Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Sazet dhe sazeologjia

    Duke menduar keto dite qe me kerkese te historianit Kastriot Bezati te shkruaj per Sazet e Permetit, me shkoi nder mend qe te hedh per here te pare ne mjedisin intelektual, popullor e te Medias termin e ri SAZEOLOGJIA. Termi SAZEOLOGJIA me intrigon te hedh drite ne variacione linguistike apo me sakt ne drejtime profesionale e institucionale te muzikologeve shqiptare e te huaj per te arthmen qe burojne nga SAZEOLOGJIA dhe qe kete pasuri universale te sazeve shqiptare me origjinalitet mbare europian e boteror - kollone vertebrore e identitetit kombetar, do ta shndronin nga ART FOLKLORIK, ne SHKENCE. Drejtime profesionale e institucionale te kesaj shkence sa te Re po me renje mbi 100 vjeēare mbi sazet do te ishin si: Sazeologu, studime sazeologjike( ky mund te ish titulli i nje reviste), sektori i sazeologjise prane IKP, me studime si sazeologji historike, sazeologji analitike e krahasuese, dialekte te sazeve te Shqiperise se jugut, arkivi e museu i sazeologjise, konference shkencore mbi sazeologjine shqiptare, SHKOLLA E SAZEVE ku prane ustallareve te vjeter te mesojne nxenes te rinj,Antologji me produksione te sazeve sipas viteve p.sh Antologjia e viteve1905 – 1930, Antologjia e viteve 1930 – 1940, Antologjia e viteve 1940 -1950, Antologjia e viteve 1950 e me tej..,apo nismen e disa kompozitoreve shqiptare si Zadeja, Daia,Peēi, Tole,Simaku, Minga,per te shkruar vepra mbi kabane e cila duhet te vazhdoje me etyde nga studentet qe krahas prelude e fuga te shkruanin albume me kaba, e qare, boroitje ligjerim. Megjithese eshte shkruar per sazet, autore te ndryshem i kane kushtuar shkrime e prej 14 vjetesh kemi nje liber me vlere te Vasil Tole,me nje dokumentacion te pasur dhe nje kendveshtrim historik e profesional mbi to, ne raport me ate trashegimi universale qe kane lene sazet e cila eshte nje MAL i tere,dhe ne raport me ate vision te SAZEOLOGJISE qe hodha pak me siper per ta kthyer nga ART FOLKLORIK, ne SHKENCE, eshte nje tjeter MAL i tere per te bere.Shtrohet pyetja kush do ti ngreje institucionalisht ne kembe gjithe keto ide te reja?Po sigurisht qe Qeveria, Ministria e Kultures me komisione e grupe pune te Akademise se Shkencave,institutit te kultures popullore, qendra folklorike,bashkive te rrethve, artisteve te kesaj fushe,muzikologe, studiues, etc.

    Memorie historike reth sazeve e shkolles qe ato krijuan

    Per te shkruar mbi sazet e Permetit eshte e domosdoshme te kalosh neper nje parade hisorike te formacioneve te sazeve ne hapesiren shqiptare e jashte saj, eshte e domosdoshme te flasesh per emrat e perveēem qe i krijuan, si dhe shoqerite diskografike pa industrializimin e tyre e pa dokumentacionin e disqeve te shumta, trashegimia e sazeve do te kishte pesuar nje humbje te madhe. Treva e cila eshte konsideruar vendlindja e sazeve eshte ajo e Permet Leskovik Korēe.Ne kete parade historike le te permendim sazet e Mulla Merkoja,Asllan Leskoviku dhe i 2 femijeve te tij korifejve Selim dhe Hafize Leskoviku, sazet e Bilbil Vlora me ngjyrat laberishte dhe virtuozizmin e tyre,sazet e Abdul Cenko, te familjes se Ibrahim Hajro Korēe, sazet e Medi Permeti, Vangjel Leskoviku, nenvizoj se sazet e usta Mediu dhe Vangjel Leskoviku ushtruan ndikimin e tyre mbi sazet e Permetit, Sazet e Halit Permeti, Cilo Qorri Korēe, te usta Jonuzi, sazet e Radio Tirana ku pjese e formacionit ish dhe Mania, babai i Ēobanit – dhe konsulenti im i rendesishem tek Gjeneral gramafoni,apo si pjese e formacionit te radio tirana ish dhe Selim Asllani kengetari i „Do mar ēiften do dal per gjah“ e kengeve te tjera, sazet e Usta Laver Bariu i cili rritet si muzikant prane Vangjel Leskoviku e prane muzikanteve popullore si Islam gajdexhiu Feim gajdexhiu ne Korēe, e qe per gjysem shekulli sazet e usta Laverit dominojne skenen e sazeve ne Shqiperi,sazet e Skendo Kuqo,te Gaqo Lena, Sazet e fameshme te familjes Lela qe njihen per gjeografine e madhe te repertorit te tyre ku dominonte mbreti i klarinetes, Remzi Lela ate qe te huajt e kane quajtur Beni Gudman, Sazet e Lulushi Korēe, te Jasharit te Pogradecit,te Vangjel Janushi Erseke,te Zhani Korēe, sazet e Hekuran Xhamballi Tirane,sazet e Myzeqese,sazet e Josif Shukollari Permet,Sadikut e Jarekut Permet dhe mjaft formacione te reja sazesh qe kane dale ne dhjetvjeēaret e fundit ne zonat Gjirokaster Delvine, Tepelene, Vlore Permet, Korēe, Leskovik , Tirane,Baremash Kolonje etc.. Ne se kuptimi i te berit shkolle ne kuptimin europian do te thote aftesi e nje grupi individesh te shquar qe krijojne nje platforme, nje drejtim muzikor,nje teori, nje estetike muzikore master kllase, libra, auditore,disqe, emisione radio e TV dhe mjaft pasues qe te udhehequr nga idete e tyre e ēojne dhe zhvillojne me tej kete shkolle, si dhe nje publik qe i admiron,ne nje kuptim folklorik por mjaft te rendesishem, edhe shkolla e sazeve pati iniciuesit e sazeve e pasuesit qe u bene dishepuj disa prej te cileve u kthyen ne Ustallare te Medhenj e gjeneratore te fuqishem te transmetimit te shkolles se sazeve gjate ketyre 100 vjeteve,shkolle e cila pati auditoret e veta siē ishin dasmat, sheshet, mortet, festivalet, Radiot, TV, disqet,artikujt, librat, transkriptimet, maredhenien aq te harmonishme midis gjysherve dhe eterve ustallare dhe bijve e niperve te tyre – ustallaret e ardhshem, dhe se fundmi publikun e vet ato qindra mijra shqiptare e te huaj qe iu gufonte e iu digjej shpirti nga muzika e sazeve.


    Teknologjia Europiane e perfeksionimit te instrumentave ne lindjen dhe evoluimin e sazeve


    Ishte Teknologjia Europiane e perfeksionimit te instrumentave ne lindjen dhe evoluimin e sazeve qe evoluoi muziken instrumentale dhe ngriti formazionet e sazeve (apo dhe ahengun shkodran ), ishin futja ne gjysmen e dyte te shek 19 te instrumentave te temperuar si klarineta violina fizarmonika llahuta dhe ēpikja e mjeteve te regjistrimit dhe gramafoni.Keto 3 drejtime te modernitetit teknologjik instrumentat, mjetet e regjistrimit, gramafoni,sollen hopin e madh te kalimit nga instrumentat e pa temperuar ne nje bashkejetese te tyre me instrumentat e temperuar te ardhur nga punishtet e fabrikat Europiane.Por ne se marrim vetem nje element siē eshte glizandoja (reshqitja e tingullit me terheqje per lart apo me terheqje per poshte), kalimi nga fyelli ne klarinete ishte mjaft i natyrshem sepse muzikantit shqiptar i vinin natyrshem glizandot nga fyelli ose aparati vokal i te kenduarit.Pa glizando ose te bera keq me kujtohen fjalet e usta Laverit i cili nje instrumentisti te ri i tha.- Mire more mire i bie, por me duket kur te ndigjoj,sikur ha nje revani pa sherbet - . Me lejoni qe pas ketij humori te bej nje aresyetim psikoanalitik. Duke medituar per glizandon e cila eshte ne traditen e mjaft kulturave popullore por qe tek ne ka ngjyrat tona e cila i jep sherbetin muzikes e qe vjen nga lashtesia kur shkalla muzikore ish e pa temperuar e pa ndare me shkalle shkalle, po ashtu si tek teoria e rendeses se gravitetit biologjikisht populli artist ndjen nevojen e rendeses se Iso – Gravitetit, ndoshta pse jo ne ate levizje glizuese te „gjakut sonor“ e jo sipas shkalles se ēelesave qe prodhuan fabrikat europiane klarinetisti te mos ndjese biologjikisht refleksin e levizjes glizuese te gjakut te tij,te fyellit e vokalit te tij? Dejet e gjakut te Ustait te Sazeve usta Laverit dhe gjith ustallareve te tjere ne ate qarkullim me terheqje per lart e per poshte duke u bere njesh me dejet e muzikes dhe ajrin sonor qe i mbush, kane prodhuar ato mbrekulli te sazeve.Kesaj i themi tradite, i themi identitet qe duhet te ruhet te studiohet te zhvillohet.Shqiperia ish nder te parat qe teknologjine e re te gramafonit e perqafoi shume shpejt.Njihet historikisht se Regjistrimi i pare eshte bere prane MI-RE RECORD - Amerike reth viteve 1905. Pak me vone jene regjistrimet e muzikanteve Zoto Korēe realizuar ne Amerike nga firma VIKTOR,me pas ngrihet ALBANIAN PHONOGRAPH RECORDS e para shoqeri shqiptare e prodhimit te disqeve viti 1923 ne Amerike,apo dhe te tjera Kompani ku kane regjistruar sazet shqiptare si:Columbia - angli, ODEON GJERMANI, HOMOKORD GJERMANI,PATHE FRANCE,HIS MASTER’S VOICE, ISAM SAVOJAetc. Sazet e Permetit dhe ato te Laver Bariu ishin Trendafili e Borziloku eremire ne peisazhin shqiptar te sazeve. Sazet nuk ishin zhvillime ne parcela te ngushta ne vetevete ato ishin plantacione super te gjera hapesira e te cilave perfshinte Shqiperine dhe hapesirat mbare shqiptare te emigracionit ne Bote, plantacione ku rrenjet, farerat dhe frutet e repertorit te sazeve shperndaheshin gjithandej gjithesejcila prej formacioneve te sazeve sillte nje klorofile te re me ngjyrat dhe identitetin e zones se tyre, e ne kete kuptim edhe sazet e usta Laver Bariu u bene per me se gjysem shekulli Trendafili e Borziloku eremire ne sofren e madhe te sazeve. Sazet e Usta Laverit pas 45 perbeheshin nga Laver Bari Nurka klarinete e kengetar,Mazar Asllani llahute,Sazan Shahini llahute kengetar, Qemal Ponoēi fiz kengetar,Lefter Nurka fiz,e me pas mer pjese tenori Sulejman Lame e vllaj i tij Xhelal Zeqiri e kengetare te tjere qe do ti permendim ne vijim. Me sazet e usta Laverit ne vitet 50 ka kenduar Behije Roēi,vite me vone,Jorgo Ēulli,Ilia Nasi,Viron Tanellari,artisti i popullit Mentor Xhemali,Ylli Zeqiri,Robert Tralo,Vaske e Dhimiter Curi, Drini Kanani,Donika Pecollari,ylli Muēo,Anastas Naqe,Luljeta Ilia,e majft emra te tjere kengetaresh opo instrumentistesh si Llazar Vangjeli,Qako Vangjeli,e shume emra te tjere qe per kursim kohe spo i permend.Lista e regjistrimeve te Laver Bariu ne Radio Tirana eshte e gjate disa prej te cilave jane bere hite qe zbukurojne sofrat e dasmave,por le te permendim disa:


    Nje nate janari

    Trendafili flete flete ( cila per mua u be thelbi motivik i filmit Toke e pergjakur ) A kam uje ato burime ( kenge e cila mban vulen autoriale te usta Laverit ) Seē na ra debora Moj kunadheja leshverdhe O borzilok ( qe per mua ne 75 kur une punoja ne Permet u be pjese e rapsodise per violon nr 2 egz nga Ibraim Madhi ) Porsi pendet e palloit Bilbili me vese Mora rrugen per janine Kaba e te varurve e usta laverit ( qe te treja keto ishin nga xhevahiret e gjeneral gramafoni qe u bene hite per gati 30 vjet) O dhender ku vete keshtu Sy kaleshe Beje dru ne percellime Tane moj tane Poshte moj nga ēairete Ēke moj tambura qe sbie Kabate ne Si bemol ne Fa ne Sol te Laverit Usta Laveri ka luajtur edhe me klarinete ne Do por dhe ne Mi bemol. Per nga tingulli i holle qe ka kjo klarinete Laveri e quante kete Kaba neperka.Veē regjistrimeve te radio Tirana, ne gjith festivalet folklorike apo aktivitete te tjera me saze Usta Laveri me sazet e Permetit si rezultat i interesit qe treguan per bashkepunime te tilla nje shoqeri angleze nje shoqeri ne greqi dhe nje shoqeri ne Australi, ka regjistruar edhe 3 CD, regjistrime te cilat bejne te munduar qe Muzika permatare te njihet ne mjedise nderkombetare. Ish Tetori i vitit 73 kur njoha Ustain tone te Madh dhe mikun tim te shquar Laver Bariu. Tek e ndigjoja ta qante gerneten me mbeten ne kujtese keto tipare te portretit: Rrudhat ne balle ashtu brazda brazda si brazdat e tokes, qe kultivonte tinguj here te embel si nektari e here me derte trazira e zhgulme si te Vjoses,dy bullēime qe mernin oxigjen jo vetem nga ajri, por dhe oxigjen nga pasuria e paraardhesve te tij, dy veshe te mprehte diktatoriale ndaj ēdo stonature, gishterinj te bute qe u jepnin ēelsave butesine e shpirtit e shndroheshin ne trandafile flete flete,borziloke, nje gjoks qe ne kulminacione te kabase krenarisht i mburrej qiellit per kete pasuri te kombit,e se fundmi pala fustenelle te bardha qe e mbeshtillnin si me Re,Bilbilin e Permetit Usta Laver Bariu i cili ligjeroi ne nje peisazh mes bilbileve te tjere.Shtroj pyetjen ē’eshte kjo magji qe i ka bere sazet te dominojne jeten muzikore e shpirterore shqiptare prej me se 100 vjtesh, ēi bente dasmoret qe te mos bejne dasem pa klarinete, ē’eshte ai alkol ndezes i tingullit te saj qe ju rrit adrenalinen dasmoreve,ēi ben te huajte te magjepsen prej kabase e polifonise tone, ēe bente publikun grek te amfiteatrit ne Pire te bertisnin me enthuziazme ne 81 kur drejtoja ansamblin e kengeve e valleve per Laver e Ēoban „ to Kllarino.Le te zberthej shkurt elementet perberes te lojes me saze apo kabase


    ISO – GRAVITETI, MARRESI, PRERESI

    Ne se do ti jepja nje pergjigje se ēeshte Kabaja si ndiesi emocionale tek Laveri,e te gjithe paraardhesit e pasardhesit e tij do te thoshja se eshte pasqyre binjake e shpirtit.Ajo reflekton shpirtin e njeriut qe nga djepi me perkedheljen e nje nina nane,e deri tek arkivoli,dashuron si shpirti, ferferin si flladi,gurgullon si Vjosa e ngjan me te per nga gurgullimat, ondulacionet, pastertia , kthjellteisia, kabaja e Laverit lendohet si shpirti e te lendon, qan si shpirti,klith dhe emigron si Ai, ajo eshte nje OI e madhe e cila perthyhet ne mijera OI te vogla, e afte te prodhoje nga disa filiza sonore nje plantacion te tere me tinguj nga i njejti varietet. Kabaja gersheton ne menyre perfekte 2 dimensionet universale hapesiren dhe kohen, nje hapesire pelhuren e se ciles tingujt e grishin here bute, here ashper, here te trazuar te rende te thelle, me nje ritem te brendshem me levizje motorike te celulave qe rendin drejt asaj pelhur - Hapesire me nje ritmike ad libitum ku mungojne ndarjet metrike apo metronomike te masave.Kabaja gersheton ne menyre perfekte 3 elementet perberes te saj maresin qe eshte nje klarinete, preresin qe eshte nje violine apo ne disa raste nje fizarmonike dhe ison qe eshte nje llahute dhe fizarmonike.Sistemi klasik mazhor minor eshte i huaj per kollonen vertebrore pentatonike te kabase,ndaj dhe mungesa e terces si interval eshte me se e ligjeruar, e kunderta futja e saj me perdhune iu prish veshet qofte sazeve qofte publikut.Le te flasim per elementin qe duket ne pikpamje melodike si me i parendesishmi siē eshte ISO.Iso eshte gravideti ku terhiqen tingujt, eshte fusha manjetike ku kadencojne iteneraret melodike e polifonie te maresit e preresit. Tingujt e tjere ne ate pelhure te hapesires shetisin si tinguj satelitore per reth atij tingulli bazal qe e quajme ISO – GRAVITET.Isoja i ēentron ekuilibrin kabase, e muzikes. Aq sa mund te existoje toka pa fushen manjetike pa rendesen e gravitetit aq mund te egzistoje dhe kabaja pa ison.Por jo vetem fusha manjetike eshte domosdoshmeri per Token per tu ekuilibruar ne sitemin galaktical, graviteti eshte domosdoshmeri existenciale per njeriun i cili as 6 muaj s’rron dot ne stacionet orbitale pa gravitetin e tokes.Keshtu dhe kenga s’mund te jetoje pa ISO – GRAVITETIN.Biologjikisht, shpirterisht,fizikisht, universalisht, eshte kjo aresyeja qe sazet sbejne dot pa ison, por as tonaliteti sben dot pa ekuilibrin e Tonikes, muzika bizantine pa ekuilibrin e notes se gjate ostinato, ēiftelia sharkia pa telin e poshtem, gajdja pa buēallen, diarja pa tingujt fondamental, polifonia labe pa ison. Ketu jemi ne nje konference jo ngushtesisht profesionale ndaj me lejoni shkurt dhe 2 fjale per marresin klarineten dhe preresin violinen.Tek klarineta ndihen zhvillimet me variacione, repeticione e modifikacione vale vale, me ritje te forces shprehese,me ornamente , tremolo, virtuozima e glisando si nje gjethnaje e vertet tingujsh,me ndiesi te fuqishme emocionale qe kalojne nga dhimbja ne gezim e perseri ne dhimbje dhe jo me kot ne perdorim shprehjen “e ka qare “,me ritje ne lartesisi te regjistrave, sidomos kur klarinetistet si Ēobani punonin me klarinete ne DO duke prodhuar piskama siper si tek Gjenerali sa qe me kujtoihet:- Ujku - i thosh me shaka Laveri Ēobanit - te ēafte ujku -. Violina qe duket si secondare ne kete polifoni te shkelqyer behet primare kur klarineta struket reth notes ax, kur ajo ka nevoje te mari pak fryme, kur veshi i ndigjuesit ka nevoje per kontrast timbrik e per zbutje, violina me gjarperimet e saj glizuese sa e zbut pak djersitjen e nxehte te klarinetes per ti lene perseri asaj pikiatat e saltot ne hapesiren sonore. Arti i Popullit nga vete nocioni i kreatorit te tij „Popull“ eshte art sa individual aq dhe kolektiv Art i zhvilluar ne bashkesi, qe jeton nje kohe bashkesie e cila matet me qindvjeēare. Eshte e rendesishme te theksoj se kjo bashkesi kolektive ky Det sonor siē jane sazet mbushet nga prurjet qe vijne nga burimet e perenjte individuale por dhe njekohesisht i ushqen e i mbush me lende lemenjte individuale. Ne kete proces experiencash,eshte vertet e mbrekullueshme kur bashkohen 2 shkolla, shkolla e ustallareve te medhenj nga njera ane, dhe shkolla me trashegimite e medha te artit Muzikor Boteror e Nacional, te cilat ne nje bashkeveprim mes tyre, prodhojne varietete te reja. Produkt i ketij bashkeveprimi eshte shembulli i zerit qe vjen njehere ne 100 vjet i te paharruarit Artistit te popullit Mentor Xhemali basi i ralle qe e perkujtojme me Nderim kete 100 vjetor i cili nderoi Shqiperine me cmim te trete ne Varshave,ēmimi i dyte Moske,ēmimi i pare Viene,ēmimi i dyte Helsinki, e nje sere turnesh te rendesishme jashte e nje galeri rolesh te operave te huaja e shqiptare. Mentori geshtetoi tekniken e shkolles vokale te konservatorit Ēajkovski me kengen permetare, ne ate duo kaq simpatike me Ylli Zeqiri qe une i iniciova fillimisht me 2 kenge dhe me pas e shtuan repertorin me mjaft kenge te tjera.Nje bashkeveprim midis ketyre 2 shkollave eshte dhe bashkepunimi tim me ustallaret e medhenj Ēobani Laveri Ethemi e muziken Permetare , Shembulli i Vasil Tole, i Thoma Simaku,qe te inspiruar nga muzika permatre, krijuam nje pol te rendesishem ne musiken profesioniste shqiptare.Shpesh kur ndigjojme lloj lloj turbullirash qe behen mbi ahengun dhe deformimin e etnosit virgjeria dhe pastertia e kabase dhe perlave te valleve e kengeve popullore permetare e shqiptare i ngjan burimit ne lumin e Vjoses afer Kelcyres .Shihni Vjosen ne nje dite qameti,kjo pjese burimi ngelet teresisht e kthjellte. Ky eshte nje mesazh per ta ruajtur te kthjellte burimin, e etnosit tone nga lloj lloj prurjesh te turbullta qe I vijne shoqerise shqiptare.Sazet dhe Kabaja si shpreja e fuqishme e identitetit Shqiptar ne nje Rafsh Europian e Boteror, eshte nje gjuhe si dhe gjuha shqipe e shkruar ne papirusin e madh te Memories se Popullit, e qe gernetaxhinjte e ruajten e zhvilluan, e perfeksionuan e ju a trasheguan brezave me te rinj. Eshte kjo aresyeja qe sazet e Permetit ne keto 100 vjet zene nje vend nga me te nderuarit ne kulturen kombetare, kane merituar mjaft ēmime ne Festrivale folklorike, e mjaft nga kenget e tyre jane bere hite si ato qe permendem me siper por dhe te tjera te kenduara nga Vaske Curi e grupi i tij si Tamburaja, poshte nga ēairete etc. Sazet krijuan nje mal te tere studimet mbi sazet kane nje mal te tere per te bere, ndaj ne kete epilog te kumtimit tim po ndriēoj lidhjen qe duhet te ndodhi me SAZET dhe SAZEOLOGJIA per te bere nje kapercim nga ART FOLKLORIK, ne SHKENCE Dhe kjo do te ndodhi kur te japi kontribute Sazeologu me studime sazeologjike, kur brenda institutit te kultures popullore te hapet sektori i Sazeologjise te krijohen disa disiplina si sazeologji historike, sazeologji analitike e krahasuese, arkivi e museu i sazeve dhe sazeologjise, shkolla e sazeve dhe antologjite e tyre jo vetem ato te shek te XX por dhe keto te shek te XXI. Vetem keshtu pyetjes qe ben Usta Laveri ne nje nga kenget e tij “A kan uje ato burime“ do ti pergjigjemi “Po ato burime kane e do ti sjellin vazhdimisht uje te fresket Identitetit Kombetar.
    ...

    Nga Prof Aleksander Peēi – Mjeshter i madh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-05-2014 mė 17:00

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Sazet dhe sazeologjia

    BBC: Ansambli Saz’iso ēon sazet shqiptare nė Londėr

    Shtator 2017


    Pas tri dekadave dalje prej komunizmit, njė grup muzikor nė Shqipėri po provon tė depėrtojė nė tregun muzikor tė botės.

    BBC e nisė kėsisoj njė shkrim mbi sazet shqiptare dhe grupin Saz’iso tė cilėt krijojnė muzike folklorike kryesisht nga qytetet e jugut shqiptar.
    Pas disa javėsh, grupi do tė performojė nė Londėr, nė St.Luke’s, Barbican Center, me ndihmėn e njė prej producentėve mė tė cilėt ka bashkėpunuar grupi Pink Floyd, Joe Boyd.

    “Jam fascinuar me muzikėn. Ėshtė kaq e pasur muzikalisht, dhe menjėherė e kam ditur se duhet promovuar njė lloj i tillė i melodisė. Kur isha nė Gjirokastėr para tre vitesh jam njoftuar pėr herė tė parė me sazet” tregon Boyd pėr BBC.

    Ky edhe do tė jetė koncerti i parė i grupit jashtė Shqipėrisė, shkruan KultPlus.

    Donika Pecallari, Adrianna Thanou, Robert Tralo, Aurel Qirjo, Telando Feto, Agron Murat, Agron Nasi dhe Pėllumb Meta janė pjesė e kėtij ansambli. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/trashegimia...are-ne-londer/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Sazet dhe sazeologjia



    Saz'iso - Tana - Later… with Jools Holland - BBC Two
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-01-2021 mė 12:48

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Sazet dhe sazeologjia



    Saz'iso - Live, VG Buiten Spelen / Gusht 2018.


    Sazi'iso interpreton Saze tradicionale nga Jugu I Shqiperise.

    Kaba me klarinetė, Penxherenė e zotrisė sate, Tambura, O Bandill mustaqezi, O Borzilok

    Donika Pecallari – vokal, Adrianna Thanou – vokal, Robert Tralo – vokal, Aurel Qirjo – violin/vokal, Telando Feto – klarinet, Agron Murat – llautė , Agron Nasi – dajre , Pėllumb Meta – flaut/ vocal.


    Music Meeting Festival 2018
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-01-2021 mė 12:49

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Sazet dhe sazeologjia



    KĖNGE MOJ - Nata e SAZEVE

    Janar 2021 - Vizion Plus

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •