Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 68
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës


    Kreu i mazhorancës së majtë, Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë të tij në parlament. Kryeministri i zgjedhur e ka nisur fjalën me tragjedinë e 11 shtatorit në SHBA.

    Më pas Rama foli për rrugën që ka përshkuar Shqipëria nga rrëzimi i sistemit totalitar. Kreu i PS-së theksoi se, ende nuk janë përmbushur aspiratat e 1990-s. Kjo tha ai, ishte arsye që çuan votuesit drejtë kutisë së votimit në zgjedhjet e 23 qershorit.

    “Këto aspirata bashkuan veriun me jugun, socialistët me demokratët. Si në marsin e vitit 1992 shqiptarët nuk u ndanë në dy blloqe por u bë një bllok masiv për të vendosur me votë të lirë me votë të pakontestueshme. Këtë pasqyrë të historisë së re nuk dua ta vendosur para humbësve. Nuk është qëllimi im or as synimi që të marrim kohën”, tha Rama.

    Opozita nuk qëndrojë e heshtur. Jozefina Topalli, Sali Berisha dhe kreu i grupit, Edi Paloka replikuan nga vendi me kreun e mazhorancës. Deputetët e opozitës u inatosën me Ramën në momentin që ai po krahasonte zgjedhjet e marsit të vitit 1992 me ato të 23 qershorit 2013-të.

    “Mos të harrojmë thellësinë e rezultatit të 23 qershorit, njëlloj si e marsit 1992, nuk e bëri dëshira për të ndryshuar qeverinë, përmasën historikë të fitores sonë e përcaktoi domosdoshmëria për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë duke nisur nga ndryshimi i modelit të qeverisë.”, u shpreh Rama.

    Ai garantoi opozitën se, asaj nuk do t’i mungojë ojë që PD i ka refuzua PS-së kur ishte në opozitës. Rama u shpreh se duhet të marrë fund historia kur Kryetari i Kuvendit merrte nëpërkëmbë. “Me një kryetar që nuk e ka deputet por kryetar të Bashkisë Tiranë, a nuk ngjan se tërë mallkimet i janë kthyer, që e kanë lënë pa kokë këtë opozitë.

    Megjithëse, Rama theksoi se nuk do t’i bëjnë karshillëk opozitës, deputetët e saj braktisën punimet e Kuvendit.

    Në deklaratën e mbajtur nga Berisha jashtë sallës së Kuvendit, ai tha se vendimi për të braktisur punimet e Kuvendit erdhi pas sulmit që Rama i bëri opozitës.

    Por pavarësisht këtij vendimi të Berishës për të nxjerr opozitën jashtë sallës, disa deputetë opozitarë nuk e zbatuar këtë urdhër. Në sallë mbeti Dashamir Shehi dhe Tahir Muhedini, të dy deputetë të zgjedhur nga lista e PD-së.


  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Archon për postimin:

    C.Jack Sparrow (12-09-2013)

  3. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Ky Saliu u ka bërë si Plaku Mere
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Edhe nje shans i humbur per nje fillim te mbare dhe tradite te re...
    Cdo dite i kane Europen, demokracine, standardet europiane...ne goje, po kur vije puna per t'u sjellur vete si europian, demokrat dhe sipas normave europiane, i harrojne te gjitha dhe sillen si xhunglasha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 11-09-2013 më 16:50

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    Gentian_gr (11-09-2013)

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Pa shaka fare mua mu duk sikur s.b u ngrit te shkonte ne banje dhe pa e kuptuar i shkuan te gjithe nga pas.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  7. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Opozita beri mire qe doli nga salla pasi kryeministri Rama nuk njeh abc-ne e ligjerates politike apo qeverisjes se vendit. Kujton se tani qe u zgjodh kryeminister mund te beje fjalime e retorike boshe sic bente kur ishte kreu i opozites. Opozita dhe shqiptaret presin te degjojne nga kryeministri i ri nje program, me nje liste politikash te shoqeruara me nje buxhet dhe me numra. Shqiptaret nuk duan te degjojne se sa "historike" ishin zgjedhjet e 23 qershorit se kane ikur 3 muaj qe atehere dhe ne keto tre muaj vetem me zgjedhjet jane marre. Shqiptaret duan te degjojne se cfare do beje kryeministri i ri per ta dhe per vendin. Cilat do te jene prioritetet e qeverise dhe a do ti mbaje premtimet e bera gjate fushates.

    Gabimi i vetem eshte qe Sali Berisha nuk duhet te dali para mediave te flasi ne emrin e demokrateve, duhet t'iu lere rradhen Bashes e Palokes apo deputeteve te tjere.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

    Sa kam qesh me keto qe na ke shkruar o Albo

    Ne cilin vend te botes nuk na qenka normale qe te kritikohen paraardhesit kur behet rotacioni politik, sidomos kur vendi eshte rrenuar deri ne kete pike. Vete rotacioni do te thote se dicka nuk shkonte sic duhej me qeverisjen ndaj dhe duhej ndryshimi, sidomos kur 2/3 e votueseve votojne alternativen, kjo do te thote se ndryshimi duhet rrenjesor.

    Edhe pas 3+ vjetesh pasi David Cameron ka fituar zgjedhjet ne Angli akoma kritkohet qeverisja e kaluar e Gordon Brown por askush nga opozita per asnje sekonde te vetme nuk e ka braktisur sallen.

    Berisha kerkon e tregoje se eshte akoma ai qe udheheq demokratet por eshte e pavlere, askush nuk do t'ia dije per opoziten e bllokimit

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xinxerfilli për postimin:

    C.Jack Sparrow (12-09-2013)

  10. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Arvizu: Bojkoti i opozitës, i pajustifikueshëm

    Ndërkohë, në përfundim të seancës, ambasadori amerikan Alexander Arvizu ka kritikuar veprimin e mazhorancës që bojkotoi seancën. “Nuk ka pasur asnjë arsye që opozita të braktiste seancën ku po prezantohej programi qeverisës”, ka thënë Arvizu në një prononcim të shkurtër për mediat.

    Ditën e hënë, pas seancës së parë plenare të legjislaturës së re, diplomati amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë prisnin bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës së re.

    “Dëshiroj t’i shpreh parlamentit të ri përgëzimet më të sinqerta në emër SHBA-ve, të 140 deputetëve të sapozgjedhur të Kuvendit të ri. Nuk e mbaj mend saktësisht, por 40% janë të rinj dhe 40% prej tyre po rikthehen.

    Gjithashtu, jemi shumë të kënaqur me numrin e grave, të cilat janë zgjedhur si deputete, përfshi ato që do të shërbejnë në qeveri. Kjo është një ditë për t’u festuar prej gjithë popullit shqiptar.

    Përpara ka shumë punë për t’u bërë. Të gjithë sytë do të nguliten te qeveria, sigurisht, por edhe te zhvillimet këtu në parlament. Presim me kënaqësi të shohim zhvillimin e debateve konstruktive, të sinqerta për axhendën europiane të vendit”, tha Arvizu.

    /Top Channel

  11. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2013
    Postime
    77

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Leni qeverine te punoje. Keshtu behet gjithandej : ne USA , Europe . Perjshtime bejne Greqia, Italia dhe Shqiperia.
    Populli eshte i lodhur dhe sju ndjek dot .
    Mesojuni te rrini ne opozite. Kjo sdo te thote gojekycur por jo dhe per cdo gje dhe o burra ne kembe ta rrezojme qeverine.
    Eh plaku Mere plaku Mere atje verdalle te kane si gjyle neper kembe.

  12. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Kto shkon: Pijne arinjte pijne dhe minjte. Kan te gjithe Demokraci Kan edhe Shqiptaret...

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    DEBATI i djeshëm në Kuvend/ Hë Manushaqe, po i shkon nga mbrapa…

    Ka zgjuar shumë kuriozitet debati i zhvilluar në seancën e djeshme mes ish- kryeministrit Sali Berisha dhe deputetëve të opozitës. Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i tha Ramës bastard, ndërkohë që Panorama ka zbardhur tekstin e mëposhtëm.



    Sali Berisha: Gënjeshtar!

    Sadri Abazi: Mos fol pa leje.

    Sali Berisha: Gënjeshtar ordiner!

    Taulant Balla: Mos fol ore pa leje..!

    (zhurmë në sallë)

    (Edi Rama vazhdon fjalimin pa u ndalur)

    Edi Rama: Ne jemi votuar për t’i dhënë në këtë vend lirisë së njërit, familjes dhe atdheut kuptimin jetik të demokracisë së çdo dite dhe bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe cilësinë demokratike të respektit të shumicës për pakicën. Ne besojmë se zanafilla e kësaj përpjekjeje fillon dhe do të jetë këtu. Në këtë sallë, ku lirisë për të folur dhe për të replikuar, për të votuar do t’i japim për katër vite me radhë kuptimin e demokracisë parlamentare si shëmbëlltyrë të prekshme e demokracisë në tërësi.

    Sali Berisha: Gënjeshtar ordiner!

    Jozefina Topalli: O bastard!

    Edi Rama: Do ta bëjmë këtë duke dëgjuar me vëmendje të madhe çdo qëndrim të opozitës, duke e respektuar atë në respekt të vetes dhe duke i krijuar asaj hapësira për të bërë pjesë e vendimeve të këtij Kuvendi.

    Gent Strazimiri: A ke program? Do flasësh për programin?

    Jozefina Topalli- Ilir Metës: Zoti kryetar, ndërprisni seancën!

    Edi Rama: Por të jetë e qartë për të gjithë, ne do t’ju dëgjojmë, por do të udhëheqim; ne të dialogojmë, por do të marrim vendime. Ne do të kërkojmë konsensuse sa më të gjera, por do qeverisim me vlerat tona dhe me bindje të shpallura. Ja vlerat tona. Liria e njerëzve dhe e konkurrencës pa asnjë diskriminim dhe kufizim politik në funksion të meritës. Përgjegjësia e gjithkujt ndaj vendit në funksion të një shoqërie ku të drejtat e gjithsecilit nuk ndahen ndaj detyrimeve ndaj komunitetit. Ja dhe bindja jonë, Shqipëria meriton më shumë. Shqipëria nuk e meriton korrupsionin dhe kriminalitetin që e kanë lidhur këmbë e duar dhe po e mbysim.

    (Sali Berisha çohet, Topalli i lëviz karrigen, u bën me shenjë deputetëve të largohen nga salla)

    Jozefina Topalli- Edi Ramës: Fol me vete! Fol me vete…!

    Edi Paloka: A ke program, do flasësh për programin?

    (Deputetët e PD-së çohen nga salla. Aleatët nuk largohen. Berisha gjatë largimit përshëndet me dy gishta deputetët e PS-së dhe të LSI-së)

    Taulant Balla: Ik plaku Mere. Merru me tespihet tani.

    (Topalli ndalon para Ballës)

    Taulant Balla: Hë Manushaqe, po i shkon nga mbrapa…

    Jozefina Topalli: Ty mirë ta ka bërë që të la jashtë qeverisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 12-09-2013 më 09:09

  14. #11
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Gazeta RD kërcënon Edi Ramën: Do të të tërheqim zvarrë

    Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, Rilindja Demokratike, ka paralajmëruar me një gjuhë të ashpër kryeministrin e ri të shqiptarëve, Edi Rama.

    Në faqen e parë të saj, shkruhet se Ramën do e tërheqin zvarrë.

    “Kujdes Edvin Rama. Fundi i etërve të tu ishte tërheqja zvarrë,” shkruan kjo gazetë.

    Ndërkohë një ditë më parë, kryetari i ri i PD, Lulzim Basha tha se do i përgjigjen provokimeve të Ramës në sheshe dhe rrugë./ep


  15. #12
    i/e larguar Maska e ionian
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Opozita beri mire qe doli nga salla pasi kryeministri Rama nuk njeh abc-ne e ligjerates politike apo qeverisjes se vendit. Kujton se tani qe u zgjodh kryeminister mund te beje fjalime e retorike boshe sic bente kur ishte kreu i opozites. Opozita dhe shqiptaret presin te degjojne nga kryeministri i ri nje program, me nje liste politikash te shoqeruara me nje buxhet dhe me numra. Shqiptaret nuk duan te degjojne se sa "historike" ishin zgjedhjet e 23 qershorit se kane ikur 3 muaj qe atehere dhe ne keto tre muaj vetem me zgjedhjet jane marre. Shqiptaret duan te degjojne se cfare do beje kryeministri i ri per ta dhe per vendin. Cilat do te jene prioritetet e qeverise dhe a do ti mbaje premtimet e bera gjate fushates.

    Gabimi i vetem eshte qe Sali Berisha nuk duhet te dali para mediave te flasi ne emrin e demokrateve, duhet t'iu lere rradhen Bashes e Palokes apo deputeteve te tjere.

    Albo
    Po ti ke marr persiper te mbrosh cdo lloj gomeralleku te Berishes? Mos bej nga keto se po te bien fare vlerat ketu brenda aq shume sa mendoja -Mos te ka vjedh ndonje emrin dh po shkruan te emrin tend? Berisha thjesht kerkon nje arsye qe te mos jete ne Parlament dhe meqe nuk e gjeti krijoi nje kot fare.

  16. #13

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Gazeta RD kërcënon Edi Ramën: Do të të tërheqim zvarrë

    Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, Rilindja Demokratike, ka paralajmëruar me një gjuhë të ashpër kryeministrin e ri të shqiptarëve, Edi Rama.

    Në faqen e parë të saj, shkruhet se Ramën do e tërheqin zvarrë.

    “Kujdes Edvin Rama. Fundi i etërve të tu ishte tërheqja zvarrë,” shkruan kjo gazetë.

    Ndërkohë një ditë më parë, kryetari i ri i PD, Lulzim Basha tha se do i përgjigjen provokimeve të Ramës në sheshe dhe rrugë./ep

    Kush ishin ata qe u terhoqen zvarre?

  17. #14

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Opozite tipike shqiptare. Nuk mund te pritej ndonje sjellje ndryshe nga PS kur ishte ne opozite. Bojkoti ka qene gjithmone arma kryesore e opozitave qe nga fillimi i viteve 90.

  18. #15
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Qente le te lehin , karvani te ece perpara
    “Who’s to say I won’t live forever?”

  19. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Citim Postuar më parë nga ionian Lexo Postimin
    Po ti ke marr persiper te mbrosh cdo lloj gomeralleku te Berishes? Mos bej nga keto se po te bien fare vlerat ketu brenda aq shume sa mendoja -Mos te ka vjedh ndonje emrin dh po shkruan te emrin tend? Berisha thjesht kerkon nje arsye qe te mos jete ne Parlament dhe meqe nuk e gjeti krijoi nje kot fare.
    Gomarlleqet i bejne gomaret, qe e bojkotuan per 6 muaj parlamentin e dale nga zgjedhjet e 2009 dhe nuk pranuan rezultatin e tyre. Berisha e pranoi rezultatin, dha doreheqjen si kryetar i PD, dorezoi pushtetin paqesisht sic e kerkon ligji, dhe u ul ne sallen e parlamentit qe diten e pare te hapjes se parlamentit. Por opozita dhe shqiptaret nuk duan te degjojne nga goja e kryeministrit te ri retorike boshe dhe se sa e "rrenuar" eshte situata, duan te degjojne se cfare do beje Edi Rama e qeveria e tij per ta nxjerre vendin nga "rrenimi"?

    Te hapesh fjalimin tend te pare si kryeminister duke sulmuar opoziten apo institucionet demokratike te vendit, ky eshte Gomarrllek. Tek e fundit, qeveria do te kete nevoje per opoziten me shume se opozita do te kete nevoje per qeverine. Ndryshimet ligjore e kushtetuese qe Rama kerkon te beje do te kerkojne edhe votat e opozites. Sjellja e opozites do te diktoje edhe anetaresimin e Shqiperise ne BE. Dhe nese Rama do te kish vene theksin tek prioritetet e tij te para ne qeverisje, dhe si do ti realizoje ato, opozita nuk do te kish perse reagonte ne ate menyre. Por sic e kam thene edhe here te tjera ne forum, nuk mund te presesh qeverisja te mire nga nje njeri qe nuk di e as nuk do te mesoje e degjoje njerezit qe dine rreth tij. Ai ka mentalitet budallai qe kujton se i di te gjitha, dhe kjo eshte edhe arsyeja perse ne qeverine e tij nuk ka asnje minister me eksperience ne qeverisjen e vendit por jane te gjithe po aq te rinj e te panjohur me pushtetin ekzekutiv te shtetit sa vete Rama.

    Dhe dale dale, ky eshte vetem fillimi. Cirku sapo ka filluar. Shqiptaret jashte Shqiperise do qeshin e ata brenda Shqiperise do qajne. Me e rendesishme per Ramen eshte "takimi ne Prizren me Thacin" se sa respektimi i ligjeve dhe Kushtetutes se vendit ne ndryshimin e pushtetit e jeten parlamentare te vendit.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-09-2013 më 09:54

  20. #17
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin

    Berisha kerkon e tregoje se eshte akoma ai qe udheheq demokratet por eshte e pavlere, askush nuk do t'ia dije per opoziten e bllokimit
    Gabim, populli shqiptar do tja dije. Sapo zgjodhi bllokuesit dhe bojkotuesit me te medhej se kurre. Si eshte vendi behet kuvendi. Blloko qe te vish ne pushtet, bojkoto qe te vish ne pushtet...... kete nisen te bejne demokratet. Kujtuan se me reforma do rrinin ne pushtet.... no no no... jo ne shqiperi. Fillim i mbare per opoziten, vazhdoni te beni ate qe beri opozita e shkuar 8 vjecare.... te garantuar qe do vini ne pushtet, e keni me faket. AI derr milet keshtu kenaqet.

  21. #18

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Bojkoti eshte shuem i rrezikshem dhe mundte minoje aspirata e Shqiperise per tu futur ne BE. Partite nuk duhet te vene interesat e tyre para Shqiperise. Nuk ka rendesi se kush e merr meriten per futjen ne BE, rendesi ka qe te arrihet dhe s'duhet ti veme pengesa kesaj endrre te te gjithe shqiptareve.

  22. #19
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bojkoti eshte shuem i rrezikshem dhe mundte minoje aspirata e Shqiperise per tu futur ne BE. Partite nuk duhet te vene interesat e tyre para Shqiperise. Nuk ka rendesi se kush e merr meriten per futjen ne BE, rendesi ka qe te arrihet dhe s'duhet ti veme pengesa kesaj endrre te te gjithe shqiptareve.
    Pallavra, po te ishte "endra e te gjithe shqiptarve", pse shqiptaret zgjodhen bllokuesit me te medhej te integrimit te shqiperise jo nje here por disa here!!!!???? Shqiptaret mund ta kene ender evropen, por vetem nese vjen qyl si nje llotari, te themi; jo me pune e mundime. Evropen shqiptaret duhet ta meritojne, sot per sot nuk e meritojne.

  23. #20

    Për: Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës

    Me keto sjellje ne parlament sigurisht qe nuk meritohet... Por te shpresojme se dicka do te ndryshoje. Nuk ja vlen te rrime jashte BE vetem qe mos marri meritat PS.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •