Close

Rezultati i Sondazhit: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

Votues
20. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • 1 vit

    4 20.00%
  • 2 vite

    0 0%
  • nje mandat

    16 80.00%
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 63
  1. #41

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Punet e Shqiperise do ti kryejne edhe keshilltaret arabe, perveē atyre turq. Ja se si shprehet Rama:

    Atashimi

    Ashtu si dhe nė rastin e Turqisė, Kryeministri Rama ka mirėpritur ardhjen e kėshilltarėve dhe specialistėve nga vendet arabe nga fusha tė ndryshme, qė do tė atashohen pranė ēdo ministrie apo dikasteri e institucioni. “Ministri pėrkatės do tė jetė nė dispozicion tė kėshilltarėve pėr ēdo gjė qė do tė kenė nevojė nė bashkėpunimin tonė”-ėshtė cituar gjithashtu me afėrsi qė t’i ketė thėnė zoti Rama ambasadorėve tė vendeve arabe.

    http://illyriapress.com/rama-shtron-darke-per-ambasadoret-arabe-kerkon-investime-por-jo-te-medha/

  2. #42

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Mbledhje tė pėrbashkėta qeverie dhe kėshilltarė turq nė ministri

    Partneriteti me Turqinė

    Vizita e ministrit tė Jashtėm turk Ahmet Davutoglu nė Tiranė zbuloi rrugėt e bashkėpunimit

    Partneriteti i Shqipėrisė me Turqinė duket se do tė jetė mė i afėrt sesa u mendua nė fillim. Detaje nga bashkėpunimi i dy vendeve u bėnė publike dje gjatė vizitės qė ministri i Jashtėm turk, Ahmet Davutoglu nė Tiranė. Nėnshkrimi i njė dokumenti tė partneritetit strategjik, mbledhje tė pėrbashkėta qeverie, kėshilltarė turq nė ministri tė rėndėsishme nė vend pėr projekte qė nisin nga energjia, kalojnė tek ekonomia dhe pėrfundojnė tek ēėshtjet e shėndetėsisė dhe kulturės. Takimin e parė, ministri i Jashtėm turk, Ahmet Davutoglu e zhvilloi me homologun e tij shqiptar, ku u theksua nisma pėr mbledhje tė pėrbashkėta tė qeverive mes dy vendeve. Mė pas ai zhvilloi njė takim me kryeministrin Edi Rama, ku u theksua ideja e kėshilltarėve turq nė ministritė e rėndėsishme nė vend.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/10/06/mbledhje-te-perbashketa-qeverie-dhe-keshilltare-turq-ne-ministri/

  3. #43

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Bushati: Ekspertizė nga SHBA pėr zhvillimet strategjike.

    19 Shtatot 2013

    TIRANE- Ministri i Punėve tė Jashtme, Ditmir Bushati i kėrkoi sot ambasadorit tė Shteteve tė Bashkuara, Aleksandėr Arvizu ekspertizė amerikane pėr tė bashkėpunuar me Ministrinė e Jashtme pėr tė ndihmuar nė projektimin edhe mė tė mirė tė vendit nė rajon.

    http://www.panorama.com.al/2013/09/19/bushati-ekspertize-nga-shba-per-zhvillimet-strategjike-arvizu-shqiperia-lajm-i-mire/

  4. #44

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?


  5. #45

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Si deklaroi Edi Rama nje vit me pare?

    PS: Tė vendoset limit i ri pėr borxhin

    11 Dhjetor 2012 | : Kryesoret,Politikė | Autor: Gazeta Shqip

    Rama: BSH tė ngarkohet me llogaritjen e borxhit pėr tė shmangur spekulimet

    Partia Socialiste propozoi sot qė Kuvendi i Shqipėrisė tė miratojė njė limit tė ri ligjor pėr stokun e borxhit publik si dhe qė Banka e Shqipėrisė tė ngarkohet me ligj pėr njė llogaritje dhe raportim tė pavarur nė rast se qeveria spekulon dhe e shkel nivelin e borxhit.

    Duke folur pėr mediat, kryetari Edi Rama tha: “Pėr tė mbrojtur vlerėn e librezės sė kursimit tė ēdo familjeje, pėr tė mbrojtur vlerėn e rrogave, vlerėn e pensioneve tė pensionistėve tė sotėm, apo vlerėn e pensioneve tė tė punėsuarve tė sotėm dhe pėr ta shpėtuar vendin nga njė katastrofė financiare, qė mund tė kthehet nė realitet nė tė nesėrmen e afėrt, pėr shkak tė heqjes sė kufirit tė borxhit publik, ėshtė shumė e rėndėsishme qė ne tė biem dakord qė praktikisht sė pari ta pėrcaktojmė me ligj masėn e borxhit”.

    Kuvendi i Shqipėrisė vendosi nė vitin 2008 limit maksimal ligjor nė masėn 60 pėr qind tė PBB-sė pėr stokun e borxhit publik. Qeveria propozoi dhe miratoi nė parlament shfuqizimin kėtij limiti, ndėrsa propozoi dhe miratoi njė buxhet pėr vitin 2013 ku borxhi publik pritet tė shkojė nė masėn 62.6 pėr qind tė PBB-sė sipas llogarive tė qeverisė dhe rreth 64 pėr qind e PBB-sė sipas llogarive tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar. 1 pėr qind e PBB-sė aktualisht ėshtė e barabartė me 100 milionė euro. Pėr tė shmangur kakofoninė e shifrave dhe mundėsinė qė qeveria tė spekulojė me llogaritjen e borxhit nė pėrqindje me PBB-nė, Partia Socialiste propozoi qė bashkė me limitin e ri ligjor, nė parlament tė miratohet edhe njė shtesė ligjore pėr mekanizmat kontrollues pėr t’u sanksionuar nė ligj, qė lidhen me kontrollin e borxhit.

    “Mendoj qė duhet tė biem dakord qė Banka e Shqipėrisė tė ngarkohet ligjėrisht nga Kuvendi qė ta llogarisė borxhin publik, nė raport me Prodhimin e Brendshėm Bruto dhe Banka e Shqipėrisė tė detyrohet me ligj ta njoftojė Kuvendin nė ēdo rast kur Qeveria e shkel kufirin e borxhit publik. Banka e Shqipėrisė tė miratojė dhe tė publikojė, siē ndodh nė cdo vend normal, njė kuadėr shumė tė qartė pėr mėnyrėn e llogaritjes sė borxhit publik, nė raport me Prodhimin e Brendshėm Bruto dhe sigurisht qė mbi kėtė bazė Qeveria jonė, nuk flasim mė pėr kėtė Qeveri qė po numėron ditėt, por ēdo Qeveri mė pas, tė mos marrė asnjė rol arbitrar nė kurriz tė qytetarėve dhe nė dėm tė interesit kombėtar dhe publik, nė raport me borxhin”, u shpreh kreu i PS-sė.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/11/rama-shqiperia-humbi-statusin-sepse-qeveria-e-zhyti-ne-korrupsion-dhe-nuk-permbushi-12-kriteret-e-be/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 25-10-2013 mė 15:49

  6. #46

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    FMN: Situata ekonomike aspak optimiste. Cani: Borxhi publik rritet nė 67 %

    Borxhi publik nė fund tė vitit 2013 do tė jetė nė nivelin e 67% dhe jo 64 sikundėr e kishte parashikuar ‘Qeveria Berisha’. Kjo u bė e ditur nga ministri i Financave Shkėlqim Cani, nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr mediat me Shefin e Misionit tė FMN pėr shqipėrinė Nadeem Ilahi, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani. Ministri i Financave sqaroi se nė 8 muajt e parė tė 2013 pati njė harxhim tė ndjeshėm tė parave, sikundėr paralajmėroi se deficit mund tė arrijė edhe nė 73 %. “Borxhi publik nė fund tė vitit do tė llogaritet nė nivelin e 67 %, por kėtu nuk kam pėrfshirė pagesat pėr punimet e kryera gjatė viteve, pasi po tė shtojmė edhe kėtė pjesė tė borxhit tė fshehtė, vetėm pjesėn e detyrimeve qė shteti i ka bizneseve, defiēiti duhet tė arrije jo mė pak se 73%”, tha Cani. Sipas tij, tė ardhurat gjatė 8-mujorit janė 210.5 miliardė lekė ose 7.2% me pak nga plani i buxhetit tė vitit 2013 dhe 3.8 % me pak se e njėjta periudhė e vitit tė kaluar. “Kjo ėshtė ndėr rėniet mė tė rėnda nė ekonominė shqiptare, pėrjashto vitin 1997″, u shpreh ai duke shtuar se me kėtė performancė kaq negative tė mbledhjes sė tė ardhurave nevojiten jo mė pak se 24 miliadė lekė borxh shtesė pėr vitin 2013, pėr tė mbyllur finacnimin e defiēitit qė do tė arrijė nė 6 % tė PBB-sė, nga 3.5 % qė ka qėnė planifikuar pėr kėtė vit.

    “Shpenzimet pritet tė arrijnė diku te 405 miliardė lekė. Defiēiti aktual dhe ai i pritshmi i buxhetit janė mė tė larta se parashikoheshin dhe e vetmja zgjidhje qė na la kjo qeveri ėshtė shtyrja e defiēitit dhe borxhit publik, meqė paratė janė harxhuar ndjeshėm gjatė 8-mujorit”, u shpreh Cani. Sipas tij, defiēiti buxhetor nė fund tė 2013-ės pritet tė dalė diku te 85 miliardė lekė. “Po tė shtojmė edhe kėtė pjesė tė borxhit vetėm pjesa e detyrimeve qė shteti u ka bizneseve afėrsisht defiēiti duhet tė arrijė jo mė pak se 71 %”, tha ministri. Sipas tij, synimi pėr vitin 2014 ėshtė vėnia nėn kontroll e borxhit publik, por aq sa pėr tė mos frenuar rritjen ekonomike, e cila ėshtė po aq shqetėsim pėr ne sa edhe borxhi.

    Nė fjalėn e tij, kreu i financave shqiptare paraqiti edhe pritshmėritė pėr vitin 2014, qė sipas tij do tė jenė nė nivelin e 72-73 % tė PBB-sė. Ndėrkohė qė uljen e borxhit nė nivelin e 60 %, Cani e parashikon nė vitin 2018, megjithėse edhe kjo sipas tij duket dicka e vėshtirė. “Fatura qė presin likuidimin nga thesari ėshtė afėrsisht 9 miliardė lekė. Nė shtesė tė shumės prej 9 miliardė janė edhe 6 miliardė lekė tė tjera kėrkesa, por tė paplanifikuara nė buxhet pėr pagesa sociale. Mė tej, ėshtė biznesi qė kėrkon prej kohėsh rimbursimin e TVSH-sė, afėrsisht 6 miliardė lekė. Dhe 7 miliardė lekė tė tjera qė ende nuk janė ēertifikuar. Tė gjitha kėto janė shuma qė presin rimbursim nga qeveria. Njėkohėsisht janė edhe rreth 10 miliardė lekė pagesa tė tatimit tė fitimit tė parapaguara nga biznesi, por tė pakthyera nga administrata tatimore”, tha Cani. Ai vlerėsoi se kreditimi ėshtė stopuar edhe nga niveli i lartė i kredive me probleme qė llogariten nė 24 %.

    Ministri i Financave vuri nė dukje se rritja ekonomike pėr kėtė vit pritet te jetė e pėrgjysmuar nga sa ishte e parashikuar, pra jo mbi 3% si ishte parashikimi, por 1.7-1.9 % e Prodhimit tė Brendshėm Bruto. “Gjendja ėshtė e rėndė por jo e pa shpresė”, tha Cani. Ai garantoi se me qėllim qė tė kthejmė besimin te publiku do tė plotėsojmė detyrimet tona ndaj qytetarit dhe biznesit pėrmes disa masave emergjente synohet dalja nga emegjenca. “Tė ardhurat nė buxhetin e rishikuar pėr vitin 2013 qė pritet tė mbėrrijė shumė shpejt nė Kuvend do tė jenė 40 miliardė lekė mė pak nga sa ishte programuar. Do tė ketė sistemim dhe ulje tė shpenzimeve dhe rritje tė defiēitit nė rreth 25 miliardė lekė”, theksoi Cani.

    http://www.albpress.org/2013/09/27/fmn-situata-ekonomike-aspak-optimiste-cani-borxhi-publik-rritet-ne-67/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 25-10-2013 mė 16:10

  7. #47

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Megjithate PS dhe EDI Rama kane premtuar sherbim shendetesor falas. Sistemi i meparshem ka deshtuar.

    Secili sipas mundesive dhe shteti per te gjithe!


  8. #48

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Ilir Beqja: Nė janar shėndetėsia falas, hiqen taksat pėr biznesin e vogėl

    Partia Socialiste ka deklaruar se ėshtė e vendosur pėr tė mbajtur dy premtimet e saj mė tė bujshme; shėndetėsi falas dhe heqje e taksave pėr biznesin e vogėl. Mė me impakt pritet tė jetė reforma nė shėndetėsi. Bashkėdrejtuesi i grupit tė punės pėr programin, Ilir Beqja, ka deklaruar dje se nga janari i viti 2014 shqiptarėt nuk do tė paguajnė mė 10 pėrqindėshin e TVSH -sė pėr shėndetėsinė pėrfshirė kėtu edhe TVSH-nė e barnave. Ai tha gjithashtu se edhe biznesi i vogėl s’do tė paguajė me taksė. Kėto dy reforma por edhe tė tjera, parashikohen nė programin pėr 300 ditėt e para tė bashkėqeverisjes mes Partisė Socialiste dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim."Kemi rėnė dakord qė na duhet njė sistem krejt i ri i informacionit pėr shėndetėsinė. Na duhet njė mėnyrė krejt e re e menaxhimit tė institucioneve shėndetėsore, si dy parakushte pėr tė shkuar tek ajo skemė qė tė dyja partitė kanė si synim nė program, mbulimin e tė gjithė popullatės. Do tė arrijmė tek ky mbulim universal nė Shqipėri brenda 4 vjeēarit tė mandatit. Jemi tė vetėdijshėm qė modeli i taksimit duhet tė jetė ne funksion tė punėsimit dhe zhvillimit tė ekonomisė. Sigurisht qė Banka Botėrore ėshtė njė partner i rėndėsishėm jo vetėm nė qėndrueshmėrinė makroekonomike tė Shqipėrisė, por edhe nė projektet e saj zhvillimore pėr Shqipėrinė, por unė mund t’u them qė nė 1 janar tė paktėn e dakortėsuar brenda koalicionit nuk do tė ketė taksė pėr biznesin e vogėl dhe nuk do te ketė tvsh nė shėndetėsi”, tha ai. Beqja ka deklaruar se programi pėr 300 ditėt do tė jetė gati ne fund tė javės sė ardhshme, sipas tij janė prekur njė sėrė fushash e ēėshtjesh tė cilat kanė ndikim tek shqiptarėt. "Kemi diskutuar pėr emergjencėn qė ka vendi nė rendin publik, por edhe pėr hapat e nevojshėm qe duhen ndėrmerren brenda 300 ditėve mė tė saktė brenda 100 ditėve lidhur edhe me njė mundėsi qė vendi e ka qė brenda dhjetorit vendi te marrė statusin e vendit kandidat. Sigurisht qė nė programin e 300 ditėve do tė gjejmė masa pėr ēdo sektor, pėr ēdo shtresė apo grup tė shoqėrisė. jemi duke pėrcaktuar kush ėshtė zgjidhja pėr problemet qe ka , nevojat pėr ndryshimet legjislative , nevojat pėr rregullime institucionale, nevojat pėr injeksione financiare dhe padyshim edhe ku do tė gjenden kėto burime financiare. tė vetėdijshėm jemi qė duhet tė njohim mirė situatėn dhe tė synojmė fillimisht konsolidimin fiskal”, tha ai.

    Propozimi i LSI

    Bashkėdrejtuesi i grupit tė punės pėr programin, Ilir Beqja, ka sqaruar edhe propozimin e LSI pėr kėtė ēėshtje. “Kemi njė problem themelor. LSI ka si qėllim mbulimin e gjithė popullatės me sigurime shėndetėsore. Nė programe, instrument kemi patur ne sigurimin me rezidencė, ndėrsa LSI me kontribute tė detyrueshme shėndetėsore. Qėllimi ėshtė i pėrbashkėt, qasja ėshtė ndryshe. Kėto ditė jemi marrė me shėndetėsinė dhe jemi tė vetėdijshėm qė ėshtė reforma mė e madhja qė ėshtė ndėrmarrė nė kėtė sektor. Pėrfundimi do tė bėhet me 1 janar 2017, sepse jemi tė vetėdijshėm qė kjo ka nevojė pėr shumė parakushte dhe sistem informacioni tė plotė dhe nevoja pėr investime nė institucionet shėndetėsore. Brenda mandatit, besojmė se do tė realizojmė premtimin qė shėrbimi shėndetėsor tė bazohet vetėm me kushtin e rezidencės nė Shqipėri”, tha Beqja.

    Taksa progresive

    Bashkėdrejtuesi i grupit tė punės pėr programin, Ilir Beqja, ka deklaruar se Partia Socialiste nuk ka hequr dorė as nga taksa progresive. Por, sa i takon korporatave Beqja ėshtė shprehur se nuk do tė ketė taksim progresiv. “Divergjencat nė programin tonė pėr taksimin janė njė perceptim i formuar nga media. Dua tė them qė nė fushatė, tė dy partitė kanė folur pėr taksim progresiv vetėm mbi tė ardhurat personale dhe besoj qė janė dy pozicione shumė tė rėndėsishme, pra shprehja qė do tė ketė progresivitet nė tė ardhurat personale dhe jo nė taksimin e korporatave. LSI ka evidentuar tre intervale nė tatime, ne jo, por kur maxhoranca nė largim nė prill bėri ndryshime mbi sistemin tatimor, ne pėrfshimė nė programin tonė idenė e etapave”, tha ai. Adriatik Doēi
    Saturday, July 13, 2013 - 09:43

    - See more at: http://www.sot.com.al/politike/ilir-....sh5bkshZ.dpuf

  9. #49

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Edi Rama : “Do hapim 300 mijė vende pune”

    30/05/2013 SHQIPĖRI

    Kėndi i fjalės ėshtė zhvendosur nė qytetin e Kavajės, ku kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, ka premtuar pėr tė rinjtė mė shumė punėsim.

    “Ndėrkohė, atyre tė rinjve, qė sot e kanė mbaruar shkollėn e mesme dhe janė pa punė, ne do t’u ofrojmė kushte tė trajnimit profesional, nė mėnyrė qė tė aftėsohen nė njė zanat tė caktuar. Sepse, sot nė Shqipėri, kemi numrin mė tė madh tė juristėve pėr kilometėr katror, por nuk kemi zanatēinj”, tha Rama.

    Rama, mė pas, shpjegoi planin e tij ambicioz pėr hapjen e 300 mijė vendeve tė reja tė punės.

    “Por vende tė reja pune reale, jo si vendet e Saliut, se po shikonim pak mė parė njė spot, qė thoshte kemi hapur 200 mijė vende tė reja pune, ndėrkohė qė vet INSTAT, qė varet nga ai, thotė qė janė humbur 51 mijė vende pune. Vende pune tė hapura me fjalė dhe me spote, ne mund tė hapim edhe 1 milion, problemi ėshtė tė hapim vende pune reale. Ne mund tė hapim vende pune reale, duke nxitur investimet prodhuese dhe duke pasur njė plan tė veēantė pėr tė bėrė trajnime profesionale pėr gratė, qė janė tė reja tė papuna, pra grave-nėna tė reja, qė janė tė papuna”, shtoi Rama.

    Rama takon peshkatarėt

    “Ju premtoj, qė do tė jem avokati dhe partneri juaj i drejtpėrdrejtė”

    Ndėrsa nė Durrės, gjatė takimit me peshkatarėt, Rama premtoi se do tė bėhet avokati i tyre.

    “Ai thotė ka bėrė, po ēfarė ka bėrė? S’ka bėrė angjė. Saliu vetėm ka shkatėrruar, biles duhet tė japė llogari, ku kanė shkuar fondet tona, qė kanė ardhur pėr peshkimin, ku kanė shkuar?! Duhet tė japė patjetėr llogari Berisha pėr kėtė punė dhe pėr shumė gjėra”, tha njė banore, grua e njė peshkatari.

    “Do ta realizojmė bashkarisht, qė nafta tė jepet kėtu dhe tė jepet pa akcizė, tė jepet pa taksėn e qarkullimit, me kėtė do fillojmė. Naftėn, shkollėn profesionale, kantierin, kėto tė tria do t’i trajtojmė bashkarisht, do tė punojmė bashkarisht, do t’i zgjidhim bashkarisht. Unė ju premtoj, qė do tė jem avokati dhe partneri juaj i drejtpėrdrejtė. Nuk do t’i lė gjėrat, qė tė vijė fushata tjetėr”, theksoi Rama. / Top Channel

  10. #50

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    KUR DO TE NISE PS NGA SHPERBLIMI I ISH-TE PERNDJEKURVE POLITIKE?


    Opozita, projekt serioz pėr borxhin moral dhe financiar ndaj ish- tė pėrndjekurve

    24 Shkurt, 2013 | Postuar nė: Aktualitet,Ekonomia,Opinion | Shkruar nga: TemA

    Nga Keti Bazhdari

    Ne pėrulemi pėrpara martirėve dhe viktimave tė rezistencės antikomuniste. Ēmojmė fort gjakun e derdhun, sakrificat dhe vuajtjet e tė gjithė atyre qė nuk u thyen por qėndruan si heronj. Tė pėrndjekurit politikė i mbijetuan asaj qė nuk i la me marrė frymė, diktaturės mė tė egėr komuniste. Madhėshtia e tė pėrndjekurve ėshtė nė faktin qė ata nuk ushqejnė urrejtje nė zemrat e tyre por vetėm kėrkojnė drejtėsi. Shembujt e tyre do tė frymėzojnė brezat pėr tu qėndruar besnikė idealeve tė shenjta, qė shqiptarėt i ēmojnė aq shumė, burrėrisė e atdhedashurisė dhe do tė forcojnė nismat pėr rilindjen kombėtare.

    Ėshtė e pafalshme qė nė kėto 20 vjet tė postdiktaturės komuniste, pėr ish tė pėrndjekurit politikė nuk pati asnjė moment drejtėsie por vetėm keqpėrdorje, tallje dhe fyerje. Ish tė pėrndjekurve politikė u grabitėn idealin, votėn, dinjitetin dhe me ngjarjet e fundit edhe jetėn.

    Pėr Partinė Socialiste ish tė pėrndjekurit politikė nuk janė njė grumbull votash, por njė kauzė e drejtė pėr tu fituar, njė padrejtėsi qė pret drejtėsinė, njė plagė e hapur shoqėrore qė pret shėrimin.

    Ne marrim pėrsipėr t’i japim fund hipokrizisė dhe abuzimit 20 vjecar me tė pėrndjekurit politikė.

    Partia Socialiste nė programin e saj pėr njė rilindje kombtare ka nė qendėr tė vėmendjes ish tė pėrndjekurit politikė dhe sėbashku do tė punojmė pėr tua shlyer borxhin moral dhe ekenomik qė mbarė shoqėria shqiptare i detyrohet.

    Programi i Partisė Socialiste pėr ish tė pėrndjekurit politikė i hartuar pėrgjatė njė viti nė kėshillim intensive me grupet e interesit shtrihet nė tre rrafshe kryesore, atė ekonomik, moral dhe social.

    Skema jonė e kompensimit pėr tė pėrndjekurit politikė do tė zbatojė njė shpėrblim prioritar nė varėsi tė moshės ku:

    Nė vitin e parė tė qeverisjes socialiste do tė dėmshpėrblehen tė gjithė ish tė burgosurit, gra mbi 70 vjec, burra mbi 75 vjec

    Brenda 2 viteve nė vijim, do te dėmshpėrblehet pjesa tjetėr e ish tė burgosurve politikė.

    Ndėrsa nė dy vitet e tjera, do tė vijojė dėmshpėrblimi i trashgimtarėve tė tė pushkatuarve dhe ish tė burgosurve politikė.


    Tė gjithė ish tė pėrndjekurit qė disponojnė letra me vlerė, gjatė dėmshpėrblimit nuk do u zbritet shuma nė vlerėn nominale te tyre, por vetėm vlera reale e tregut ose do u jepet mundėsi reale pėr t’i pėrdorur nė privatizime apo transaksione tė ngjashme.

    Tė gjthė ish tė pėrndjekurve, qė kanė privatizuar shtėpi, nuk do u zbritet vlera aktuale e tregut pėr shtėpitė, por vetėm vlera reale e tregut ne vitin 1992, i cili ėshtė edhe viti i privatizimeve masive tė ish banesave shtetėrore.

    Politikat tona publike dhe sociale do ta respektojnė Statusin e ish tė Pėrndjekurit politik. Tė gjitha shėrbimet publike pėr ish tė pėrndjekurit do tė pėrballohen nga shteti.

    Do tė krijojmė azile tė vecanta pėr ata Ish tė Pėrndjekur, tė cilėt nuk kanė asnjė tė afėrm qė mund tė kujdeset pėr ta.

    Pėrvec detyrimeve qė na nxjerrin ligjet dhe konventat pėr dėmshpėrblimin material dhe moral tė kėsaj shtrese, integrimi social ėshtė dhe do tė jetė detyrė parėsore e jona duke i dhėnė kėsaj shtrese pėrparėsi nė punėsim, strehim dhe nė tė gjithė sektorėt social-ekonomikė.

    Ne do tė ngremė njė institucion europian tė kujtesės historike qė do tė dokumentojė dhe bėjė tė aksesueshme pėr publikun historinė e persekucionit nėn regjimin komunist.


    Do tė rishikojmė tekstet e historisė me njė kėndvėshtrim realist pėrsa i pėrket veprės dhe vlerave tė tė pėrndjekurve politikė.

    Do tė bėjmė tė mundur ngritjen e varrezave monumentale pėr tė gjithė ata qė u pushkatuan nga rregjimi komunist, si dhe krijimin e tė gjitha lehtėsive ekonomike dhe administrative nga ana e qeverisė pėr gjetjen dhe nderimin e eshtrave tė tė pushkatuarve dhe tė burgosurve.

    Do tė bėjmė hapa konkretė nė dekomunistizimin e shoqėrisė shqiptare sipas modeleve mė tė mirė tė vendeve ish komuniste tė Europės lindore duke pėrfshirė edhe dėnimin i figurės sė ish diktatorit.

    *Keti Bazhdari ėshtė Sekretare e Departamentit tė Ish tė Pėrndjekurve politikė nė Partinė Socialiste. Babi i saj ka vuajtur 17 vite nė burgjet e regjimit komunist, akuzuar si disident pas revolucionit hungarez tė vitit 1956

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Shqiperija eshte thellesisht e majte,Koalicioni i tyre do te qendroj 8 vite.
    PD ka gjasa te rikthehet nese Lulzim Basha pastron ne teresi PD-ne nga njerezit e te kaluares, pa perjashtim - te gjithe.Te formoj kryesi te re me njerez te rinj ne moshe dhe te pa konsumuar ne politike.
    Dhe teresisht te distancohet nga binomi Berisha -Topalli.

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    Shqiperija eshte thellesisht e majte,Koalicioni i tyre do te qendroj 8 vite.
    PD ka gjasa te rikthehet nese Lulzim Basha pastron ne teresi PD-ne nga njerezit e te kaluares, pa perjashtim - te gjithe.Te formoj kryesi te re me njerez te rinj ne moshe dhe te pa konsumuar ne politike.
    Dhe teresisht te distancohet nga binomi Berisha -Topalli.
    Pavaresisht veprimeve te Bashes, PD nuk ka shans te fitoje ndonjehere votimet, nese i humbe "bastionet" ne Shqiperine veriore dhe te mesme...
    Ne shqiperine e Jugut dhe ne Tirane ska shans reale, nese votimet behen pa manipulime te medha. Pervec kur Socialistet bejne gabime te renda ose jane ne pushtet me shume se dy apo tre mandate. Natyrisht se gjerat mund te ndryshojne, varesisht nga zhvillimi i peizazhit partiak dhe politk resp. ne radhe te pare nga zhvillimi i LSI-se.
    Pa nje doze te caktuar Berishe dhe Topalli shanset jane te vogla qe te rikthehet dhe te rritet perkrahja te elektorati potencial i PD-se. Perjashtur rastin kur PS dhe LSI deshtojne apo bejne gabime shume te medha.

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Keshtu sic po e kanalizon pushtetin ekonomik Rama ka gjasa qe te thyej ndonje rekord mandatesh qeverisese te njepasnjeshme. Propagande e mire me lojrat e fatit, pastaj kanalizim i tyre drejt monopolit shteteror ose gjysem shteterore.
    Poste kyce me te rinj naive, por "keshilltaret" dhe "keshillat" e kryemnistrit kane eksperiencen e duhur. Nqs dicka shkon gabim, koka pritet shume kollaj, mgjs "keshilltaret" mbeten.
    Si tha ai eksponenti i PS, "nuk do te vjedhim kaq hapur si keto". Pak nga pak fjala e tij po shkon ne vend. Deri tani cdo gje po i funksionon perfekt.

    Dydrinso je bo si Kaci me shkrimet e tija parazgjedhore. Ndrro stil ...

  14. #54
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Nje mandat eshte i garantuar qe do zgjase.
    Pd-ja ka humbur besimin ne popull.
    Edhe sikur te dale me thirrje publike kunder shtetit dhe te kerkoje
    zgjedhje te parakohshme,provokoje kriza qeveritare,PD-ja
    nuk do gjeje mbeshtetje nga populli.
    Pd ja duhet te beje reforma brenda vetes duke larguar shkollen e vjeter te politikes,
    te korruptuarit dhe te diskretituarit publikisht.
    Pd ja duhet te fuse gjak te ri me mentalitet te shendetshem, te drejte dhe te ndershem,
    te interesuar per rritjen e mireqenies ne popull,rritjen e standartit te
    jeteses,permirsimin e infrastruktures, ambjentit
    dhe zhvillimin e ekonomise,kultures, arsimit dhe sporteve..
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  15. #55

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Qeveria e Edi Rames do te rrezohet shume me shpejte nga ē'eshte pritur!

    Veprimet e kesaj qeverie jane veprime te ngjashme me ato te shteteve siē ishte Venezuela e Chavezit!

  16. #56
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Keshtu sic e ka nisur nuk do jetoje gjate...
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  17. #57
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Citim Postuar mė parė nga ionian Lexo Postimin
    Po ti akoma nuk e ke kapercyer "gjemen" e madhe qe humbi Berisha...?Mbaje mend nga une dhe shenoje po deshe. Berisha iku dhe svjen me ne politike. Ky i riu qe ka ardhe do vesh re qe do filloj me lezet te largohet nga Doktori.Keshtu qe per ty ne te gjitha rastet je i humbur.Akoma nuk e kam kuptuar se cfare qe ju beri Berisha ju verioreve qe u bete jo simpatizante por fanatik te tij...
    Dy mandatet te bejne frike qe si ke Vu??
    Kta jane aqe fanatik sa nje qytetar te thjeshte qe voton PS e i duket per armik!!!!!

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    qeveria ne mos 1 mandat,te i dyti do te ndodhe ose te i 3 eshte i sigurte............endrra jane tha Cekja i beratit dhe dalin?

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    shqiptaret presin tu rritet mireqenia, spitale falas, zhdukje te korrupsionit, mbajtje premtimesh.
    u luftua berisha se shiti detin; shitjen do e vulosi edi rama; u luftua berisha per plehrat; edi rama do sjell helmin nga siria. me keto do behet shume qesharak ne syte e popullit. as 1 vit nuk do zgjas kjo qeveri bastardesh.

  20. #60

    Pėr: Sa e parashikoni jetegjatesine e qeverisjes se re socialiste?

    Vazhdoni ti mbani ison Rames se zi e me zi do te shkoje.

    Personalisht kam uruar qe kjo qeverisje te rrezohej qe vitin e pare, sepse kryeqeverisesi eshte njeri i papergjegjshem dhe teresisht amator.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •