INTERVISTA/ Flet Dr. Stavri Trako: Ka fakte të reja mbi lashtësinë e Gjuhës Shqipe

Shqipja mbetet e vetmja dëshmitare që rrëfen lidhjet gjuhësore të të folmeve të Mesdheut

Albert ZHOLI

Kohët e fundit z. Trako ka bërë një studim për rëndësinë dhe prejardhjen e gjuhës shqipe. Kurioziteti i mbështetur në një mendim të hapur dhe me dëshirën për të risjellë në gjykimin e studiuesve të gjuhës, çështjen se në cilën trevë të Gadishullit të Ballkanit u formua gjuha shqipe e nga cila periudhë e historisë flitet gjuha shqipe në trojet e sotme, ku banojnë shqiptarët janë pyetjet e sfidës, që dhe dijetarët e gjuhës i kanë shtruar për zgjidhje këta dy shekujt e fundit. Njohja e pikëtakimeve, me metodën krahasore gjuhësore dhe filologjike, të dialekteve të gjuhës shqipe me homerishten, apo Jono-Dorishten. Qasja në historinë e çdo fjale parake për të kuptuar, si është bërë përshtatja e formave eptimore (declination dhe coniugation) në gjuhën shqipe, por edhe të të folmeve të tjera që u homogjenizuan si substrakt i homerishtes. Duke e vlerësuar doro-jonishten si një trup gjuhësor qendërsor të superstraktit Anatolian Perëndimor, besoj se me korrektësi shkencore, mund të krijojmë një përfytyrim më të qartë dhe të mbërrihet në përfundime të arsyeshme.

Si do ta cilësonit gjuhën shqipe dhe çfarë përparësie ka gjuha jonë?

Si një nga gjuhët e lashta, ende gjalluese, në trevën e Ballkanit; shqipja mbetet e vetmja dëshmitare për të rrëfyer lidhjet gjuhësore të saj me tërë dialektet diakronike të qarkut gjuhësor të të folmeve të Mesdheut. Në mungesë të dëshmive arkeologjike, sot për sot, a mund të mbështetemi te fjala për të rindërtuar historinë e gjuhës? Kuptimi i fjalës në homerisht si në gjuhën shqipe nuk mund të shkëputet nga konteksti. Po e nisim qëmtimin me dy vargjet e para të Iliadës së Homerit.

μῆνιν ἄειδε θεὰ Πηληϊάδεω Ἀχιλῆος
οὐλομένην, ἣ μυρί' Ἀχαιοῖς ἄλγε' ἔθηκεν,

Mënin zbute Tea t’Pelidit Akil
Që shumë të zeza Akejve e’sëmundje u solli


Fjala e shqipes së sotme Mënin dhe fjala μῆνιν e Homerit edhe pse kanë ndërmjet tyre një hapësirë kohore tremijë vjeçare, jo pa çudi, përdoret rigorozisht njësoj në pikëpamjen e madhësisë tingëllore dhe kuptimore, që dëshmon se zhvillim ka ngjarë me një kalim të pandërmjetëm, e të menjëhershëm. Por jo vetëm në këtë rast, Homerishtja dhe Shqipja kanë kontekste të njëjta sintaktike si në formulimin poetik ashtu edhe në saktësinë e shprehjes së mendimit. Vargu i parë i Iliadës “Mënin zbute Hyjnesh t’Pelidit Akil“ i jep veprës një kuptim krejt të kundërt me atë që gjejmë në përkthimin e Homerit në gjuhët moderne, që në shqip përkthehet: “Këndo hyjneshë mëninë” e Akil Pelidit.

Çfarë tregojnë shkrimet e Homerit?

Leksiku i etnoseve të lashta të paktën të Ballkanit të sjella në studimin tonë, formojnë premisa për t’iu afruar genit fjalëve të gjuhës mëmë. Shkrimet e Homerit janë vërtetë tepër të largëta me kohën tonë, por ato janë histori të lexueshme, dhe me tiparin e tyre asnjanës, sot janë kthyer në dëshmi të pakontestueshme, ato nuk të lejojnë të hamendësosh për trajta të paqena apo të shpikura gramatikore. Hulumtimi i këtij fondi leksikor që i përket trevave të Mesdheut, por edhe më gjerë, do të hedhë dritë mbi praninë e protogjuhës së shqiptarëve në këtë qark të paktën që nga koha e ngulimeve të Dorianëve të rinj të ardhur nga Anatolia. Pjesa më interesante e këtij studimi natyrisht është parashtrimi i fondit leksikor mbarë Mesdhetar, si një fjalor etimologjik shumë gjuhësh, që jep mundësinë gjithkujt, që merret me studime gjuhësore, të jap gjykimin e tij. Pasuria leksikore ndërballkanike, por edhe më gjerë sidomos të disa dialekteve Hitite e fqinje me të, që shfaqen të renditur në një mënyrë rastësore për here të parë në këtë studim, besojmë se do të shërbejë si bazë për rindërtimin e strukturës parake si leksikore dhe gramatikore të dialekteve të gjuhës pellazgo-hitite, që u folën në secilin nga metropolet e lashta të Ballkanit dhe të Anatolisë. Jam i bindur se këtu do të jemi në gjendje të hetojmë mbivendosjen e gjuhës arkea homerike dhe evoluimin e shkallë-shkallshëm të gjuhëve të reja bija të dorishtes tashmë të pranuara si të familjes europiane .

Ju një rëndësi të veçantë i jepni dialekteve, si do t’i krahasonit ato shqipe me ato të homerishtes së lashtë?

Vetëm në rast se krahasojmë dialektet e shqipes me ato të homerishtes së lashtë, mendoj se mund të krijojmë dije të sakta mbi gjendjen e dialekteve sot nisur nga një gjuhe parake si pellazgjishtja. Dukuria më interesante që kemi konstatuar është përkitshmëria frymëtuse dhe kuptimore e fjalëve parake të shqipes në gati të gjitha të folmet e këtij qarku gjuhësor. Por, ajo që të befason është se, rrënjë fjalësh të lashta të kësaj epoke, për çudi, gjallojnë ende si enda-rrënjë të fjalëve të gjuhës Shqipe dhe pa pikë lajthitje mund të kujtojmë këtu se, nuk na stepi arsyeja e traditës së munguar të shkrimit të shqipes. Argumentet për këtë vijimësinë të enda–rrënjëve të fjalësit diakronik të dialekteve të gjuhës Shqipe do t’i mbështesim, siç e përmendëm , me një fjalës ndërdialektor të vjelë dhe të studiuar më parë, nga dijetarë të shquar si Gustv Majer, Georg Fon Hahn, Nobet Jokli dhe nga Universitetet më prestigjoze si ai i Princetonit, Harvvardit ,Oksfordit, Athinës e tjerë, që e kanë si fushë studimi familjen e gjuhëve Indoeuropiane. Si rrallë gjuhë të familjes Indoeuropiane, gjuha shqipe ka të lidhura tiparet Satem dhe Kentum një arsye e vërtetë për të besuar në praninë e dialekteve të shqipes parake nga koha e Smirnës. Duke u ndjerë i nderuar si albanolog nga vlerësimi që jep P.Kretshmeri dhe të gjithë mendimtarët e tjerë që nga F.Boppi, vendit të shqipes në familjen europiane po ndalem në tri pohime për shqipen të shprehur nga të gjithë dijetarët e shquar që studiuan gjuhën shqipe. G.Mayer e vendos shqipen në qarkun e gjuhëve indoeuropiane (1884)si gjuhë më vete që avitet me gjuhët e Europës veriore, dhe kjo sepse kushtëzohej nga fqinjësia e Ilirishtes me këto gjuhë sidomos me Dakishten (Getishten).Në këtë studim identifikohen si Kultura e Vincas . Me të drejtë Blau e bashkon me Lukishten për arsyen e thjeshtë të lidhjeve që ka shqipja (Epiro-Ilirishtja) me Jono-dorishten e Smirnës.

Si mendonte Schelecher për prejardhjen e shqipes?



Por me të drejtë Schelecher , Stier-i, Camarda dhe Thomopullos 1912 besonin se Shqipja vjen prej Pellazgjishtes. Dhe në këto përfundime do të mbërrinte çdokush po të mbështeste gjykimin në këta tri djepat pellazg të Shqipes ,atë :

-Iliro-Dak i metropolit të Vincas,

-Iliro-Troko-Skith (I qytetërimit Peliono-Ohridas)dhe

-Epirioto-Ilir i djepit të Dodonas.

Edhe pse një tezë e pa cekur më parë, kam bindjen se Djepi Dorian për shkak të provave leksikore të pranuara si të tilla nga shumë dijetarë të gjuhës e që përfshihen në këtë studim do të sjellin një kontribut të ri në fushën e studimeve gjuhësore Albanologjike. Veprat e Homerit dëshmojnë më së miri se pellazgët dhe gjuha e tyre nuk janë koncepte hipotetike , por një realitet historik . Kultura dhe skriptet pellazge janë zhvillime harmonike autentike pjesë e kulturave Mesdhetare .Kultura pellazgjike nuk është kopjim I modeleve Asiro-Babilonase apo Egjiptiane. Të trija janë zhvillime harmonike paralele. Kultura Jone (Dodoniane) është unike dhe paraqet një arritje kulmore origjinale kur ajo u bë pjesë e superstraktit Pellazgo-Hitit, ku 22 skriptet morën vlera simbolike përgjithësuese të avancuara dhe për herë të parë u përdorën skriptet zanore.

Skriptimi I plotë i mendimit është realizuar për here të pare në qarkun Anatolian perëndimor dhe është zbulim Frigjo-Iono-Dorian .Me skriptet e mëdha të shkrimit contintinua u shkruan veprat e Homerit por dhe fizika e Epikurit. Ngulimet Doro-Ioniane ne shekullin e 11 p.e.r.s kushtëzuan dhe shtegtimin e dialekteve pellazge dhe krijimin e superstraktit të dialekteve Pellazgo –Hitite. Thelbi i bashkëjetesës në të gjithë Anatolinë Perëndimore qe marrëdhënia demokratike, një mënyrë revolucionare e të kuptuarit të vlerave të jetës pikërish prej atyre njerëzve që kishin provuar tmerret e një ndodhie apokaliptike si ajo e Trojës. Çdo pjestarët e një komuniteti pa dallim gëzonte mbrojtjen e komunitetit të polisit si dhe detyrimin që kishte gjithsecili prej tyre për komunitetin.Qerrja e tërhequr nga buajt, me siguri, qe shpikja më e jashtëzakonshme. Ajo transportoi dhe ruajti njësitë gjuhësore gjinore, mundësojë komunikimin e shpejtë ndërkomunitar e u shoqërua me konstruktimin e një rrjeti rrugësh për ta bërë sa më të lehtë dhe të shpejtë kontaktin ndërmjet atyre etnive.

Hitito-Dardanët qenë të parët që farkëtuan vegla dhe armë prej hekurit, pra zotëruan teknologjinë e shkrirjes së hekur.Metali, ἴρον-iron - hekuri, pranohet se i dha emrin dhe Epokës së re. Pra, mendoj se shkaku i vërtetë i luftës së Trojës ka qënë edhe ky metal i mistershëm për Akejtë që e quajtën ἴρον-iron( i hirtë–holy, i shenjtë). Misioni i vërtetë i Filoktetit me sa kuptohet ishte të zbulonte sekretin e metalit të shenjtë, për ta armatosur shigjetën e harkut te tij me majë hekuri. Askush më vonë nuk dyshoi se maja prej hekuri e shigjetës së Paridit do të kafshonte si një gjarpër e do t’i merrte jetën edhe vet Akilit të Madh.Padyshim hekuri, rezultoi metali fuqiplotë dhe çudibërës; futja në përdorim e të cilit, bëri të mundur të konstruktohej rrugëtimi i qytetrimit të mahnitshëm njerëzor.Epoka e Bronxit i la vendin Epokës së Hekurit me luftën më tragjike të kohës, që njihet si Lufta e Trojës.

Gjuha e Jonëve dhe e Dorëve ishin dialekset gjuhësore më të shquara në kohën e lashtë.Mendoj se këto dialekse i përkisnit të njejtit djepi kulturor që për dijetarin Paul Kretscheri identifikohen në Dodona, në vitin 2000 p.e.r.s.

Veshja e gjuhëve ishte Pellazge-siç na thotë Herodoti, për këtë nuk e kam ngutje për ta thënë, dhe jo detyrimisht te jenë konsideruar të thuhen kaq, tani akoma më shumë, ishte substancë Pellazge ,...kishin Pellazgët nje gjuhë barbare të fikur shlyer në qoftë se kështu dhe jo çdo gjë e ndonjë gjë tillë ishte e Pellasgëve. Etnosi Atikas është jehonë Pellazge por ama me shëndrimin e tyre në Helenë dhe me gjuhën e tyre, më pas të mësuar. Për Athinasit e ditur të shekullit të 6-të p.e.s, anasit dukeshin si të huaj ( barbarë) kur krahasonin të folmet e tyre, nga që nën dialektet ruanin formën e tyre protodorike, që ishte folur para disa brezash edhe nga stërgjyshërit e Iono-Dorianëve.

Iliada dhe Odiseja, tash për tash, kjo jo vetëm për mendimin tim, janë të vetmet monumente të shkruara që mund të komunikojnë kaq lirshëm me epokën e tonë. Sekreti dhe magjia e tyre fshihet te fjala e skriptuar .Gjuha e Homerit duhej t’u shërbente dhe duhej të kuptohej nga të gjitha etnitë e përbashkuara, së pari ato pellazge, në Qarkun Metropolitan të Anatolisë Perëndimore, por duhet të ishte sa më e thjeshtë e natyrore sidomos për t’u kuptuar nga folësit jo pellazgë, të folmet e të cilëve nuk mendoj se u injoruan prej zotërve doro-Ionianë të atij areali multikulturor. Pra, padyshim, dijetarët e asaj epoke u kujdesën që Homerishtja të ishte e thjeshtë, sa më natyrale dhe përbashkuese Eponimi gjithëpërfshirës Pellasgian, është përdorur nga shkrimtarët e lashtë helenë që ne cituam më lartë, për t'iu referuar popullsisë historike pararendëse prej të cilës pasardhësit natyror qenë edhe Helenët e Bardhë.Gjenialiteti i Herodotit qëndron në faktin se ai kuptonte çfarë i dallonte gjuhët anase pellazge me ato të brumit pellazgo-hitit , që përdorej prej Dorianëve të rinj të ardhur në atë vend ku ndërtuan Athinën në shekullin 10-9-të pers..

Ndoshta nga ky moment fillon të bëhet e pabesueshme teza e ” Historisë së Mugët Helene “( shekulli 11-të -7-të p.e.r.s)sepse nga sa kemi thënë,veç të tjerave, vetëm skriptimi i veprave të Homerit do të mjaftonte për ta cilësuar Epokën e Hekurit si “ Epokën e Arritjes Diturore “ më të madhërishme që i hapi udhë kulturës indoeuropiane. Homerin e lindi Epoka e tij, si produkt i modeleve dhe mençurisë e ahedëve anonim që u kultivuan në metropolin e Smirnës me të gjithë ambrozin e dijeve të tyre.Natyrisht gjuha e Smirnës nuk ka se si të ishte thjeshtë pellazge , sepse superstrakti i popullsisë së saj ishte Iono-Doro –Hitito- Dardane . Pra gjuha e Homerit, ishte produkt i një superstrakti dialektetsh që, vetëm bazën mund ta kishte pasur Jono-dorisht.Gjuha homerike mendoj se është pikërisht kjo gjuhë për të cilën po flasim, dhe të gjithë e pranojnë se së paku që nga shekulli i 10 - 9-të p.e.r.s duhet të jetë përdorur si gjuha standarte e gjithë qarkut të Mesdheut.Anatolia Perëndimore është djepi i protogjuhës së Familjes së gjuhëve Europiane. Mendoj se vatrat arkea e qytetrimit, më të rëndësishme në fillimin e Epokës së Hekurit, siç rezulton nga hulumtimet e mija për atë kohë , duhet të ketë qënë qarku i 12 metropoleve Iono -Doriane : Smirna, Feakea, Pergamon, Sardi, Efesti, Mileti të lashtë si Ioniane dhe Hexapoliset Doriane: Halikarnea, Kos, në Detin Egje; Cnidus, në Caria; Rodos, Lindos, Ialysos dhe Camirus në ishullin e Rodosit.Kronologjia e ngjarjeve historike na shtyn pohojmë prerazi se, qarku metropolitan ANATOLIAN Perëndimor ishte kryeqëndra e superstraktit Doro-Iono-Hitit ku u mbrujt kultura parake (superstrakti pellazgo-hitite ) produkt i një konvergjimi të stërmadh, që më vonë u përnda nëpërmjet ngulimeve Doriane, përgjatë shekujve 9-të dhe 7 të p.e.r.s, anë e kënd Mesdheut, Detit të Zi e deri në Indinë e largët, pra në tri kontinete , që atë territor ngulimesh Paul Kretschmeri do ta quante, perandori e gjuhëve Indo-gjermane atë që më vonë u njoh si e familja e gjuhëve indo-europiane. Mbështetur në këtë konkluzion, por dhe në gjetjet arkeologjike gati dy shekullore në mbarë Mesdheun, kam arësye të mendojë se djepi i protogjuhës -indoeuropiane nuk mund të ishte në stepat e Azisë qëndrore por qarku metropolitan Anatolian. Më 1925 Kretschmeri shpreh idenë se një shtresë e popullsisë para greke do të ketë qënë protoindoeuropiane,e cila do të ketë përfaqësuar një etapë më të lashtë të gjuhës së përbashkët Indoeuropiane. Më 1927 Kretschmeri përfytyron praninë e një gjuhë të përbashkët, para arritjes së popujve indoeuropian dhe semitë, që do të jetë folur njëkohësisht në Azinë e vogël dhe në Greqi, madje dhe në Italinë jugut. ”. Diku në mes të Greqisë së sotme, Kretschmeri mendon se ka patur një djep tjetër të fiseve greke nga i cili u zhvilluan: Proto-Ionians në rreth 2000 p.e.s(Dodona shënimi im ), Proto-Achaeans në rreth 1600 p.e.s dhe Dorianët në rreth 1200 p.e.s.

Ky dialekt në shekullin ne 8-të p.e.r.s u përhap me shpejtësi në të gjitha ngulimet doriane, në zonat në veri të Egjeut; te Pontët përgjat vijës bregdetare të Deti të Zi, në Adriatik e Jon,në bregdetin jugor të gadishullit Italik (Magna Grecia), në Solona afër Splitit, në të njejtën kohë edhe në pika të vijës bregdetare të Mesdheun perëndimor Marsejë, Emporion(Paleopolis) në Iberinë e largët. Gjuha skriptore është ngjarja më kulmore në historinë e njerëzimit prandaj mendoj, se për familjen e gjuhëve të popujve të Mesdheut homerishtja duhet konsideruar si gjuha e shkruar e paralindura e të gjitha gjuhëve të Europiane.Në të gjitha brigjet e detrave të Mesdheut, fillimisht të ishullujve në detin e Kretës, më tej në deteve e të parëve të tyre, në Jon e Adriatik, brigjet Italiane dhe të ishujve dhe bregdetit Tyrrhen, Marseillë, në bregdetin Iberik, atë të Pontëve përgjat të gjithë qarkut në brigjet e Detit të Zi në shekullin e 8–të p.e.r.s gjenden sot rrënojat e ngulimeve Doriane. Jono-Dorianët e rinj vendosën ligjet e tyre në qytet-shtetet rreth e qark brigjeve të Egjeut, detit të Kretës, Detit Jon, Adriatik,Detit te Zi, detit Terren dhe detin Mesdhe. Ky fakt dëshmon efikasitein e organizimit të jetës në polise apo në metropole që mbështetej mbi parimin demokratik që nënkuptonte përgjegjësinë qytetare të çdokujt, por që nuk linte jashtë vemendjes parimin e të drejtës së qytetarit, për të gëzuar jetën, pavarësisht nga përkatësia etnike. Fakti më kuptimplotë është se, Dorianët mrekullisht investuan arkitekturë karakterizuase dhe identifikuese për ta e që konsiston: në ndërtimin e rrugëve, të tempujve dhe të amfiteatrove, të bibliotekave kudo ku u vedosën ngulimet e tyre si për të vendosur gurët e kufirit të kultuës së tyre në tre kontinentet ku ata shtrinë ngulimet e tyre. Ata kështu mundën njëherazi të vendosin pushtetin e tyre kulturor në shpirtin e qytetarëve te Epokës së Hekurit.

Dorianët fillimisht ndërtuan metropolin e tyre të Ri, Athinën diku më 950 p.e.r.s. Dhe është e arsyeshme të mendojmë se pa qarkun e Anatolisë Perëndimore me plot 12 vatra metropolitane kulturore vështirë të besosh që Athina mund arrinte shkëlqimin arkitekturor që pati dhe të kishte mendimtoret, ku Etërit e kulturës helene dhe asaj botërore në vijim ,si, Sokrati, Platoni, Aristotelit, Eskili, Euripidi, Sofokliu dhe Aristoteli gjalluan në vijimësi kulturën më solide të njerëzimit, që ndikoi në tërë qarkun e Mesdheut dhe më gjërë.

Gurët (Gurtone Kretë) folën dhe na mësuan gjuhën tonë të Pellazgëve Zeusian -thotë professor Thomopullumë 1012 . Ato, mbishkrime Eteokretase dhe mbishkrime pellazgjike të Lemnosit janë të shkruara në atë gjuhë heleno- pellazge, që ngjan me shqipen esotme , që qëndron në gen dhe me Hetitishten. Gjuhë Pellazgjike, ishte dhe Lykishtja, Karshtja dhe "Etruskishtja. Qytetërimi Minoan i Kretes dhe dhe ai Hitit i Azisë së vogël ishin Pellazgjik.Dhe alvanoit (shqiptarët) ishin etnos Heleno –pellazg.

Po t'i sillemi në këtë mes historisë, (profesor Eqrem Çabej këtu përdor konkluzionet e E. Schëyzer), shohim në kohë të vjetër bregdetin shqiptar në krye të heres të qerthulluar me ngulime dorike si Lissos, Epidamnos, Apollonia, pas së cilave më në jug vinin Aulona me Orikon, dhe në hinterland ndër të tjera Amantia, Byllis, Fenike e Buthroton, formime qytetare të përshkruara prej helenizmit, të cilat më të shumtat ishin themeluar në truall të ngulimeve anase që pjesërisht mbanin edhe emra vendëse... . Kjo do të thotë që kolonistet doras i gjetën këta në vend, ose që vonë-vonë (jo më vonë se) në kohën kur në qytetet bregdetare në fjalë flitej ende dorisht, banorët e tyre kishin marrëdhënie fqinjësie me një popullësi parashqiptare. Ky përfundim në thelb nuk pëson asnjë ndryshim, po të supozojmë që te fjalët e përmendura më sipër, ato që përmbajnë një -u-, rrjedhin prej një kohe më të vjetër të huazimit, kur në greqishten përdorej ende nje shqiptim me-ui cili në ballë ka qënë i përgjithshëm dhe në kohë historike ishte ende i gjallë në shumë dialekte.Kudo në qarkun e Mesdheut, çdo njësi e Dorëve u ngulë përfundimisht atje ku u vendos , për të mos u kthyer më kurrë andej nga erdhën. Në territoret iliro-epirite ngulimet doriane patën një karakteristikë të veçantë, gjuha e tyre nuk kishte dallime rrënjësore nga ajo e vendasve anas, kjo për faktin se e thjeshtë se dorët e lashtë të shekullit 12-të p.e.r.s migruan pikërisht nga këto territore duke lënë pas një pjesë nga fara e tyre.Gjuha e Dorëve të rinj, homerishtja, natyrisht duhet të ketë vepruar si një faktor përbashkues për dy dialektet e mëdha të qarkut iliro-epiriot. Nuk do shumë mend për të kuptuar se vetëm në këto kushte mund të jetë krijuar një djep i ri, për të dy dialekte nga të cilët u përvijua gjuha shqipe, të cilët në shekullin e 8-të p.e.r.s nuk duhet te ketë pasur shumë dallime për këtë arësye ato u bënë faktorë përbashkimi i këtyre territoreve.Tashmë është fakt, që edhe pse theksohet për herë të parë në këtë studim, se epoka lulëzimit të qëndrave të para, protourbane, iliro-epiriote, shekulli 8-të p.e.r.s, përbëjnë themelin e më të besueshëm, sot për sot, për riformimin të dy etnoseve me dialektet Ilire dhe Epiriote, njejtësitë e të cilave krijuan gjuhën Shqipe, dukuri që shfaqet edhe në riformatimin e gjuhëve të etnoseve të reja si, në Elladë, në Ballkan dhe më gjërë.Për sa kumtova më lartë të lind ideja se djepin e formimit të dialekteve dhe të vet gjuhës shqipe duhet ta kërkojmë te gjuha e kumunikimit të kulturës dhe e administratës qytetase apo ajo juridike dhe tregtare e metropoleve antike doriane të ndërtuara në qarkun e etnoseve të reja iliro-epiriote. Kjo dëshmohet nga qëndra e rëndësishme qytetare të kohës si: Amantia, Antigoneja, Apolonia, Butrinti, Bylisi, Dimali, Epidamnus, Lisi, Oriku, Skodra, Selca e Poshtme, Zgërdheshi, etj.