Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Sindroma Akute e Frymėmarrjes

    Zyrtarėt botėrorė tė shėndetėsisė po pėrpiqen tė gjejnė shkaktarėt e njė sėmundjeje misterioze e ngjashme me pneumoninė qė ka goditur Azinė dhe Kanadanė. Thuhet se raste tė mundėshme tė sėmundjes janė vėnė re edhe nė Britani, Australi dhe Shtetet e Bashkuara.

    Ekspertėt theksojnė se sėmundja nuk duket se pėrhapet nėpėrmjet kontakteve tė rastėsishme dhe se ka shumė tė ngjarė qė ajo tė jetė formė e ndonjė virusi jo tė zakonshėm ose njė formė e re gripi.

    Spitalet dhe aeroportet nė mbarė botėn janė nė gjendje alarmi pėr personat qė mund tė jenė infektuar me atė qė doktorėt e quajnė sindroma akute e frymėmarjes. Njerėzit e e prekur nga kjo sėmundje dhe qė kanė vdekur janė nga Hong Kongu, Vietnami, Taivani dhe Singapori.

    Disa prej viktimave ishin udhėtarė nga Knadaja dhe Gjermania. Sėmundja nuk ka reaguar nga antibiotikėve gjė qė i ka shqetėsuar shkencėtarėt pasi sėmundja ėshtė tepėr infektive.

    Organizata botėrore e shėndetėsisė lėshoi mejnjėherė njė paralajmėrim nėpėrmjet tė cilit udhėtarėve u bėhet thirrje tė kenė kujdes ndaj simptomave tė tilla si temperatura e lartė, kollitja dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje.

    Sekretari i Shėndetėsisė sė Hong Kongut, Yeoh Kiong thotė se po bėhen pėrpjekje pėr tė krahasuar nėse tė gjitha rastet e njoftuara kanė lidhje me njėra tjetrėn. Pasi pas kontakteve me disa zyrtarė tė tjerė tė shėndetit, ne mendojmė se disa raste ndoshta nuk janė tė lidhura.

    Ministri kinez i shėndetėsisė Zhang Wenkang u tha dje gazetarėve se se punonjėsit shėndetėsore po kryejnė kėrkime nė Kinėn jugore, rajon i njohur si burim pėr forma tė reja gripi.

    Shtetet e Bashkuara kanė dėrhguar shkencėtarė nė Hong Kong dhe Kinė pėr tė ndihmuar nė kėto kėrkime. Qėndra amerikane pėr kontrollin e sėmundjeve shpreson tė njoftojė kėtė javė arritjet e para tė te rezultateve nė kėto kėrkime.

    Deri tani nga kjo sėmundje kanė gjetur vdekjen 9 veta dhe janė prekur rreth 400 tė tjerė. Ekspertėt thonė se Tė infektuarit janė kryesisht punonjės spitalesh tė cilėt kanė marrė kontaktet e para me tė sėmurėt.

    Ndėrkohė nė 11 laboratorė virusalė nė mbarė botėn, shkencėtarėt po punojnė ditė e natė pėr tė pėrcaktuar virusin pėrgjegjės pėr kėtė sėmundje. Nė qarqet shkencore ekziston mendimi se njė ditė bota do tė preket nga njė epidemi gripi, por jo si ajo e vitit 1918 kur rreth 20 milionė vetė humbėn jetėn. Gjithashtu ekspertėt thonė se virusi i tanishėm qė shkakton kėtė sindromė duket se nuk ėshtė i llojit gripal, pasi ai nuk pėrhapet me shpejtėsi dhe prek vetėm personat qė bien nė konatk tė ngushtė me pacientin.

    Marre nga VOA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 01-04-2003 mė 07:41

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    SARS (Severe Acute Respiratory Sindrome)

    Virusi pergjegjes i kesaj pneumonie misterioze po perhapet ne te gjithe boten, bilanci deri ne momentin qe po shkruaj ka arritur ne 62 te vdekur dhe 1700 te infektuar.

    Autoritetet shendetesore australiane njoftuan sot per rastin e pare, ndersa ne Kanada dhe ne veēanti ne Toronto jane rregjistruar brenda dy diteve 135 te infekuar dhe 4 te vdekur.

    Ne Kine, vendi i origjines se virusit SARS, numerohen 34 te vdekur dhe 806 te infektuar.

    Autoritet shendetesore kane njoftuar izolime te njerezeve ne Hong Kong (1200 veta), Singapor (945) dhe Taivan (539).

    Ne Panama tre raste te dyshuara.

    Ne Gjermani 4 raste.

    Ne Belgjike 5 te dyshuar per infektim

    Ne France plot raste per te dyshuar per infektim

    Ne Itali pese njerez te nje familje jane izoluar.


    Kujdes !!! Virusi perhapet me ane te teshtiturave, te sterkalave te peshtymes, te ujit dhe te puthjes me gjuhe !!!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 01-04-2003 mė 07:35
    Reality is wrong, dream is for real

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Kanada, 2 prill. - Emergjenca nga S.A.R.S. nuk eshte perhapur veten ne Azi dhe tani po kercenon seriozisht dhe Kanadane. Jane 160 rastet e shenuara ne Ontario, ku qe nga fillimi i marsit jane rregjistruar 4 te vdekur, te gjithe ne Toronto. Mijera njerez jane futur ne izolim dhe dy spitale te Torontos jane mbyllur per te evituar perhapjen e semundjes. Komisari per sigurine publike ne Ontario, doktor James Young, beri te ditur se tashme ka jave qe po rregjistrohen raste te reja ēdo dite. Perhapja e madhe e virusit te pneumonise "vrasese" ne nje kohe kaq te shkurter, i ka frikesuar ekspertet te cilet mendojne se virusi perhapet ne rruge ajrore dhe jo me ane te teshtimave dhe te sterkalave te peshtymes, siē ishte menduar ne fillim.

    Bilanci ka arritur ne 2000 te infektuar dhe 75 te vdekur.Dhe ka prekur dhe shtete te tjera si Malajzia, Indonezia dhe Tailanda.







    Frika eshte e madhe saqe edhe kafshet po mbajne maska mbrojtese
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 02-04-2003 mė 05:12
    Reality is wrong, dream is for real

  4. #4
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Pershendetje

    Une kam nje pyetje. Kam degjuar qe periudha e inkubacionit te kesaj semundje eshte nga 10 - 14 dite por nuk kam degjuar asnjehere sa dite zgjat semundja gjithsej. Pra pas periudhes se inkubacionit, sa dite duhen deri sa te sherohesh, sepse nuk besoj qe te gjithe te infektuarit kane vdekur ose do vdesin.

    Dhe nese keni informacion, sa eshte raporti i te sheruarve karshi te vdekurve. Cfare pasojash le ?

    Ju faleminderit.
    Ji Vetvetja!

  5. #5
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Periudha e inkubacionit sipas WHO eshte 2-7 dite. Ka pasur raste qe ka vazhduar deri ne 10 dite por ne 80% te rasteve ka qene 3-5 dite.
    Pas kesaj periudhe fillimisht shfaqet nje kolle e thate e shoqeruar me temperature >38 C (100.4 F), veshtiresi ne frymemarje. Mund te shfaqen dhimbje koke, mungese oreksi, diaree dhe dhimbje muskulare. Modifikimet radiologjike paraqiten te njejtat si ne rastin e pneumonive atipike comunitare.

    Pasi nje person eshte identifikuar si i infektuar me virusin qe shkakton SARS, periudha me kritike jane 10 ditet e para ne te cilat mendohet qe semundja eshte me e transmetueshme se sa pas kesaj periudhe.

    Per trajtimin e SARS deri tani eshte ndjekur e njejta skeme si ne semundjet e tjera respiratore + izolim dhe karantine. Nuk ka as test specifik per te zbuluar virusin pergjegjes (po punohet mbi mundesine e identifikimit te virusit me ane te monitorimit te antikorpeve specifike qe organizmi prodhon kur virusi hyn ne organizem) qe dhe as antibiotik specifik per kete lloj virusi.

    Ne date 4 prill sipas WHO 2222 raste jane identifikuar me SARS ne 16 shtete. Deri ne kete date ka pasur 81 vdekje. Ne U.S. deri ne kete date jane identifikuar 115 raste ne 29 shtete. Nuk ka pasur asnje vdekje deri tani.

    Ne shume raste pervec virusit (koronarovirus) qe mendohet qe shkakton SARS jane identifikuar dhe te tjere viruse dhe bakterie qe ndikojne ne theksimin e simptomave dhe shfaqjen e pneumonise apo te simptomave te tjera jospecifike.

    Pasojat ende nuk dihen se cilat mund te jene por i eshte vene rendesi mundesise se hiperaktivitetit bronshik kronik (shkakton veshtiresi ne frymemarje, si ne astm-in bronhik ose ne bronhitet kronike). Keto te gjitha jane mendime pasi tani perpjekjet kryesore jane drejtuar tek identifikimi i virusit dhe gjetja e nje terapie optimale.

    S.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Sun,

    Nese mundesh ka mundesi te besh nje historik me te analizuar te semundjes? Dmth.. Si fillojne e vazhdojne shenjat gjate diteve me radhe.. Ose sa mund te mbijetoje nje njeri deri tani.. Nese u gjet ndonjeati-virus apo jo etj..

    pershendetje,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

Tema tė Ngjashme

  1. Diabeti, sėmundja e sheqerit
    Nga Mimi_1 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 10-11-2023, 22:20
  2. Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 12-09-2020, 13:43
  3. Sėmundja e dashurisė
    Nga ~Geri~ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  4. SPIRITUALITETI: Kapitulli VII - Sėmundja, vuajtja dhe vdekja
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 02:05
  5. DOra Misterioze drejt krijimit
    Nga flurans ilia nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •