Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 85
  1. #1
    AngeL Maska e briiigi
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    jo para Pc tende...shif anash
    Postime
    40

    Ardit Gjebrea

    Meqenese Ardit Gjebrea eshte nje kengetar me nje pozicion me rendesi ne muziken shqipetare po postoj disa nga lirikat e kengeve te tij

    I thuaj Jo


    Dhe vrapova nėpėr natė
    Nė qytetin e panjohur ty tė kėrkoja
    I humbur mes gėzimit, mallit tė pafund
    Me njė adresė nė duar

    Dhe yjet pėrgjonin pas mjegullės tė fshehur
    Me marramėndje ndjenjash, jetė tė dehur
    Nata e ftohtė, sinjalet misterioze
    Nėn taka prostitutash, pasione zbulon ti

    Pemėt e lagura anės totuarave
    ...spektatorė tė trishtuar
    Heshtur vėshtrojnė skena dashurie
    …nė errėsirė e konsumuar

    Dhe mė frikėsoi nata e ketij qyteti
    Kjo gjysėm jete, jeta e njė planeti
    Njė siluetė shfaqet si hije
    Shkujdesur jetonte njė ēast dashurie

    Atje dy drita krejt pa pritur ndizen
    E pamundur, zė i njohur, qeshje e njohur
    Ishe ti...

    (refren)
    I thuaj jo, tė paktėn vetėm sonte
    ...i thuaj jo
    Po ti mė bėn tė trembem
    Tė ulėrij tė ēmendem
    Harroje veten tėnde dhe mos shko
    Me tė mos shko

    Dhe mjegulla tė lutet: I thuaj jo
    Po ti me natėn tretesh
    Jehonė e zėrit mbetesh
    Rend mbas teje tė t'ndalojė
    Do doja tė ishte ėndėrr
    Sikur tė ishte ėndėrr
    ----------------

    Atje njė dritė shprese fiket
    E pamundur, zė i njohur, qeshje e njohur,
    Ishe ti…

    (Refreni)
    I thuaj jo, tė paktėn vetėm sonte
    ...i thuaj jo
    Po ti mė bėn tė trėmbem
    Tė ulėrij tė ēmendem
    Harroje veten tėnde dhe mos shko
    Mos shko
    Dhe era ulėret : I thuaj jo
    Po ti me natėn tretesh
    Jehonė e zėrit mbetesh
    Rend mbas teje tė t'ndalojė

    Dhe mjegulla tė lutet: I thuaj jo
    Por ti me natėn tretesh
    Jehonė e zėrit mbetesh
    Rend pas teje tė t'ndalojė
    I thuaj jo...




    *nje nga te preferuarat e mia
    to err is human , to forgive devine

  2. #2
    AngeL Maska e briiigi
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    jo para Pc tende...shif anash
    Postime
    40
    Jeto dhe jeten time



    Jeto dhe jetėn time po e deshe
    eja dhe merre, veē jeto......

    Ata qė s'duan dashurinė
    nuk dinė se ē'ėshtė mirėsia
    folenė e ngrenė nė errėsirė
    edhe mbi ty lėshojnė stuhira

    Se janė mėsuar tė zvarriten
    tė tė helmojnė pastaj tė vdesin
    pa prekur trupin tėnd tė ngrohur
    nga afshi i puthjes, ledhatimit

    Dhe pena ime nis e shkruan
    kaq e lodhur nga mundimi
    kėrkon nga ty dhe merr dy fjalė
    dhe ndalet lumi, zemėrimi

    Tė Dua, Tė Dua, Tė Dua
    o fjalė hyjnore e kėsaj bote
    u pėshpėrite nga buzė e dashuruar
    qė frymė ty tė dhanė

    Shumė tė kėrkova gjersa tė gjeta
    dhe nėse vdes mos u trishto
    por ti jeto....

    Nėpėr rrugėt e dashurisė
    enden kėngėt dhe legjendat
    nėpėr vargjet e poetit
    zemrėn ka ajo

    Dhe nė vija pentagramesh
    derdhet shpirti i njė artisti
    por dicka pa thėnė ka mbetur
    le tė tjerėt ta tregojnė...

    Jeto dhe jetėn time po e deshe
    eja dhe merre, veē jeto...

    Ata qė s'duan dashurinė
    nuk dinė se ē'ėshtė mirėsia
    folenė e ngrenė nė errėsirė
    edhe mbi ty lėshojnė stuhira

    Se janė mėsuar tė zvarriten
    tė tė helmojnė pastaj tė vdesin
    pa prekur trupin tėnd tė ngrohur
    nga afshi i puthjes, ledhatimit

    Dhe pena ime nis e shkruan
    kaq e lodhur nga mundimi
    kėrkon nga ty dhe merr dy fjalė
    dhe ndalet lumi, zemėrimi

    Tė Dua Tė Dua Tė Dua
    o fjalė hyjnore e kėsaj bote
    u pėshpėrite nga buzė e dashuruar
    qė frymė ty tė dhanė...

    Shumė tė kėrkova gjersa tė gjeta
    dhe nėse vdes mos u trishto
    por ti....

    Dhe jetėn time po e deshe...
    eja dhe merre por ti jeto...
    to err is human , to forgive devine

  3. #3
    AngeL Maska e briiigi
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    jo para Pc tende...shif anash
    Postime
    40
    Maikna e memories



    Makina e memories vrapon nė kujtime
    Nė ēastet e jetės qė endėm tė dy
    Dhe ditėt rrėshqasin e syrit i fshihen
    Dhe rendie e rendin, humbasin diku

    Makina e memories si era
    Humbet nėpėr mjegull, mbi tė fluturoja
    Me sy tė pėrgjumur kėrkoj nga dritarja
    Diku tė ndaloja…
    Ti mblidhja kujtimet, aty ti fiksoja
    Mundohem mundohem, ti gjej nėpėr vite
    Kujtimet kalojnė…
    ...po kujtimet kalojnė

    Dhe ti qeshje, ti kėndoje
    Psherėtije nė heshtje dhe qaje
    Me lotėt qė tė ndrinin nė sy
    Dhe mė flisje, ėndėrroje
    Dhe tregoje, tregoje
    Tė vertetat trillime qė jetuam tė dy
    ....dhe kujtimet kalojnė
    ....dhe kujtimet kalojnė
    ....dhe kujtimet kalojnė

    Fragmente kujtimesh mė dalin pėrpara
    Nė skena qiellore me diell a me shi
    Ēapitem i lodhur tė ulem mes tyre
    Ato mė largohen...largohesh dhe ti

    Fragmente sensuale qė era
    Si gjethet e vjeshtės i shkundi nga pema,
    Piktura qė koha ngjyrosi nė mėndje
    Sikur ti ndaloja...
    Ti mblidhja tė gjitha nė krahė ti mbuloja
    Mundohem mundohem ti gjej nėpėr vite
    Kujtimet kalojnė…
    ...po kujtimet kalojnė

    Dhe ti qeshje, ti kėndoje
    Psherėtije nė heshtje dhe qaje
    Me lotėt qė tė ndrinin nė sy
    Dhe mė flisje, ėndėrroje
    Dhe tregoje, tregoje
    Tė vėrtetat trillimet qė jetuam tė dy

    Mė afroje, mė largoje
    Mė humbisje dhe prapė mė takoje
    Mė puthje nė buzė si fėmijė
    Mė thėrrisje dhe mė prisje
    Dhe kėrkoje, kėrkoje
    Tė vėrtetat trillime ti jetojmė pėrsėri
    ....po kujtimet kalojnė..
    Dhe kujtimet kalojnė...
    Dhe kujtimet kalojnė...
    Kalojnė, kalojnė, kalojnė

    Makina e memories vrapon nė kujtime
    Nė ēastet e jetės qė endėm tė dy
    Dhe ditėt rrėshqasin e syrit i fshihen
    Dhe rendin e rendin, humbasin diku

    Dhe kujtimet kalojnė…
    Dhe kujtimet kalojnė...
    Dhe kujtimet kalojnė...
    to err is human , to forgive devine

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    Vargje per veten

    Vini pak edhe tekstin e kenges "Vargje per veten"
    Ju lutem

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Vetem ne kemi munguar

    Sa kam pritur te jemi prap te dy
    dhe liqeni dhe pemet jane aty
    Vetem sjemi ata qe jemi
    dhe sthemi ato qe themi
    Dhe kujtojem tek stina e vjeter
    ndersa shkruajm kengen tjeter.

    Edhe mbremja ku jemi ne te dy
    njeri tjetrin se shohim me ne sy
    sa veshtire te bisedojme
    se nuk dime ku ta fillojme
    dhe kam frike te te afrohem cudi!

    refreni
    E ndoshta pemet liqeni dhe bari
    do te donin qe te flisnim perseri
    edhe pse fjale e vertet
    eshte e cmuar si argjendi
    po heshtja
    eshte pohim!

    E ndoshta pemet liqeni dhe bari
    do te donin te te puthja perseri
    po kush nga ne do guxonte
    kush nga ne do guxonte
    i pari
    une per vete kam frike
    me ndihmo edhe ti
    me ndihmo edhe ti!!

    Edhe pema ku rrinim ne te dy
    edhe emrat qe gdhendem jane aty
    Aty ka mbetur qielli,
    dhe era, edhe dielli
    dhe asgje nuk ka ndryshuar
    vetem ne kemi munguar.

    Eshte aty ku ne mbollem
    nje gezim
    eshte aty ku na ndahu
    nje trishtim

    Jane puthjet perqafimet
    jane zenkat dhe gabimet
    jane aty sic ishin
    sa cudi!

    Dhe ndoshta pemet liqeni dhe bari
    do te donin te te puthja perseri
    Po kush nga ne do guxonte
    Kush nga ne do guxonte i pari??
    Une per vete kam frike
    Me ndihmo edhe ti
    Me ndihmo edhe ti

    Sa kam pritur te jemi prape te dy
    dhe liqeni dhe pemet jane aty
    vetem sjemi ata qe jemi
    dhe s'themi ato qe themi
    dhe kujtojme tek stine e vjeter
    ndersa shkruajme kengen tjeter

    Refreni



    Vargje per veten

    Nuk i di askush vargjet
    qe per vete, per vete shkrova
    drita kaq te zbehta
    fytyren ndriconin

    dhe krejt i vetem
    kam vrapuar
    te triumfoja, te triumfoja
    permbi vite te pastina
    e qe s'do me plakin dot

    nuk i di askush
    ato nete brenda meje
    ato fjale qe s'perseriten
    tjeter here ne jete

    nuk i di askush
    qytetet ku u fsheha
    ika larg nga kureshtaret
    qe i dinin te vertetat e mia

    nuk i di askush
    se nga po kthehem
    kaq i lodhur
    e se kam nevoje
    per zera te njohur

    ky eshte nje pyll
    gjigand me njerez
    flasin me vete,
    thone me njohin

    po gabojne,
    se vetem emrin,
    emrin ma din
    nuk i di askush
    ato nete brenda meje
    ato fjale qe s'perseriten
    tjeter here ne jete
    nuk i di askush
    qytetet ku u fsheha
    ika larg nga kureshtaret
    qe i dinin te vertetat e mia...

  6. #6
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    Flm fiori

    Fiori faleminderit,

    Te gjitha kenget e Ardit Gjebrese me pelqejne shume, por tek kjo kenge me pelqen me shume teksti
    Keto vargje mund ti kisha shkruar edhe une

    Krispi

  7. #7
    AngeL Maska e briiigi
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    jo para Pc tende...shif anash
    Postime
    40

    kenga qe e beri nje nga me te famshmit

    Jon

    Mė erdhe nė njė kohė tė dėshpėruar
    Me dhimbje..., Jon
    Kur anijet si fantasma
    Nėpėr det me aventura
    Klithnin: Libertą!

    Dhe sytė i kish aty gjithė Shqipėria,
    Ajo dinte si duronte
    Po i shkuleshin filizat
    Deti u bė mal me njerėz,
    E toka det me lot

    Dhe ty pėr herė tė parė tė puthte drita
    Ti linde…, Jon
    Nuk e dije ē'ish gėzimi
    As dhimbja as mjerimi
    Qė flakė, godet e rrudh njė tokė

    Sot me gjithė foshnjet nė botė je njėsoj
    Si ata ti qesh e luan
    Kjo ėshtė vetėm nisja juaj
    Por do rritesh do kuptosh
    Se fatet s'janė njėsoj

    Bekimin merr nga mua
    O shpirt i patrazuar
    Njė fjalė tė thėnė ma dėgjo:
    Zinxhirė tė praruar ty kanė pėr tė ofruar
    Por prapė je skllavėri

    (refren)
    Jon, ky emėr marrė nga deti
    Jon, me kėngė vale tund djepin
    Jon, dhe ti ja ndjeve aromėn
    Ta kesh pėr jetė me vete

    Jon, po tė lundrosh me kėtė emėr
    Jon, e tė takohesh me vėllezėr
    Jon, do tė mjaftojnė dy duar
    Tė thuash se je, ti je Jon
    --------------

    Bekimin merr nga mua
    O shpirt i patrazuar
    Njė fjalė tė thėnė ma dėgjo:
    Zinxhirė tė praruar ty kanė pėr tė ofruar
    Por prapė je skllavėri

    Me skllav jo nuk te dua
    Nga vetje i mohuar, Jon, Jon
    Me skllav jo nuk te dua
    Nga vetje i mohuar, Jon, Jon
    to err is human , to forgive devine

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    ka pohuar pėr “Zėrin e Amerikės” se ky takim ka qenė ndėr mė tė rrallėt qė ai ka bėrė me bashkatdhetarėt nėpėr botė
    Mula, Gjebrea e Ēako, koncert nė Amerikė

    Tre artistė tė mėdhenj, njė soprano dhe dy kantautor kanė dhėnė njė koncert tė madh pėr bashkatdhetarėt e Amerikės. Inva Mula, Pirro Ēako dhe Ardit Gjebrea kanė pėrfunduar me shumė sukses koncertin e tyre nė Neė York, koncert ky qė u organizua nėn kujdesin e shoqatės bamirėse “Motrat Qiriazi”. Ishte ky njė sukses qė u rrėfye dje nė edicion informatik tė Zėrit tė Amerikės. I ftuar nė studio, Ardit Gjebrea ėshtė pyetur sė pari se si lindi ideja pėr kėtė koncert-“Qė prej gjashtė vjetėsh bashkatdhetarėt e Amerikės mė kishin ftuar qė tė vija pėr njė koncert por koha ime e mbingarkuar nuk mė lejonte qė tė vija”,-ka shpjeguar Gjebrea-“Fillimisht ideja pėr njė koncert kėtu nė Amerikė ishte e fotografit tė njohur Fadil Berisha e mė pas kjo ide u pasua nga organizata “Motrat Qiriazi” e cila bėri mė nė fund tė mundshėm realizimin e kėtij koncerti bamirėsie” Gjebrea ka treguar se koncerti ka qenė i konceptuar nė dy pjesė. Nė pjesėn e parė tė tij, kanė kėnduar Inva Mula me Pirro Ēakon ndėrsa nė pjesėn e dytė, e cila ėshtė konceptuar krejt ndryshe nga e para, ka kėnduar vetė ai, Ardit Gjebrea.-“Jam shumė i emocionuar dhe mund tė them se ky koncert ka qenė pėr mua njė ndėr takimet mė tė rralla qė unė kam zhvilluar me bashkatdhetarėt nėpėr botė”. Gjebrea ėshtė ngacmuar mė pas pėr lidhjen e tij me Inva Mulėn.-“Me Invėn mund tė them se kam nisur karrierėn time artistike. Kemi kėnduar bashkė qė nė moshėn 6-vjeēare e bashkė kemi qenė nė festivalet e ndryshme pėr fėmijė. Sė bashku realizuam nė dhjetor tė vitit qė shkoi koncertin e madh “Krishtlindje nė Tiranė”. Mė e rėndėsishme ėshtė pjesėmarrja jonė nė festivalin e Francės “Violinė mbi rėrė” ku ne tė dy kėnduam nė shqip. Sė shpejti do tė jemi sėrish bashkė nė Liban pėr njė tjetėr koncert”. Gjebrea nė ato pak minuta tė rezervuara nė edicionin e lajmeve tė Zėrit tė Amerikė ka prekur problemin e organizimeve tė koncerteve jashtė Shqipėrisė-“Ka ardhur koha qė tė organizohen koncerte me nivel, qė tė jenė porfesional. U ka ikur koha organizimit tė koncerteve nėpėr lokale. Koncerti ynė nė New York tregoi se mund tė bėhen tė tilla koncerte me nivel tė lartė profesional”, ka shtuar pas kėsaj se nė ato katėr ditė qėndrimi nė Amerikė ėshtė bombarduar nga ftesat tė cilat nuk beson se do mund t’i respektojė tė gjitha sepse angazhimet nė Tiranė (pėr tė cilėn e kishte marrė malli) nuk i lėnė shumė hapėsirė pėr tė lėvizur. Ndoshta sepse dhe puna drejtuese (administrative) qė ka nė Televizionin “Arbėria” e pengon disi nė punėn e tij krijuese.





    Print Email




    Copyright 2002 Shekulli

    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Mixing For You Maska e Deejay
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Moment Se Di Ku Jam
    Postime
    55
    Sa kam pritur te jemi prap te dy (Ardit Gjebrea)


    Sa kam pritur te jemi prap te dy
    dhe liqeni dhe pemet jane aty
    vetem s'jemi ata qe jemi dhe s'themi ato qe themi
    dhe kujtojme tekstin e vjeter ndersa shkruhet kenga tjeter

    Edhe prap ja ku jemi ne te dy
    njeri tjetrin se shohim me ne sy
    sa veshtire te bisedojme
    se nuk dime ku ta fillojme
    dhe kam frike te te afrohem cudi

    E ndoshta pemet liqeni dhe bari
    do te donin qe te flisnim perseri
    edhe pse fjala vertet eshte e cmuar si argjendi
    por heshtja eshte flori

    E ndoshta pemet liqeni dhe bari
    do te donin te te puthja perseri
    po kush nga ne do te guxonte kush nga ne do guxonte i pari
    une per vete kam frike
    me ndihmo edhe ti
    me ndihmo edhe ti

    Ja dhe pemet kur rrinim ne te dy
    edhe emrat qe gdhendem jane aty
    aty ka mbetur qielli dhe era edhe dielli
    dhe asgje nuk ka ndryshuar vetem ne kemi munguar

    eshte aty ku ne mbollem nje gezim
    eshte aty ku na ndahu nje trishtim
    jane puthjet perqafimet, jane zenkat dhe gabimet
    jane aty ashtu sic ishin sa cudi.
    Deejay.....

  10. #10
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Ja ku jam, Gjebrea

    artistit italian Gazibo, me tė cilin bashkėpunoi pėr kėngėn e njohur “Jon” nė vitin 1991

    Gjebrea-Gazibo, dy miq, ja ku janė


    Elsa Demo

    Dy miq qė pas kaq vitesh i thonė njeri-tjetrit “Ja ku jam!”. Dy kantautorė qė u prezantuan pėr herė tė parė nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve, nė vitin 1991. Ardit Gjebrea dhe Gazibo janė sėrish bashkė nė Tiranė pėrballė publikut. Albumin e tij tė fundit, pas gjashtė vjetėsh, quajtur “Ja ku jam”, kantautori shqiptar e paraqet sot nė mesditė nė prani tė mikut italian. Asgjė mė shumė se kaq nuk kanė pranuar tė thonė para konferencės pėr shtyp qė do tė jetė sot nė “Hotel Sheraton”.
    “Ja ku jam” ka 14 kėngė, disa prej tė cilave Gjebrea i ka kėnduar nė festivalet e “Kėngės magjike”. Edhe kėtė herė Gazibo ka kontribuar pėr albumin di dikur pėr kėngėn shumė tė njohur “Jon”, fituese e festivalit tė muzikės sė lehtė shqiptare nė dhjetor tė vitit 1991, kur Gjebrea sapo ishte kthyer nga studimet nė Itali.
    “I like Chopin” ishte kėnga e paharruar qė artisti italian kėndoi nė Tiranė, njė kėngė pėr disa javė kishte kryesuar klasifikimet e muzikės sė lehtė nė disa vende tė botės.



    31/01/2004
    KATEGORIA: Kulturė

  11. #11
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    "Ja ku jam": rikthimi ndėrkontinetal i Gjebresė
    Kantautori i njohur shqiptar pas gjashtė vjetėsh mungese i thotė publikut "Ja ku jam". Albumi i ri i me 14 kėngė me tė gjitha stilet e muziikės, qė nga ajo klasike tradicionale, tek dance apo hip hop. Itinerari qė nisi nga Tirana pėr nė Romė, Athinė e Nju Jork, ku krijesa e re muzikore mori formėn e saj tė plotė. Tė veēantat, emocionet dhe suprizat e albumit, i cili do tė promovohet nė 14 shkurt nė Pallatit e Kongreseve

    Anduela NIKA

    "Sa herė dora ime prek trupin tėnd tė zhveshur dhe shtrati i djersitur ngjan me njė re, me duart qė tė dridhen me sytė e njė fėmije papritur mė pyet: 'a ka tė tjerė si ne'?".

    Poezia e Andi Bejtes nuk mund ti shkonte mė pėrshtat njė ēifti. Dy 5 vjeēarė qė eksperimentojnė sė bashku emocionin e parė, mė pas konfirmojnė maturinė e tyre, pėr tu ritakuar nė njė natė Krishtlindjesh me njė "Tė dua" tė ngrohtė. Ajo, njė Inva Mula mahnitėse; ai njė Ardit Gjebrea qė nuk e ka humbur ritmin e kohės, teksa deklarojnė ndjenjat e tyre pėrpara 40 mijė spektatorėve tė Teatrit tė Operas sė Parisit. Dueti i tyre ėshtė vetėm "njė rrėnqethje mbi rėrėn" e albumit tė ri tė kantautorit tė njohur. Me "Ja ku jam" (albumi qė ka dalė sot nė treg), Gjebrea kėrkon tė rikonfirmojė, madje tė kapėrcejė me hapa galopantė suksesin e dy albumeve tė mėparshme, "Vargje pėr veten" dhe "Projekt Jon". Njė album me tė gjitha stilet e muzikės, qė nga ajo klasike e tradicionale, latine e me nuanca hip hop, dance e deri tek arma e fortė e tij, baladat alternohen nė 14 kėngė. "Pėr njė artist ėshtė e rėndėsishme tė mbetet me kohėn, pėr ti afruar publikut produktin mė tė mirė tė mundshėm. Sot Shqipėria s'ecėn me duartrokitje por me shitje. Pėr mua ėshtė shumė e rėndėsishme ana komerciale, por nuk mund tė anashkaloj dhe kontributin qė jam pėrpjekur tė jap me realizimin tim muzikor, qė vjen pas 6 vjetėsh nga albumi i dytė", ka deklaruar kantautori nė konferencėn pėr shtyp tė mbajtur dje nė Hotel Sheraton, pėr promovimin mediatik tė albumit "Ja ku jam". Pėr kėngėt e tij Gjebrea ka zgjedhur bashkėpunimin me emrat mė tė spikatur dhe interesantė tė letrave. Dritėro Agolli, Timo Flloko, Tedor Keko, Xhevahir Spahiu, Jorgo Papingji, Andi Bejtja e Dr. Flori kanė "huajtur" vargjet e tyre pėr tu bashkuar nė njė simbiozė me krijimtarinė muzikore, qė mban firmėn e vetė kėngėtarit.

    Producenti artistik dhe realizuesi i tė gjitha orkestracioneve tė albumit, Paul Mazzolini ( i njohur ndryshe si Gaxibo) shfaqet me tė gjitha tendencat e kohės. Njė bashkėpunim i suksesshėm i nisur qė nė vitin 1991. Nė studion Softėorks nė Romė, Mazzolini ka mbledhur artistė nga mė tė njohurit nė Itali pėr tė interpretuar nė "Ja ku jam", "Pėr mua ėshtė gjithnjė njė emocion i madh tė vij nė Shqipėri dhe tashmė Arditin nuk e kam vetėm mik, por njė vėlla me tė cilin kam njė "feeling" shumė tė fortė artistike", ka pohuar Gaxibo. Bashkėpunimi shqiptaro-italian vijon nė studion e Erjon Zaloshnjės nė Tiranė, ku Gaxibo vjen tė regjistrojė back vokalet. Miqtė e Gjebreas, Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa dhe Jonida Maliqi kontribuojnė me zėrat e tyre. Disa instrumentistė tradicionalė me fyell e lauri, zumare e tarabuk, dajre e llautė i japin albumit shijen mesdhetare. Pėr tu rikthyer sėrish nė Romė. Gjithēka nis tė miksohet nga Emanuele Donnini dhe vetė Mazzolini. Ndėrsa masterizimi realizohet nė studion e njohur "reference" nė Romė. "Ja ku jam" vjen si njė produkt me pretendimet mė profesionale dhe serioze qė ka tregu sot nė botė. Parametrat teknikė tregojnė nivelin e lartė tė tij, ku gjithēka ėshtė e kuruar nė detajet mė tė vogla. Nga Roma nė Athinė, ku kompania greke "Le Spot" merr pėrsipėr prodhimin e videoklipit tė kėngės qė mban dhe titullin e albumit, "Ja ku jam". Xhirimet nė Athinė dhe rrethinat e saj mbajnė firmėn e njė prej regjisorėve mė tė njohur grekė, Nikos Sulis. "Preferova qė videoklipin e kėngės, qė mban titullin e albumit ta realizoj nė rrugė, mes njerėzve. Eshtė mė interesante dhe e prekshme pėr ta, sesa njė hotel me pesė yje dhe njė makinė luksoze", ka deklaruar kantautori Ardit Gjebrea, i cili nga Ballkani niset nė drejtim tė kontinentit amerikan. Fotografi i njohur me origjinė shqiptare Fadil Berisha pasi dėgjon tė gjitha kėngėt e albumit, realizon fotot e tij nė Nju Jork, pėr tė konkluduar kėshtu cilki i "Ja ku jam" nga Tirana nė Romė, Athinė e Nju Jork, nėn njė mbėshtetje solide tė sponsorve tė klipit AMC dhe Memphis. Tė drejtėn e shpėrndarjes sė albumit pėr Shqipėrinė e ka blerė shtėpia diskografike "Supersonic", pėr Kosovėn dhe Zvicrėn "Zico Company", "Albanota" nė Maqedoni dhe "Eni Reisen" nė Gjermani". Nė 14 shkurt do tė bėhet promovimi i albumit, nė njė koncert live me tė gjitha kėngėt e reja tė tij. Nuk do tė mungojnė tė ftuarit e veēantė; si njė trupė baleti e ardhur nga Kievi (Rusi) apo instrumentistėt e talentuar italianė, qė e kanė shoqėruar Gjerbrenė nė kėngėn "Ja ku jam". Dhe ndoshta tė dashuruarit e kėsaj ditė tė veēantė do tė mund ti pėshpėrsin mė shumė njėri tjetrit "tė dua, tė dua, tė dua dhe ti e di sa herė s'ta kam thėnė, ta kam fshehur, je vetėm ti".




    --------------------------------------------------------------------------------
    01/02/2004

  12. #12
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Prap Arditi

    Pėr dy net me radhė, nė Pallatin e Kongreseve prezantohet albumi i ri i kantautorit Ardit Gjebrea, “Ja ku jam”. Dy net spektakėl me kėngė tė reja, tė ftuar dhe tė papritura

    Ardit Gjebrea: Nuk mė keni njohur


    Alma Mile

    Pėr tė kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t’iu thėnė “Tė dua!”, tė gjithė njerėzve tė tij tė dashur, jo vetėm familjes, miqve, por edhe publikut. Pas 6 vjet mungese, Ardit Gjebrea kthehet sėrish nė Pallatin e Kongreseve, pėr tė promovuar albumin e tij tė tretė “Ja ku jam”. I planifikuar pėr tu zhvilluar vetėm natėn e Shėn Valentinit, pėr shkak tė interesimit tė madh tė publikut, i cili gjithashtu e ka konsideruar kėtė eveniment si njė dhuratė dashurie, do tė zhvillohen dy koncerte, nė datat 14 dhe 15 shkurt. “Dėshirojmė qė kėtė koncert t’ia dedikojmė tė gjithė tė dashuruarve dhe mendoj se Arditi ėshtė personi mė i pėrshtatshėm pėr ta bėrė njė gjė tė tillė”, - ėshtė shprehur kantautori i njohur italian Gaxibo, producent artistik i albumit “Ja ku jam”. Pėr italianin qė ka kuruar dy albume tė Gjebresė, ky i fundit ėshtė mė i miri. “Mendoj se ky ėshtė albumi i pjekurisė sė Arditit, njė album i cili pėrmbledh tė gjitha eksperiencat e tij, ato tė diskut tė parė, tė “Projekt Jon”, gėrshetuar me muzikėn e sė ardhmes. Ai ėshtė si vera e vjetėr, qė hapet nė kohėn e duhur”, - shton ai. Por duket se edhe vetė kantautori shqiptar, ėshtė i tė njėjtit mendim. “Nė kėtė album unė jam mė i pjekur, mė me kohėn, mė modern, mė i fuqishėm.”

    Pas njė shkėputjeje prej 6 vjetėsh, ēfarė pėrfaqėson pėr ju ky koncert?
    Shumė energji, shumė mund, shumė djersė, por pse jo edhe magji. Kam bėrė tė gjitha pėrpjekjet, kam shfrytėzuar tė gjitha njohjet e mia, pėr tė bėrė diēka tė veēantė, tė sjell kėtu instrumentistė italianė, balerinėt rusė, studentė tė Akademisė sė Arteve, Gaxibon, si producent artistik, etj. Por nuk mund tė mos pėrmend faktin qė pas spektaklit qėndron regjisorja, Vera Grabocka. Do tė jetė njė formacion prej 31 vetėsh nė skenė dhe 14 balerinė, njė ushtri e tėrė. Pėrsa i pėrket ndriēimit dhe fonisė, ajo u ėshtė besuar specialistėve tė ardhur nga Greqia, por edhe stafit shqiptar tė Gėzim Tufės. Njė bashkėpunim shqiptaro-greko- italiano-rus.
    Pse keni zgjedhur datėn 14 shkurt pėr promovimin e albumit tuaj?
    Nuk mund tė gjeja dot mėnyrė mė tė mirė pėr t’i thėnė “Tė dua!”, publikut tim. Por publiku mė ėshtė pėrgjigjur pėrpara se unė t’ia thosha njė gjė tė tillė, me interesimin e tij. I detyruar nga kėrkesat e tyre, por edhe nga dashuria qė kam, do t’u dhuroj dy netė spektakėl. Unė jam shumė i lumtur qė do tė jap njė tjetėr koncert nė datėn 15, sepse mendoj qė pas karikimit tė njė nate mė parė, koncerti i dytė do tė jetė njė shpėrthim. Do tė kisha dashur tė kishte dhe njė datė 16, por kjo ėshtė e pamundur, sepse ekipi grek dhe instrumentistėt italianė nuk do tė jenė. Por mendoj se do tė jenė koncerte shumė tė bukura, megjithėse nuk mė takon mua qė ta them njė gjė tė tillė.

    Ku ndryshon ky album nga dy tė parėt?
    Ky album jam unė. Jo se nė dy tė parėt nuk ka qenė kėshtu, por kėtė herė jam unė mė i pjekur, mė me kohėn, mė modern, mė i fuqishėm, jam unė ajo bisha artistike, nėse do ta quaj veten kėshtu. Kėtė herė, i kam tė gjitha pikėt e mundshme qė tė shpėrthej.

    Kujt ia dedikoni kėtė koncert?
    Ashtu si edhe e kam bėrė dedikimin tim nė album, kėtė koncert ua dedikoj familjes sime, nėnės, bashkėshortes, djalit, babait qė mė mungon, por qė ai ėshtė.

    Cila do tė jetė kėnga qė do tė hapė koncertin?
    Kėnga e parė qė do tė hapė koncertin ėshtė “Flas me hėnėn”, por se nga do tė dal nuk ua them, por do tė dal andej nga s’ka dalė askush deri mė sot.

    Pėrveē krijimeve tė albumit tė ri, do tė ketė edhe kėngė tė albumeve tė tjera?
    Krahas kėngėve tė reja, do tė kėndoj edhe 4 kėngė nga albumi im i dytė, sepse dėshiroj qė tė vendos njė kontakt mė tė afėrt me publikun dhe ai tė kėndojė bashkė me mua.

    Kė do tė veēonit si kėngėn mė tė bukur tė koncertit?
    Nuk mund tė veēoj se cila ėshtė mė e bukura, pasi pėr mua janė tė gjitha tė tilla…Por mendoj se kėnga mė e bukur e koncertit, do tė jetė publiku.

    Mund tė zbuloni ndonjė detaj…
    Nuk do tė doja tė zbuloja shumė detaje nga koncerti, sepse do tė doja qė i pari qė do ta shijojė kėtė koncert, tė jetė publiku i sallės. Do tė kėndoj, kėrcej…, tė jeni tė bindur qė do tė jem i paparashikueshėm. Ende nuk mė keni njohur.



    15/02/2004
    KATEGORIA: Kulturė

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e vagabondi1
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Where the bitches are...CaLiFoRnIa BaBY !
    Postime
    217
    Esht e vertet qe ka nxjer nje album Ardit Gjebrea kto kohet e fundit ?

  14. #14
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Albumin e ri mund ta dėgjoni kėtu

    Edi

  15. #15
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Edi, faleminderit ne lidhje me punen qe ben me faqen e muzikes dhe faleminderit shigjetes qe solli albumin e Arditit.

    Ne pergjithesi kenget me pelqyen. Kam vene re se artistet shqiptare te ketyre viteve po karakterizohen nga tendenca per eksperimentim me lloje te ndryshme muzikesh. Po ju jep te gjitheve mundesine te gjejne veten, por ne te njejten kohe po krijon nje vale "laje lulesh ".

    Arditi mu duk shume i moshuar, kisha kohe qe nuk ja kisha pare fytyren. Me beri pershtypje golfi, i semure ka qene kur ka bere foton



    Kenget qe me pelqyen me shume nga albumi jane Bota ime dhe Ja ku jam :


    Bota Ime

    Refreni
    Ti boten time nuk e njeh
    ne veten tende syte i fsheh
    s'te vret me fjala dhe e verteta
    eresire ti je, eresire nuk ke me ndjenja

    S'mund te jem une ky
    s'mund te jem drite une per ty
    pertej vetes tende nuk shikon
    une jetoj me ty
    me nje jete qe kurre s'me dhe
    tani me tremb dhe ti qe egziston
    heshtjet neper nate
    te vertetat, te fshehtat ne i ndame
    dhe lexonim fjale qe nuk i thame
    asgje nuk do kuptosh
    si fantazem me naten do te shkosh
    hija jote neper kembe te ngaterron


    Refreni - Dy here
    Ti boten time nuk e njeh
    ne veten tende syte i fsheh
    s'te vret me fjala dhe e verteta
    eresire ti je, eresire nuk ke me ndjenja


    S'mund te jem me ty
    nuk me sheh dot me ne sy
    me ty fillon gjithcka me ty mbaron
    e vertete nuk je
    veten tende ti e fsheh
    me puthje genjeshtare qe s'jetojne
    heshtjet neper nate
    te vertetat, te fshehtat ne i ndame
    dhe lexonim fjale qe nuk i thame
    asgje nuk do kuptosh
    si fantazem me naten do te shkosh
    hija jote neper kembe te ngaterron


    Refreni - deri ne fund
    Ti boten time nuk e njeh
    ne veten tende syte i fsheh
    s'te vret me fjala dhe e verteta
    eresire ti je, eresire nuk ke me ndjenja



    .........

  16. #16
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Jo me Fiori, Jo

    Golfi ėshtė pėr dy arsye: E para tregon se ai ėshtė munduar aq shumė me kėngėt sa i janė acaruar edhe kordat e zėrit, pra artist i vėrtetė, soprano. E dyta, golfi jep njė ndjenjė ngrohtėsie, dashurie, qė i pėrshtatet temės sė albumit dhe ngjall interes tek dėgjuesit e Arditit. Ti, si pe Korēe qė je nuk merr vesh nga kėto gjėra se ta ka ftohur zemrėn dėbora.

    Interesi i vizitorėve i ka rreshtuar kėngėt nė 40 mė tė dėgjuarat por vetėm koha do tregojė cilėsinė e vėrtetė tė kėngėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 07-04-2004 mė 00:50
    Edi

  17. #17

    Ja ku jam

    Te kerkoj
    Te kerkoj e nuk te gjej
    Ne cdo vend ku kemba shkel
    Ti askund, askund nuk je

    Te kerkoj
    Si i cmendur te kerkoj
    Neper boten qe s’mbaron
    Sa dhe fryma me ndalon

    Pse, pse me torturon kete nate
    Pse thone une jam njeri pa fat?!

    Ref.
    TI,
    Dhe nje here po te kthehesh ti – une ja ku jam
    Dhe nje here te me duash prape – une ja ku jam
    Dhe nje here ti te jesh e imja – ja ku jam
    Parajsen te ta fal

    Dhe nje here te te mbaj ne duar – ja ku jam
    Dhe nje here te me besh te vuaj – ja ku jam
    Dhe nje here te me vrasesh mua – ja ku jam
    Dhe vdekja le t’me marre

    Me mungon
    Zerin tend nuk e degjoj
    Nje mesazh ne telefon
    Shpirti im sa me mungon

    Me mungon
    Prekja jote me mungon
    Trupi yt kur dritheron
    Dhe nje puthje qe s’mbaron

    Pres, pres te me vish kete nate
    Pres, cdo njeri e ka nje fat

    Teksti: Timo Flloko
    Muzika: Ardit Gjebrea
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #18

    Kur braktis ate qe do

    Ti
    Ti po kthehesh perseri tek une
    Me pendese edhe trishtim pa fund
    Ka shume kohe qe po te pres…sa shume…

    Vjen
    Permes eres neper nete, ti vjen
    Nostalgji dhe deshperim me sjell…
    Sa e huaj je tani, s’e ndjen?...

    Ku shkuan endrrat, ku
    Ke deshen syte e tu
    S’e di…!
    Ne heshtim qe te dy
    Na ndan nje ftohtesi
    Tani…

    Kur braktis ate qe do
    Vjen nje cast qe e kupton
    Se pa te, ti dot s’jeton…!

    Cfare me thuaj vlen ne bote
    Kur je vetem e ke ftohte
    Dhe nje zemer s’e gjen dot…?

    Ku shkuan pritjet, ku
    Ku ndali hapi yt
    S’e di…!
    Nje ndjenje ne fshehtesi
    Jam skllavi yt me thote
    Tani…

    Une
    Sa trishtim po ndjej ne shpirt, cudi…!
    Kur pendesen shoh ne syte e tu
    S’di…te dua a te humba pergjithnje?!

    Ti
    Ti u ktheve, lotin shoh te ngrire
    Jam i dobet dhe te fal?! S’e di…
    Mund ta kthejme ne jete dashurine?!...

    Teksti - Timo Flloko
    Muzika - Ardit Gjebrea
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #19
    me pelqen kenga e re e ardiitit Ja ku jam

    nese don dikush muj tja jap linkat me bere download albumin e ri
    duhet mire te shfrytezohet koha, sepse jeta nga koha perbehet

  20. #20
    Ja nje foto me 'verore' e Arditit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ramize Gjebrea
    Nga shigjeta nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 27-04-2014, 12:45
  2. Ke preferoni: Gjebrea apo Cako?
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-05-2011, 12:59
  3. Nderi dhe turpi i Vlorės
    Nga {FIGO} nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 12:51
  4. Ardit Gjebrea në Toronto
    Nga anabanana nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 03:33
  5. Ramize Gjebrea
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2002, 03:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •