Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 125 prej 125
  1. #121
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Tung Iliria e para,

    Aty Samiu ka shkruar edhe për dallimin në mes shqiptarëve/Ilirve dhe bishave aziatike.
    Mendoj se ishte mencuri që të dij të bëjë këtë punë edhe pse ishte nën urdhërat e mbretit perandorak.
    Është pothuajse e njëjta gjë sikur psh Ali Hardi ka shkruar "Historin e popullit Shqiparë" në okupimin jugosllav.

    Ajo që ka mund ta mbroj për pohimet e veta ka qen edhe rradhitja e kontributit të shqiptarëve në atë perandori.

    Natyrish se kontributi i shqiptarëve në perandrin otomane nuk ka asnjë vlerë, përsa ate nuk kan kontribuar për atdheun e vet.

    Kili Merturi
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anëtarësuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Cka sjelle pushtuesit ne ate kohe pervecse fese se tyre me force, politikes propagandistike pro qelimeve te tyre, zarimit te popullsise, marrjes se zarave ushtri per qelimet e tyre, taxave qe i detyrohesh si pushtues qe ehste, humbjes se identitet apo shkrirjes me identitetin e pushtuesit dhe ?

    Fjala pushtues nuk eshte kot .
    Eshte ajo fjala mer dy shembuj qe i lenin ata te zvarriteshin, edhe harro nje mije qe vuajten.
    Ata qe u ben me pozita sishin vetem se zvarranike , zara te ottomanve asnjehre skishin indipendence realiste, u serviloshin vete per lek ose ishin te rritur nen propganda te tyre ose u detyroheshin.
    Po tishte se ishin kaq mire ne nen doren e pushtuesit, skenderbeu qe ishte lindur nen ate sistem,e ingranuar e shkolluar, nuk u ngrinte ti perballonte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga HFTengineer : 03-10-2016 më 19:54

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Ajo kohe ishte jete sepse ka dy lloj gjendjesh 'parasitismi' edhe jeta qe kushton.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Shqiptari qe ndryshoi historine boterore.

    Skedarët e Bashkëngjitur 169003


    Kush është Zognush Pasha?


    Thirret Zağanos Pasha (Zağan Pasha) ose e shqiperuar Zognush Pasha, ishte një Pasha Shqiptar ne Perandorine Osmane që luajti rol të rëndësishëm në periudhën e Sulltan Mehmet Fatihut dhe ne luften e Konstandinopojes. Ai i cili mbajti postin për Gallipolit Sanxhakut Beylik dhe si shef admiral, dhe ishte ushtaraku i i mbajtjes se flamurit ne Trabzon gjatë periudhës 1467-1469.
    Zagnos Pasha i cili u largua gjatë Sulltan Muratit I nga posti por u thirr dhe u caktua si veziri(kryeminister) 1453 - 1456 nga sulltan Mehmet Fatihut kur ai trashëgoi fronin prej te atit. Zağanos Pasha ishte mësuesi i arteve ushtarake sulltan Mehmet Fatihut, qe kur ai ishte një fëmijë. Ai u martua me motrën e sulltanit Mehmetit Fatmen dhe u bë kunati e tij . Zognushi u martua dhe me princeshën Anen gjatë pushtimit të Trabzonit. Ai banonte nje Kala Rumeliane e ndërtuar para marrjes së Stambollit dhe kishte kontribuar me përpjekjet e tij në dërgimin e nje flote osmane në Kasimpasha.

    Gjenealitete te biografise

    Emri Zagan/os(Zognush) Pasha
    Lala (zyrtar, mesues, ushtarak, keshilltar)
    Grand vezir i Perandorisë Osmane (Kryeminister)
    Në zyrën 1 qershor 1453 - 1456
    Koha - Sulltan Mehmeti II
    Paraprihet nga - Candarli Halil Pasha i Riu
    Pasua nga - Mahmud Pasha Angelovic
    Grada- Kapudan Pasha(Admiral)
    Koha 1463-1466
    Paraprihet nga - Yakup Bey
    Pasua nga - Mahmud Pasha Angelovic
    Detaje personale
    I vdekur 1462 ose 1469
    Vendi- Balıkesir,( Turqi), Perandoria Osmane
    Shtetesia- Osmane
    Bashkëshorte -
    Princesha Sitti Nefise Hatun
    Princess Fatma Hatun
    Princess Anna Hatun
    Guvernator i Thesalise e Maqedonise.
    Perkatesia Fetare - ish i krishter i konvertuar ne Islamin Suni
    Përkatësia etnike - Shqiptar
    Shërbim ushtarak- Ne Perandorine Osmane
    Dega Sherbimit- Armata Osmane
    Grada Ushtarake- Kapudan Pasha (admirali i madh; 1463-1466)
    Pjesemarrja ne luftëra - Rënia e Kostandinopojes 1453, Lufta e Beogradit etj

    Jeta e tij

    Zaganos ishte rekrutuar përmes sistemit te Devşirme dhe u rrit nëpër radhët e jeniçerëve. Ai u bë një nga komandantët e shquar ushtarake të Mehmetit II dhe një lala - Këshilltare e sulltanit, mentor, mësues, këshilltar, mbrojtës. Ai hoqi rivalin e tij, të mëparshem vezirin Halil Pashen, në mes të rënies së Konstandinopojës. Ai më vonë shërbeu si guvernator i Thesalisë te Maqedonisë.Zaganos ne fillim ishte i krishterë por me vone u konvertua.Ne musliman. D. Nicolle, JF Haldon dhe SR Turnbull beson se ai ishte i me origjine shqiptare. M. Philippides beson se ai ishte me origjinë greke ose shqiptare. Ai u bë një musliman i përkushtuar pas konvertimit.Kur Mehmeti II u largua në 1446 per shkak te konflikteve brenda perandorise, Zaganosi shoqëroi atë.

    Martesat e tij

    Zognush Pasha u martua tri herë:
    Me princeshe Sitti Nefise Hatun, bija e Timurtaşoğlu Oruc Pashës, Guvernatorit të Përgjithshëm të Anadollit nën Murati II
    Me princeshe Fatma Hatun (m 1444.), E bija e Sulltan Murati II dhe motra e Mehmed Fatihut ;
    Me princeshe Anna Hatun (m 1481 -.. Div), e bija e perandorit Davidit i Trebizond dhe Helena Kantakouzene, bija e Demetrios i Kantakouzenos

    Personaliteti dhe pamja

    Zaganos ishte një burrë i gjatë dhe i zgjuar. Ai eshte quajtur kapiteni më i mire osman i kohës së tij, dhe armiku i bizantineve. Ai ishte në besnik dhe nuk e njihte tradhetine-, madje edhe kur Mehmet Fatihu ishte vetëm një princ dhe jo sulltan, Zaganos e dinte se perspektivat vareshin në suksesin e tij. Zaganos ishte një ushtarak i cili besonte se Perandoria Osmane gjithmonë duhet të zgjerohet në mënyrë për të mbajtur armiqtë jashtë vetes. Ai ishte i njohur për bindjet e tij luftarake dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitin 1453 gjate rënies së Konstandinopojës por dhe me tej.
    Ai ishte një nga komandantët me të shquar osmanë ushtarakë të Mehmetit II (Fatihut) dhe në të njëjtën kohë një këshilltar, mentor, mësues, dhe mbrojtës, për sulltanim.

    Modestia e tij

    Pavarësisht nga statusi i tij por duke qenë afër Sulltan Mehmet Fatihut, per te tregohet nje histori e bukur. Zognushi ishte tip modest dhe punonte së bashku me punëtorët gjatë ndërtimit të xhamisë e cila sot është quajtur "Xhamia Zağnos Pashes" e ndodhur ne Belikesir . Kur Sulltan Mehmeti e vizitoi Balikesirin, Zağanos Pasha personalisht ishte duke punuar në ndërtimin e xhamisë, duke mbajtur nje gure në shpinë e tij nëpërmjet nje mjeti . Sulltan Mehmeti vizitoi zonën e ndërtimit dhe i tha : "Mund tia lehtesoje vetes, Zağanos ...", . Zağanos Pasha, pa e kthyer kokën e tij dhe pa parë me ke bisedoi , iu përgjigj: -Te falenderoj Mehmet ! Mehmet e pyeti: "Si me njohe mua pa me parë fytyren? ". Zağanos Pasha u përgjigj: -Nuk ka njeri ne kete vend qe me quan mua me emer Zağanos . Ketu te gjithe me quajnë mua Pasha. Vetëm ju mund të me therrisnit me emrin tim. Keshtu qe nga kjo une ju njoha juve.

    Rrethimi i Konstandinopojes 1453

    Gjatë rrethimit të Konstandinopojës, pjesa më e madhe e ushtrisë osmane kishin fushuar në jug të Bririn e Artë. Trupat e rregullta te ushtareve osmane evropiane, ishin vendosur përgjatë gjithë gjatësisë së mureve, dhe ishin nen urdhërat nga Karadja Pasha. Trupat e rregullta nga Anadolli ishin nen komanden e Isak Pashës u vendosën në jug të Lycus deri në Detin Marmara. Vetë sulltan Mehmed Fatihu ngriti edhe çadrën e tij me ngjyre të kuqe dhe ngjyre ari afër Mesoteichion, ku ishin vendosur armët dhe regjimentet elite te jeniçerëve. Bashi-bazouks ishin vendosur pas vijës se frontit. Trupat e tjerë, nën komanden e Zaganos ishin të vendosur në veri të Bririt te Artë. Komunikimi është ruajtur nga një rrugë që ishte ndërtuar mbi majen kënetore të Hornit. Pas ofensivave të papërfunduara frontale, që osmanët kërkonin për të thyer përmes murit te kalase, ato ndërtonin tunele të nëndheshme në një përpjekje për të vendosur fuci baruti poshte mureve. Shumë nga zbuluesit e fucive ishin minatorët me origjinë gjermane të dërguar nga Novo bordos nga despotet serbe. Megjithatë, bizantinët kishin punësuar një inxhinier me emrin Johannes Grant (i cili u thuhej të ishte gjerman, por ishte ndoshta skocez), i cili ishte vepronte kunder fucive te barutit te hapura nga tunelet, duke lejuar trupat bizantine për të hyrë në tunel dhe te vrisnin ushtaret osmane. Bizantinët zbuluan tunelin e parë në natën e 16 majit. Përpjekjet e mëvonshme nga tunelet u ndërprenë më 21, 23, dhe 25 maj, per shkak te shkatërrimit e tyre me zjarr nga ana e bizantineve dhe luftimimeve të fuqishme. Më 23 maj, bizantinët kapen dhe torturuan dy oficerë osman, të cilët treguan vendndodhjen e të gjitha tuneleve osmane, të cilat u shkatërruan më pas. [Më 21 maj, Sulltan Mehmet Fatihu dërgoi një ambasador në Konstandinopojë dhe ofroi atyre heqjen e rrethimit nëse ata i dorezonin qytetin. Konstandini kishte pranuar që të paguajnë haraç të lartë të sulltanit dhe të njoh statusin e të gjitha kështjellat e pushtuara dhe tokave në duart e tyre si zotërime osman por jo te dorezoje qytetin. Rreth kësaj kohe, Sulltan Mehmet kishte një mbledhje të fundit me zyrtarët e tij të lartë. Këtu ai hasi një rezistencë; nga një vezirët e tij te vjeter Halil Pasha, i cili i miratonte gjithmonë e planet e sulltanit për të pushtuar qytetin, por tani këshilloi atë që të braktisin rrethimin . Halil Pasha u kundershtua nga Zaganosi per te qene nje pike kthimi ne vendimin e Sulltanit, Zaganos këmbënguli per nje sulm të menjëhershëm. Duke qenë i akuzuar për tradheti dhe korrupsion, Halil Pasha u vra më vonë ne po atë vit. Sulltan Mehmet Fatihu kishte planifikuar të rrenoi muret me forcë , duke pritur se mbrojtja dobësuar bizantit nga rrethimi të gjatë. Ai filloi pergatitjen e trupave dhe mjeteve ushtarake për një ofensivë të formës së prerë të gjithëaneshme.
    Pas pushtimit osman të Konstandinopojës, Sulltani urdhëroi Zaganos të përcaktuara me galerat e tij për Galata, për të parandaluar anijet bizantine ne lundrim.
    Historitë e bashkëpunimit Halil Pashës me bizantinët kishte më shumë gjasa të përhapet ne fraksionin grupit te Zaganos. Por Zaganosi pati sukses kunder Halil Pashës edhe pse ky ishte si veziri i madh.
    Në 1456, , Zaganos u pezullua nga detyra pas një ekspedite të dështuar kundër Hungarezeve mbajtur prane Beogradit. Vajza Zaganos 'ishte e martuar me Sulltan Fatihun por të dy(vajza dhe ai) u larguan në Balıkesir, ku Zaganos zoteronte pronat e tij. Në 1459, Zaganos kthye dhe u bë Pasha dhe Admiral i armates ne rritje të shpejtë karriere ne Perandorine Osmane, dhe vitin e ardhshëm ai ishte edhe guvernatori i Thesalisë dhe Maqedonisë.
    Sulltan Mehmet Fatihu e nderoi atë për besnikërinë e tij dhe ndershmëri, së bashku me dy vezirë të tjerë të sulltanit, Sarica Pashës, duke e përmendur ne tre kullat e mëdha të Rumelis Hisari pas tyre. Kulla në jug është emëruar me pas me emrin Zaganos Pasha.


    Si ndikoi Zognush Pasha ne vendimin e Sulltan Fatihut per marrjen e Konstandinopojes?


    Sulltani Muhamed El-Fatih mblodhi këshilltarët e tij, komandantët e lartë dhe dijetarët që ishin ne mesin e ushtrisë dhe kërkoi prej të pranishmeve që t’i shprehin mendimet e tyre hapur dhe pa hezitim.
    Disa prej të pranishmëve sugjeruan që të tërhiqet ushtria, prej tyre ishte veziri Halil Pasha i cili propozoi tërheqje të ushtrisë, për të mos derdhur gjak dhe paralajmëroi hidhërimin e Evropës së krishtere nëse e marrin muslimanët qytetin . Mirëpo, ai u akuzua për marrëveshje me bizantinët dhe përpjekje që të heqi dorë nga marrja e qytetit. Por, disa personalitete u ngritën duke përkrahur Sulltanin që të vazhdojë sulmin ndaj qytetit derisa të çlirohet dhe të mos merret parasysh Evropa. Ata sugjeruan po ashtu që të entuziazmoheshin ushtarët për çlirimin dhe se kthimi prapa do të kishte pasoja, prej tyre thyerja e ndjenjave të tyre luftarake. Në mesin e tyre ishte dhe admirali me emrin ‘’ZOGNUSH PASHA‘’ i cili ishte shqiptar. Në fillim ai kishte qenë i krishterë, porse më pas kishte pranuar Islamin. Në librat e historisë përmendet qëndrimi i Zognush Pashës, ku thuhet: Ende pa e mbaruar fjalen Sulltan El-Fatihu për mendimin e tij, Zognushi ndryshoi pozitën në të cilën qe ulur, ngriti zërin me një osmanishte të përzier me theks të shqipes: “Assesi, nuk pajtohem me atë që tha Halil Pasha! Ne nuk kemi ardhur këtu përveçse për të luftuar dhe jot e kthehemi.” Kjo gjë shkaktoi gjurmë të thella në fytyrat e të pranishmëve dhe për pak çaste mbretëroi një qetësi. Pastaj, vazhdoi fjalët e tij duke thënë: “Me atë qe tha Halil Pasha dëshiron ta zbehë entuziazmin dhe përkushtimin tuaj, mirëpo përpjekjet e tij rezultuan me dështim dhe humbje. Me të vërtetë, ushtria e Aleksandërit të Maqedonisë, e cila u nis prej Greqisë dhe përparoi drejt Indisë dhe nënshtroi gjysmën e Azisë së madhe, nuk ishte më e madhe se ushtria jonë. Nëse ajo ushtri pati mundësi t’i pushtojë gjithë ato toka të gjera, a nuk kanë mundësi trupat tanë t’i kalojnë muret e këtij qyteti?! Halil Pasha na tha ketu se shtetet perëndimore do të marshojnë drejt nesh dhe do të hakmerren, mirëpo cilat janë ato shtete?! A janë ato shtetet latine, të cilat janë të armiqësuara ndërmjet tyre, apo mos vallë shtetet e detit të mesëm, të cilat nuk kanë forcë përveç vjedhjes dhe piraterisë?! Në qoftë se ato shtete do të donin t’i ndihmonin Bizantit, do ta bënin atë; do të dërgonin ushtri dhe anije, por nëse krishteret pas marrjes të Kostandinopojës do të na luftojë, a do të qëndrojmë ne të palëvizshëm, a nuk kemi ushtri që lufton dhe mbrojme veten tonë?!
    O Sulltan, më pyete për mendimin tim, kështu që do t’i them ca fjalë, duhet që zemrat tona të jenë si shkëmbi, duhet ta vazhdojmë luftën pa u vërejtur tek ne plogështi dhe molisje. Kemi filluar një çështje andaj duhet ta përfundojmë. Duhet t’i shtojmë sulmet në mënyrë që të hapim vrima tek armiku, t’i shkatërrojmë ata me guxim. Nuk di ndonjë zgjidhje tjetër pos kësaj dhe nuk kam mundësi te them diçka tjetër pos kësaj….”.
    Në fytyrën e Sulltanit dukeshin shenjat e gëzimit pas fjalimit të Zognush Pashës. Pas kësaj ai iu drejtua komandantit Turhan duke e pyetur për mendimin e tij, i cili u përgjigj me shpejtësi: “Me të vërtetë, Zognush Pasha ka të drejtë dhe unë e mbështes mendimin e tij.” Pastaj, pyeti dijetarët Ak Shemsud-Dinin dhe Kuranijun për mendimin e tyre, ngaqë Sulltani kishte besim në ta dhe i pranonte mendimet e tyre. Që të dy dijetarët thanë se e mbështesin mendimin e Zognush Pashës duke thënë: “Duhet të vazhdohet lufta, me durim do të arrijmë tek fitorja.”
    Entuziazmi u shfaq tek të pranishmit, Sulltani u gëzua dhe përgëzoi me lutjet e dy dijetarëve për fitore, pastaj nuk mundi të përmbahej pa thënë: “Cili nga paraardhësit e mi ka pasur një ushtri sikurse timen sot?!”. Dijetarët mbështetën mendimin për vazhdimin e luftës në rrugën e Islamir. Kjo gjë e gëzoi Sulltanin, kështu që ai u shpreh i mendimit se sulmet duhet të vazhdonin derisa të merret Kostandinopoja. Pas kësaj, mbledhja përfundoi me sugjerimet e fundit të Sulltanit që sulmi i përgjithshëm dhe hyrja në qytet po afrohej dhe se kjo gjë është e pashmangshme dhe se urdhri do të vinte në kohë të përshtatshme dhe ushtarët duhej të përgatiteshin për këtë gjë

    Referenca
    Muhamed Ali Sallabi Perandoria Osmane, elementet e ngritjes dhe shkaqet e rënies
    J. R. Melville Jones, The Siege of Constantinople 1453: Seven Contemporary Accounts,

    Hakkert, 1973, p. 7: "Zagan Pasha"

    Ellis Goldberg, Reşat Kasaba, Joel S. Migdal, "Rules and rights in the Middle East" (1993), p. 153

    Kinross, Patrick Balfour (1977). The Ottoman centuries: the rise and fall of the Turkish Empire. Cape. ISBN 978-0-224-01379-6. Retrieved 5 October 2010. Zaganos Pasha
    Nicolle, David; Haldon, John F.; Turnbull, Stephen R. (2007). The fall of Constantinople: the Ottoman conquest of Byzantium. Osprey Publishing. pp. 189–. ISBN 978-1-84603-200-4. Retrieved 5 October 2010.

    Philippides, Marios (2007). Mehmed II the Conqueror and the fall of the Franco-Byzantine Levant to the Ottoman Turks: some western views and testimonies. ACMRS/Arizona Center for Medieval and Renaissance Studies. ISBN 978-0-86698-346-4. Retrieved 5 October 2010

    Crowley, Roger. 1453: the holy war for Constantinople and the clash of Islam and the West. New York: Hyperion, 2005. pp. 168–171. ISBN 1-4013-0850-3
    Sipas Historianit turk Zagan(Zognush ose Zaganos) Pasha mund te jete djali i Vrana Kontit

    İnalcık, Halil (1995), From empire to republic : Essays on Ottoman and Turkish social history (in French), Istanbul: Isis Press, p. 76, ISBN 978-975-428-080-7, OCLC 34985150

    According to İnalcık he was possibly the son of Vrana Konti.He became a committed Muslim after conversion
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #125
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Antaret i perjashtoj kur jane halabake e shajne e ofendojne. Jo kur me kundershtojne mua gje qe e ke bere vete ti me kose e me sopate. Ndryshimi midis meje e teje eshte qe une perjashtoj 2-3 ekstremista fetare qe e kane qelbur kete forum ndersa ti shkurtove rradhet e forumit nga te gjithe ata qe sillnin nje mendim te vertete intelektual ketu, nga te gjithe ata qe me te vertete e benin kete forum te vlefshem. Deri sa e ke sjelle kete forum ne kete pike ku e ke sjelle. Te te vije turp qe me permend mua qenien ose jo moderator ne sy te te gjitheve. Une sdo rri tere jete smod ne kete forum, dikush tjeter do vije e do ndihmoje por ty ste takon te flasesh me ate gjuhe me nje njeri qe te ndejti ne krah per 10 vjet rrjesht. Kjo ne shqip quhet mosmirenjohje. Nuk me ka mbajtur moderatorlleku ketu po deshira per te bere dicka (me aq sa kam patur mundesi) per komunitetin virtual. Piji lengun qe i ka mbetur forumit me xhemisa apo eviana.
    Me ra ne sy ky komenti, qe ke bere dhe thash te beja nje seach ne panel mbas denimeve qe jane bere anetareve ketu dhe gjeta qe 1/3 e denimeve jane nga dora jote, e prandaj eshte gjendja e forumit ketu ku eshte, po te jesh i sigurt qe ky do ngrihet po prap aty ku ka qene.

    p.s kete koment e bera sepse e di qe edhe pse ke hequr dore, vazhdon ta frekuentosh prap forumin..

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    Prizrenasi_40 (03-02-2021)

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •