Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 95
  1. #71

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.


  2. #72
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    dydrinas ti mire ben qe do ja kujtosh per dite Rames premtimet qe ka marre per kete mandat qeverisje por jam e sigurt qe do te bien ne vesh te shurdhet

  3. #73
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Ne politike rregulli numer nje per te pasur sukses eshte: Premto shume dhe mos permbush asnje premtim.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Biznesi i vogėl Vlorė, Rama: 4 angazhimet e PS

    Postuar mė: 26 Maj 2013

    Kryetari i PS, Edi Rama: “Ajo qė unė dua t’ju them, sot, tė gjithė biznesit tė vogėl tė Vlorės, tė gjithė atyre qė jetojnė me njė dyqan ėshtė;

    E para, tė gjitha gjobat qė janė vendosur dhe vazhdojnė tė vendosen qė nga 1 marsi i kėtij viti ne nuk do t’i njohim. T’i mbajnė si certifikata tė mosmirėkuptimit me kėtė qeveri.

    E dyta, ne do t’ua heqim taksėn e biznesit tė vogėl.

    E treta, ne do t’ua pėrgjysmojmė tatimin e fitimit.

    E katėrta, ne do t’u krijojmė tė gjitha kushtet qė tė shtojnė vendet e punės pėr ēdo vend pune qė do tė hapin ne do t’i japim mbėshtetje me njė politikė tė re qė do tė nxisė punėsimin.

    ...
    Vetem tre premtimet e para jane premtime (konkrete)...
    I katerti eshte premtim jokonkret.

    Nese i ka premtuar ato qe ke postuar ti, atehere permbushja e tre premtimeve do te ishte se paku permbushje 90% e planit.
    "mbeshtetja me nje politik qe do te nxiste punesimin" nuk eshte premtim konkret dhe mund te matet vetem ne menyre indirekte.

    Pavaresisht kesaj, une nuk e kam te qarte se kush saktesisht eshte "biznes i vogel" ne Shqiperi?
    Pa u sqaruar kjo, eshte veshtire te thuhet nese eshte mbajtur premtimi apo jo.

  5. #75

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Votė tek numri 29 pėr tė hapur 300 mijė vende tė reja pune

    Postuar mė: 08-06-2013 /

    Pėrshėndetje tė gjithėve! Kemi ardhur shumė herė edhe kėtu, por sot si asnjėherė tjetėr ju e keni transformuar kėtė rrugė nė njė bulevard tė madh pėr Rilindjen. Nė njė bulevard ku janė derdhur tė gjitha dėshirat dhe shpresat, pėr t’i dhėnė fund njė periudhe tė gjatė rrėnimi; Pėr ta mbyllur kėtė kapitull tė njė zvarritjeje tė pafund, tė njerėzve tė zakonshėm nėpėr ushqimore ku shkruajnė emrin pėr tė marrė bukėn borxh; Me tokėn e bukės ku nuk kanė ujė pėr tė vaditur dhe pėrmbyten nė shiun e parė; Me shkollat ku fėmijėt tuaj pas vitesh tė tėra katandisen nė analfabet funksionalė; Me spitalet, ku nuk tė hap kush derėn nė rast se nuk tė shikon lekėt nė dorė.

    E pra, sot ne tė gjithė kemi ardhur kėtu sė bashku pėr Rilindjen qė fillon nga rilindja e fshatit, nga certifikata e pronėsisė sė tokės pėr ēdo familje tė zakonshme fermerėsh. Nga uji nė parcelė, pėr tė cilin ne do tė investojmė 160 milionė dollarė qė asnjė metėr tokė buke tė mos mbetet pa vaditur. Pėr tė mbrojtur ēdo metėr tokė ku ėshtė mbjellė prodhimi nga pėrmbytjet.

    Ne jemi kėtu sot sė bashku qė tė shkojmė drejt 23 qershorit me njė votė pėr tė hequr taksėn e biznesit tė vogėl, pėr tė pėrgjysmuar taksėn e tatim fitimit, pėr t’i dhėnė mundėsi 400 mijė shqiptarėve qė jetojnė falė njė biznesi tė vogėl, si tė vetėpunėsuar, apo si familjarė tė tė vetėpunėsuarve, qė tė marrin frymė mė lirisht dhe pėr t’u dhėnė mundėsi shumė tė tjerėve qė tė mund tė hapin njė biznes dhe tė mund tė jetojnė me atė biznes. Ne kemi ardhur kėtu sot pėr t’i dhėnė fund barrės sė madhe tė taksave, qė rrisin koston e prodhimit pėr ēdo fermer dhe familje tė zakonshme nė fshat. Pėr ta bėrė zero taksėn e plehrave dhe tė inputetve bujqėsore, tė farėrave dhe fidanėve. Pėr ta hequr akcizėn e naftės, pėr ta hequr taksėn e qarkullimit tė naftės dhe pėr ta ulur ēmimin e naftės pėr tė gjithė ata qė jetojnė me tokėn.

    Ne, motra dhe vėllezėr, kemi ardhur kėtu pėr ta bėrė shėrbimin shėndetėsor falas pėr tė gjithė. Tė varfėr dhe tė pasur, nė fshat dhe nė qytet, nė punė apo tė papunė, pa dallim, pėr ta hapur derėn e spitalit pėr ēdo qytetar nė nevojė pėr kujdes shėndetėsor. Sepse pėr nė kujdesi shėndetėsor nuk ėshtė njė mall qė blihet, por ėshtė njė e drejtė e ēdo qytetari dhe pjesėtari tė shoqėrisė tonė.

    Ne kemi ardhur kėtu nė kėtė bulevard tė Rilindjes pėr Roskovecin pėr tė vendosur me votė tek numri 29 ēlirimin e energjive tė jashtėzakonshme tė kėtij populli dhe pėr tė luftuar sė bashku qė tė hapim 300 mijė vende tė reja pune.

    Miqtė e mi! Vota e 23 qershorit nuk ėshtė njė votė pėr njė parti kundėr njė tjetre, as njė votė pėr disa njerėz kundra disa njerėzve tė tjerėve, as njė votė pėr tė nderuar njė kryeministėr mė njė tjetėr, por ėshtė njė votė pėr tė ndalur rrėnimin e mėtejshėm dhe pėr t’i hapur rrugė njė Rilindje Shqiptare. Ėshtė njė votė pėr t’i dhėnė fund rritjes sė mėtejshme tė papunėsisė dhe pėr tė krijuar kushtet pėr punėsim real. Ėshtė njė votė pėr t’i dhėnė fund shkatėrrimi tė mėtejshėm tė biznesit tė vogėl dhe tė sipėrmarrjes, qė krijon vende pune dhe pėr tė hapur kapitullin e mbėshtetjes me tė gjitha fuqitė, pėr tė hapur vende pune pėrmes sipėrmarrjes dhe biznesit tė vogėl.

    Vota e 23 qershorit ėshtė njė votė pėr njė vendim shumė tė rėndėsishėm. Kėtė vendim ēdokush duhet ta marrė nė interes tė familjes sė tij jo duke u nisur nga tesera qė ka nė xhep. Ēdo prind duhet tė vendosė me votėn e tij nėse fėmijėt qė ēon nė shkollėn 9 vjeēare do t’i shpėtojė nga kthetrat e analfabetizmit apo do t’i lėrė tė kthehen nė viktima tė votės sė tij tė gabuar pėr Partinė Demokratike qė nuk ėshtė mė partia e ėndrrave dhe e shpresave, por partia e njė familjeje dhe e njė grushti klientėsh tė asaj familjeje qė bashkė me oborrtarėt e pushtetit kanė grabitur dhe rrėnuar nė kėto 8 vjet Shqipėrinė.

    E pra, zgjedhja e 23 qershorit ėshtė shumė e qartė; Kush e do pushtetin nė qafė dhe familjen nė gjunjė le tė votojė Saliun, kush e do qeverinė nė krah dhe rrugėn tė hapur pėr familjen e tij qė tė jetojė mė punė tė ndershme ka vetėm njė adresė Partia Socialiste e Shqipėrisė, numėr 29.

    29 ėshtė data e bekuar e ēlirimit tė Shqipėrisė. Nė 23 qershor me numrin 29 Shqipėria do tė ēlirojė energji tė jashtėzakonshme pėr tė shkuar pėrpara dhe pėr tė lėnė pas nė tė shkuarėn, katragjyshin ne antiplumb dhe politikėn e tij tė verbėr tė rrėnimit, pėr tė pėrfituar ēdo ditė nė kurriz tė njė populli tė tėrė. 23 qershori do tė jetė ditė e madhe e shqiptarit tė zakonshėm, dita e madhe e familjeve tė zakonshme tė kėtij vendi, qė me votė do t’i japin fund regjimit tė njė familjeje. Do tė ndėrtojnė njė qeveri qė do tė jetė me ju dhe pranė jush. Unė nuk kam ardhur kėtu bashkė me shokėt dhe kolegėt pėr t’ju treguar pėrralla. Ju e dini kush ju tregon pėrralla. Unė kam ardhur kėtu pėr t’ju thėnė duke u zotuar solemnisht nė kėtė qytet tė mikut tonė tė paharruar Fatmir Xhindit se hallet tuaja do jenė edhe hallet e mia. Problemet tuaja do tė jenė edhe problemet e mia, dhe pėrpjekjet tuaja pėr tė dalė nga varfėria dhe pėr tė shkuar drejt rrugės sė mirėqenies pėr tė gjithė familjen do tė jenė edhe pėrpjekjet e mia 24 orė nė 24 bashkė me Skuadrėn e Rilindjes, bashkė me tė gjithė deputetėt e Fierit dhe tė gjithė Shqipėrisė.

    Prandaj, shkoni drejt 23 qershorit, drejt kutisė sė votimit jo vetėm, por duke marrė edhe njė tjetėr qė nuk ka votuar herėn e shkuar. Duke gjetur rreth jush njė shok, njė mik, njė kushėri, njė fqinj, qė nuk ka votuar herėn e shkuar dhe qė akoma ėshtė i lėkundur dhe thuajini qė sė bashku me votė do tė merrni njė vendim historik vendimin pėr tė shkruar njė histori tė re, njė histori tė pėrbashkėt, historinė e kthimit tė Shqipėrisė nė punė, punė, punė dhe e dhėnies sė mundėsisė pėr ēdo shqiptar qė pėrmes punės tė ndershme tė bėjė para dhe tė mbajė familjet me kryet lartė, pa shkuar mė kokė ulur nėpėr dyqane pėr tė shkruar emrin pėr njė kile bukė dhe njė kile sheqer.

    Rroftė populli i Roskovecit dhe i gjithė kėsaj zone. Rrofshin socialistėt, progresistėt dhe gjithė opozitarėt e kėtij qarku. Ku fitorja do tė buēasė. E, tė gjithė demokratėt e zakonshėm tė na bashkohen qė me votė tek numri 29 t’u japin njė shans familjeve tė tyre. Ata janė tė papunė njėsoj si ju. E pra, edhe ata me votė duhet tė pushojnė Saliun nga puna qė punė tė gjejnė pėrmes punės rrugėn e mirėqenies.

    Rroftė Shqipėria!

    Rroftė Partia Socialiste e Shqipėrisė.

    Rilindje! Rilindje! Rilindje!

    Fjala e Kryetarit tė PS, Edi Rama nė mitingun elektoral nė Roskovec

  6. #76

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    PS: Tapi origjinale pėr pronat
    28/05/2013

    Lideri i opozitės Edi Rama, pėr herė tė parė dha detaje tė sipėrmarrjes sė opozitės pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes sė pronave.

    Kjo do tė behet pėrmes njė operacioni publik pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, pėr tė cilėn ai shtoi se ėshtė kontaktuar edhe njė agjensi e huaj e specializuar.

    "Te kjo do tė bazohemi edhe nė shtėnien nė dorė tė dokumentave origjinale tė pronėsisė simotra tė dokumentave tė falsifikuara, qė mbetėn nė Shqipėri pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet dhe do t'i marrim nga njė vend mik. Do tė bėjmė rishikimin e tė gjitha koncesioneve dhe e
    tė gjitha privatizimeve qė janė tė dyshuara si nė dėm tė publikut.
    Jemi duke punuar aktualisht me njė agjenci shumė tė specializuar ndėrkombėtare dhe kemi marrė miratimin nė parim pėr tė bashkėpunuar. Kėto do tė na japin mundėsi shumė tė mėdha pėr tė zgjidhur problemin e pronės dhe pėr tė gjeneruar dhe tė ardhura nė funksion tė kompensimeve tė nevojshme, aty ku prona fizikisht ėshtė e pakthyeshme", tha Rama.

    Kryetari i opozites detajoi si do te hapen 300 mije te reja te pune, qe Partia Socialiste premton. Gjysma e tyre ne hapesiren rurale, tha Rama, ndersa Qeveria, shtoi ai, do te jete aktive ne kete proces.

    "Plani ynė qė nė katėr vitet e ardhshme ėshtė qė tė financojmė 120 milionė dollarė pėr tė krijuar mundėsi pėr punėsim tė drejtpėrdrejtė pėr 40 mijė njerėz dhe rreth 12 mijė vende punė shoqėruese", tha Rama.

    Kreu i opozites ka bere nje panorame te plote te programit ekonomik te PS i ftuar ne Forumin Ekonomik te Organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise,ku Kryeministri Berisha u perfaqesua nga ministri i Ekonomisė, Florian Mima.


    / Top Channel

  7. #77

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Llogaria e fushatės, premtimi pėr 300 mijė vende tė reja pune kushton 4 miliardė euro

    Blerina Hoxha

    Tė jetosh pėr tė punuar apo tė punosh pėr tė jetuar nė kohėt qė po jetojmė ėshtė bėrė sfidė madhore pėr njerėzimin. Mė sė shumti ka fituar e para.images Gjithnjė e mė shumė pėlqehet tė jetohet aty ku ėshtė vendi i punės, i cili kthehet nė thembrėn e Akilit, kur bėhet fjalė pėr mirėqenien sociale. Dhe politikanėt e dinė mirė kėtė, kur tani nė prag tė fushatės elektorale po lėshojnė inflacion premtimesh pėr hapjen e qindra mijėra mundėsive tė reja punėsimi. Por sa kushton hapja e njė vendi tė ri pune nė Shqipėri?! Nė fakt nuk ka studime zyrtare qė japin njė shifėr ekzakte, por vetė organizatat e biznesit pohojnė se 10 -15 mijė euro kushton investimi fillestar pėr ēdo njė tė punėsuar. Nikolin Jaka, kryetari Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė, Tiranės tha se, sipas disa analizave qė kanė bėrė biznese tė veēanta, rezulton se kostoja e njė vendi tė ri pune nga njė biznes nė tjetrin luhatet nė vlerat e 8 deri nė 15 mijė eurove. Pak e shumė tė njėjtat shifra pohojnė edhe linja tė tjera tė biznesit. Bardhi Sejdarasi, drejtori ekzekutiv i Biznes Albania, thotė se kostoja e njė vendi tė ri pune shėnon vlerėn e 10 mijė eurove. Por ekspertė tė tjerė jashtė biznesit mendojnė se shifra ėshtė edhe mė e lartė, duke pasur parasysh kostot e korrupsionit qė shoqėrojnė investimin fillestar tė njė biznesi nė vende si Shqipėria. Njė studim i Bankės Qendrore Europiane vlerėson se nė vendet nė zhvillim kjo vlerė ėshtė 15 mijė euro. Duke marrė nė konsideratė kėto shifra, Partisė Socialiste i duhet tė gjenerojė rreth 4 miliardė euro pėr tė realizuar synimin e saj pėr hapjen e 300 mijė vendeve tė reja tė punės. Nėse pjesė e qeverisjes do tė jetė edhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim, pėr 160 mijė vendet e reja tė punės qė ajo ka premtuar, duhet tė injektohen 2 miliardė euro nė ekonomi. Qeveria ose mazhoranca e ka koston mė tė ulėt nė kėtė drejtim, pėr shkak se treguesi zyrtar i papunėsisė ėshtė 140 mijė persona. Pasi vetėm kaq janė tė regjistruar si tė papunė nė zyrat e punėsimit. Vlera prej 4 miliardė eurosh qė i duhet Partisė Socialiste pėr 300 mijė persona ėshtė 1,5 herė mė e madhe se buxheti i shtetit gjatė njė viti. Qeveritė e majta dhe tė djathta nė kėto 20 vite tranzicion kanė akorduar 0-0.2 pėr qind fonde nga buxheti i shtetit pėr nxitjen e punėsimit. Punėsimi nė masėn mė tė madhe tė tij ėshtė gjeneruar nga sektori privat. Partitė politike dhe qeveritė qė prodhojnė programe pėr punėsimin pikė sė pari nuk kanė statistika tė qarta se sa ėshtė numri i tė papunėve nė Shqipėri. Si tė tillė njihen vetėm ata qė regjistrohen nė zyrat e punės dhe nga ana tjetėr numėrohet e punėsuar edhe forca e aftė pėr punė qė jeton nė fshat. Llogaritja nė kėtė formė e bėn Shqipėrinė me numrin e tė papunėve mė tė ulėt nė Rajon, me vetėm 13.3 pėr qind, ndėrsa nė vendet e tjera ky tregues ėshtė mbi 20 -40 pėr qind. Ekspertėt e ekonomisė kėshillojnė se serioziteti i politikės nė lidhje me punėsimin duhet tė nisė qė nga shifrat e sakta, pa tė cilat nuk mund tė hartohen strategji tė shėndosha punėsimi. Partia Socialiste nė programin e saj numėron si tė papunė 1 milion persona, por sipas INSTAT-it, kaq ėshtė forca e punės. Realizimi i programeve politike pėr punėsimin nė kėto kohė krize globale vėshtirėsohet, pasi kriza nė kėtė periudhė ėshtė nė disfavor. Kjo mbėshtetet edhe nga studimi i Bankės Qendrore, ku thuhet qė Shqipėria edhe kur pati njė rritje ekonomike mbi 6 pėr qind nuk gjeneroi vende tė reja pune, sikur ndodh nė teoritė ekonomike dhe nė praktikat e vendeve nė zhvillim.

    mapo

  8. #78

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Premtimet e Ramės

    -Riafirmohet angazhimi ynė pėr 300 mijė vende tė reja pune brenda mandatit tė parė qeverisės.

    -Do anulojmė tė gjitha koncesionet e paligjshme, duke rikthyer transparencėn nė tė gjitha procedurat e konkurrimit.

    -Ulje e kostos sė jetesės pėr 95 pėrqind tė shqiptarėve duke hequr barrėn e taksės sė sheshtė dhe vendosjen e taksimit progresist.

    -Do pesėfishojmė financimin publik pėr fshatin.

    -Do zerojmė TVSH pėr bukėn, vezėn, qumėshtin dhe ilaēet.

    -Ēmontim tė monopolit apo kartelit pėr miellin, sheqerin, naftėn, ilaēet, pasuritė natyrore, telekomunikacionet, bonet etj.

    -Brenda mandatit tė parė qeverisės do kemi njė Shqipėri tė pastėr pa plehra.

    -Do kemi njė masterplan pėr zhvillimin e turizmit.

    -Institucioni i Statistikave do vendoset nėn kontrollin e parlamentit.

    -Ne do ta zhbėjmė sistemin e referencės dhe sipėrmarrėsit nuk do jenė tė detyruar tu nėnshtrohen atyre.

    -Ne jemi tė vetėdijshėm se pasuria mė e madhe qė ka Shqipėria ėshtė bukuria.

    -Do modernizojmė rrėnjėsisht shėrbimet publike nė arsim dhe shėndetėsi.

    -Domosdoshmėria pėr njė rend qė ēliron sipėrmarrėsit nga kanosja e ekonomisė kriminale

    -Do dhjetėfishojmė financimin publik pėr punėsimin.

    -Do ngremė njė inspektoriat kombėtar pėr pastrimin e plehrave.

    -Ērrėnjosje tė korrupsionit nga spitalet.

    -Fond strehimi pėr familjet e pastreha.

    -Buxheti pėr arsimin do jetė 5 pėrqind e PBB.

    -Sistem tė pavarur pėr renditjen e shkollave, tė larta nė radhė tė parė.

    -Njė kolegj i arsimit profesional.

    -Status special pėr veteranėt dhe ish- tė pėrndjekurit.

    -Pėrmbushja e standardeve tė zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme.

    -Drejtėsi e shpejtė dhe profesionale.

    -Ēmontimi i kulturės sė pandėshkueshmėrisė.

    -Administratė publike profesionale.

    -Fundin e dhunės qeveritare ndaj medieve tė pavarur.

    -Transformim rrėnjėsor i Televizionit Publik.

    -Rishikimin e pranisė diplomatike tė Shqipėrisė nė botė.

    -Votimin e emigrantėve.

    -Programe tė veēanta pėr edukimin e fėmijėve tė emigrantėve nė botė.

    -Adresimi i ēėshtjes ēame nė mėnyrė koherente me standardet ndėrkombėtare.

    http://mcntest.com/web/2011/11/01/rama-prezanton-programin-lufte-monopoleve-300-mije-vende-pune-ne-mandatin-e-pare/

  9. #79

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Mimi Kodheli: PS do krijojė 300 mije vende tė reja pune

    “Heqja e tavanit tė borxhit vitin e kaluar pėrbėn precedentin mė tė rrezikshėm pėr financat shqiptare. Nga 4.7 mld dollar nė vitin 2005 kėtė vit do tė arrij nė 9 mld dollarė dhe pas tre vitesh do tė jetė 10 mld dollarė. Rreth 2/3 e asaj qė do prodhojmė do ta kemi vetėm borxh. Sot niveli i kredive tė kėqija ka arritur 1 mld euro. Kjo qeveri premtoi rritje tė punėsimit me 160 mijė vende pune tė reja, s’ka mundur tė marrė qoftė edhe njė vend tė ri pune. Ndaj Partia Socialiste ka vlerėsuar se do tė krijojė deri nė 300 mijė vende tė reja pune pėr uljen e varfėrisė dhe tė borxheve. Ėshtė objektivi mė madhor i Partisė Socialiste.”- deklaroi Mimi Kodheli.

    http://www.lajmi.info/aleanca-me-lsi-ne-rama-vota-e-fitores-sone-e-mbrojtur-nga-vjedhja/

  10. #80

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Partia Socialiste akuzon qeverinė se e ka zhytur vendin ne varfėri tė thellė pėr shkak tė politikave tė dėshtuara sociale.
    Kryetarja e komisionit te punės dhe ēėshtjeve sociale Eglanitna Gjermeni iu referua shifrave ne rritje te personave me ndihme ekonomike, kur sipas saj, me 41mije leke te vjetra familjet te tera shtyjnė muajin. Ajo theksoi se ne krahasim me 2008 numri i familjeve qė jetojnė me ndihme ekonomike ėshtė rritur me 6000 familje ne muaj. Pėr Partinė Socialiste, pėrllogaritja sa mė e shpejtė e minimumit jetik, ėshtė hapi i parė i rėndėsishėm pėr tė luftuar varfėrinė. Nėn qeverisjen socialiste tha Gjermeni, do tė krijohen 300 000 vende pune.

    http://www.tumtiki.com/videos/2872152/dailymotion-ndihma-ekonomike-deshtim-vizion-plus-news-lajme

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •