Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    A duhet të mbahet një kongres i sërishëm i drejtshkrimit të gjuhës shqipe?

    Të nderuar anëtarë këtu dëshiroj të çfaqim opinionet e publikut të gjërë në lidhje me mbajtjen e një kongresi të serishëm të drejtshkrimit të gjuhës shqipe si kongresi i Tiranës në vitin 1972

    Foto nga anëtarët e kongresit të Tiranës i mbajtur në Tiranë nga 20-25 nëntor i vitit 1972,në këtë kongres morën jesë 87 delegat dhe mbi 300 veta të ftuar nga gjitha rrethet e vendit,nga shqiptarët e Kosovës,Maqedonisë,të Malit të Zi dhe nga arbëreshët e Italisë.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Hotlani për postimin:

    Elona Sollaku (28-09-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: A duhet të mbahet një kongres i sërishëm i drejtshkrimit të gjuhës shqipe?

    Duke pasur parasysh zhvillimi e shkencës .teknikës,teknologjisë.....,konsideroj që duhet të mbahet një kongres i serishem i drejtshkrimit të gjuhës shqipe,sepse nga viti 1972 e deri tani kan ndryshuar gjërat,shembull në fjalorin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe kur shenohet një datë aty në fjalor qëndron kështu shembull 21.3.2013,por sot askush nuk e përdor kështu por 21.03.2013,nga se me sot është koha e internetit vet teknologjia e kompjuterit të imponon të shkruash sepse në gjitha shkrimet në internet kështu shkruhen një farë mënyre jemi të detyruar që të mos respektojmë rregullat drejtshkrimore të gjuhës shqipe.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  4. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: A duhet të mbahet një kongres i sërishëm i drejtshkrimit të gjuhës shqipe?

    Citim Postuar më parë nga Hotlani Lexo Postimin
    Të nderuar anëtarë këtu dëshiroj të çfaqim opinionet e publikut të gjërë në lidhje me mbajtjen e një kongresi të serishëm të drejtshkrimit të gjuhës shqipe si kongresi i Tiranës në vitin 1972

    Foto nga anëtarët e kongresit të Tiranës i mbajtur në Tiranë nga 20-25 nëntor i vitit 1972,në këtë kongres morën jesë 87 delegat dhe mbi 300 veta të ftuar nga gjitha rrethet e vendit,nga shqiptarët e Kosovës,Maqedonisë,të Malit të Zi dhe nga arbëreshët e Italisë.
    absolutisht nuk ka nevoje per kongres..thjeshte dhe vetem te beje punen e vet akademia e shkencave ..kush eshte me kompetente se akademia e shkencave..nuk besoj se ndokush tjeter..keshtu qe cdo e re qe hyn ne bazen e gjuhes shqipe mund te rekomandohet nga akademia e shkences dhe kaq..nga sa di une nje praktike te tille ndjekin shume vende te botes..psh per cdo fundviti universiteti i oxfordit nxjerr nje fjalorth te vogel ku shpjegon te gjitha fjalet e reja qe ate vit u futen ne fjalorin e oxfordit dhe ndryshime te tjera ne gjuhen angleze..te njejten gje te beje edhe akademia e shkencave ku me botime ne fund te vitit te rekomandoje fjalet e reja ne perdorimin e gjuhes shqipe apo edhe ndryshimet ne drejteshkrimin e saj..kaq shkurt dhe thjeshte..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: A duhet të mbahet një kongres i sërishëm i drejtshkrimit të gjuhës shqipe?

    Duhet mbajtur patjetër ! Unë propozoj që në veri të Shqipërisë të dërgojnë mësues të gjuhës Shqipe nga zonat e jugut. Duhet ndaluar rreptësisht që në veri të jepet mësimi i gjuhës Shqipe nga mësues verior, të cilët ngatërrojnë gërmën Q me gërmën Ç dhe gërmën GJ me gërmën XH. Përveç të tjerash, e shpjegojnë mësimin në dialekt verior duke krijuar një lëmsh të vërtetë mes asaj që është shkruar dhe asaj që shqiptojnë..!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •