Talibani shqiptar!
Veshur me fustan tė zi qė zbulon krahun e majtė, 5 ditė u enda fshat mė fshat tė Kosovės pėr tė takuar njė taliban.Mendova qė ndonjėrin prej tyre mund ta gjej nė ndonjė fshat malor, tė fshehur nga drita e diellit. Ku janė ata talibanė?
A mund tė jetė shqiptari taliban? Ēka ėshtė talibani? Taliban do tė thotė student. Studentėt arab tė bashkuar nė Lėvizjen islamike fundamentaliste nė Afganistan. Mė 1996 krijuan qeverinė e tyre nė shtetin qė e quajtėn Emiratet Islamike tė Afganistanit, me kryeqytet Kandaharin dhe nė fund tė vitit 2001 dėshtuan.
Ani, ēfarė lidhje ka kjo Lėvizje me shqiptarėt e Kosovės?
Nėse talibanėt i kanė humbur Emiratet e tyre nė vendin e tyre, si mund ta marrin ata Kosovėn nė dorė? Me ēka mund ta marrin Kosovėn talibanėt? Me pare? Me luftė? Me premtimin e parajsės? Nga viti 2001 qindra mijėra trupa tė UN-it e ruajnė Afganistanin nga talibanėt. Nga viti 1999 policia e botės e ruajnė Kosovėn nga shqiptarėt! Mė thanė: zbrit nga mali. Zbrita. Kėrkoji nė fushė. I kėrkova fushė mė fushė. Nuk e pashė asnjė taliban. Asnjė burrė nuk mė ngacmoi. Asnjė djalė nuk mė shikoi shtrembėr. Askush nuk mė ndjek.
Bile, disa mė buzėqeshėn. Mė thanė, dil nė rrugė. Se, nė rrugė rrinė ata. Ec rrugėve tė Prizrenit, tė Gjilanit, tė Vushtrrisė, tė Mitrovicės, dhe i sheh. Ata vet tė afrohen. Eca nėpėr rrugė, nuk lash mashkull me mjekėr dhe me pantallona tė shkurtėr deri te zogu i kėmbėve, pa e shikuar nė drita tė syve. Asnjėri nuk ma ktheu shikimin, as nuk mė shikonte kush me armiqėsi.
Kush ėshtė kėtu taliban, pra?
Mė thanė: i ka strehuar ministrit i arsimit nė Universitet. Ti nuk e di ēfarė ndodh nė Universitet! Shko e shih. Shkova. Qėndrova nga njė orė nė tė gjitha Fakultetet e Kosovės. Prita, shikova, vėzhgova. Nuk e takova asnjė taliban. Askush nga studentėt me mjekėr smė tha: mbuloje krahrorin! Mė thanė: I gjen nė Qeverinė e Kosovės. E ku janė ata talibanė tė strehuar nė qeverinė e shtetit laik tė Kosovės? Sė pari i profilizova ministrat me mjekra. Ata smund tė jenė talibanė, se ata ministra me mjekra janė parė duke mbajt mjekėr dhe duke pirė shampanjė nė manifestime publike. Nė Kosovė, ose nuk ka talibanė, ose shqiptarėt i kanė mashtruar talibanėt, u kanė premtuar se do tė bėhen talibanė, dhe nuk janė bėrė, nuk ua kanė mbajtur premtimin qė ua kanė dhėnė.
Talibani ka armė. Ka pushkė. Ka snajper. Kanė thika. Sot mė 10 Qershor 2013, talibanėt afgan ua kėputėn kokat dy fėmijėve 10 dhe 16 vjeē. Fėmijėt (djem), tė rraskapitur urie ishin duke kėrkuar ushqim nė njė hambar. I akuzuan pėr spiunazh nė pjesėn jugore tė provincės sė Kandaharit dhe ua prenė kokat. Ka talibanė qė kėpusin kokat e kundėrshtarėve nė Kosovė? Nėse ka talibanė nė Kosovė, a janė ata talibanė tė armatosur? Nėse janė tė armatosur, cili shtet u ka ndihmuar qė ti fusin armėt nė Kosovė tinėz KFOR-it?
Kosova?
Ata fusin armė nė Kosovė kundėr Kosovės, sa herė qė ndalet (pėr ēdo natė) rryma nė pikėkalimin kufitar e Muēibabės! Nėse armė ėshtė gjuha, taliban shqiptar i thoni atij qė flet kundėr femrave pėr tė arritur qėllimet e veta. Gjuha thyen eshtra. Po. Por, me gjuhė dhe me fjalė nuk okupohet Kosova.
Luftėn kundėr femrave nuk e ka fituar askush. Se, femrat i ka krijuar Zoti qė ato ta krijojnė botėn. Prandaj. Frika nga gratė e frenon edhe Selinė e Shenjtė qė tė lejojė njė femėr tė jetė Papė. Frika nga gratė e shtyri profetin persian Zarathustren qė kėshtu ta kėshilloj mashkullin: Djalė i ri. Je nisur te nusja? Merre kamxhikun me vete. Filozofia nihiliste e Friedrich Nietzsche-s ėshtė e bazuar nė shkollėn e profetit persian-Zarathustrėn, dhe Friedrich Nietzsche u bė autor i fjalisė mė shoviniste: Te femra ēdo gjė ėshtė enigmė, dhe kjo enigmė zgjidhet me shtatzėni.
PDK-ja, me shpresė se do ta dėgjonte Herman Van Rompuy, e quajti popullin shqiptar taliban qė nuk e meriton integrimin evropian. Talibanėt nuk janė Kosova. Ata nuk e meritojnė integrimin evropian, sepse ata sduan tė integrohen nė Evropė, por ta pushtojnė Evropėn. Por, populli shqiptar nuk janė talibanė. Nėse PDK-ja ėshtė kundėr talibanėve qė duan tia marrin kryeministrit tė tyre pushtetin dhe ta bėjnė Kosovėn Republikė islamike, pse pra kjo qeveri u jep fonde organizatave joqeveritare tė Vėllazėrisė Muslimane, siē pėrmendet Asociacioni per Kulturė Edukim dhe Arsim AKEA ?
Pėrpara PDK-sė, Slobodan Milosheviqi, gjatė gjykimit nė Hagė, i prezantoi do dokumente tė FBI-sė pėr lidhjen e UĒK-sė me Bin Ladenin. Zyrtarja e PDK-sė ia bėri zemrėn mal Drashkoviqit.
Gjithmonė pėrpara zgjedhjeve nė Kosovė dikush luan me zjarr nė emėr tė Zotit. Herėn e kaluar, pėrpara zgjedhjeve 2010, shumė forume rinore reaguan kundėr Ilir Dedės, tė cilin e larguan pėrfundimisht nga politika. Shkaku se tha: Islami radikal shfrytėzon varfėrinė pėr tė shtrirė ndikimin. Por, Iliri nuk kėrkoi azil nė Francė. Pėrpara kėtyre zgjedhjeve, ka nisur pėrsėri lufta e ndjenjave fetare. Njė forum rinor musliman ka reaguar kundėr grave deputete tė cilat kanė protestuar kundėr fjalimit tė hoxhės nga Prizreni pėr femrat shqiptare. Por, forumi nuk i ka trajtuar ato gra deputete si grup, kur ka nisur tu drejtoj letra publike, ka bėrė seleksionime tė grave deputete, duke mos i sulmuar tė gjitha njėsoj, pėr fjalėt e njejta qė i kanė folur, por i kanė sulmuar pamėshirshėm vetėm dy prej tyre: deputeten e Vetėvendosjes dhe njėrėn deputete tė PDK-sė?
Grua deputete ėshtė edhe Blerta Deliu e PDK-sė. Pse Forumi e amnistoi Blertėn? SHIK-u i ka ndihmuar SHBA-ve nė luftė kundėr terrorizmit. Njė ish-anėtar i SHIK-ut nė vitin 2010, zbuloi se janė disa organizata tė rreme (fantome-inekzistente) nė Kosovė, me nga njė anėtar, qė, sipas porosisė sė liderėve politikė, lėshojnė deklarata nė emėr tė rremė, dhe krijojnė skandale, pėr kalkulime politike, tė krijuara ekskluzivisht pėr tė frikėsuar dhe pėr tė eliminuar rivalėt politikė, me elementin fetar.
Nėse ka talibanė nė Kosovė, atėherė pse Departamenti Amerikan i Shtetit mė 30 Maj 2013 raportoi se Kosova ka bėrė progres tė madh nė luftėn kundėr terrorizmit, pėrveē nė veri ku nuk kontrollohet nga qeveria e Kosovės. A janė strehuar talibanėt nė veriun e Kosovės? E dinė KFOR-i dhe EULEX-i qė janė pėrgjegjės pėr ruajtjen e njė mjedisi tė qetė dhe tė sigurt si dhe pėr forcimin e sundimit tė rendit e ligjit kėtu dhe atje. Ku ka NATO- nuk ka vend pėr taliban.
Krijoni Kontakt