Lajmi pėr zhdukjen e mbi 500 fėmijėve shqiptar nė Greqi ka rėnė si bombė pėr Tiranėn zyrtare megjithėse askush nuk ka ndėrrmarrė asnjėherė njė hetim pėr rastet e denoncuara. Hetimi i Athinės zyrtare pėr kėtė ēėshjte nxjerrė nė pah edhe elementė tė frikshėm se kėta fėmijė kanė pėrfunduar nė klinikat helene pėr trafik organesh. Ndėrsa elemeni i dytė mė skandaloz ėshtė fakti se pas kėtij trafiku nė shumicėn e rasteve fshihen shoqata bamirėsie fantazmė. Kėshilltari ligjore i Avokatit tė Popullit, Andi Bala, tha se ky institucion ka njė trashėgimi letėrkėmbimesh, materiale dhe dosje qė reflektojnė qė para 10 vitesh kėtė dyshim trafiku.
Nė vitin 2004, po nga tė vetmet letėrkėmbime, thuhet se Komiteti i Helsinkit i ka kėrkuar Avokatit tė Popullit tė Greqisė, qė 3 fėmijė, tė vetmit qė kishin kontakt, tė dėshmonin pėr tė ndihmuar organet kopetente pėr zbardhjen e kėtij skandali, por as pėr kėtė hap nuk pati mė asnjė informacion.
Nė rikthim tė sė njėjtės dosje e cila ka pushuar njė dekadė mė parė, Avokati i Popullit nė Shqipėri, Igli Totozani, nė rolin e denoncuesit, sipas kompetencave tė kėtij insitucioni, i ka kėrkuar Ministrisė sė Brendshme dhe Prokurorisė sė Pėrgjthshme nė korrik tė 2013-ės, tė hetojnė kėtė skandal, por edhe pse ka kaluar njė muaj, ende asnjė pėrgjigje, raporton Ora News. Sipas ligjit, Avokati i Popullit ripėrsėrit kėrkesėn dhe mė pas i drejtohet institucioneve mė tė larta, si Ekzektutivit.
Pak ditė mė parė, Ministria greke e Drejtėsisė ka kėrkuar nisjen e hetimeve pėr tė mbledhur tė dhėna pėr zhdukjen e mbi 500 fėmijėve shqiptarė, kryesisht fėmijė tė komuniteti romė. Shqetėsim ky i ngritur nė parlamentin grek nga deputetja e sė Majtės Demokratike, Maria Gianakou, pas njė raporti tė publikuar nga Komisioni Kundėr Torturave i OKB-sė.
Gazeta Tema Online
Krijoni Kontakt