Nuk ka ndonje student nga Falulteti Juridik i Prishtines, qe nuk e ka ne zemer e mendje, prof. Bardhyl Ēaushin, pishtarin e pare te Jurisprudences shqiptare, qe i pari ligjeroi, lenden kryesore a boshtin e fakultetit Juridik - ne shqip, pas Ivo Puhanit, qe deri me ardhjen e prof. Bardhylit, E drejta Romake - ligjerohej sllavisht...
Pas nje rremuje politike ne Gjakove, ku Prof. Bardhyl Ēaushi, ne nje darsem paska kenduar kengen 'krajl Nikolla, kryelopa, s'merret Shkodra me dy topa'... nga qarqet e ndyera komuniste, u shkarkua nga puna juristi me i shquar dhe nje nder juristet me te shquar shqiptar e ballkanik dhe me gjere - nga pozita e kryetarit te Gjyqit Komunal te Gjakoves.
Mirepo, per nje kohe te shkurte, prof Bardhyli, perktheu vepren 'E drejta Romake' ne shqip dhe e ligjeroi i pari shqip ne Fakultetin juridik te Prishtines - nje nga profesoret me te dalluar
shylle e Jurisprudences shqiptare. Mbase, rrjetit politik antishqiptar, nuk i shkoi perdore ta mbylli atdhetarin e madh Prof. Bardhylin, sepse kishte nje imunitet personal gjigant, nje mendje intelekt aq larte te persosur, profesori iu tha haptazi, kur filloi te japi lenden kryesore juridike: 'e hoqet nje jurist dhe tash cdo vit formoj nga njemije jurista si une...' Ajo ishte pergjegja heroike e profesorit, Bardhyl Ēaushit dhe me te vertete, formoi me mijera juriste qe sot mund te krenohet Kosova e shqiptaria, te cilet dhane kontributin maksimal, ne clirimin e Kosoves derisot... Eshte sot ajo shoqata e juristeve kosovare, qe dridh boshtet e jurisprudences ballkanike e me gjere, ku nuk i shpeton asnje njohje e re nderkombetare juridike, ku e vuri ne dyshim edhe vet Kornizen kushtetuese te Kosoves (sipas planit te huaj) dhe vuri themelin e shtetit te ri kosovar - dardan! Kujtojme juristet kosovare dhe punen e tyre intelektuale, luftarake e heroike (1998/99), qe dridhen themelet e regjimit serb - qe asgje me teper nuk kane jurisprudentet europian, te cilet edhe mund te tejkalohen...si personalitete juridike.

Ja, kjo eshte fuqia e formimit te trurit juridik kosovar, nga njeri prej profesoreve me universal universitar, Prof. Bardhyl Ēaushit, ku verteton protreti i tij atdhetar: fizik, kultural, intelektual e shkencor - si personalitet universal dhe luftetar i paepur, kurre i pamposhtur burreror - me te cilin gjithmone do te krenohet Kosova e shqiptaria! Vetem intonacioni i te folurit te tij, te jepte shprese e guxim te pathyeshem, ne njohjen e diturise boterore, per tu formuar studentet e mirefillte si personalitete komplete, nga fuqia shprehese e tij, njohja e thelle e tij ne lamine juridike, filozofike e shkencore ne pergjithesi...! Diten e pare te studimeve ne fakultetin juridik te prishtines, si student, fillova te marre guximin me te madh, kur ndegjoja nje burre shqiptar kreshnik fizik e intelektual ne permasa boterore, ne amfithetrin juridik... E kjo pershtypje imja, nuk eshte e vetme, por e gjithe studenteve te Tij dhe e te gjithe juristeve shqiptar!

Si personalitet komplet, Prof. Bardhyl Ēaushi, beri qe rrjedhe nga nje familje atdhetare, me rrenje te forta shqiptare, me nje tradite te persosur rrjedhave historike, me nje gen te dalluar gjenealogjik te trungut dardan-illirian. Studimet e tij, vepra e tij juridike e patriotike shqiptare, ben qe te bie ne sy te regjimit te eger serb, ku edhe gjate Luftes se kosoves (1998-1999), Prof. Bardhyl Ēaushi, arrestohet, ku tok me Prof. Ukshin Hotin, nxirren nga burgu i Dubraves dhe dergohen ne drejtime te panjohura ne Serbi...ku soteasajdite, nuk dihet per fatin e tij as te prof. Hotit...

Prof. Bardhyl Ēaushi, eshte ndjenja universitare universale e krenarise kombetare shqiptare! Burrat shqiptar, si Ai universal jane te rralle! Nuk mendoj, se ky eshte vetem nje mendim imi personal i vetem!