Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Tiranë, acid në fytyrë 27-vjeçares administratore në Call- Center

    Tiranë, acid në fytyrë 27-vjeçares administratore në Call- Center
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tiranë, acid në fytyrë 27-vjeçares administratore në Call- Center

    Vajza e sulmuar me acid rrezikon shikimin, shoqërohen 13 veta
    0 tweet
    Kronike e Enjte, 29 Gusht, 2013 | 13:55 pm

    Vilma Dule
    Tiranë, plagosja e administratores Vilma Dule, përforcohen hetimet me detyrën në call-center.

    Verifikohen dokumentet e kompanisë, u shkarkuan 35 persona .

    Policia e Tiranës ka shoqëruar 13 persona si të dyshuar për sulmin me acid ndaj 26-vjeçares Vilma Dule, e cila vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spital.
    Burime nga grupi hetimor thanë se të shoqëruarit janë persona që kanë pasur “konflikt” me Dulen për shkak se ajo ka firmosur për shkarkimin e tyre nga puna në kompaninë call-center “Tregi Marketing”, ku ajo ishte administratore. Policia sekuestroi dje disa dosje në kompaninë ku punonte prej 3 vitesh vajza e plagosur me acid, për të provuar pistën kryesore të hetimit, atë të goditjes për shkak të detyrës. Nga verifikimi i dosjeve dhe urdhëresave që mbajnë nënshkrimin e 26-vjeçares nga Vlora, ka rezultuar që për një periudhë rreth dymujore ajo ka larguar nga puna 35 persona. Madje nga ndryshimet e fundit të kompanisë, që janë regjistruar në QKR, rezulton që pasi është bërë emërimi i Vilma Dules si administratore në call-center, janë larguar nga detyra dy administratorët italianë, Giancarlo Parola e Francesco lo Bue. Por largimi i dy italianëve ende nuk është provuar nga grupi hetimor nëse ka lidhje me ngjarjen e së martës në Tiranë. Burimet thanë se veprimet hetimore janë përqendruar më shumë rreth veprimeve që Vilma Dule ka kryer për shkak të detyrës së saj, ndërsa është zbehur disi pista tjetër që lidhej me ndonjë problem personal të saj.
    NGJARJA
    Administratorja e një kompanie call-center, Vilma Dule, 26 vjeçe, është sulmuar me acid kur po dilte nga dera e shtëpisë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur Dule sapo kishte dalë nga apartamenti i saj në katin e tretë dhe ishte nisur për në punë e shoqëruar nga halla e saj. Vajza 26-vjeçare mbeti e plagosur rëndë, me djegie të gradës së tretë në fytyrë, në qafë, kraharor dhe në krahë. Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrjen e një pallati pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në kryeqytet. E dëmtuara është nga Vlora dhe me banim të përkohshëm me qira në Tiranë, në katin e tretë të pallatit ku ndodhi ngjarja. Ndërsa prej 3 vitesh ajo ushtronte funksionin e administratores së deleguar në kompaninë “Tregi Marketing”, në afërsi të Stacionit të Trenit në Tiranë. Në sheshpushimin mes kateve, një djalë që asaj nuk i ka rënë në sy, pasi ka dyshuar se ishte banor i pallatit, ka shtyrë hallën e saj dhe me një shishe që mbante në dorë e ka lagur në fytyrë. Autori është larguar me vrap duke dalë nga hyrja e pallatit, ndërsa vajza ka filluar të ndiejë djegie dhe ka kërkuar ndihmë. Acidi i fortë i ka shkrirë edhe rrobat që ajo mbante veshur dhe halla e saj ka kuptuar që bëhej fjalë për lëndë kimike. Hetuesit kanë marrë në pyetje të plagosurën në reanimacionin e spitalit dhe ajo ka mohuar dyshimet e policisë që sulmi mund të ishte kryer për ndonjë problem personal të sajin. Ndërsa ka pohuar se për shkak se ka qenë e rreptë dhe strikte në punë, ka pasur pakënaqësi me shumë të punësuar që ajo i ka larguar nga puna. Sipas saj, vetëm kjo mund të ketë qenë arsyeja e sulmit me acid.

    Përkeqësohet shëndeti i 26-vjeçares
    Mjekët: Vajza në kufijtë e humbjes së shikimit
    Ndryshe nga çfarë prite, që pas 24 orëve gjendja shëndetësore e 26-vjeçares Vilma Dule mund të përmirësohej, situata duket edhe më e rëndë se një ditë më parë. Vajza vazhdon të jetë e shtruar në reanimacionin e Djegieve Plastike në spitalin “Nënë Tereza” dhe mjekët ende nuk mund të përcaktojnë përfundimisht nëse ajo rrezikon apo jo shikimin. Plagët e shkaktuara nga djegia me acid sulfurik, kryesisht ato në fytyrë, por edhe në kraharor, janë vlerësuar nga mjekët si të gradës së tretë dhe sipas tyre, 26-vjeçarja është në kufijtë e humbjes së shikimit. Ndërsa po diskutohet rreth mundësive për ta nisur për mjekim më të specializuar jashtë Shqipërisë. Ndryshe nga mbrëmjen e së martës, kur vajza arriti të jepte edhe deklarime për grupin hetimor dhe komunikoi me të afërmit e saj, gjatë ditës së djeshme ajo nuk ka mundur më të flasë. Sipas mjekëve, plagët janë përkeqësuar më shumë dhe shëndeti i saj vazhdon të jetë shumë delikat. Vajza 26-vjeçare mbeti e plagosur rëndë, me djegie të gradës së tretë në fytyrë, qafë, kraharor dhe në të dy krahët. Familjarët e saj, babai, nëna dhe vëllai menjëherë pas ngjarjes kanë udhëtuar nga Vlora në Tiranë dhe kanë shkuar në spital për të qëndruar pranë së plagosurës. Ndërsa pavarësisht këmbënguljes sonë, nuk preferojnë që të komentojnë ngjarjen, të paktën derisa shëndeti i vajzës së tyre të jetë përmirësuar. I vetmi person që pranoi të komunikonte për disa minuta me ne ishte halla e vajzës, e cila është edhe dëshmitare okulare e ngjarjes. Ajo na tha që autorin nuk e kishte parë ndonjëherë dhe nuk e njihte. Ai e kishte shtyrë dhe më pas ishte drejtuar për te Vilma duke e spërkatur me acid në fytyrë. Vetëm pasi acidi kishte nisur t’i digjte rrobat mbesës së saj, e ka kuptuar që ishte lënë kimike.

    Kompania ndryshoi status në maj, Dule u ngrit në detyrë
    Vilma Dule u emërua administratore, ikën 2 italianë
    Përveç funksionit si administratore në kompaninë call-center, Vilma Dule është edhe përfaqësuesja ligjore e asamblesë së përgjithshme të kompanisë në çështjen e disa ndryshimeve të statusit. Sipas ekstraktit të QKR, rezultojnë të jenë kryer disa ndryshime kryesisht në emrat e administratorëve të kompanisë, ku vëmë re se kompetencat e 26-vjeçares Vilma Dule janë shtuar dhe ajo është ngritur në detyrë me afat 1-vjeçar. Ndryshimet janë kryer më datë 7 maj të këtij viti dhe janë si më poshtë: “Është shtuar administratori Vilma Dule nga data 7 maj 2013 deri më datë 6 maj 2014. Është larguar administratori Giancarlo Parola. Është larguar administratori Francesco Lo Bue. Kanë ndryshuar të dhënat për administratorin Arianna Bonino, për të cilin kohëzgjatja ishte deri më 30 shtator të vitit 2017 dhe është bërë deri më 6 maj 2014. Administratorët e përgjithshëm i ushtrojnë të drejtat dhe detyrat e tyre të parashikuara në statut së bashku ose veç e veç”.

    KOMPANIA
    Përfaqësuesit e kompanisë call-center “Tregi Marketing”, thanë se i kanë vënë në dispozicion Policisë së Tiranës të gjithë dokumentacionin e kërkuar për hetimin e ngjarjes që ndodhi të martën në mëngjes. Ndërsa nuk komentuan atë çfarë ka ndodhur. “Vilma ishte një nga punonjëset më të mira e të përkushtuara të kompanisë. Nuk ka pasur probleme dhe u tronditëm kur morëm vesh ngjarjen. Policisë i vumë në dispozicion dosjet që na kërkoi. Derisa të mbyllen hetimet, nuk kemi çfarë të themi”, na tha një nga administratorët e kompanisë.

    ETLEVA DELIU

    http://www.panorama.com.al/2013/08/2...rohen-13-veta/

    p.s

    Ben,

    si mendon ti pse ja kane hedh acidin ksaj goces?


    se kjo qenka bere edhe administratore e firmes ja paska fut edhe 2 italianve?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •