Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 95
  1. #11

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.


  2. #12

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.


  3. #13

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Edi Rama : “Do hapim 300 mijė vende pune”

    30/05/2013 SHQIPĖRI

    Kėndi i fjalės ėshtė zhvendosur nė qytetin e Kavajės, ku kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, ka premtuar pėr tė rinjtė mė shumė punėsim.

    “Ndėrkohė, atyre tė rinjve, qė sot e kanė mbaruar shkollėn e mesme dhe janė pa punė, ne do t’u ofrojmė kushte tė trajnimit profesional, nė mėnyrė qė tė aftėsohen nė njė zanat tė caktuar. Sepse, sot nė Shqipėri, kemi numrin mė tė madh tė juristėve pėr kilometėr katror, por nuk kemi zanatēinj”, tha Rama.

    Rama, mė pas, shpjegoi planin e tij ambicioz pėr hapjen e 300 mijė vendeve tė reja tė punės.

    “Por vende tė reja pune reale, jo si vendet e Saliut, se po shikonim pak mė parė njė spot, qė thoshte kemi hapur 200 mijė vende tė reja pune, ndėrkohė qė vet INSTAT, qė varet nga ai, thotė qė janė humbur 51 mijė vende pune. Vende pune tė hapura me fjalė dhe me spote, ne mund tė hapim edhe 1 milion, problemi ėshtė tė hapim vende pune reale. Ne mund tė hapim vende pune reale, duke nxitur investimet prodhuese dhe duke pasur njė plan tė veēantė pėr tė bėrė trajnime profesionale pėr gratė, qė janė tė reja tė papuna, pra grave-nėna tė reja, qė janė tė papuna”, shtoi Rama.

    Rama takon peshkatarėt

    “Ju premtoj, qė do tė jem avokati dhe partneri juaj i drejtpėrdrejtė”

    Ndėrsa nė Durrės, gjatė takimit me peshkatarėt, Rama premtoi se do tė bėhet avokati i tyre.

    “Ai thotė ka bėrė, po ēfarė ka bėrė? S’ka bėrė angjė. Saliu vetėm ka shkatėrruar, biles duhet tė japė llogari, ku kanė shkuar fondet tona, qė kanė ardhur pėr peshkimin, ku kanė shkuar?! Duhet tė japė patjetėr llogari Berisha pėr kėtė punė dhe pėr shumė gjėra”, tha njė banore, grua e njė peshkatari.

    “Do ta realizojmė bashkarisht, qė nafta tė jepet kėtu dhe tė jepet pa akcizė, tė jepet pa taksėn e qarkullimit, me kėtė do fillojmė. Naftėn, shkollėn profesionale, kantierin, kėto tė tria do t’i trajtojmė bashkarisht, do tė punojmė bashkarisht, do t’i zgjidhim bashkarisht. Unė ju premtoj, qė do tė jem avokati dhe partneri juaj i drejtpėrdrejtė. Nuk do t’i lė gjėrat, qė tė vijė fushata tjetėr”, theksoi Rama. / Top Channel

  4. #14

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Rama-biznesit: Vitin e parė tė qeverisjes, heqim taksat e importit, shlyejmė borxhet

    19/03/2013 SHQIPĖRI

    Partia Socialiste ka mbledhur sot nė njė tryezė pėrfaqėsues tė biznesit e sipėrmarrjes nė vendin tonė duke prezantuar programin “Pėr njė Rilindje Kombėtare”.

    Kryetari i PS, Edi Rama bėri njė ekspoze tė hapave qė siē theksoi ai, do tė ndėrmarrė pėr biznesin qeverisja socialiste pas 23 Qershorit. Rama vlerėsoi se PS e shikon biznesin si njė partner me rėndėsi dhe se do tė diskutojė me tė ēdo ide dhe vendim.

    “Njė qeveri qė e konsideron biznesin si njė lopė pėr ta mjelė shkon tej interesave tė vendit. Vetėm njė qeveri qė e konsideron biznesin partner dhe ka detyrime tė pėrbashkėta dhe reciprocitetit, njė qeveri e tillė mund tė nxjerrė vendin nga kriza. Deri nė fund tė vitit 2013 ne do ulemi sėrish dhe do diskutojmė mbi njė parim qė unė dua ta ndaj me ju, se atdheu ėshtė sfida jonė i pėrbashkėt”.

    Rama numėroi disa nga hapat urgjentė qė do tė ndėrmerrte nė vitin e parė tė qeverisjes.

    -”Shlyerja e detyrimeve te qeverisė mbi ēdo fushė.
    Brenda 9 mujorit tė parė tė gjitha borxhet e punėve publike do shlyhen dhe nuk do krijohet asnjė borxh i ri.
    -Rimbursimi i TVSH ėshtė kėrkesė juaj dhe reflektimi ynė ėshtė qė, vetėm TVSH e parimbursuar, gjobat detyrimet publike tė palikujduara, vetėm kėto e ēojnė taksėn e sheshtė nė 22% tė tatimfitimit dhe ne do rikonceptojmė tė gjithė zinxhirin e tvsh dhe nuk do ketė mė vonesa qė administrata ka ndaj biznesit dhe do likuidohen nė kohė.
    -Produktet ‘Made in albania’
    Ne duam qė kushtet dhe standardet tė jenė evropiane, bashkarisht me njėherė do evidentojmė barrierat fiskale qė vonojnė eksportet dhe do eliminojmė tė gjitha taksat pėr importin”.

    Rama ka theksuar mė tej se sipėrmarrėsit sot ndodhen nėn presion si pasojė e taksave dhe e gjobave qė u vendosen nga qeveria.
    “4 876 subjekte janė gjobitur me gjoba marramendėse, qė pėrbėjnė 350% tė tė ardhurave tė biznesve. 280 milionė dollarė ėshtė gjoba, qė u rėndon biznesve. Pėrtej gjobės, si fakt financiar, qėndron e gjithė barra e presionit psikologjik mbi bizneset. Vazhdon presioni, pa asnjė ndryshim pas ankesave tė hapura publike tė biznesit dhe mosreagimi i qeverisė ėshtė absolutisht i qėllimshėm nė kėndvėshtrimin tonė. Jo mė pak se 150 milionė euro ėshtė shuma e mbledhur pėr shkak tė vonesave nė rimbursimin e TVSH-sė, bizneseve. Ky ėshtė njė shqetėsim qė shkon nė rritje pėr perspektivėn e sipėrmarrjes, pėr ēdo biznes qė nuk ėshtė i lidhur me “oborrin e qeverisė” ka shtuar Rama.

    Taksa e sheshtė dhe ajo progresive

    Rama i mėshoi projektit pėr taksėn progresive duke nxjerrė nė pah sipas tij, antivlerat qė ka taksa e sheshtė.
    “Ne kemi bėrė tė qartė se nuk e pranojnė sistemin aktual tė taksimit. Pėr ne, taksa e sheshtė kėshtu siē ėshtė konvertuar pėrbėn njė parimėsi qė nuk pėrputhet me vizionin dhe vlerat tonė, ndėrkohė qė progresiviteti pėrbėn njė vlerė tė pazėvendėsueshme. Ne do ta ndryshojmė sistemin e taksimit duke e hequr barrėn e taksės sė sheshtė nga tė ardhurat personale. Gjėja e parė nė krye tė punėve ku ne besojmė se do jemi pas 23 qershorit do tė jetė ēlirimi i biznesit nga gjithė kėto zinxhirė, hallka, mekanzma mbytės qė e kanė sjellė ekonominė shqiptare nė kėtė derexhe. Taksa e sheshtė kėshtu si ėshtė konceptuar pėrbėn njė parimėsi qė nuk pėrputhet me vizionin dhe vlerat tona, ndėrkohė qė progresiviteti pėrbėn njė vlerė tė patjetėrsueshme nė kontributin e cdo individi, bazuar nė tė ardhurat e tij personale. Ne do ndryshojmė sistemin e taksimit, duke hequr barrėn e taksės sė sheshtė dhe duke pėrcaktuar njė trajektore agresisiviteti qė kush fiton mė pak do paguajė mė pak dhe kush fiton mė shumė do paguajė mė shumė”.

    Koncensionet

    Kryetari i PS theksoi se kur socialistėt tė vijnė nė pushtet do mbėshtesin ēdo koncesion qė ka qenė transparent dhe ka zbatuar ligjin dhe nė vijimėsi, ndėrsa ka theksuar se do tė zhbėjė ēdo kontratė koncensionare qė ka bėrė tė kundėrtėn.
    “Ne do mbėshtesim tė gjitha ato kontrata koncensionare qė janė bazuar tek ligji dhe me transparencė tė plotė. Do rishikojmė tė gjitha koncesionet, tė gjitha. Do ēojmė pėrpara tė gjitha kontratat qė janė nė rregull dhe do zhbėjmė ēdo koncesion qė nuk ka zbatuar ligjėrisht kontratėn dhe nuk ėshtė futur nė rrugėn e zbatimit nė mėnyrė tė pajustifikueshme. Nga ana tjetėr nuk do lejojmė qė tė jetojmė mė nė tregun e zi tė koncesioneve. Do tė rishikojmė shitjen e HEC-eve pėr njė copė bukė”.

    Vende pune

    Nė fjalėn e tij nė tryezėn me pėrfaqėsi nga biznesi, Rama theksoi dhe vendet e reja tė punės qė do tė hapė qeveria e re.
    “Do hapim 300 mijė vende pune dhe kėtė gjė jemi tė vetėdijshėm se do e realizojmė vetėm duke vlerėsuar njė partneritet tė ri me biznesin nė gjithė territorin e Shqipėrisė”.

    Gjykata administrative

    Lidhur me interesin e biznesit mbi gjykatėn Administrative, Rama tha se biznesi nuk ka nevojė pėr njė institucion tė tillė, qė sipas tij do tė shėrbente mė shumė si thertore.

    “Ajo gjykatė do jetė njė thertore tjetėr pėr ju e pėr gjithė ata qė theren nė gjykata. Se drejtėsia sot ėshtė kthyer nė mall, sic blihet nė Gjykatėn e Lartė dhe do shitet. Gjykata e merr dhe e shet drejtėsinė. Nuk mund tė ketė drejtėsi nga dyert e gjykatave, por nga respektimi i ligjit e tė drejtave me kushtetutė nėse pushteti ekzekutiv shkel meritėn e tė gjithave, gjykata ca do bėjė do adoptohet e sillet si njė koorporatė biznesi njėsoj si ju. Janė njėsoj si ju, por nuk quhen biznesmenė, por gjykatės”, tha Rama lidhur me interesin e biznesit rreth Gjykatės Administrative.

    http://lexovet.com/rama-biznesit-vitin-e-pare-te-qeverisjes-heqim-taksat-e-importit-shlyejme-borxhet/

  5. #15
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Premtimet e Edi Rames!

    Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Edhe pak dite dhe ne fronin e kryeministrit pritet qe te ulet kryetari aktual i PS, z.Edi Rama.

    Ne ketu do te risjellim te gjitha premtimet e tij ne emer te PS.

    Shpresoj se do te bashkepunoni ne kete teme me seriozitet.
    Pse nuk bėhesh pak serioz edhe ti DYRDO?? Pse nuk duron edhe ca edhe pastaj tė fillosh nga "kujtesat"??
    Nuk tė pash ndonjėher tja kujtosh Salushes premtimet fenomenale qė nuk i mbajti asnjėherė.

    P.s. E analizuat humbjen...kush ju doli armik...Astrit Patozi??

  6. #16

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Shalsi :"Privatizimi i HEC-eve, 125 milion euro te humbura

    E Marte, 15 Janar 2013 18:47

    Partia Socialiste eshte kunder shitjes se kater Hidrocentraleve te Ulzes, Shkopetit, Bistrices 1 dhe 2, ndersa akuzon qeverine per afera te dyshimta ne procesin e privatizimit qe po kryhet. Deputeti socialist, Eduard Shalsi gjate nje konference per shtyp sot paradite ka bere nje krahasim midis kapaciteteve dhe cmimeve respektive per Hidrocentralin e Lanabregasit dhe kater hidrocentraleve te siperpermendura.

    Sipas Shalsit nese Lanabregasi u shit per nje vlere prej 3 milion euro per 1 megavatt fuqi te instaluar, kater hidrocentralet e tjeter po shiten per nje vlere prej prej 1.4 milion euro per 1 megavatt fuqi te instaluar. Krahasimi eshte i qarte 3 milion kundrejt 1.4 milion.

    “Cfare ka ndodhur? Si shpjegohet qe e njejta qeveri, i njejti komision dhe te njejtet njerez percaktojne vlera kaq te ndryshme brenda nje periudhe kohore 3 mujore? Le te shohim tabelen per te kuptuar me mire se sa eshte shuma e vertete qe do t’u mungoje shqiptareve. 125 milion euro te humbura, shperdorim i orkestruar i detyres, grabitje te prones publike. Ky eshte nje informacion i thjeshte, i qarte i kuptueshem per cilindo” eshte shprehur deputeti Eduard Shalsi i cili e ka mbyllur deklaraten e tij duke riperseritur qendrimin kunder kesaj shitjeje te PS-se si dhe duke paralajmeruar se ne ditet ne vazhdim do te jepen argumente te tjera se pse keto hidrocentrale nuk duhet te shiten dhe pse duhet te mbesin prone publike.

    http://grid.al/read/news/148852222/1506527/shalsi-privatizimi-i-hec-eve-125-milion-euro-te-humbura

  7. #17

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Felaj: Do zhbėjmė koncesionet dhe privatizimet e gabuara

    Flash, Lajmi i Fundit e Dielė, 25 Gusht, 2013 | 13:47 pm

    Ermonela Felaj, nga Partia Socialiste tha sot se dhėnia me koncesion e Portit tė Durrėsit nga qeveria Berisha, do tė jetė njė nga vendimet e para qė do tė zhbėhet nga qeveria e re. Procesin me dhėnien koncesion tė Portit, Felaj e cilėsoi plaēkitje tė aseteve publike, pasi sipas saj, procesi nisi vetėm 3 ditė pėrpara datės sė zgjedhjeve tė 23 qershorit, kohė nė tė cilėn shqiptarėt e kishin shprehur vullnetin e tyre pėr tė dėrguar qeverinė Berisha nė opozitė.

    “Mungesa e plotė e transparencės, por edhe periudha kohore kur ky proces u zhvillua, na bėn tė mendojmė se ky tender ėshtė njė procedurė e pastėr elektorale, e cila pėr ne ėshtė e papranueshme. Njėsoj siē ėshtė e papranueshme vala e koncesioneve dhe privatizimeve tė gabuara, nė dėm tė interesit publik, karakteristikė e 8 viteve qeverisje tė Sali Berishės dhe njė nga arsyet pse shqiptarėt votuan nė mėnyrė plebishitare kundėr tij.”- theksoi Felaj.

    Ajo i bėri thirrje edhe prokurorisė pėr tė nisur ēėshtjen dhe hetimet pėr grabitje tė pronės publike. Pėr PS-nė, theksoi Felaj, pasuria kombėtare ėshtė aseti mė i ēmuar, qė nė asnjė rast e pėr asnjė arsye nuk mund tė shpėrdorohet nė kėtė

    http://www.panorama.com.al/2013/08/25/felaj-do-zhbejme-koncesionet-dhe-privatizimet-e-gabuara/

  8. #18

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Rilindja nis nga fshati dhe nxitja e prodhimit bujqėsor


  9. #19

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Pse nuk bėhesh pak serioz edhe ti DYRDO?? Pse nuk duron edhe ca edhe pastaj tė fillosh nga "kujtesat"??
    Nuk tė pash ndonjėher tja kujtosh Salushes premtimet fenomenale qė nuk i mbajti asnjėherė.

    P.s. E analizuat humbjen...kush ju doli armik...Astrit Patozi??
    Per me teper lexo temen e hapur ne vitin 2005:

    http://www.forumishqiptar.com/threads/51979-A-do-t-i-mbaje-premtimet-Berisha-dhe-PD

  10. #20

    Pėr: Premtimet e Edi Rames! Ne do t'ja kujtojme ketu perdite.

    Platforma e PS per emigracionin.

    http://www.scribd.com/fullscreen/142936640?access_key=key-obp2030gr4nbb3vr74l&allow_share=true

    PREMTIMI I PS:

    Nė 100 ditėt e para tėqeverisjes, ne do tė kalojmėnė Kuvend Ligjin pėr Votėn e Jashtme, duke mundėsuar votimin pėr gjithė emigrantėt me anė tė postės


    - Krijimi i njė fondi tė dedikuar qeveritar pėr abetare, libra dhe mėsimdhėnie tė gjuhės shqipe, veēanėrisht i fokusuar nė Greqi dhe Itali- Negocii me qeveritė homologe pėr tėpėrfshirė gjuhėn shqipe nė kurrikula- TVSH2 do transmetojė programe pėrmėsimin e gjuhės shqipe

    Brenda vitit tė parė nė qeverisje,nė bashkėpunim me Ministrinė e Financave, institucionet homologenė vendet fqinje, e nė pėrputhje me legjislacionin europian nė kėtė fushė, do mundėsojmė njohjen e kontributeve pėr pension

    Brenda mandatit tė parė nė qeverisje, nė bashkėpunim edhe me partitė simotra nė Itali e Greqi,do tė negociojmė e mundėsojmė akordimin automatik tė nėnshtetėsisė pėr fėmijėt shqiptarė tė lindur nė vendet respektive

    Liberalizim i tregut tė transportit ndėrkombėtar, veēanėrisht atij ajror, pėr tė sjellė kompani tė reja me kosto tė ulėt, si dhe mbikqyrje qeveritare pėr tė evituar abuzimet me ēmimet dhe pėr tė garantuar cilėsinė e shėrbimeve dhe tė drejtat e udhėtarėve shqiptarė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 27-08-2013 mė 16:53

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •