Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Poezia ime

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2013
    Postime
    45

    Poezia ime

    GJUHE GJAKU

    Mbi flete rreshqet pena qe shkruan
    e majen e ngjyen ne gjak
    kjo flete me t'madhen dhimbje ruan
    t'shtamposun n'shkronja t'kuqe flak'

    Me gjuhe gjaku vec zemra flet
    e penes i dikton te shkruaje
    me shkronja gjaku gjuhen e vet
    qe si testament ta ruaje

  2. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Brisil pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Bahri. (21-10-2013),dobri (02-10-2013),zylfije (26-11-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2013
    Postime
    45

    Poezia ime

    VRAPI I KOHES



    Koha vrapon dhe ne bashke me te fati shume premton por s'na jep asgje

    Une ne nje cep dikush ne nje tjeter dikush ndihet vet' e te tjere te vdekur

    Maratonen e vrapit koha e ka fituar e ne, ne varesi te fatit varemi per te ndaluar

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171

    Pėr: Poezia ime

    Gjyshi 66-vjeēar

    Gjyshi 66-vjeēar me leckė mėndafshi fshiu grykėn e pushkės,
    Fshiu me leckė tė mėndafshit tė zhytur nė vaj,
    Me spagėn e hollė leckėn nė grykė e pėrshkoi,
    Nė tunelin e zi ku baruti qet flakė,
    Nga kanali spiral ku plumbi drejtohet
    Dhe krismė tė madhe e lė pas t’ėmėn plakė.
    Gjyshi 66-vjeēar tytės sė gjatė frymėn seē ia zuri,
    Me syrin e djathtė bukur e shikoi,
    Dhe nėpėr dhėmbė i tha – mirė mbetsh!
    Pastaj nga skaji i dhomės trupin e drejtoi,
    Mirė ėshtė- i tha nipit 12 vjeē,
    Tash grykėholla mund tė pushojė e qetė,
    Dhe u ngrit pėr ta varur nė gozhdė
    Nė gozhdėn nė mur qė e kishte ngulur vetė.
    Tash jam i qetė, i tha nipit nė vesh,
    Dhe martina do tė jetė e qetė,
    Martina me gryken e trashė si presh,
    Edhe pastaj mund dhe ajo tė flė
    Zėre qė ka sy dhe qė ka veshė!
    Eh, ē’po thua gjysh- i tha nipi i tij,
    Pushkėt dhe martinat do t’i ēojmė nė muze
    Se kėshtu na tha neve mėsuesja dje,
    Nė muzeun tonė qė themelet njė metėr i ka nė dhe.
    Po gjyshin e kapi papritmas e qeshura,
    Dhe i tha nipit: A i the mėsueses se a do t’na mbrosh?
    A i the mėsueses se hasmi nuk fle,
    A i the mėsueses se pa armė je dorėlidhur,
    A ia kujtove mėsueses si kaluam ne dje?
    Pa armė nip je i vdekur e gojėmbyllur ,
    Pa armė je sakat
    Pa armė je si leckė e pashtrydhur,
    Pa armė je i shtrirė nė tokė gjerė e gjatė.
    Nip – thirri gjyshi - barutin gjyshi im e mbante pėrherė thatė,
    Me barut e mbrojti oborrin sa e sa herė,
    Nip, duhesh ta keshė tė ditur dhe tė qartė
    Se ai e mbrojti pragun dhe birin e vet nė derė,
    Si dikur kur njerėzit mbronin vatrėn me shpatė
    Me zjarr e mbrojti kalamanin pėrherė,
    E mbrojti dhe tė veten grua
    E mbrojti nė dimėr dhe nė verė,
    Si e mbron bariu ujin nė krua.
    Kėmbėkryq ky gjysh pushkėn vjerrė seē e pėrcillte,
    Ēdo pjesė tė saj me vėmendje e shikonte
    Nga kėmbėza gjer nė shėnjestėr me mendjen e tij e sodiste,
    Koka e tij pėbrenda i vlonte dhe i gufonte.
    Se ēka mendonte e kujtonte vetėm ai e dinte,
    Pėrbrenda ky gjysh kishte njė vullkan,
    Kish’vullkan tė madh qė botėn e pėrbinte
    E trupin e kish plot vrull e elan,
    Plot zjarr,
    Si tė ishte njė drenicak, mirėditas a ēam,
    Sikurse njė lab.
    Eh nipi im, nipi im
    Me vete ky gjysh psherėtinte,
    Dhashtė fati qė kurrė atė hekur tė varur mos ta prekim me dorė,
    Dhe aty baruti tė fle gjithmonė i qetė,
    Dhashtė fati qė kurrė mos tė futemi nė atė lojė,
    Qė ndėrpren kėngėn e fėmijėve e njerėzit i tretė.
    Kurrė atij pėbindshi mos t’ia prishim gjumin,
    Dhashtė e dashtė fati qė askush pragun tonė pėrsėri mos tė na shkelin,
    Dhashtė e dashtė fati qė djersėn tonė kurrė mos ta humbim
    Dhashtė e dashtė fati qė nė kasollat tona kurrė fėmijėt pa zot tė mos ngelin.
    Mos t’na mbajnė asnjėherė askush nė shėnjestėr
    Dhashtė e dashtė fati qė qiellin tė lirė ne ta shikojmė,
    Dhe asgjė mė shumė, dhe asgjė mė tepėr.
    Dhe lirshėm tė ecim e tė kuvendojmė,
    Lirshėm tė qeshim e lirshėm tė kėndojmė,
    Lirshėm tė vallėzojmė,
    Dhe kurdoherė nė vatrat tona
    Lirshėm tė festojmė!
    Malishevė, 28 gusht 2013

  5. #4
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Zhaba dhe zhgaba

    ''O me zhabat ne moēale, o me zhgabat lart ne male!’’

    Petro Luarasi

    Zhaba dhe zhgaba

    ‘’Demagoge’’, i thanė shoqet
    Mos shih ėndrra, lėri lloqet
    Ti nuk je shqiponjė mali
    Por veēse zhabė moēali

    Por bretkosa mendjelehtė,
    Kur pa zhgabėn lart tek retė
    Iu ngjit majės e kėrceu,
    Prej marazit qafėn theu.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •