Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Korçë, nis restaurimi i Kishës shekullore të Tudasit

    Korçë, nis restaurimi i Kishës shekullore të Tudasit

    NGA: ENKELEJDA SKENDERASI

    KORÇË -E harruar prej 50 vjetësh, Kisha e Tudasit në komunën Lekas në Korçë, një monument kulture e kategorisë së parë po restaurohet. Ka qenë Mitropolia e Shenjtë në Korçë, që ka ofruar ndihmën e saj për rindërtimin e kishës shekullore, e quajtur "Shëntërrjadha e Tudasit", e cila rrezikonte të zhdukej. Reshjet e shumta të viteve të fundit sollën amortizimin e mëtejshëm të kishës, e cila po humbte çdo ditë e më shumë vlerat e saj historike, kulturore dhe fetare. Kreu i degës së Monumenteve të Kulturës, Vasillaq Kolevica, në një intervistë për "Gazetën Shqiptare" shprehet i kënaqur për restaurimin e kishës në fjalë, e cila pas kaq vitesh do të mund të kthehet në identitet. Ai premton se do të ketë një fazë të dytë ndërhyrjesh në këtë kishë, në afresket e saj. Sipas Kolevicës, Kisha e Tudasit është ndërtuar në vitin 1470 dhe mendohet se i përket periudhës së Muzakajve.

    Aktualisht dega e Monumenteve të Kulturës në Korçë është duke restauruar kishën e Tudasit. Çfarë mund të thoni më tepër rreth gjendjes së saj?
    Më në fund po restaurohet Kisha e Tudasit. Në fakt unë nuk do e quaja tamam restaurim, por një ndërhyrje emergjente për ta shpëtuar këtë monument kulturor. Nëse kjo kishë nuk zihej me dorë tani, në pranverë nuk do të ishte më. E them këtë, pasi kjo kishë nuk kishte njohur ndërhyrje që prej viteve '60 dhe faktori kohë ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë objekt, duke sjellë dëmtime të ndryshme. Pjesa më e madhe e kësaj kishe ka qenë e shembur, ndërsa afresket janë edhe më shumë të dëmtuara.

    Kush janë financuesit e restaurimit të kësaj kishe?

    Kisha po merr pamjen e saj të dikurshme falë kontributit të Mitropolisë së Shenjtë. Ka qenë interesimi i Mitropolitit të Korçës, Imzot Johani, që kjo kishë të restaurohet. Është rënë dakord që Mitropolia të ndihmojë me bazën materiale të nevojshme, ndërsa ne si dega e Monumenteve të Kulturës në këtë qytet po japim kontributin tonë me fuqinë punëtore dhe specialistët e nevojshëm. Padyshim që një mbështetje të madhe
    kemi pasur edhe nga Komuna e Lekasit.

    Kur kanë nisur punimet?

    Ka gati 1 javë që kanë nisur punimet dhe aktualisht jemi tek gjysma. Mendoj se nga fundi i javës që vjen, kjo kishë do të jetë kthyer në identitet dhe do të ketë marrë pamjen e dikurshme. Ajo është një ndër objektet e kultit me vlera të rralla dhe shumë të veçanta historike e kulturore.

    Cili do ishte fati i saj, nëse nuk ndërhyhej?

    Kisha e Tudasit rrezikonte të zhdukej. Një pjesë e saj ishte shembur dhe rrezikohej edhe pjesa tjetër. Pra, ndërhyrja në këtë objekt të kultit ortodoks ishte mëse emergjente dhe fatmirësisht e realizuam me kontributin e Mitropolisë së Shenjtë.

    Po në afresket e saj kur do ndërhyhet?

    Do të ketë një fazë të dytë, ndoshta në pranverë. Lagështira ka depërtuar në të gjitha muret dhe afresket janë dëmtuar së tepërmi.

    Sa e rëndësishme është kjo kishë?

    Kisha e Tudasit është një kishe e ndërtuar para pushtimit osman. Sipas gojëdhënave, aty, në krah të saj është vendosur princi i Muzakajve, Teodori. Thuhet se ai ishte i sëmurë me sëmundjen e mushkërive dhe familja e kishte çuar aty, pasi kishte stanet, por ai vdiq. Mendohet që e ëma ta ketë ndërtuar këtë kishë, e cila sot quhet "Shëntërjadha e Tudasit", në nder të djalit të saj. Gjithashtu, edhe fshati Tudas e ka marrë emrin nga princi Teodor. Pra, kisha ka vlera të mëdha kulturore, historike dhe patjetër edhe fetare.

    Balkanweb

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Korçë, nis restaurimi i Kishës shekullore të Tudasit

    Cinizmi dhe paturpesia e kesaj qeverie vazhdojne, s`e marr vesh te gjithe shpenzimet i heq Kryepiskopi, keta mburren se po restaurojne Kishen..., ne vend qe kjo Kishe si gjithe sa jane "monument kulture" t`i kthehen menjehere KOASH-it, ashtu sic eshte vendosur ne marreveshjen e lidhur mes tyre, ndiqet politika e heshtjes,...
    As qe kemi nevoje te nderhyje shteti ne punet tona,..Shteti te na ktheje menjehere Kishen e Hyrjes se Tershenjtes ne Tempull, ne Permet..
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •