Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Post Njeriu po ndryshon klimën e planetit Tokë

    Nje shkrim perditesues mbi ndryshimet klimatike dhe rolin e njeriut

    Njeriu po ndryshon klimën e planetit Tokë

    Lloji ynë po modifikon klimën e Tokës në mënyrë të duukshme. Me këtë frazë lapidare ka filluar prezantimi i numrit të pestë të Assessment Report (AR5) të Intergovernmental Panel on Climate Change (IPCC), i cili ka azhurnuar bazat shkencore të ndryshimit klimaterik.

    Sipas këtij raporti të ri, fryt i punës së mbi 2500 ekspertëve, ngrohja e klimës së Tokës është e pashmangshme dhe ndryshmiet nuk kanë të precendentë në një shkallë kohore që shkon nga dhjetra vite në mijëravjeçarë. Raporti i prezantuar në Stokholm konfermon ndër të tjera edhe përgjegjësinë e aktiviteteve njerëzore.

    Raporti i bërë publik dje (27 shtator 2013) në kryeqytetin suedez është, në fakt, versioni i AR5 për vendimarrësit politikë, një dokument me rreth 40 faqe. Një bocet i raportit të mirëfilltë, me rreth 2200 faqe, do të jetë disponibël onlajn pas disa ditësh, në sajtin e IPCC-së; ndërsa versioni final do të shpërndahet në formë digjitale dhe letre në janar të vitit 2014.

    Thelbi i raportit është se, ngrohja e klimës është e pashmengshme, dhe shumë prej ndryshimeve klimaterike të vërejtura nga viti 1950 deri më sot janë të paprecendentë bazuar në një shkallë kohore që shkon nga dhjetra në mijëra vite.

    Oqeanet dhe atmosfera janë ngrohur, sasia e dëborës dhe e akullit ësthë zvogëluar, niveli i deteve është rritur dhe po ashtu është rritur edhe përqëndrimi i gazeve serë në atmosferë.

    Nga 1880 deri në 2012, temperatura mesatare e Tokës, ose më mirë ajo e sipërfaqes së oqeaneve dhe të tokave mbi det të kombinuara së bashku, është rritur me 0,85 gradë Celsius. Ndërsa niveli i detit, nga 1901 deri në 2010 është rritur me 19 centimetra.



    Nuk ka mbaruar me kaq. Vitin e ardhshëm do të botohen dy raporte të tjerë të IPCC. Një dedikuar impakteve, përshtatjes dhe vulnerabilitetit të sistemeve ambientale dhe shoqërore përkundrejt ndryshimit klimaterik. Tjetri dedikuar strategjive të lenimit. Klima, pra, është e do të jetë gjithnjë e më shumë një çështje politike.

    Burimi: Rinstinkt blog
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-01-2014 më 16:37

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Njeriu po ndryshon klimën e planetit Tokë

    Po po njerezit e kane fajin,duhet propozuar ndalimi i prodhimit te Fasules,se ndryshe e mori lumi kete bote.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Për: Njeriu po ndryshon klimën e planetit Tokë

    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Po po njerezit e kane fajin,duhet propozuar ndalimi i prodhimit te Fasules,se ndryshe e mori lumi kete bote.
    Nuk ka lidhje fasulja por aktiviteti industrial masiv dhe i pakriter.
    Në republikën e mediokritetit gjeniu është i rrezikshëm

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Njeriu po ndryshon klimën e planetit Tokë

    Citim Postuar më parë nga kriskulli Lexo Postimin
    Nuk ka lidhje fasulja por aktiviteti industrial masiv dhe i pakriter.
    Kjo teme dhe me sakte Titulli eshte marre nga nje mbledhje e OKB,qe ishte plot me shkencetare te cilet thane,qe njerezit e kane fajin per kete cka po i ndodh sot tokes.
    Ne fakt kane te drejte,njerezit e kane fajin si KAVIE qe jane,bile do te thosha dhe pse TEMPERATURAT jane rritur dhe ne planetet e tjere,une them qe dhe atje fajin e kane njerezit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •