Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,825
    Faleminderit
    12
    113 falenderime nė 89 postime

    Pėr: Kush jane mbiemrat me te vjeter shqipetare?

    Citim Postuar mė parė nga Lonide Lexo Postimin
    Kurse n shqiperi jan multi mbiemra turko greko italiano etj tej
    Pa na thuj naj mbiemer italian ne shqipni
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  2. #22
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    821
    Faleminderit
    17
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Kush jane mbiemrat me te vjeter shqipetare?

    Citim Postuar mė parė nga optimus.prime Lexo Postimin
    apo edhe sipas profesionit: goldsmith psh...
    kjo Kastrati me ben te qesh, it Castrato-i tredhur. Do te jete edhe Fidel Kastro nje Kastrat?
    Mbiemri Kastrati rrjedhė nga gjuha latine Castra/castrum- kėshtjellė, fortifikim nga edhe shkaku qė haset nė shumė gjuhė tjera qė kanė qenė nėn ndikimin latin.
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Mosha
    39
    Postime
    1,558
    Faleminderit
    17
    24 falenderime nė 19 postime

    Pėr: Kush jane mbiemrat me te vjeter shqipetare?

    faktori shqiptar eshte i perhapur ne te gjithe ballkanin pergjate shekujve dhe jo vetem ne ballkan por edhe bote ;


    ne ishullin ku jetoj une ka dy fshatra me emrat Muzaka dhe Belushi te cilen ketij te fundit ia kane ndruar emrin ne kipseli qe ne greqisht perkthehet koshere ;

    ketu ka mbiemra puro shqiptare si psh ; gllava [nje fshat diku ne tepelene quhet keshtu] ; hekali , eshte nje lagje e tere ne athine , malesheva [mbiemer] , kryeziu , bukuras --mbiemri i nje deputeti te agimit te arte fashist ne greqi ;

    madje edhe me mbiemer kastrioti-s-- kam gjetur ne greqi ; vithkuqi -mbiemer ,prifti -mbiemer ,gjika -mbiemer,panariti mbiemer vjen nga fshati panarit diku ne jug te shqiperise ; e shume te tjere

  4. #24
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,964
    Faleminderit
    141
    234 falenderime nė 190 postime

    Pėr: Kush jane mbiemrat me te vjeter shqipetare?

    Ēėshtje tė prejardhjes dhe formimit tė patronimeve nė Gjakovė

    Gjakova ėshtė qytet nė pjesėn perėndimore tė Kosovės. Edhe pse njėri prej qyteteve mė tė rinj nė Kosovė, vetė emri i qytetit duket se vjen nga njė gojėdhėnė e cila njėkohėsisht konfirmon edhe mbiemrin-patronimin e parė tė kėtij vendbanimi. Sipas gojėdhėnės pėr emrin e kėtij qyteti, nė vendin ku gjendet sot qyteti, paska ekzistuar njė katund prej shtatė shtėpish, tė gjithė tė njė gjaku me mbiemrin VULA, ku kryeplak katundi ishte Jak Vula. Hoxha Hadum Aga e bindi banorin e parė Jakun qė ta dhurojė tokėn pėr ndėrtimin e njė xhamije, e mė pas nė atė tokė filloi tė ndėrtohet qyteti, i cili nė fillim u quajt Jakovė (nga turqishtja: fusha e Jakut). Pra emri i qytetit, vjen nga emri i Jak Vulės, i familjes Vula qė ende banon nė qytet dhe qė numėrohet si ndėr familjet mė tė vjetra gjakovare. Kjo histori i pėrket shek. XVI, gjė e cila tregon se para kėsaj kohe, nuk kemi asnjė mbiemėr-patronim tė konfirmuar nė kėtė zonė. Kjo e dhėnė na detyron tė pranojmė se mbiemri i parė i konfirmuar nė bazė tė tė dhėnave tė deritanishme nė Gjakovė ėshtė mbiemri VULA.

    Historia e mbiemrave

    Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarėt thuhet se ėshtė bėrė nga shek. XII-XX. Nė rreth 5-6 shekuj histori, procesi i vėnies sė mbiemrave ka ecur nga lart poshtė. Kėshtu, fillimisht janė pajisur me mbiemra shtresat e larta, mė pas shtresat e hierarkisė fetare, ndėrsa mė vonė ka zbritur deri nė shtresat e ulėta. Qėllimi fillestar i mbiemrave ka qenė pėr tė dalluar njerėzit nga njėri-tjetri.

    Ēlirim Bidollari nė studimin e tij “Hulumtime onomastike” thotė se nė periudhėn para formimit tė principatave feudale arbėrore nė shekullin e 12-tė, vijon identifikimi i njerėzve sipas titujve e ofiqeve, veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr hierarkinė e lartė tė kishės. Por meqė zona jonė e interesit nė kėtė studim ėshtė zona e Gjakovės, atėherė fokusin e pėrqendrimit kohor duhet ta zhvendosim shumė shekuj mė vonė sepse vetė Gjakova si vendbanim pėrmendet pėr herė tė parė nė 1594 kur pėrfundon sė ndėrtuari xhamia e Hadumit, hani, hamami dhe dyqanet pėrreth, ndėrsa nė vitet 1605-1606 asaj iu njoh statusi i Kasabhasė. Me vendosjen e pushtetit turk dhe me procesin e islamizimit, gjithmonė e nė njė numėr mė tė madh njerėzish, fillojė tė pėrhapet mėnyra e identifikimit tė vendasve si myslimanė-nėnshtetas tė perandorisė osmane, sipas formulės identifikuese: X i biri i Y, ku me kalimin e dekadave nėn pushtim, edhe X edhe Y paraqiteshin gjithnjė e mė tepėr si emra islamikė: Asllani i biri i Hasanit, Mustafa i biri i Qerimit. Po kėshtu fillojnė tė shfaqen edhe titujt administrativė fetarė, feudalė ose ushtarakė si p.sh.: Ali hoxha, Osman beu, Hysen spahiu.

    Nga pikėpamja gjuhėsore lėnda qė do trajtohet shfaq njė interes tė zgjeruar sepse bėhet fjalė pėr patronime tė formuara nė mėnyra tė ndryshme, tė cilat i japin larmi emrave tė familjeve-mbiemrave tė banorėve tė kėsaj ane. Duke u bazuar nė klasifikime patronimesh tė pėrdorura nga studiues tė huaj dhe qė po ashtu janė shfrytėzuar si model edhe nga studiues shqiptarė, edhe unė lėndėn time do ta klasifikoj nė katėr lloje:

    a) mbiemra qė lindin nga zona (qyteti a fshati) e prejardhjes;

    b) emra prindėrish tė kthyer nė mbiemra:

    c) mbiemra qė tregojnė zanate, profesione, tituj e ofiqe;

    d) mbiemra tė formuar nė formėn e nofkave e llagapeve etj.

    Por, meqė kėto katėr kategori nuk mund tė shpjegojnė njė sasi tė mbetur, sado tė konsiderueshme mbiemrash, atėherė kategoria e pestė do tė duhej tė ishte:

    e) patronime tė pashpjegueshme, nė tė cilat do tė pėrfshihen ato mbiemra pėr tė cilėt sistemi i sotėm gjuhėsor nuk jep shpjegime.

    Le t’i trajtojmė tė gjitha kėto me radhė:

    Mbiemra qė lindin nga zona (qyteti a fshati) e prejardhjes.

    Nė Gjakovė ėshtė shumė e pranishme kjo lloj mėnyre e ndėrtimit tė mbiemrit i cili tregon vendin se nga ka ardhur fisi ose familja nė historinė e saj para disa gjeneratash. Ėshtė njė numėr i konsiderueshėm i mbiemrave qė janė formuar nė mėnyrė tė tillė, pra kanė marrė emrin nga lokacioni a vendbanimi tė cilit i ka pėrkitur a pėrket familja. Pėr kėtė arsye ata quhen mbiemra prejtoponimikė, si p.sh.: RUGOVA, LIPOVECI, GĖRQINA, GASHI, PONOSHECI, JUNIKU, SHALA, KORENICA, GODENI, DUJAKA, KRUMA, HASI, VOKSHI, LUMA, MATI, KARADAKU, GLLOGJANI, BELLANICA, DEVA, BROVINA, MORINA, DOBRUNA, LETI ose LETAJ, ZHURI, BYTYQI, HASI, DOBRUNA, SHKRELI, KELMENDI, BISHTAZHINI, RAKOCI, DEMJANI, RADONIQI, JUNIKU, OSEKU, PONOSHECI, XĖRXA, SHLLAKU, OROSHI, KAĒINARI etj.

    Qė tė gjithė patronimet e sipėrpėrmendur janė mbiemra aktivė tek gjakovarėt e sotėm, dhe prejardhja e kėtyre mbiemrave nuk ėshtė gjė tjetėr veēse rast i formimit tė mbiemrit nga zona e prejardhjes sė fisit, familjes a individit tė vendosur kohė mė parė nė Gjakovė.

    Pėrveē kėtyre emrave qė i pėrkasin zonave tė vogla si fshatra a lokacione tė caktuara, janė tė pranishėm edhe pse mė rrallė emrat e qyteteve, si: PEJA, SHKUPI, GJAKOVA, KAĒANIKU, TROPOJA, MIRDITA, DIBRA-DIBRANI, SHALA.

    Ndodh edhe qė patronimi tė shėrbejė si saktėsues pėr emrin vetjak pra saktėsues pėr identifikimin e mėtejshėm tė emrit. Nė kėtė rast patronimi vjen nga njė etnonim: BOSHNJAKU (familje emigrantėsh nga Bosnja), MALOKU (banor i Malėsisė, verior), GEGA (i trevave veriore), OSMANI (familje tė lidhura me Turqinė osmane por jo domosdoshmėrisht me origjinė osmane), MUHAXHIRI (familje tė shpėrngulura), AXHEMI (nė arabisht shenjon tė gjithė ata qė nuk janė arabė, pra janė tė huaj), ĒERKEZI (pėrfaqėsues i njė kombi qė ka ardhur tek ne si ushtar dhe ka mbetur aty), SARAĒINI (qė lidhet me saracenėt), MAXHARRI (familje e lidhur me Hungarinė). Pėr kėto patronimet e fundit mbetet e diskutueshme nėse kanė tė bėjnė me kombėsinė e tė shenjuarve apo me apelativėt qė motivohen nga emrat e kėtyre kombeve).

    Nė literaturėn onomastike ky tip identifikimi pėrcaktohet si njė formė pėrshkruese dhe nė njė farė kuptimi ai ėshtė konvencional. Ēlirim Bidollari mban mendimin se shqiptarėt i kanė shtėnė nė punė me lehtėsinė mė tė madhe emrat e vendeve, qė nga atdheu i largėt e deri tek fshatrat mė tė vegjėl. Megjithatė Bidollari mendon se ky lloj mbiemrash ka ardhur duke u tkurrur, pasi ka pėrjetuar disa kulme nė shekullin 15-tė, 19-tė dhe vitet e para pas Luftės sė dytė Botėrore. Pikėrisht nė mesin e shekullit XX, ky lloj patronimi hyri nė modė. Megjithatė nė gjendjen e sotme tė sistemit patronimik shqiptar, ky tip konsiderohet i mbyllur. Pėrdorimi i tij i zgjeruar vihet re edhe sot e kėsaj dite nė Gjakovė.

    Emra prindėrish tė kthyer nė mbiemra

    Nė pasurinė e pėrgjithshme tė patronimeve shqiptare, mbiemrat e formuar nga emri i paraardhėsit, konkretisht babės, pėrbėjnė rreth 40 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm, dhe njė tablo e tillė na del e pranishme edhe tek banorėt e Gjakovės. Mbiemrat me zanafillė nga atėsia kanė njė arsye logjike tė lindjes sė tyre. Nė kėtė nėnlloj patronimesh mund tė dallojmė dy areale: areali katolik qė shfaqet me trajtat karakteristike tė emrave tė krishterė; areali mysliman qė pėrfshin emra dhe variante tė tyre nga gjuhėt orientale. Rastet mė tė shpeshtė tė emrave tė pararendėsve tė kthyer nė mbiemra tė pasardhėsve nė Gjakovė janė: AHMETI, LEKA, JAKUPI, KAMBERI, GJERGJI, KOLA, GJOKA, NIKA, DEDA, MALAJ, (I)BRAHIMI, ISUFI. Vendi dhe roli i kėtij lloji patronimesh ėshtė i rėndėsishėm nga vetė prania e shtuar gjė e cila njėkohėsisht tregon edhe dendurinė e pėrdorimit.

    Nė tė folmen e Gjakovės ėshtė karakteristik fakti i thirrjes sė frymorėve me emrin personal tė cilit i bashkangjitet edhe mbiemri ose emri i familjes. Kjo sigurisht ėshtė njė formė jashtė komunikimit formal e shkrimor, i pėrdorshėm nė rrethe njerėzish e mjedise tė ngushta. Trajta e emėrores nė numrin njėjės pėrdoret nė gjinore njėjės, p.sh.: X i Manxhukės, ose Y i Meqės, ku MANXHUKA e MEQA nuk janė emrat e prindėrve por mbiemri i familjes. Tepėr e pranishme nė Gjakovė na del edhe ndajshtesa –aj, e cila nė gjuhėsinė tonė ėshtė pranuar si ndajshtesė e specializuar pėr formim patronimesh. A. Xhuvani dhe E. Ēabej pėr ndajshtesėn -aj vlerėsonin se me kėtė lloj prapashtese mundėsohet formimi i patronimikave (KOLĖ-KOLAJ, LEKĖ-LEKAJ) dhe formimi i emrave tė viseve a krahinave tė cilat mandej janė pėrdorur si material furnizues pėr patronime tė reja (BARDHAJ, ZOGAJ).

    Rruga e formimit tė patronimeve me –aj mendohet tė ketė ardhur si rezultat i trajtės pas singularizimit tė formės sė shumėsit: p.sh. Petriti i Dedajve > Petrit DEDAJ. Sipas pėrdorimit praktik tė patronimeve nė Gjakovė, vėrejmė se pjesa mė e madhe e atyre patronimeve qė dalin me –aj rėndom i pėrkasin mbiemrave tė banorėve nė zonat rurale ndėrsa nė zonat urbane gjejmė gjithashtu tė njėjtat patronime por pa ndajshtesėn –aj. Kėshtu p.sh., gjejmė dy variantet LEKA-LEKAJ, GJOKA-GJOKAJ, MALA-MALAJ, NIKA-NIKAJ, MARKU-MARKAJ etj., gjė e cila jep tė kuptohet se patronimet e krijuar nė bazė tė emrit tė kryetarit tė familjes janė pėrdorur pa dallim nė zonat urbane a rurale por kėto tė fundit janė pajisur edhe me ndajshtimin -j, - aj.

    Marrė nė tėrėsi, ky lloj mbiemėrformimi duhet se ka tendencėn e identifikimit sa mė tė saktė tė subjektit, duke futur nė punė emrin e tė atit, gjė e cila gradualisht e kthen kėtė tė fundit nė mbiemėr tė vetė individit. Po kėtu na dalin edhe raste tė mbiemrave tė pėrngjitur: GJONKOLAJ, MARKAGJONAJ, GJONDEDAJ, NDUELLESHI, PERKOLA, PERDODA, DEDNIKAJ, MURAKOLA, LEKMARKU etj. Kėto janė patronime dy a mė shumė pjesėshe tė cilėt nuk mjaftohen vetėm me emrin e njė paraardhėsi por ndėrtohen me emrat e pėrfaqėsuesve tė disa brezave. Kjo mund tė ketė ndodhur si shkak i ndarjes nga trungu familjar dhe meqė ka sunduar familja e madhe patriarkale ēdo ndarje duhet tė sillte mbartjen e emrit tė familjes sė madhe. Por mund tė ketė ardhur edhe si shkak i zvogėlimit tė fondit tė emrave fetarė kalendarikė. Kjo dukuri nuk ka ndodhur vetėm tek popullata e besimit tė krishterė por edhe tek ajo myslimane. Mund tė pėrmendim raste si: BEJTULLAHU, RAMAZANI, RAMADANI, SHAHSIVARI, AVDIU etj.

    Njė vend tė posaēėm zėnė edhe trajtat e shkurtra tė patronimizuara, p.sh.: patronimi HIL-A vjen nga emri MĖHILL, NIK-A nga NIKOLLĖ, NDUE ose NDOC-I nga ANTON, AVDIU ose AVDIAJ nga ABDULLAH, SULA nga SULEJMAN, RRUSTA nga RRUSTEM, BRAHUSHI nga IBRAHIM, SMAJLI nga ISMAIL, MUSA nga MUSTAFA etj. Nė lidhje me kėtė lloj formimi patronimesh qė ėshtė i pėrhapur tek tė gjithė shqiptarėt dhe jo vetėm tek gjakovarėt, Thimi Mitko tek “Bleta shqiptare” thotė se kėta janė emra sikundėr i kanė pėrdorur prindėrit tanė qė moti, pra duke ruajtur emrin e pararendėsit ka lindur tendenca e mbiemėrformimit.

    Mbiemra qė tregojnė zanate, profesione, tituj e ofiqe

    Nga tė gjitha ndarjet e onomastikės, mė shumė ndikim nga ndikimi turk ka pėsuar antroponimia, veēanėrisht patronimia pėr arsye se procesi i saj nisi dhe mbaroi brenda sundimit osman. Pėr shkak tė pėrfshirjes nė sistemin feudal-ushtarak, terminologjia orientale u shtri gjerė e gjatė nė tė gjitha fushat prandaj edhe sot e kėsaj dite ne trashėgojmė njė ngarkesė tė konsiderueshme orientale. Por ėshtė e ēuditshme se si prapashtesat turke -xhi,- lli janė fare pak tė pranishme nė patronimet e Gjakovės: RIZVANOLLI, ĒARKAXHIU. Pėr kėtė tip patronimesh qė tregojnė zanate e tituj, Bidollari konsideron se fillimisht ka shėrbyer si karakterizues shtesė qė iu atribuoheshin njerėzve qė ushtronin profesione tė caktuara, zanate a funksione. Me kalimin e kohės, duke pasur prirjen tė bėhen tė trashėgueshėm, kur ky profesion bėhej i trashėgueshėm nga njėri brez nė tjetrin, ai pasohej nga pasardhėsit duke ‘detyruar’ tė njėjtėn gjė edhe pėr patronimin.

    Meqė zanatet a mjeshtėritė monopolizoheshin, sidomos zanatet fisnike, atėherė edhe trashėgimi i mbiemrit konsiderohej si njė vlerė me peshė. Pėr familje a anėtarė familjesh qė pėr njė kohė tė gjatė ushtruan njė zeje, emri i zanatit u shndėrrua nė patronim pasi filloi tė shenjojė familjen e ushtruesit tė zejes, qoftė edhe kur ai e kishte lėnė sė ushtruari atė profesion. Tė tilla janė patronimet: TERZIU (rrobaqepės), BAKALLI (shitės i gjėsendeve tė ndryshme), TABAKU (lėkurėpunues), NALLBANI (mbathės i kuajve), SARAĒI (pajisje pėr kuaj), KAZAZI (pėrpunues i mėndafshit), KOVAĒI (farkėtar), SAHATĒIJA (orėndreqės), ĒARKAXHIJA (pėr punimin e armėve), FURRA (bukėpjekės), KASAPI (me therjen dhe shitjen e mishit), HARAĒIJA (taksambledhės), GĖRĒARI (baltėpunues), BERBERI (rrojtar) etj. Meqė nė Gjakovė janė punuar dhe ushtruar me dhjetėra zeje tė cilat janė trashėguar tek gjeneratat e reja, prej tyre kanė mbetur njė numėr i konsiderueshėm patronimesh. Por duhet cekur se jo ēdo zeje a profesion ka lėnė pas nė ditėt e sotme njė patronim.

    Nga pikėpamja gjuhėsore, kjo kategori paraqitet e pasur, me mbizotėrim nga fjalėt-rrėnjė orientale. Nė rastet mė tė shpeshta ato i takojnė jetės qytetare meqė zejet u zhvilluan brenda nė qytet ku ishin rangjet e esnafėve. Po ashtu nė qytet ishte i pėrqėndruar rendi administrativ e shtetėror, ushtarak, fetar.

    HOXHA, PRIFTI dhe SHEHU janė tre patronimet me burim nga tituj tė hierarkisė fetare, mė tė pėrhapura tek shqiptarėt. Prej tė treve, nė Gjakovė hasim vetėm dy: HOXHA dhe SHEHU, qė tė dy tė motivuar me pėrkatėsinė fetare tė patronimmbajtėsit. Mandej vjen DERVISHI, MEJZINI, HAXHIU (vizitor i vendeve tė shenjta), BAJRAMI (festė fetare). Kthimi i emėrtimit tė klerikut nė emėr familjar ka kaluar nėpėr rrugėn tradicionale tė formimit tė patronimeve shqiptare: fillimisht ky emėr iu bashkua emrit vetjak tė klerikut si emėr dallues, pėr ta evidentuar atė midis personave qė mbanin tė njėjtin antroponim. Patronimi MEKA mund tė ketė lindur nga praktika islame e haxhillėkut. Si emra familjarė u pėrdorėn edhe fjalė qė i takojnė arsimit dhe jurisprudencės: MYDERRIZI, MYFTIU, QEHAJA (sekretar, shkrues). Ėshtė pėr t’u vėrejtur se mes patronimeve nė Gjakovė nuk shėnohet asnjė rast i ekzistencės sė patronimit PRIFTI. Kjo mbetet e pashpjegueshme pėr faktin se nė kėtė zonė jeton njė pėrqindje e konsiderueshme e popullatės sė krishterė, megjithatė patronimi PRIFTI nuk gjendet nė asnjė rast.

    Mbiemra tė tjerė me ngjyrim fetar pėrmendim edhe: BABALIA, HAFIZI, DOMI, BAJRAMI, etj. Jo tė rrallė paraqiten mbiemrat qė shprehin njė gradė ose titull ushtarak : SPAHIU, ĒAUSHI, VEZIRI, PASHA, IMAMI, AGA(J)-AGANI, GAZIJA, BEGU-BEGDUSHI (prej: bejlerė), YVEJSI, SPAHIU (kalorės nė ushtri), ZAJMI (kreu i spahijve) por edhe EFENDIA – titull shoqėror, MYFTARI (kryeplak). Interesant ėshtė fakti se titullin ‘sulltan’ si shkalla mė e lartė e hierarkisė qeverisėse osmane, nuk e gjejmė tė pranishėm nė Gjakovė, por as nė patroniminė mbarė shqiptare. Kjo ndoshta pėr faktin se shqiptarėt asnjėherė nuk u bėnė dot Sulltanė, por maksimumi Vezirė. Ndaj emri Sulltan na del vetėm si emėr vetjak femėror: SULLTANE. Ndėrsa fjalėt: VEZIR, SHAH i gjejmė edhe si emra personal femėrorė, edhe si patronime. Nė kėtė tip patronimesh, vėrehen raste tė shumta tė ndėrtimeve kompozitė, ndėrtimi i tė cilave formohet nė sajė tė bashkimit tė ofiqit me emrin personal. Ky tip funksionon sipas skemės: emėr fetar + emėr vetjak : HAXHISMAJLI, HAXHIMIFTARI, HAXHIKADRIJA, HAXHIBEQIRI, HAXHIAVDYLI, HAXHISHABANI, HAXHIJONUZI, MULLAADEMI, MULLAJUSUFI, MULLAIDRIZI, MULLATAHIRI, MULLAZENUNI, YMERAGA, DAUTAGA, HAFIZADEMI, DERVISHDANA, AXHANELA, BABALIA, BEGDUSHI, SHEHDADI, SHEHDANJOLLI. Prania e kėtij fondi nė onomastikėn e kėsaj treve ėshtė dėshmi e rolit tė madh qė kanė luajtur kėto besime fetare nė jetėn shoqėrore tė popullatės. Por po ashtu ajo ėshtė shenjė treguese e respektit tė shqiptarėve pėr besimet fetare qė ushtrohen nėn frymėn e tolerancės. Identifikohen edhe mėnyra tė tėrthorta tė shenjimit tė zanateve, profesioneve. Ato i paraqesim tė strukturuara elementit tė cilin e shquajnė:

    a) Me anė tė lėndės sė parė me tė cilėn punohet: QARRI, PENI, QYMYRI, HIMA, BARUTI.

    b) Me anė tė instrumentit a mjetit tė punės: KOBURJA, PALLASKA, TULLUMI.

    c) Dalin edhe disa raste tė patronimeve metaforike nė tė cilat trajtimi merr njė natyrė tė dyfishtė frymorėsh : DASHI, DACI, PULA, KNUSI, ZOGU, BYLBYLI, MAGARI (aktualisht mbiemėr i shuar, i zėvendėsuar me tjetėr), por edhe: MISKU (erėmirė).

    Mbiemra tė formuar duke marrė burim nga nofka e llagapi

    Nė lidhje me kėto lloje patronimesh, mund tė flasim qartė rreth kuptimit qė kanė, por jo edhe pėr rrethanat nė tė cilat emėrtimi ėshtė kthyer nė mbiemėr tė individit-familjes. Ēabej, qė nė Konferencėn e parė albanologjike pranon se parimi i emėrtimit tė njerėzve, pėrgjithėsisht meshkujve, me anė tė emrave tė shtazėve, si dhe prejardhja e emėrtimeve prej ofiqeve, janė njė nga kriteret e emėrtimit nė shqipe.

    Kėto lloj mbiemrash kanė marrė formėn e epiteteve, me ngjyresa pozitive a negative tė cilat me kalimin e kohės janė zbehur. Pas Beratit, mendohet se Gjakova ėshtė njė nga qytetet qė ka mė sė shumti “epitete” apo nofka. Pėr kėtė arsye, kėtė tip patronimesh e klasifikojmė nė dy lloje:

    a) Patronime qė vijnė nga fjalė qė shenjojnė vetitė fizike a morale tė njerėzve;

    b) Patronime qė vijnė nga ofiqe/nofka dhe emėrtime kafshėsh.

    Nga nėnlloji i parė nė Gjakovė hasim nė patronime si: QORRI, QELI (DANQELI), TOPALLI, SHYTI, KOMTRASHI, KOKA(J), VOGLI, KUQI, DHOMI, BUZA, BARKU, GRUSHTI, PARASHUMTI.

    Nga nėnlloji i dytė, pėrveē se kemi njė prani tė konsiderueshme tė kėtyre rasteve, mund tė themi gjithashtu se nė to janė tė pranishėm kuptimi i drejtpėrdrejtė dhe ai metaforik. Dallojmė disa lloje klasifikimi:

    a) Nofka tė bazuara nė elemente ushqimore: UFLLA, SHEQERI, KRYPA, AJRONI, PILAVI, SPECI, PURRINI, KUMPIRI, KAKIĒKA, KOC(K)A.

    b) Nofka tė bazuara nė emra shpendėsh a kafshėsh: KĖNDUSI, PULA, BYLBYLI, VREMĒI, PLESHTI, KLYSHI, KARCYLLI, HUTI, DASHI, KINGJI, MAGARI, BULLI, ABRASHI (kalė me lara).

    c) Nofka nga objekte: BUNARI, FURRA, QEREPI, TULLUMI, BALLONI, KOSHI, KUPA.

    d) Nofka me kuptim pėrbuzės: HAJNI, LUGATI, KATILI, QYRRI, PAĒAVRA, BURGIJA, ZARARI, XHUXHA, QUKI, GUZICA (srb. - prapanica).

    Njė pjesė e mirė e patronimeve tė lartshėnuara, me kalimin e kohės janė zėvendėsuar me patronime tė rinj, me arsyetimin se pasardhėsit e kėtyre familjeve janė ndjerė tė ofenduar nė mentalitetin e ri tė shoqėrisė. Myslim Nagavci tek “E folmja e Gjakovės” vlerėson se nuk ėshtė e tepėrt tė tregojmė se gjakovarėt jetojnė duke i pėrqeshur tė metat e tė tjerėve, duke u vėnė njerėzve ofiqe tė ndryshme sipas prirjeve, komplekseve. Bile nė Gjakovė vlen thėnia: “Mė thuaj ēfarė ‘llagapi’ ke, tė tė them se kush je”. Pjesėn dėrrmuese tė kėtyre nofkave, banorėt ua kanė ngjitur njėri-tjetrit pėr t’i pėrqeshur ose fyer, nė sajė tė situatave tė jetuara. Nė pėrgjithėsi kėto emėrtime qė me kohė janė kthyer nė llagape, janė fyes e pėrqeshės dhe vetėm nė ndonjė rast shumė tė rrallė tregojnė cilėsi a tentojnė tė japin informatė tė mirė: MISKU, BYLBYLI, DRENI.

    Ja edhe disa nga mbiemrat-nofka tė cilat mund t’i ndeshni tek banorėt e Gjakovės: ZALLI, KAMISHI, ARAPI, DUSHMONI, DUDUFENCI, LUKI, TULI, SARIĒKA, JAKA, TODORZA, PRUSHI, LAMA, GUCI, MICI, XHIBIGJUKI, GJYJGJYZARI, SEREMI etj. Kjo nuk do tė thotė se qytetet e tjera nuk kanė mbiemra karakteristikė por gjithsesi Gjakova shquhet dhe dallohet pėr mbajtjen e nofkave pėr mbiemėr. Shumėkush e konsideron kėtė si njė pasuri tė llojit tė vet. Megjithatė tek gjeneratat e reja, nga njėzet vitet e fundit e kėtej, vihet re tendenca pėr t’i zėvendėsuar nofkat e pahijshme me patronime mė tė dinjitetshme.

    Mbiemra me ndikim oriental

    Patronimet me burim prej gjuhėve orientale tė cilat mund tė jenė tė ardhura nga persishtja ose arabishtja, por qė nė shqipe kanė hyrė nėpėrmjet turqishtes: HOXHA, GJYLGJYZARI, BAJRAKTARI, SPAHIU, RRUSTEMI, ARLLATI, SHAHINI, KARAKUSHI (kompozitė, karaj - i zi) etj. Kėto lloj patronimesh i gjejmė nė pėrdorim tė shtuar.

    Pra, vihet re se ashtu si nė toponimi, edhe nė patronimet e vendasve nė Gjakovė kanė lėnė ndikimin e tyre gjuhėt orientale si pasojė e sundimit tė gjatė tė Perandorisė turke ndėrsa prania e ndikimit sllav vihet re nė njė masė shumė mė tė ulėt. Nė Gjakovė, ndikimi sllav ėshtė sadopak i vėrejtshėm nė toponimi, por edhe nė emėrtimet e familjeve a fiseve. Meqė nė kėtė zonė tė Kosovės asnjėherė nuk ka patur mė tepėr se dy pėrqind tė popullatės me pėrkatėsi sllave, janė mininale rastet qė reflekftohen nga ndikimi i sllavishtes nė patronimi.

    Mbiemra me ndikim sllav

    NIKOLIQI, POZHEGU (Slavonska Pozhega, Uzicka Pozhega, qytete sllave), DOBRA (sllv. mirė), MANXHUKA, BĖRDONIQI (sllv. kodėr), POZHARI (sllv. zjarr).

    Jo mė kot e lashė pėr nė fund edhe njė tip patronimesh tė cilat duke u nisur nga sistemi i sotėm gjuhėsor, mbeten tė pashpjegueshme. Pra kėtu do tė pėrfshij ato mbiemra pėr tė cilėt vetė emėrtimi nuk jep shpjegime: VALLA, DALLADAKU, FĖRDULLI, KATONA, BUQINCA, ELSHANI, ROKA, PERJUCI, MILLA, DURAKU, etj.

    Sot, sistemi patronimik funksionon me njė larmi trajtash, duke marrė pėrsipėr tė identifikojė banorėt e Gjakovės, dhe jo vetėm kaq, por edhe tė tregojė origjinėn e prejardhjes familjare tė tyre. Mbiemrat e sotėm kanė lindur, ndryshuar e pėrshtatur nė njė rrugė tė gjatė evoluive, duke u fiksuar nė gjendjen e sotme e cila siē e pamė na paraqitet me njė shumėsi tiparesh dhe cilėsish.

    Literatura:
    Aleksandėr Xhuvani, Prapashtesat e gjuhės shqipe, Studime gjuhėsore, III, Prishtinė 1976
    Ēlirim Bidollari, Hulumtime onomastike, Tiranė 2012
    Eqrem Ēabej, Studime gjuhėsore, Vėll. I, Prishtinė 1976
    Jusuf Shpuza, Pėrsiatje onomastike, Shkodėr 2008
    Myslim Nagavci, Tė folurit e Gjakovės, Revista kulturore dhe shkencore “Pėrparimi”, Prishtinė 1969 Thimi Mitko, Bleta shqiptare, Mbledhės tė hershėm tė folklorit shqiptar, nr. 2, Tiranė 1961.


    (Autorja ėshtė doktorante nė Qendrėn e Studimeve Albanologjike (QSA) nė Tiranė)

    http://www.telegrafi.com/lajme/cesht...e-26-6392.html
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar iliria e para pėr postimin:

    Ura e Cekajve (09-12-2013)

  6. #25
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anėtarėsuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    349
    Faleminderit
    48
    23 falenderime nė 22 postime

    Pėr: Kush jane mbiemrat me te vjeter shqipetare?

    Faleminderit per informacionet.

  7. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-03-2016
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Cool Pėr: Kush jane mbiemrat me te vjeter shqipetare?

    Po agolli nga e ka perardhjen se te 100 emrat me te vjeter shqiptar hyne esht shum i perhapur por orgjina e sakt kush e di:-i

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •