Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Retushet e gjymtojnë historinë. - nga Dhimitër Antoni

    -E vërteta mbi të ashtuquajturin “ Komploti i Beqir Grebenesë”
    si “Shkak” për të sjellë Princ Vidin në Shqipëri.





    Ky problem është shtruar jo me vërtetësi. Në mënyrën se si është trajtuar, dashur pa dashur, i vihet njollë figurës shumë të pastër të Kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës , Ismail Qemali:

    Në tekstet e historisë së Shqipërisë ky problem është quajtur dhe trajtuar si “ Komploti i Beqir Grebenesë” e më vonë “ i ashtuquajturi Komplot i Beqir Grebenesë”. Është trajtuar ashtu siç ka shkruajtur shtypi antishqiptar i kohës duke e akuzuar Ismail Qemalin si pjesmarrës në komplotin e Beqir Grebenesë, fuqitë e mëdha kërkuan rrëzimin e Ismail Qemalit, dhe e realizuan atë. Në vend të Qeverisë së Vlorës u caktua një komision Ndërkombtar që do të përgatiste ardhjen në fuqi të Vilhelm Vidit si mbret i Shqipërisë.

    Në planet ekonomiko-financiare, Ismail Qemali ishte shprehur të ndërtonte një shtet të pavarur, të krijonte Bankën Shqiptare, të emetonte monedha shqiptare; në atë kohë qarkullonin pare turke, greke, serbe, italiane, austriake etj; Do të bënte lumenjtë të lundrueshëm, do të thante kënetat, do të hapte rrugë, për makinat dhe trenat.

    Kjo nuk u pëlqente fuqive që na rrethonin të cilët synonin në një mënyrë ose në një tjetër të zotëronin Shqipërinë ose pjesë të saj. Prandaj krijuan përçarje në qeveri. Përveç Esat Pashë Toptanit u larguan dhe dy klerikët që ishin nënkryetarë Dom Nikollë Kaçorri dhe Myfti Vehbi Agolli ( Dibra ) .

    Në një letër që Luigj Gurakuqi i shkruante kryetarit të shoqërisë së shqiptarëve të Rumanisë, Pandeli Evangjelit ndër të tjera theksonte:
    “ Shqipëria është mjaft në rrezik; paria e vendit po ua shet Shqipërinë të huajve; por kjo nuk do të thotë të humbasim shpresat. Po të mbështetemi fort në popull, ne do të fitojmë me çdo kusht. Përveç këtyre, forca ushtarake të huaja vazhdojnë të qëndrojnë akoma në Shqipëri”.

    Në këtë situatë të vështirë të Shqipërisë, patriotët shqiptarë, kudo që ishin filluan të organizoheshin e të punonin për vendin e tyre. Në Turqi u ngrit një komitet me shqiptarë atdhetarë në të cilin bënte pjesë dhe Beqir Grebeneja, një shqiptar i vërtetë. Ai kish komanduar forcat ushtarake shqiptaro- vllahe kundër sulmeve banditeske të shovinistëv grek që kërkonin të shfarosnin popullin shqiptar e vlleh në krahinën e Kosturit, të Grebenesë e pothuaj në tërë krahinën e Pindit.

    Në disa dokumenta të prura nga Arkivi rumun del se kur Beqir Grebeneja kishte shkuar në Rumani, grekët që banonin atje u ngritën dhe kërkuan prej autoriteteve rumune që të dëbohej nga ky shtet, duke bërë shumë akuza ndaj tij.
    Me ta marrë vesh këtë shqiptarët dhe vllehët e Rumanisë, i drejtuan një peticion Mbretit të Rumanisë ku i kallzonin se si Beqir Grebeneja kish shpëtuar qindra e mijëra shqiptarë e vlleh nga masakra historike e andartëve grekë. Kështu atdhetari Grebeneja fitoi duke marrë dhe nderimet që i takonin.

    Ai kishte një korrespondencë të pasur me shumë njerëz dashamirës, dhe personaliete me ndikim për kohën. Nga Turqia ai zhvillonte një letërkëmbim me aristokratin Eqrem Bej Vlora, i cili ishte dërguar të punonte në Vlorë nga Komiteti i atëhershëm. Letra e tij, që ruhen në Arkivin e Shtetit kanë një vlerë të jashtzakonshme njohëse të ndjenjave të thella shpirtërore atdhetare si dhe të veprimtarisë së tij proshqiptare.

    Në Rumani punonte si Senator i Senatit Rumun dhe si okulist i Pallatit Mbretëror, Dr. Ibrahim Temo, figurë e rëndësishme, i cili ka punuar në përhapjen e ideve demokratike në perandorinë turke. Nuk ka shoqatë apo parti turke brënda apo jashtë vendit të mos njohë dorën e tij.
    Ai drejtonte dhe gazetën “ Albania ” ku shkëlqente penda publiçistike e Faik Konicës. Shkruante artikujt kryesorë në këtë media si edhe e financonte atë. Me situatën që u krijua në Shqipëri në vitin 1913, të dy ranë në marrveshje me Ismail Qemalin, për të rifituar trojet e përvetsuara nga vendet fqinje. Për këtë arsye mbështetur në influencën që kishte në rrethet patriotike dhe shtetërore turke, ai dërgon një nga aktivistët e tij Shan Vila, që të bisedojë me triumviratin që sundonte atëherë në Turqi; Talatin, Enverin dhe Njazin. Atyre u shkruan për qëllimet ekspansive të serbëve dhe grekëve në Ballkan. Serbët kërkonin të krijonin shtetin e madh të Stefan Dushanit, ndërsa grekët pretendonin perandorinë bizantine. Kundër këtyre, propozonte që të krijohej Aleanca Turko- Shqiptaro – Bullgare, shtete këto që kishin dalë me humbje prej Luftës Ballkanike, me kushtin që këto të mos kishin më pretendime mbi Shqipërinë.

    Shan Vila njoftoi se triumvirati turk ishte dakord me planin e Dr. Temos. Kështu filloi zbatimi i këtij plani. Komiteti Shqiptar i Turqisë grumbulloi njerzit më të aftë dhe më me ndikim, nga krahinat e pushtuara prej grekëve dhe serbëve të cilët do të kalonin nëpër këto vise për të realizuar kryengritjen e përgjithshme. Hipën në një anije nën komandën e prijësit atdhetar Beqir Grebeneja. Pasi mbërritën në Vlorë menjëherë u arrestuan nga forcat e Fuqive të Mëdha. Asnjeri nuk përgjigjej. Hiqeshin sikur ishin turq dhe nuk dinin gjuhë tjetër. Tradhtia mendohet se ishte bërë nga Eqrem dhe Syrja Vlora, dy rivalët e palëkundur në pikpamje ndaj Ismail Qemalit.

    Ky mision i pakryer dhe ngjarja e pafat u etiketua si komplot, sepse gjoja ata ushtarë turq do të rrëzonin qeverinë dhe do të ftonin përsëri armatat turke të vinin në Shqipëri. Prokurori i asokohe Kristo Floqi e mori në pyetje Ismail Qemalin duke e akuzuar për pjesmarrës në këtë ngjarje. Kryeminstri Ismail Qemali i rrëzoi kështu të gjitha akuzat dhe e përmbylli fjalën e tij në këtë formë:
    “ Unë punova tërë jetën për ta sjellë Shqipërinë në këtë ditë dhe tani që e realizova, unë dashkam, sipas jush, ta shkatërroj me duart e mija (?!).

    Në procesverbal, tregohet që ai kish pasur takime me Beqir Grebenenë, por vetëm për të mirën e Shqipërisë.

    Fuqitë e Mëdha (të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë), gjetën rastin dhe kërkuan dorheqjen e Ismail Qemalit. Ai u shtrëngua të largohet nga posti i lartë si Kryetar i Qeverisë së Parë të lirë shqiptare dhe të lërë atdheun. Edhe jashtë ai punoi për Shqipërinë dhe u helmua nga shërbëtorët e Fuqive të Mëdha vetëm pse nuk pranoi të vihej në shërbim të tyre.

    Atdhetari Beqir Grebeneja u rikthye në Turqi. Ai punoi me dashuri dhe besnikëri për Shqipërinë. Shqiptarët dhe Trojet e tyre ai nuk i harroi kurrë.

    nga studjuesi Dhimitër Antoni
    Shtypi shqiptar 22 Prill 1992.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Retushet e gjymtojnë historinë. - nga Dhimitër Antoni


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •