Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Halil Bej i nudove

    Halil Bej i nudove


    Nė enciklopedinė “Shqiptarėt nė artin botėror” tė prof. Ferid Hudhri botohet tabloja “Banjo turke” e piktorit D. Ingres, e porositur nga koleksionisti me origjinė shqiptare Halil Beu; Ky ishte njė nga koleksionistėt mė “tė ēmendur” tė shek. XIX, me sjellje ekstravagante, i famshėm nė qarqet franceze dhe turke, por njėkohėsisht porositėsi i pikturės mė tė diskutuar “Origjina e botės”, e G. Coubert, e parapaguar me njėzetmijė franga



    ingres240Tabloja Banja turke e piktorit D.Ingres, para se tė vendosej nė Muzen e Luvrit ka qenė pronė e njė koleksionisti me origjinė shqiptare, Halil Bej, emri i tė cilit ėshtė bėrė i njohur nė gjithė botėn pėr koleksionin e tij me tablonė “Origjina e Botės” tė piktorit G. Coubert, tė cilėn e porositi vetė dhe e ruajti nė koleksionin e tij, derisa u ekspozua nė Museee d’Orsay nė Paris

    Kjo ėshtė quajtur njė prej pikturave mė tė diskutuara tė kėtij lloji.

    Koleksionisti me origjinė shqiptare parapagoi mjeshtrin me njėzet mijė franga, njė shumė e lakmueshme pėr gjithė artistėt e asaj kohe. Pėr krijimin e kėsaj vepre dhe porositėsin Halil Bej, janė shkruar libra dhe artikuj nė Francė dhe vende tė tjera (Khalil –Bey: un homme, une collesction, Paris 2000, “L’origine du Monde, Histoire d’un tableau de Gustave Coubert, Paris 2006). Ky informacion vjen si ilustrim i perceptimit nė anėn tjetėr tė arteve pamore, jo vetėm mbi shqiptarėt si pasqyrė historike e frymėzimit, por dhe si njohje dhe vlerėsim nė rastin e koleksionistit shqiptar.

    Nė enciklopedinė “Shqiptarėt nė artin botėror”, e vlerėsuar nga studiuesit si evropjane pėr nga pėrmbajtja dhe cilėsia, e njėkohėsisht e para pėr artin tonė figurativ, prof. Ferid Hudhri plotėson nė gjetjet e tij shkencore njė nga fondet me tė pasura tė historisė sonė kulturore.

    “S’ka as mė tė voglin dyshim se puna e stėrmundimshme, kėmbėngulėse dhe plot pasion, prej mė shumė se 30 vitesh, e Prof. Dr. Ferid Hudhrit, do tė na ofronte diēka krejt tjetar nga puna krijuese e zakonshme e letrave. Ajo do tė na jepte njė dimension tė ri, tė panjohur mė parė tė botės shqiptare nė shekuj, do tė na ofronte imazhet e munguara tė kėtij trilli, do tė na zbulonte peizazhet reale tė maleve, grykave tė frikshme, rrafshnaltave dhe horizonteve gjeografike ku u lind dhe u formua kjo farė, do tė sillte pranė dimensionet reale dhe koloristike tė njeriut shqiptar, burrit dhe gruas arbėrore, nga koha e heroit tonė kombėtar e gjer tek pragu i tronditjeve tė mėdha politke tė kohėve moderne. Feridi do tė na sillte gjithashtu dimensione tė reja tė figurave tė ndryshme qė bėnė historinė e kėtij vendi…”, shkruan prof. Irakli Koēollari nė vlerėsimin e kėtij botimit tė parė.

    Ndėrsa pasuria e informacionit mbi dukuritė dhe dimensionin e fenomeneve tė shfaqura nė periudha tė ndryshme lidhen nė rastin tonė, dhe me koleksionin shqiptar Halil Beun qė ka tėrhequr vėmendjen e studiuesve tė huaj, pėr “nuhatjen” e tij. Kėshtu na flet nė librin e botuar enkas nė Francė Michele Haddad, kur merr nė konsideratė pikturėn e shekullit tė XIX, duke e vlerėsuar Halil Beun, “njė njeri, njė koleksion ajo flet pėr njė burrė shteti, njė koleksionist, njė dandy, pėr Halilbeun i cili kishte shėnuar dhe mbushė kronikat parisiene brenda viteve 1865 deri 1868, nė kulmin e e asaj qė quhet Perandorisė sė Dytė”.

    Lindur nė Egjipt nė vitin 1831. Ishte ambasador nė Perandorinė Osmane nė Shėn Petersburg dhe nė Paris. Ai vdiq 12 janar 1879. Ky Lindor turko-egjiptian nga lindja e shėrbimi, por shqiptar pėr nga origjina, pinjoll i familjes sė famshme mbretėrore tė Mehmet Alisė sė Egjyptit ka luajtur njė rol tė dorės sė parė nė jetėn politike tė vendit tė tij-Turqisė.

    Referuar botimit, njihemi me Halil Beun pėr sjelljen ekstravagantė te tij, rreshtuar me tė famshmit e asaj periudhe. Thuhet se pėr Halil beun, autorja Michele Haddad ka shfrytėzuar burimet mė tė ndryshme si “arkiva diplomatike, kronika tė kohės deri edhe memoare tė kurtizanave tė Parisit.”

    Njė karrierė e rrallė, vijnė tė dhėnat nga libri i Haddad pėr Halil Beun e mbushur me aventura dashurore, ndoshta mendohet nga prirjet tipike turko-arabe. Nė kėtė “diskutim” mund tė pėrfshihet edhe porosia e tablosė qė po botojmė, “banjo turke” tė D. Ingress, e pasqyruar nė enciklopedinė e prof. Hudhrit.

    Prej kėtej marrim informacionin se Halil Beu ka qenė i dhėnė pas artit, vizitonte galeri tė ndryshme e porosiste piktorė tė mėdhenj, pa pyetur pėr ēmimin. Po ashtu ishte dhe njė “i ēmendur” pėr tablo tė vjetra dhe moderne. Nga njė artikull nė media mbi Halil Beun, referuar librit tė autores franceze, mėsojmė se ky koleksionist shqipar nė Paris e konsideronin “i magjishmi i Bosforit”, apo “parisien i Stambollit”.

    Pėrgatiti: V.M

    http://www.standard.al/halil-bej-i-nudove/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Pėr: Halil Bej i nudove

    Halil Sherif Pasha dhe marrėdhėnia e shqiptarėve me nudon


    Eleni Laperi





    Njė gazetar nga vendlindja e piktorit do tė shkruante pėr ‘Gjumin’: ‘Tabloja e bujshme nuk ishte pranuar nė asnjė ekspozitė, po Kurbč ia shiti njė diplomati turk. Tani piktori po pikturon njė tjetėr tablo si ajo dhe nuk ėshtė nevoja tė themi se ėshtė po aq e pacipė sa e para. Po fundja pėr njė turk ėshtė!’ Fjala ishte pėr ‘Origjinėn e botės’



    22 tetor Gustave_Courbet_-_Sleeping_Nude_-_Google_Art_ProjectPara disa ditėsh, nė njė ekspozitė nė Tiranė, njė vajzė e vogėl, ndoshta nė klasėn e dytė, i ra me shishen e ujit njė shoqes sė saj, qė ishte shkėputur nga grupi i klasės e kishte ndaluar e habitur para pikturės sė njė gruaje nudo. Mėsuesja iu afrua e i pyeti ēfarė kishin dhe vajza me shishe i tha: ‘Ja kjo po shikon kėtė!’ Dhe m’u kujtua piktura ‘Origjina e botės’, pronari i saj i parė, diplomati otoman me origjinė shqiptare Halil Sherif Pasha dhe komentet e disa autorėve shqiptarė qė e lidhin kėtė histori me krenarinė dhe me raportin e shqiptarėve me artin.

    Kur tabloja ‘Origjina e botės’ e Gustav Kurbč, piktorit realist francez tė shekullit tė 19-tė, e cila paraqet seksin e njė femre, u rigjet dhe u ekspozua, duke ngjallur polemika tė mėdha, njė mikja ime franceze mėmė pyeti nė se njihej nė Shqipėri Halil Sherif Pasha. Atėherė shfletova mjaft materiale, pėr tė njohur e kuptuar personazhin, i cili u bė i famshėm si porositėsi i pikturės shumė tė pėrfolur – edhe nė fillimin e shekullit tė 19-tė, kur Gustav Kurbč ia shiti Halil Pashės, edhe nė fundin e shekullit tė 20-tė, kur u rigjet e u diskutua nė duhej ekspozuar apo jo. Si studim pėr trupin e njeriut tabloja nuk paraqet asnjė ēudi, po si tablo pėr tė zbukuruar njė ambient familjar ėshtė e pazakontė edhe pėr shijet e kohės sonė. ‘Origjina e botės’ pėr disa ishte pikturuar enkas sipas porosisė sė Halil Pashės, pėr disa tė tjerė ėshtė pjesė e prerė nga njė tablo, pėr tė cilėn ka pozuar modelja dhe mikja e Kurbčsė, Joana Hifernan. Pjesa e tablosė me kokėn e modeles pretendohet se ėshtė gjetur sė fundmi nga njė blerės nė njė galeri tė Parisit dhe ėshtė vėrtetuar nga analizat e kanavacės dhe nga mėnyra e pikturimit. Zhurma nė shtypin francez dhe mbivlerėsimi i kėsaj pikture ndoshta ėshtė mė shumė komerciale, lidhet me nevojėn pėr tė patur publik pėr njė pikturė, ashtu si shfrytėzohen pėr fitime me tepėri skenat erotike nė filmat e sotėm. Ndėrsa shkrimet dhe komentet e autorėve shqiptarėtė botuara me mbi kėtė temė – qė ngrenė lart Halil Pashėn me prejardhje shqiptare pėr ‘kurajon’ e padėgjuar tė tij (e cila u mungonte edhe parizianėve) dhe ulin poshtė publikun shqiptar pėr raportin e tij me artin -kanė tė pėrbashkėt sindromėn e qytetarėve tė njė shteti tė vogėl.

    Personazhi i Halil Sherif Pashės ėshtė mė i ndėrlikuar e mė interesant, se sa njė pėrcaktim i bėrė me qėllimin pėr tė forcuar ndjenjat nacionaliste tė shqiptarėve apo pėr tė qortuar mungesėn e ‘kurajos’ pėrpara njė vepre tė tillė. Vlerat e Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar nuk fitojnė asgjė nga kėto pėrcaktime tė pabaza, pasi po tė njohėsh mirė faktet e kėsaj ndodhie, tek personazhi kryesor nuk gjen as guxim, as ndikimin e origjinės shqiptare nė shijet e zgjedhjet e tij, as krenari pėr origjinėn shqiptare (pasi ai vetė ‘atdhe’ quante Egjiptin).

    Halil Sherif Pasha u lind nė Soyut tė Egjiptit tė Sipėrm (atėherė pjesė e Perandorisė Osmane) nė qershor tė vitit 1831 nė familjen e Muhamed Sherifit Pashės, njė shqiptar i lindur nė Kavala (sot qytet nė Greqi). Muhamed Pasha ishte bir i adoptuar i Muhamed Ali Pashės, sundimtarit me origjinė shqiptare tė Egjiptit, i cili e mori Muhamedin nga Kavala, e adoptoi, e edukoi bashkė me djemtė e tij dhe e bėri kapiten tė ushtrisė egjiptiane tė Perandorisė Osmane. Djali i Muhamed Sherifit, Halili, u rrit nė njė mjedis, ku shkriheshin detyrimi pėr tė qenė pjesė e Perandorisė Osmane dhe dėshira pėr tė pranuar ndikimin e madh tė evropianėve perėndimorė, qė tashmė e njihnin dhe e frekuentonin Egjiptin, falė edhe ekspeditave tė Napoleon Bonapartit. Edhe vetė Muhamed Ali Pasha nuk vishej sipas stilit tė oborrit perandorak tė Stambollit, po mbante uniformė ushtarake, sipas stilit anglez. Kur Halili u rrit, i ati e dėrgoi atė dhe dy vėllezėrit e tij, Aliun e Osmanin, tė studionin nė shkollėn ushtarake egjiptiane nė Paris, shkollė e ngritur nga vetė sundimtari Muhamed Ali nė 1844. Sipas Deniz Turker, qė ka studiuar karrierėn diplomatike dhe zhvillimin e idealeve egalitariste dhe reformuese tė Halilit, Parisi u bė qendra e viteve tė formimit tė tij. Me lėvizjet nėpėr kryeqendrat e Evropės sė shekullit tė 19-tė ai u bė njė shembull i faktit se sa i papėrcaktuar mund tė ishte identiteti mashkullor i kohės. I edukuar si evropian me mbėshtetjen e vetė Muhamed Aliut, Halili u pėrgatit pėr tė ringjallur sipas rregullave tė sjelljes perėndimore strukturėn shoqėrore tė Egjiptit tė degraduar. Nė1848, moshėn 19 vjeē ai u kthye nė Kajro, ku u emėrua sekretar i dytė i nėnmbretit Abas Ali, djali konservator i Muhamed Aliut, i cili nė 1849 e mbylli shkollėn egjiptiane ushtarake tė Parisit. Nė vitin 1855 nė fuqi si nėnmbret erdhi Said Pasha, i cili iu rikthye marrėdhėnieve me Francėn. Halili u dėrgua si komisar i posaēėm nė Ekspozitėn e parė Ndėrkombėtare tė po atij viti nė Paris, ku pėr herė tė parė pa veprat e rrymės realiste nė sallonin e artit tė ekspozitės. Mė 1856, duke qėnė se aftėsitė dhe edukimi e dallonin midis elitės osmane, Halili hyri nė shėrbimin diplomatik, madje u dėrgua si anėtar i delegacionit fuqiplotė, qė pėrfaqėsonte Perandorinė Osmane nė bisedimet ruso-turke pas Luftės sė Krimesė, u emėrua ambasador i Perandorisė Osmane nė Athinė, e mė vonė ambasador nė Shėn Petėrburg, ku ishte edhe njė nga muzetė mė tė mėdhenj tė botės, i themeluar nė 1764 nga Katerina e Madhe dhe i hapur pėr publikun nė 1852. Atje diplomati i ri, i edukuar nė Paris, nė njė shkollė ku tre herė nė javė mėsonin nga dy orė vizatim, shkroi njė artikull me titull ‘Historia e mbretėrve tė lashtė tė Egjiptit’, nė bashkėpunim me Xhemil Beun, ambasadorin osman nė Paris, i cili u botua nė gazetėn e shoqatės shkencore osmane. Pas katėr viteve Halil Pasha u largua nga Shėn Petėrburgu: disa shkruajnė se ai nuk e duroi gjatė klimėn e ftohtė tė Rusisė, disa thonė se ai mori sifilizin nga prostitutat ruse. Fakt ėshtė qė ai dha dorėheqjen nga diplomacia dhe nė 1865 shkoi tė kalonte ca kohė nė Paris, mbasi atje kishte mundėsi kurimi. Po atė vit Halilit i vdiq i ati, duke i lėnė njė pasuri tė madhe. Paskėtaj ai mori me qira njė apartament tė shtrenjtė nė rrugėn “Taitbout” dhe nisi njė jetė luksoze tė shfrenuar prej bohemi pasanik. Djaloshi bukurosh e me kulturė u integrua shpejt nė jetėn e shoqėrisė sė lartė parisiene. Sipas Teofil Gotie ishte ‘biri i parė i Islamit, qė hyri nė rrethet elitare tė Perandorisė sė Dytė’, ku e quanin ‘princ i pėrrallave orientale… qė mbeti turk pėr nga bujaria dorėshpuar, nga tėrheqja pas grave e kumarit, por u bė parizian pėr nga mendjemprehtėsia, eleganca dhe dashuria pėr teatrin dhe artet’; por thoshin edhe se ishte ‘njeri i edukuar, por imoral e mendjelehtė’. Halil Sherif Pasha u martua me fisniken franceze Juli dė Niverli, me tė cilėn pati njė vajzė, Leilėn (qė mė vonė u quajt Suzan Sherif). Shpejt stili i tij i jetesės e hodhi nė krahėt e Zhanė dė Turbei, qė kish qenė e dashura e princit Napoleon, kushėririt tė perandorit Napoleoni III. Nė sallonin e saj, nė rrugėn e Arkadisė ai njohu mjaft personalitete tė aristokracisė e kulturės sė kohės. Nė tre vite ai shpenzoi shuma tė mėdha pėr tė blerė piktura dhe krijoi njė koleksion tė madh me rreth 180 vepra me vlerė, qė u cilėsua si nga mė misteriozėt e shekullit tė 19-tė, pėr shkak tė temave qė trajtonin tablotė e grumbulluara prej tij. Ndėr veprat e koleksionit ishin edhe mjaft piktura tė autorėve tė mėdhenj francezė: Kurbč, Engr, Delakrua, Mėsonie, Dobinji, Koro, Ruso, etj.

    Jeta e shkujdesur, me gra e kumar, i solli shpejt fundin pasurisė sė tij tė madhe dhe martesės (ndoshta edhe sepse konceptet e osmanit Halil Pasha pėr jetėn e gruan nuk ishin aq tė pranueshme pėr njė katolike fisnike franceze). Nė 1868 Julia kėrkoi divorcin. Halil Pasha u detyrua ta shiste koleksionin e tij tė veprave tė artit. Ai iu kthye diplomacisė, u dėrgua ambasador nė Vjenė, ku qėndroi dy vite, pastaju kthye pėrsėri nė Stamboll. Nė 1874 u martua me princeshėn Nazli Fazl, nga dinastia e Muhamed Ali Pashės sė Egjiptit dhe 1877 u dėrgua ambasador nė Parisin e tij tė dashur, po ndenji atje vetėm gati gjashtė muaj, se u sėmur. Edhe martesa e tij e dytė nuk zgjati, ndoshta sepse edhe njė grua myslimane si princesha Nazli, nuk e duronte jetėn aq tė shthurur tė tij. Nazliu kthye nė Kajro, pranė familjes sė saj. Ajo u bė njė nga gratė e para qė ringjalli traditėn e salloneve letrare nė botėn arabe. Nė pallatin e saj nė Kajro nga viti 1880 e deri ditėn qė vdiq organizoheshin pritje me pjesėmarrjen e figurave mė tė ndritura tė qytetit. Ndėrsa Halil Pasha u kthye nė Stamboll, ku vdiq nė janar 1879, nga njė goditje nė tru, sipas disa burimeve; nga sifilizi, qė kishte marrė nė Rusi, sipas disa tė tjerėve.

    ‘Kur dashamirėsit e artit tė shohin disa prej kryeveprave tė pikturės nė Luvėr, nė Pėti Pale apo nė ndonjė muze tjetėr, do tė kujtojnė edhe njeriun, nė dhomat e tė cilit ato vepra vareshin dikur’, shkroi shtypi francez, kur u mėsua pėr kė u krijua tabloja ‘Origjina e botės’. Ndėrsa vetė Halil Sherif Pasha, kur i shiti tė gjitha pikturat e koleksionit tė tij, tha: ‘Jeta ėshtė e ēuditshme. Gratė mė kanė mashtruar, kumari mė la trokė, po pikturat mė bėnė pėrsėri me para’.

    Cilat ishin gratė, qė e mashtruan Halil Beun? Ndoshta e kishte fjalėn pėr bashkėshorten e tij, ndoshta pėr marrėdhėniet me prostitutat nė Rusi e gjetkė. Po mė e famshmja patjetėr ishte Mari-An Dėturbei, apo Zhanė dė Turbei, si e quajti ajo veten. Zhana ishte nga Reimsi, nga njė familje e varfėr e me shumė fėmijė. Ajo e la qytetin e saj e u vendos nė Paris, ku me bukurinė e zgjuarsinė e saj ia mori mendjen nė fillim Mark Furnies, drejtorit tė teatrit “Port-Sen-Martė”, tė cilin e shkatėrroi. Mė pas ajo u bė e dashura e princit Napoleon, kushėri i perandorit Napoleoni III, i cili i dha njė apartament nė njė rrugė afėr bulevardit “Shanz Elize”, ku ajo priste gjithė ajkėn e letrarėve tė Parisit. Natyrisht pasuria e beut ‘turk’, qė shpenzonte bujarisht me tė dy duart, nuk mund tė mos e tėrhiqte bukuroshen e shthurur (siē e quanin nė Paris), qė kalonte nga njė burrė te tjetri, duke ruajtur shoqėrinė me tė gjithė. Nė sallonin e saj ai njohu kritikun letrar Sharl Ogystė Sen-Bėv, i cili kishte pėr detyrė tė gdhendte shijet e zonjushės Zhanė. Sen-Bėvishtei pari qė e prezantoi Halilin me piktorin Gustav Kurbč dhe e njohu me tregtarin e artit Pol Dyran Ryel, admirues i artistėve tė shkollės sė Barbizonit, me tė cilėn qe i lidhur Kurbč. Sepse Halil Pasha ishte njeri i edukuar e me shije, po pėr studiuesit ai nuk ishte njohės i veprave tė artit dhe pėr blerjen e pikturave, ashtu si tė tjerėt, ai u ndihmua nga tregtarėt profesionistė tė tyre.

    Gustav Kurbč ishte piktori qė ndryshoi historinė e pikturės sė Evropės. Ai quhej ‘provincial’ prej parizianėve. Vinte nga njė qytet i vogėl i mesit tė Francės nė mes tė shoqėrisė sė sofistikuar tė Parisit, ku binte mė shumė nė sy origjina e tij ‘prej katundari’. Nė atė kohė artistėt akademikė po pėrballeshin me transformimet shoqėrore tė Perandorisė sė Dytė, periudhė qė lidhej me lindjen e kulturės sė masave dhe solli nė Paris njerėz tė rinj e ide tė reja, si dhe subjekte pikante e mjaft tė diskutueshme nė art. Kurbč ishte njė prej atyre njerėzve. Deri nė mesin e shekullit tė 19-tė piktura evropiane trajtonte vetėm temat historike, biblike, mitologjike, apo alegorike. Kurbč deklaroi se edhe jeta e pėrditshme, qoftė ajo e njerėzve tė thjeshtė, meritonte tablo realiste me pėrmasa tė mėdha, pasi edhe ajo ishte histori. Kjo mėnyrė e re e tė pikturuarit dhe temat e veprave tė tij ishin provokative nė atė mjedis ende tė pamėsuar me artin, ku personazhet ishin tė marra nga jeta e pėrditshme. Krijimtaria e tij i solli jo pak probleme. Nė 1863 ai pikturoi tablonė ‘Kthimi nga konferenca’, qė paraqiste disa priftėrinj, duke u kthyer nga njė konferencė ekleziaste, ku me sa duket kishin ngrėnė mirė e ishin dehur. Tabloja u quajt njė fyerje ndaj fesė dhe moralit dhe askush nuk pranoi ta ekspozonte. Atėherė ai e vari nė atelienė e tij nė rrugėn Otfėj, pėrballė derės sė hapur, duke tėrhequr interesin e turmės, e cila vinte pėr tė parė pikturėn ‘e mallkuar’. Piktura u ble nga dikush dhe mė pas u shkatėrrua, apo u dogj. Po atė fat pati edhe tabloja ‘Venusi dhe Psike’, qė mė shumė tė kujtonte njė ēift lesbikesh sesa personazhet mitologjike. Meqė tabloja u quajt e paturpshme, pėr ekspozitėn e Sallonit Kurbč e titulloi ‘Studim i trupit tė gruas’.

    Halil Beu e pa tablonė kur vizitoi pėr herė tė parė studion e Kurbčsė dhe deshi ta blinte, po tabloja i ishte shitur dikujt tjetėr. Atėherė Halil Pasha mori tablonė ‘Gjumi’, ku janė pikturuar dy gra nudo nė ēastet e ēlodhjes pas orgjisė. Halili bleu disa vepra prej Kurbčsė, si: ‘Gjumi’, ‘Nudo qė lahet’, ‘Brakonierėt’ etj. Pėr tablotė ‘Gjumi’ tė Kurbčsė dhe pėr tablonė ‘Banja turke’ tė Engrit, tė dyja vepra tė koleksionit tė Halilit, Bodleri do tė thoshte se nė ato vepra ‘autorėt nuk i linin fare vend fantazisė’. Ndėrsa njė gazetar nga vendlindja e piktorit do tė shkruante pėr ‘Gjumin’: ‘tabloja e bujshme nuk ishte pranuar nė asnjė ekspozitė, po Kurbč ia shiti njė diplomati turk. Tani piktori po pikturon njė tjetėr tablo si ajo dhe nuk ėshtė nevoja tė themi se ėshtė po aq e pacipė sa e para. Po fundja pėr njė turk ėshtė!’ Fjala ishte pėr ‘Origjinėn e Botės’.

    Po ēfarė donte tė thoshte atėherė pėr njė evropian ‘tė qenėt turk’ dhe pse ata nuk habiteshin me shijen e Halil Beut? Halil Beu ishte njė kozmopolitan, i formuar nga jetesa nė Paris, Kajro e Stamboll. Pėr Kuame Antoni Apiah, njė filozof anglo-amerikan, njė patriot kozmopolitan ėshtė ai, qė dėfrehet me mundėsitė qė i jep njė botė, ku nė themel secili ėshtė i lidhur me shtėpinė e tij, me veēoritė e tij kulturore, po kėnaqet edhe nga prania e tė tjerėve, qė pėr shtėpi kanė vende tė tjera, qė vijnė nga popuj tė tjerė’. Por Apiah ėshtė njė filozof bashkėkohor. Pėr njė parizian tė shekullit tė 19-tė, ashtu si pėr udhėtarėt evropianė nė Orientin e fillimit tė shekullit tė 18-tė, historitė me hareme, odaliska, eunukė e sodomi ishin tė ēuditshme e tė papranueshme. Konceptet e seksit dhe tė gjinive nė Perandorinė Bizantine nuk kishin qenė aq tė ndryshme nga ato qė mbizotėronin nė Perandorinė Osmane tė fillimit tė shekullit tė 19-tė, por nė fundin e shekullit tė 15-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 16-tė nė Evropė nisi tė zhvillohet njė moral seksual i ri, konservator.

    Prandaj evropianėt tmerroheshin prej historive mbi seksin e papėrmbajtur e tė korruptuar, qė udhėtarėt sillnin me rrėfimet e botuara pėr Perandorinė Osmane.

    Ato histori kishin personazhe kryesore pjesėtarėt e elitės dhe tė oborrit perandorak. Edhe Xhevdet Pasha, njė klerik osman, ekspert ligjor dhe reformator i famshėm i shekullit tė 19-tė i pėrshkruan nė kujtimet e tij kėto praktika seksuale tė elitės osmane, duke thėnė se deri vonė seksi midis gjinive tė njėjta ishte mjaft i pėrhapur nė gjirin e elitės osmane, duke pėrfshirė edhe sulltanin e vezirin e madh. Vetėm kur u njohėn me talljet e tė huajve, ata e lanė mėnjanė kėtė praktikė e nisėn tė shkojnė pas grave.

    Sipas Enciklopedisė sė Perandorisė Osmane, nė kulmin e lavdisė sė perandorisė, klasat e larta ndanin njė koncept tė ndėrlikuar mbi seksin. Ky koncept ishte formuar nga disa njohuri mbi mjekėsinė. Nė pėrputhje me ato njohuri ishte pėrpunuar edhe pėrcaktimi mbi burrat dhe gratė, ligji ngrinte rregullat e tij dhe veprat nė letėrsi, poezi dhe artet e performuara i merrnin pėr bazė.

    Qasja nga ana profesionale mjekėsore e seksualitetit bėhej sipas konceptit se trupi ishte njė hallkė nė zinxhirin e qenies, i bazuar nė katėr elemente: ajri, uji, toka dhe zjarri. Duke e konceptuar kėshtu rregullin universal, pėr ta burri dhe gruaja ishin virtualisht e njėjta qenie dhe ndryshonin vetėm nga shkalla e zhvillimit. Gruaja nuk shihej si njė seks i ndryshėm nga burri, po si njė variant i papėrsosur i burrit, i pazhvilluar plotėsisht. Me ligj ndalohej tradhtia dhe incesti, po marrėdhėniet midis sekseve tė njėjtė nuk quheshin tė panatyrshme. Njė tjetėr pasojė e kėtij supozimi mjekėsor ishte se seksi i njė njeriu nuk ishte i pandryshueshėm. Besohej se nė rrethana tė caktuara mund tė kapėrcehej kufiri seksual. Duke qenė se praktikimi i fesė dhe kulturės kėrkonte njė ndarje tė qartė tė sekseve, nė xhami, nė banjot dhe nė sferat publike kėrkoheshin shenja tė qarta tė pėrkatėsisė seksuale. Burrat e gratė duhej tė qėndronin brenda kufijve tė tyre seksualė me anė tė shenjave tė qarta, tė tilla si: kodet e veshjes, mbulesė, mjekra dhe veēimi hapėsinor. Studiuesit e kulturės islame pohojnė se nė shumė rrethe dashuria midis tė njėjtit seks (sidomos midis mė tė vjetėrve me mė tė rinjtė) perceptohej si mė i pastėr. Seksi midis grave njihej e pėrmendej ndonjėherė, po injorohej nga tė gjithė shkruesit e perandorisė, deri nė shekullin e 19-tė. Preferenca pėr marrėdhėniet erotike midis burrave ndiheshin qartė nė rrethet mistike tė sufive. Nė shekullin e 17-tė grupet fanatike arritėn ta ndryshonin kėtė tendencė tė sufive, tė cilat u quajtėn si mbeturina tė sė kaluarės primitive. Oborri perandorak e rindėrtoi traditėn, pėr ta paraqitur seksin dhe seksualitetin osman si besnik tė zakoneve tė rrepta. Sufitė nisėn tė ishin tė kujdesshėm nė diskutimin e kėtyre praktikave tė cilėsuara tė mbrapshta, por ato vijuan nė fshehtėsi deri edhe nė vendet e Lindjes sė Mesme.

    Ngritja e qytetėrimit islam ėshtė e lidhur ngushtė mė filozofinė islame tė sufive. Pėrhapja e sufizmit ėshtė quajtur si njė faktor vendimtar nė pėrhapjen e islamit dhe nė tėrėsinė e krijimit tė kulturave islame. Poetėt sufi si Rumiu dhe Atari i Nishapurit e pėrhapėn kulturėn islame nga Anadolli nė Azinė Qendrore dhe Azinė Jugore. Halil Sherif Pasha ishte rritur nė njė mjedis mysliman tė kulturės sufi. Kur bleu tablonė ‘Origjina e botės’, ai nuk pati aspak qėllimin tė thyente ndonjė rregull moral, sepse tabloja nuk u ekspozua nė asnjė nga dhomat e shtėpisė sė tij. Ajo u kyē nė njė dollap nė studion e tij, e mbuluar me njė copė tė gjelbėr dhe vetėm rrallė i zbulohej ndonjė vizitori mik tė pashait. Pashai ishte njė bej otoman me pasuri tė madhe, i hijshėm e i shthurur, si oriental e si bohem parizian nė tė njėjtėn kohė, tė cilit gėrshetimi i kulturės evropiane tė kohės sė ‘Luleve tė sė keqes’ tė Bodlerit me kulturėn Sufi i kishte formuar shijen pėr tė bukurėn dhe seksin. Pashai i hijshėm nuk mendoi fare se po tregohej i guximshėm, kur bleu tablonė, qė paraqiste nė plan tė parė seksin e njė gruaje. Aq mė pak mendoi ai pėr vendin e origjinės sė prindėrve tė tij apo pėr qėndrimet e shqiptarėve ndaj moralit. Gjesti i tij ishte i pashpjegueshėm dhe shprehje e njė guximi tė marrė pėr evropianėt, ndėrsa pėr pashain ishte thjesht plotėsimi i njė dėshire erotike tė shfrenuar, e cila ishte pjesė e moralit me tė cilin ishte ushqyer gjatė jetės sė tij nė shoqėrinė e lartė osmane, qė nė fund i mori edhe jetėn nė moshėn 48-vjeēare. Kjo bėhet e thjeshtė dhe fare e kuptueshme, kur njohim rrėnjėt e moralit dhe kulturės sė tij.

    Sot vepra ‘Origjina e botės’ ėshtė e ekspozuar nė muzeun “Orsei” nė Paris, ku tė duket mjaft normale tė shohėsh vepra tė tilla, ashtu si nuk tė habisin skicat e Rembrandit me gra qė bėjnė ēiēin. Nė vitin 1994 pikturėn e bleu nė njė ankand pėr 1.5 milionė franga psikanalisti i njohur francez Zhak Lakan. Ai e vari atė nė shtėpinė e tij tė fshatit, por edhe pse njė kozmopolitan i shekullit tė 20-tė, edhe pse njė filozof perėndimor, Lakan nuk mundi ta mbante tė zbuluar nė shtėpi pikturėn e njė seksi gruaje. Ai i kėrkoi piktorit Andre Maso t’i bėnte njė kornizė tė dyfishtė e tė vendoste mbi tė njė pikturė tjetėr. Mason i pikturoi variantin surrealist tė ‘Origjinės sė botės’.

    Sa mė shumė udhėton, aq mė mirė e kupton se nuk ka popuj me mė shumė vlera e popuj e mė pak vlera. Secili popull nė mėnyrėn e vet tė mahnit, kur di tė gjesh tė veēantėn, qė e dallon nga tė tjerėt. Marrėdhėnia e shqiptarėve me artin, ashtu si marrėdhėnia me artin e ēdo populli mbi dhč, pėrcaktohet nga pozicioni gjeografik i vendit, nga morali dhe kultura, qė mbizotėron nė periudha tė ndryshme, nga kushtet ekonomike, dhe regjimet politike. Nėse shqiptarėt do jetonin nė pyjet tropikale tė ishujve Andaman apo nė Holandė, askujt nuk do t’i shkonte ndėrmend tė tallej me lakuriqėsinė e kryetarit tė fisit/grupit kundėrshtar. Po shqiptarėt jetojnė nė Ballkan, nė kushte gjeografike tė ndryshme nga ato tė ishujve Adaman apo tė Holandės, midis popujve italianė, sllavė e grekė, nėn rregullat e mbivendosura morale tė besimit kristian e mysliman.

    Nė tokėn tonė kanė shkelur qė nga vikingėt, grekėt, romakėt, turqit, francezėt, austriakėt, anglezėt, italianėt, bullgarėt, serbėt, deri edhe rusėt e kinezėt. Secili prej tyre ka lėnė e ka marrė fjalė e ka ndikuar nė mėnyrėn e jetesės e tė besimit. Me fqinjėt shqiptari ndan fjalė, zakone e gojėdhėna. Ashtu si tė gjithė popujt e botės, ai e ka dashur dhe e do tė bukurėn, edhe nė formėn e pėrshkrimit tė njė trupi tė zhveshur, gjė qė e gjejmė me shumicė qė nė folklorin shqiptar (Tė jeshė, moj, tė jeshė/ tė jeshė dot murtajė / dijė u, moj, dijė u /dijė u se ē’do tė hajė/shalė gushė e sisė me majė). Kur ishim studentė nė Institutin e Arteve, profesori i pikturės, Sali Shijaku, na tregoi njė histori pėr plakat tiranase tė mėhallės sė tij, qė u dyndėn tė pinin kafe me nondajėn e tij, sapo njėra pa pikturėn e njė gruaje nudo tė varur nė krye tė dhomės sė oxhakut. Pasi pinin kafenė, ato dilnin duke shkulur faqet e duke pėshpėritur ‘qyqa, qyqa!’, por ktheheshin pėrsėri e pėrsėri tė ‘pinin kafe me nudo’. Ato zonja tė thjeshta, tė moshuara, nė mėnyrė instinktive i tėrhiqte e bukura e modeluar nga artisti nė formėn e trupit tė zhveshur tė njė gruaje dhe ndjeheshin mirė nė prani tė saj.

    Prandaj mendoj se nuk ka pse tė kėrkojmė vlera tė kombit tonė atje ku nuk janė, nė vend qė tė prodhojmė vlera e t’i gjejmė vlerat tona atje ku i kemi, nė vend qė tė zbulojmė e tė mbėshtesim prodhuesit e vlerave tė vėrteta shqiptare, sidomos kėtu nė Shqipėri.





    Surealizėm mbi “Origjina e botės”, e bleu psikanalisti Lakan pikturėn e porositur tė shqiptarit



    Sot vepra ‘Origjina e botės’ ėshtė e ekspozuar nė muzeun “Orsei” nė Paris, ku tė duket mjaft normale tė shohėsh vepra tė tilla, ashtu si nuk tė habisin skicat e Rembrandit me gra qė bėjnė ēiēin. Nė vitin 1994 pikturėn e bleu nė njė ankand pėr 1.5 milion franga psikanalisti i njohur francez Zhak Lakan. Ai e vari atė nė shtėpinė e tij tė fshatit, por edhe pse njė kozmopolitan i shekullit tė 20-tė, edhe pse njė filozof perėndimor, Lakan nuk mundi ta mbante tė zbuluar nė shtėpi pikturėn e njė seksi gruaje. Ai i kėrkoi piktorit Andre Maso t’i bėnte njė kornizė tė dyfishtė e tė vendoste mbi tė njė pikturė tjetėr. Mason i pikturoi variantin surrealist tė ‘Origjinės sė botės’.

    http://www.standard.al/halil-sherif-...reve-me-nudon/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •