INTERVISTA/ Flet inxhinieri i pyjeve, Ferdin Liēaj


Enver Hoxha fliste nė ēdo kongres pėr pyjet, por sa pyje kishim aq fukarenj ishim

Sipėrfaqja pyjore nė Shqipėri kapte shifrėn e pėrafėrt tė 1 milion hektarėve

Ēdo fatkeqėsi, ēdo varfėri, shfarosje e pyllit vjen nga mungesa e shtetit ligjor

Albert ZHOLI

- Nė regjimin komunist pyjet dhe kullotat, ashtu si ēdo pasuri tjetėr e vendit tonė, ishin pronė e shtetit ose pėr tė qenė mė tė saktė administroheshin si pasuri tė patundshme shtetėrore. Pas ndryshimeve politike rrėnjėsore qė ndodhen nga viti 1991 e nė vijim u konstatua se kėto pasuri nuk ishin tė regjistruara si tė tilla nė asnjė hipotekė, pra nuk gėzonin atributet e pronave juridike tė shprehura nė dokumentet e njohur tė ēdo pronėsie. Nė kėtė kontekst administrimi dhe ruajtja e pyjeve mbėshtetej nga njė ligj i posaēėm, i cili titullohej Ligji mbi pyjet. Nė ēdo rreth (nė atė kohė kishte 24 rrethe) shteti kishte ngritur njė ndėrmarrje, e cila merrej me mbrojtjen dhe administrimin e pyjeve; Njėsia bazė administrativė e ndėrmarrjes ishte sektori dhe pėr sektorin ishte zona; nė ēdo zonė kishte njė teknik pyjesh, i cili kishte mbaruar shkollėn e mesme pyjore nė Shkodėr; tekniku kishte pėr detyrė tė zbatonte projektet qė hartoheshin nga dega teknike dhe miratoheshin nga kėshilli teknik i ndėrmarrjes nė pėrputhje me planin vjetor tė miratuar nga drejtoria e pėrgjithshme e pyjeve dhe kullotave pranė ministrisė sė bujqėsisė nė Tiranė.

Cilat ishin detyrat e rojave tė pyllit nė atė sistem?

Pylltari i zonės kishte pėr detyrė gjithashtu tė garantonte mbrojtjen e pyjeve nga dėmtimet me karakter tė ndryshėm (Prerjet abuzive, zjarret); ai ishte nė tė njėjtėn kohė edhe monitoruesi i ecurisė silvikulturale tė grumbujve pyjorė si dhe ngjarjeve tė tilla si dėmtues apo sėmundje qė kishin karakter masiv; tė gjitha tė dhėnat ai i raportonte nė sektorin pyjor tė cilit i pėrkiste administrativisht. Pėr mbrojtjen e pyjeve nė atė kohė kishte njė organizim strikt, veēanėrisht gjatė periudhės sė nxehtė tė vitit kur kishte raste tė shfaqjes sė zjarreve spontanė nė pyje te ndryshėm, kryesisht rrotull zonave tė banimit.

- Sa ha pyje kishte Shqipėria nė atė sistem dhe sa ka sot?

Sipas statistikave institucionale qė publikoheshin atėherė, sipėrfaqja pyjore nė Shqipėri kapte shifrėn e pėrafėrt tė 1 milion hektarėve; sot kjo shifėr padyshim qė ėshtė ulur paksa pėr arsye tė heqjes sė shumė sipėrfaqeve nga fondi pyjor pėr tu pėrdorur pėr ndėrtime, terrene fabrikash pėr prodhim ēimentoje, gėlqereje, ēakulli, gurore, terrene ndėrtimesh etj..Nė fakt dua tė theksoj, sa pėr kulturė tė lexuesit, se pyje tė lartė, pra nga ata pyjet klasikė me tė cilėt ėshtė mėsuar syri apo imagjinata e ēdo qytetari tė zakonshėm, janė shumė mė pak se shifra qė pėrmenda mė lart; sipas meje unė gjykoj se kjo shifėr nuk e kalon masėn e rreth treqind mijė hektarėve; pjesa tjetėr pėrbėhet nga shkurret, gjysmė-shkurret dhe sipėrfaqet me bimėsi pyjore.

- Po Tepelena sa ha pyje kishte dhe cilat ishin drurėt kryesorė?

Rrethi Tepelenė kishte gjithsej 17000 ha pyje. Llojet kryesorė qė rriten nė kėtė hapėsirė gjeografike tė vendit tonė pėrbehen kryesisht nga dushqet e njohur nė gjininė e tė cilėve pėrfshihet edhe Prralli, Bliri, Rrapi. Disa lloj shelgjesh, Vėrriu, Dafina, Panja, Krekėza, Frashėri Plepi i Egėr, Shkoza, Mėlleza, Bredhi, Qershia e Egėr, Kumbulla e Egėr etj..

-Si bėhej prerja dhe ripėrtėritja e pyjeve nė sistemin komunist?

Atėherė kishte ndėrmarrje shfrytėzimi, tė cilat kishin tė gjithė personelin dhe infrastrukturėn e nevojshme pėr tė kryer me sukses operacionet e shfrytėzimit tė pyjeve. Kėto ndėrmarrje bashkėpunonin me ato tė pyjeve dhe secila sipas kompetencave ligjore luante rolin e saj dhe kishte pėrgjegjėsi tė veēanta nė drejtim tė zbatimit rigoroz tė ligjeve dhe tė monitorimit hap pas hapi tė ēdo operacioni qė kryhej. Gjithēka konvergonte nė njė pikė tė vetme: ‘Pylli tė shfrytėzohej dhe ripėrtėritje e tij natyrore tė sigurohej konform standardeve teknike silvikulturale’

- Cilėt nga udhėheqėsit e asaj kohe vinte pėr vizitė nė pyjet e Tepelenės?

Mė duhet tė them se udhėheqėsit e asaj kohe nuk ishin aq populistė sa tė vinin e tė vizitonin pyjet nė Tepelenė. Kėtė ata mund ta bėnin shumė rrallė nė Pukė ose nė Fushė-Arrėz, ku pyjet pėrbėnin njė pasuri mjaft tė ndjeshme pėr ekonominė kombėtare dhe siguronin tė ardhura dhe lėndė tė parė pėr realizimin e planeve 5-vjeēare. Por sidoqoftė pyjet e Tepelenės vizitoheshin nga nėpunės tė lartė tė nomenklaturės si ē’ishte drejtori i Pėrgjithshėm i Pyjeve dhe i kullotave ose kryetari i kontrollit tė shtetit, tė cilėt merrnin informacione tė drejtpėrdrejta pėr tė verifikuar nėpėrmjet sondazheve tė dhėnat qė jepeshin nga ndėrmarrjet e pyjeve nė raportet vjetorė.

- Vetė Enver Hoxha a ka shprehur ndonjė shqetėsim pėr pyjet?

Enver Hoxha fliste nė ēdo kongres pėr pyjet, madje mė kujtohet njė shprehje ‚lapidar‘ e cila figuronte kudo nė mjediset e ndėrmarrjeve pyjore tė Shqipėrisė, shprehje e formuluar mjaft bukur dhe me pėrmbajtje tė plotė. Megjithatė pati plot probleme edhe nė atė kohė sidomos nė drejtim tė asaj qė sot theksojmė vazhdimisht: Menaxhimit tė qėndrueshėm tė pyjeve.

-Ēfarė kafshėsh tė egra rriteshin nė pyjet e Tepelenės?

Po citoj: Ujkun, Dhelprėn, Derrin e egėr, Sorkadhen, lepurin e egėr, Baldosėn, Lundėrzėn, Shqiponjėn, Skifterin, Larashin, Sorrėn, Thėllėzėn e Malit, Laraskėn, Grifshėn, Mėllenjėn etj.. Kishte njė popullim tė dukshėm atėherė mė kafshė dhe shpendė tė egėr ndonėse nė vitet ‘80 nisėn gjuetitė abuzive, kryesisht natėn, pra kontrolli i rreptė u zbut dhe numri i armėve u shtua.

-Ku kanė qenė pyjet mė tė zhvilluar nė vend dhe cilėt ishin drurėt kryesorė?

Pyjet mė tė zhvilluar nė vendin tonė kanė qenė nė rrethet Pukė, Kukės, Mirditė, Tropojė, Librazhd, Bulqizė, Shkodėr, Mat, Kolonjė, Dibėr.

-Ēfarė drurėsh pyjor ka eksportuar Shqipėria dhe ēfarė ka importuar?

Nė atė kohė personalisht nuk kisha dėgjuar tė flitej pėr eksport lėnde drusore nga Shqipėria drejt vendeve tė tjerė; as nuk kisha dėgjuar pėr import tė kėsaj lėnde. Si tė gjithė shqiptarėt e asaj kohe isha nė dijeni pėr kombinatet e pėrpunimit tė drurit ku pėrpunohej dhe prodhoheshin asortimentet kryesorė drunorė si ē’ishte lėnda e sharruar, kompensata, fibra, pllakat prej tallashi etj. ashtu sikurse dihej qė mobiliet dhe orenditė e tjera shtėpiake ose institucionale qė ishin prej druri prodhoheshin nė qytete te ndryshme tė vendit (Fusha-Arrėz, Elbasan, Tiranė, Pogradec, Vlorė).

-Si vend, a jemi ndėr vendet me mė shumė pyje pėr numrin e popullsisė?

Mė vjen keq, por pėrgjigja ime nė kėtė rast nuk ėshtė shumė optimiste. Mė lejoni tė citoj njėrin prej vendeve perėndimor qė ka 22 milionė ha me pyje. Ky vend ėshtė Franca me njė popullsi prej 64.5 milionė banorė; pra ēdo banori kėtu i takon mesatarisht 0.3 ha pyll. Nė fakt me shifra edhe ne aq na takon, por fakti te ne nuk pėrkon me termin “Pyll” si nė Francė.

- Kur dhe si filloi shkatėrrimi i pyjeve shqiptare?

Kjo gjė tashmė dihet nga tė gjithė banorėt e Shqipėrisė. Unė nuk mund tė them asgjė tė re sepse dihet mjaft mirė se cilėt ishin hajdutėt e pashpirt tė kėsaj pasurie shekullore tė popullit tonė. Nuk vazhdoj mė me komente nė kėtė pikė sepse e kam fokusuar mendjen te e sotmja dhe e nesėrmja. Gjithmonė kam qenė i bindur dhe vazhdoj tė jem i tillė nė njė gjė: Ēdo fatkeqėsi, ēdo varfėri, ēdo trazirė, ēdo krim qė ėshtė bėrė nė vendin tonė tė shenjtė ka vetėm tri fjalė kyē qė e shpjegojnė: Mungesa e shtetit ligjor.

-Shihet se edhe nė kryeqytet priten drurė pyjorė vend dhe pa vend pėr ndėrtime a duhet tė ketė kritere pėr prerjen e tyre?

Pėrgjigje:Nė kryeqytet nuk kam konstatuar tė priten pemė nė mėnyrė arbitrare nga qytetarėt. Kėtė e them me ‘kompetencė’ sepse unė nuk pėrdor makinė apo biēiklete por eci vazhdimisht nė kėmbė rrugėve dhe shesheve tė Tiranės dhe, pėr shkak tė profesionit, sytė i kam si kamera vėzhguese. Mund tė them se janė prerė drurė kur ėshtė marrė njė leje ndėrtimore nga bashkia ose pėr arsye shtetėrorė tė ndėrtimit ose zgjerimit tė rrugėve automobilistike, shesheve publike etj.. nė kėta raste prerja e drurėve quhet ‘e sforcuar’, por ėshtė e ligjshme.