-
Poezia ime
GJUHE GJAKU
Mbi flete rreshqet pena qe shkruan
e majen e ngjyen ne gjak
kjo flete me t'madhen dhimbje ruan
t'shtamposun n'shkronja t'kuqe flak'
Me gjuhe gjaku vec zemra flet
e penes i dikton te shkruaje
me shkronja gjaku gjuhen e vet
qe si testament ta ruaje
-
3 antarėt mė poshtė falenderuan Brisil pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:
Bahri. (21-10-2013),dobri (02-10-2013),zylfije (26-11-2014)
-
Poezia ime
VRAPI I KOHES
Koha vrapon dhe ne bashke me te fati shume premton por s'na jep asgje
Une ne nje cep dikush ne nje tjeter dikush ndihet vet' e te tjere te vdekur
Maratonen e vrapit koha e ka fituar e ne, ne varesi te fatit varemi per te ndaluar
-
-
Pėr: Poezia ime
Gjyshi 66-vjeēar
Gjyshi 66-vjeēar me leckė mėndafshi fshiu grykėn e pushkės,
Fshiu me leckė tė mėndafshit tė zhytur nė vaj,
Me spagėn e hollė leckėn nė grykė e pėrshkoi,
Nė tunelin e zi ku baruti qet flakė,
Nga kanali spiral ku plumbi drejtohet
Dhe krismė tė madhe e lė pas tėmėn plakė.
Gjyshi 66-vjeēar tytės sė gjatė frymėn seē ia zuri,
Me syrin e djathtė bukur e shikoi,
Dhe nėpėr dhėmbė i tha mirė mbetsh!
Pastaj nga skaji i dhomės trupin e drejtoi,
Mirė ėshtė- i tha nipit 12 vjeē,
Tash grykėholla mund tė pushojė e qetė,
Dhe u ngrit pėr ta varur nė gozhdė
Nė gozhdėn nė mur qė e kishte ngulur vetė.
Tash jam i qetė, i tha nipit nė vesh,
Dhe martina do tė jetė e qetė,
Martina me gryken e trashė si presh,
Edhe pastaj mund dhe ajo tė flė
Zėre qė ka sy dhe qė ka veshė!
Eh, ēpo thua gjysh- i tha nipi i tij,
Pushkėt dhe martinat do ti ēojmė nė muze
Se kėshtu na tha neve mėsuesja dje,
Nė muzeun tonė qė themelet njė metėr i ka nė dhe.
Po gjyshin e kapi papritmas e qeshura,
Dhe i tha nipit: A i the mėsueses se a do tna mbrosh?
A i the mėsueses se hasmi nuk fle,
A i the mėsueses se pa armė je dorėlidhur,
A ia kujtove mėsueses si kaluam ne dje?
Pa armė nip je i vdekur e gojėmbyllur ,
Pa armė je sakat
Pa armė je si leckė e pashtrydhur,
Pa armė je i shtrirė nė tokė gjerė e gjatė.
Nip thirri gjyshi - barutin gjyshi im e mbante pėrherė thatė,
Me barut e mbrojti oborrin sa e sa herė,
Nip, duhesh ta keshė tė ditur dhe tė qartė
Se ai e mbrojti pragun dhe birin e vet nė derė,
Si dikur kur njerėzit mbronin vatrėn me shpatė
Me zjarr e mbrojti kalamanin pėrherė,
E mbrojti dhe tė veten grua
E mbrojti nė dimėr dhe nė verė,
Si e mbron bariu ujin nė krua.
Kėmbėkryq ky gjysh pushkėn vjerrė seē e pėrcillte,
Ēdo pjesė tė saj me vėmendje e shikonte
Nga kėmbėza gjer nė shėnjestėr me mendjen e tij e sodiste,
Koka e tij pėbrenda i vlonte dhe i gufonte.
Se ēka mendonte e kujtonte vetėm ai e dinte,
Pėrbrenda ky gjysh kishte njė vullkan,
Kishvullkan tė madh qė botėn e pėrbinte
E trupin e kish plot vrull e elan,
Plot zjarr,
Si tė ishte njė drenicak, mirėditas a ēam,
Sikurse njė lab.
Eh nipi im, nipi im
Me vete ky gjysh psherėtinte,
Dhashtė fati qė kurrė atė hekur tė varur mos ta prekim me dorė,
Dhe aty baruti tė fle gjithmonė i qetė,
Dhashtė fati qė kurrė mos tė futemi nė atė lojė,
Qė ndėrpren kėngėn e fėmijėve e njerėzit i tretė.
Kurrė atij pėbindshi mos tia prishim gjumin,
Dhashtė e dashtė fati qė askush pragun tonė pėrsėri mos tė na shkelin,
Dhashtė e dashtė fati qė djersėn tonė kurrė mos ta humbim
Dhashtė e dashtė fati qė nė kasollat tona kurrė fėmijėt pa zot tė mos ngelin.
Mos tna mbajnė asnjėherė askush nė shėnjestėr
Dhashtė e dashtė fati qė qiellin tė lirė ne ta shikojmė,
Dhe asgjė mė shumė, dhe asgjė mė tepėr.
Dhe lirshėm tė ecim e tė kuvendojmė,
Lirshėm tė qeshim e lirshėm tė kėndojmė,
Lirshėm tė vallėzojmė,
Dhe kurdoherė nė vatrat tona
Lirshėm tė festojmė!
Malishevė, 28 gusht 2013
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt