė me kėtė shkrim meqė nuk ėshtė fjala pėr njė a dy raste tė izoluara, por pėr njė fenomen tė pėrhapur, pėr njė epidemi nga e cila lėngon sot kultura e "lajmeve kulturore", duke i kthyer ato nė njė lėndė konsumi tė pėrditshėm thashethemesh.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/kultur%C3%A...se-152066.html